R.I.P. VAÇE ZELA-Mbretresha e këngës shqipe
Faqja 1 e 1

Sot me dhimbje dhe ne zi, ndonese te pashpallur, kombi yne i jep lamtumiren Vaçe Zeles, zerit te shekullit ne kengen dhe muziken tone te lehte, kengetares qe me zerin e saj melodioz, magjeps, i kendoi si askush tjeter dashurive te medha te njeriut, dashurise per femijen, nenen, te dashurin dhe Shqiperine. Vaçja ndahet sot nga ne duke marre me vehte mirenjohjen e thelle te nje kombi, te cilit ne koherat me te veshtira te tij ajo i dhuroi me kengen dhe zerin e saj me shume se kushdo tjeter ne kohen e vet, gezime, kenaqesi dhe krenari.
Edhe nje here ngushellime familjes dhe Lushnjes per dhuraten e mrekullueshme qe i bene kombit si dhe te gjithe shqiptareve qe kane patur Vaçe Zelen kengetaren e tyre te zemres. Ajo jeton e do jetoje perjete ne kengen tone ne kenget e saj! sb

Edituar për herë të fundit nga Agim Gashi në Sun Feb 09, 2014 1:39 pm, edituar 2 herë gjithsej
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
SOT I JEPET LAMTUMIRA E FUNDIT MBRETËRESHËS SË KËNGËS VAÇE ZELA

TIRANË - Kolegë, miq, qytetarë të thjeshtë dhe të afërmit do i japin ditën e sotme lamtumirën e fundit artistes së madhe Vaçe Zela e cila ndërroi jetë dy ditë më parë pasi vuante nga një sëmundje e rëndë. Homazhet në nderim të këngëtares do të fillojnë në orën 10:00 në Teatrin e Operas dhe Baletit. Trupi i këngetares mbërriti ne Tiranë ditën e djeshme rreth orës 17:00 për të çuar deri në fund amanetin e saj për tu prehur në Atdhe.
“Ceremonia në nderim të artistes do të organizohet nga Ministria e Kulturës së Shqipërisë dhe në vëmendjen e Kryeministrit, z. Edi Rama. Përcjellja për në banesën e fundit dhe ceremonia mortore, ditën e shtunë, date, 08.02.2014, ora 13.00 duke u nisur nga TKOB per tu prehur ne varrezat e Sharrës.”- thuhet në njoftimin për media të Ministrisë së Kulturës.

MOTRA E VAÇES - E MËSOI NËNA TË KËNDOJË, NGA JETA IKU ME VUAJTJE (Intervistë)

TIRANË - Dera qe e hapur në apartamentin e vogël të katit të tretë. Miqtë hynin e dilnin, veshur me të zeza e me sy të skuqur prej lotëve. Fytyrat e tyre, të bardha meit. Ajo nuk priste askënd. Po flinte e qetë nën një 'mal' lulesh të bardha. Qe kthyer në shtëpi, pas një mungese të gjatë. Aq shumë e kish marrë malli, sa erdhi për të mos ikur kurrë më.
Tashmë, vetëm hesht. Zërin e fuqishëm e la pas me këngët e pavdekshme. Arkëmorti i Vaçe Zelës, ka zënë vend në dhomën më të madhe të shtëpisë. Përreth tij, qëndrojnë të heshtura mikeshat, motrat dhe e bija, Irma. Në dhomën tjetër, Pjetër Rodiqi, bashkëshorti i këngëtares, qëndron me burrat dhe ashtu me zë të ulët, bisedojnë ndërsa tymi i cigareve i drejtohet tavanit. Dritat llamburijnë në shtëpinë e bardhë të Vaçes. Dyert, pllakat, perdet, muret, abazhurët, janë të bardhë, ashtu si lulet që e mbulojnë trupin e saj të paqtë. Në korridorin e ngushtë, qëndrojnë radhë-radhë librat. Fqinjët, ata me të cilët të shtunave ajo gjerbte kafenë, sot, kanë hapur dyert.
Prej vitit 1966 e deri në vitin 1992 kur ajo së pari u nis drejt Zvicrës tek e bija, Vaçe Zela ka banuar në katin e tretë të një pallati 5-katësh pranë sheshit "Avni Rustemi". Kur vendosi të jetonte me të bijën për shkak të sëmundjes, iu la motrave këtë porosi: "Shtëpinë të ma mbani hapur. Një ditë do të kthehem e nuk dua të më dëmtohet".
Ka pak orë që është "kthyer", por shtëpia është plot. Të gjithë, kanë ardhur të përshëndeten me të për të fundit herë.
Ndërsa sot, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, për të do të mbahen homazhe në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, në aeroportin e Prishtinës e kanë pritur Nexhmije Pagarusha dhe Ilir Shaqiri.
Njëra nga motrat, Filja, ndan me ne, ditët e fundit dhe kujtimet për të.
Zonja File, si po e përjetoni humbjen e Vaçes?
Do më mungojë shumë. Ne jemi tri motra, Vaçja, unë dhe Flora. Ne të dyja, kemi 15 vite që qëndrojmë nga 6 muaj atje në Bazel tek shtëpia e Vaçes. Venim të rrinim me të, të kujdeseshim. Shkonim tre muaj njëra e tre muaj tjetra, në mënyrë që edhe e bija, Irma të punonte.
Ju, e prisnit këtë humbje...
Jo kaq shpejt, nuk donim të ikte. Përveç kësaj, mjeku na pat thënë që nuk kishte rrezik edhe për disa muaj. Donim që të paktën, ditëlindjen që e ka në prill, ta festonim me të. Nuk qe e thënë.
Si i kaloi ditët e fundit?
Kemi qëndruar gjatë gjithë kohës me të. Sëmundja e theu, ka vuajtur. Qëndroi shumë muaj në spital, ndërsa muajin e fundit e morëm në shtëpi. Vitin e Ri e kaluam të gjithë bashkë në Bazel, motrat dhe i vëllai. E bija, ngaqë e ndjeu se do e humbte, na mblodhi të gjithëve dhe Vaçja njerëzit më të afërt i takoi edhe një herë.
Si e kujtoni Vaçen në vegjëli?
Vaçja ime dhe e juaja, është një diell për neve. Ne jemi modestë. Motra dhe unë, i duam njerëzit e thjeshtë si ne. Ishte e bukur, e mirë, e dashur, njeri që bënte për të gjithë. Ajo ka qenë një vajzë, motër, një njeri që mendonte shumë për prindërit, motrat e familjen dhe bënte shumë për ne. Motra bënte sakrifica të jashtëzakonshme për ne, ndaj unë e adhuroj.
Çfarë do iu mungojë më shumë prej saj?
Ne kemi një mungesë të madhe për të. Për ne ajo është një diell, dhe dielli do na mungojë. Dhe sa herë të na marrë malli do shohim qiellin për të parë rrezet e diellit.
Cilën këngë ia ka kushtuar ajo familjes?
Këngën për gjyshen ka kënduar, dhe ia ka kushtuar asaj.
A mbartte ndonjë peng?
Jo, thjesht e merrte malli për Shqipërinë, por s'mund ta sillnim, sepse ishte në karrige me rrota. Nuk e lejonte mjeku që të vinte.
Nëna juaj ka qenë ajo që e ka mësuar të këndojë?
Po. Nëna jonë këndonte gjithnjë. Ajo këndonte bukur dhe pse qe veçse një shtëpiake.
Si e ka njohur të shoqin Vaçja?
E ka njohur qëkurse jetone në Lushnjë. Është dashuruar me të.
Si e kalonte kohën atje?
Kishte një kopësht të bukur që e mbante plot me lule. Dilte çdo ditë të kujdesej për to. Veç kësaj, zakonisht mbante një flamur të madh shqiptar; sidomos në festa e gëzime, ai duhej të valëvitej patjetër. E telefonin njerëz të panjohur në çdo kohë dhe ajo rritej në zemër, i rriteshin ditët e vitet.
Sa kohë kishte pa kënduar?
Kishte pak kohë. Kanë kaluar disa vite, sepse sëmundja nuk e lejonte.
Në shtëpi, këndonte?
Ah po, në shtëpi kur ishim të gjithë aty, po. Këndonte sidomos në festa a gëzime familjare.
Cilat këngë këndonte më së shumti?
Këngët e saja, të gjitha. Këngët e saj janë të larmishme, saqë edhe ai që nuk e kuptonte gjuhën e ndjente ritmin dhe kënaqësinë e marrë prej saj. Mundej që vetëm përmes zërit e këngës t'i futej në zemër. Ishte shumë e dashur me njerëzit. Nuk kam fjalë ç'të them. Edhe zviceranët që jetonin atje afër e adhuronin, për shkak të dashamirësisë së saj. E shihnin si një grua që dashuron lulet dhe njerëzit, që kishte një kopësht të bukur, me lule që i mbillte dhe kujdesej vetë për to.
Mbante kitarë në Zvicër?
Ka pasur një kitarë shumë herët, që ia dhuroi një të burgosuri politik, Gëzim Çelës. Gëzimin ne e kemi mik familjeje. Ndërsa kitarën që kishte në Zvicër ia kanë blerë shqiptarët e diasporës për ditëlindje.
Sa kohë kishte pa ardhur në Shqipëri?
Shumë vite. Nuk mundej të vinte. Erdhi kur u përurua shtatorja e saj në Lushnjë. Atë kohë, iu dha Shtëpisë së Kulturës emri i saj, ndërsa Vaçja u shpall qytetare nderi atje. Pastaj nuk erdhi më.
Si i shihte këto vlerësime?
Sigurisht që ajo i meritonte, por i shtohej jeta, se vlerësohej kontributi i saj. I donte njerëzit e Shqipërinë. Kishte shumë miq që vinin dhe e takonin, dhe ajo gëzohej.
Në aeroportin "Adem Jashari" të Prishtinës, kush e priti?
Ishin përfaqësues të Ministrisë së Kulturës atje dhe miq e artistë.
Ishte edhe Nexhmije Pagarusha?
Po, ishte edhe ajo, si edhe Ilir Shaqiri. Kishte shumë artistë, s'mund të mbaj mend emrat e të gjithëve, pat edhe studentë që na pritën me duartrokitje. I falënderojmë të gjithë.

FATMIRA NIKOLLI
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
BISHZ - PËR FAMILJEN E NDERUAR ZELA, NË BAZEL TË ZVICRËS DHE NË SHQIPËRI SHPREH NGUSHËLLIME

E nderuara familje Zela
I nderuari z.Rodiqi
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e Zonjës së madhe, Vaçe Zela, artisten brilante të artit muzikor, me zërin e saj të art, ka shënuar vlerat më kulmore të këndimit të këngës shqiptare. Largimi në amshim i Vaçe Zelës krijon zbrazëti të jashtëzakonshme në muzikën shqipe, por edhe në zemrat e të gjithë shqiptarëve, që do ta ruajnë me nderime më të larta kujtimin për jetën dhe veprimtarinë e saj të pasur e të lavdishme artistike.
Shoqata e Bashkimit të Intelektualëve Shqiptarë të Zvicrës (BISHZ), me nderim e përkulje, s`bashku me dhembjen e thellē ua drejton ngushëllimet më të sinqerta pēr të madhen, Vaçe Zela, duke ju thënë jemi në pikēllimin tuaj, sepse Vaçe Zela, është e të gjithë shqiptarëve kudo që janë, dhe në
veçanti tek anëtarët e Shoqatës së Bashkimit të Intelektualëve Shqiptarë të Zvicrës, që do ta kujtojnë me pietet figurën e saj madhështore, artisten e
përmasës kombētare, Ikonen e shenjtë të këngës shqiptare.
Lotët për Vaçe Zelën janë të natyrshëm dhe të arsyeshëm, mirëpo, e nderuara Familja Zela, Ju dhe të gjitha ata që e kanë njohur, dhembjen dhe pikëllimin duhet ta shëndrroni në krenari, për faktin se, do ta keni kujtimin e një krijese hyjnore që prapa saj ka lënë artin e saj që do të vazhdojë
udhëtimin gjithë shkëlqim nëpër brezat e ardhshëm, duke përfaqësuar me dinjitet të plotë artin muzikor shqiptar.
LAVDI E PËRJETËSHME, JETËS DHE VEPRËS SATE VAçE ZELA!
ZOTI TË BEKOFTË!
Në emër të Shoqatës, Bashkimi i Intelektualëve Shqiptarë në Zvicrës
Abas Fejzullahi
Solothurn –CH , 2014-02-07

VAÇE ZELA - SHOQJA JONË E GJIMNAZIT-ROZI THEOHARI, Boston/USA
VAÇE ZELA - SHOQJA JONË E GJIMNAZIT
Kujtime nga ROZI THEOHARI, Boston/USA
Kur familja ime u shpërngul nga qyteti i Korçës për t’u vendosur përfundimisht në Tiranë, gjatë paketimit të plaçkave, palosa me kujdes dhe kostumin e korit, bluzën e bardhë dhe fundin blu. Kostumi do të më duhej në gjimnazin “Qemal Stafa” të Tiranës, ku u regjistrova në të njëjtën klasë me Vaçe Zelën dhe këndova në të njëjtin kor bashkë me të.
Ishin ditët e “etheve” për përgatitjen e festës më të rëndësishme artistike të çdo viti në kryeqytet, ”Mbrëmja e miqësisë shqiptaro- sovietike.
“Dirigjenti i korit të gjimnazit (nuk ia mbaj mend emrin) ishte një anetari korit të Teatrit të Operes.
Ai punonte me zell, preokupim e këmbëngulje, për të përgatitur një kor me dinjitet artisitik, për t’i shërbyer si sfond e njëkohësisht për t’u shkrirë e bërë njësh me zërin melodioz të solistes sonë, Vaçe Zelës.
I pakënaqur nga kori ekzistues, shkoi me durim klasë më klasë, per te dëgjuar e provuar zërat e nxënësve. Midis të tjerëve u veçova dhe unë, mbasi kisha kohë që këndoja në korin e “Shtëpise së Pionierit”, në qytetin e lindjes.
Nuk do ta harroj ditën e parë të provave të korit. Aty e njoha Vaçen, para se ta njihja në klasë. Ajo hyri në sallë me të ecurin e saj të lehtë, e thjeshtë dhe gazmore. Ndërkaq ne ishim lodhur e ngjirur se përsërituri këngën, ndërsa dirigjentit i rridhnin djersët faqeve. Ai e ftonte Vaçen para korit vetëm kur ishte i bindur se kënga ishte përvetësuar mirë dhe ne këndonim të gjithë në një kohë e të përqendruar. Këngët zakonisht ishin zgjedhur të gjitha nga repertoret e republikave sovietike dhe ne, po ashtu, duhet t’i këndonim dhe interpretonim duke imituar koret e famshme ruse.
Kishin mbetur vetëm dy javë nga dita e koncertit të madh.
Si për dreq, atë javë ra një grip i rëndë në Tiranë, që përfshiu të madh e të vogël. Vaçja u sëmur si gjithë të tjerët, saqë nuk mund të nxirrte një tingull nga gryka. Preokupim i madh i dirigjentit, i nxënësve e mësuesve të gjimnazit, deri tek prindërit tanë.
Gjyshja ime, që thurte me shtiza një palë çorape të leshta, më tha: “Bija e nënës, shpjerja Vaçes t’i mbathë t’i rrinë këmbët ngrohtë. Ajo fle në konvikt, s’e ka familjen të kujdeset për të”.
Por për Vaçen kujdeseshin të gjithë. Mësuesit e këshilluan të rrinte brenda e të mos vinte në shkollë. Mësimet e mbetura, ia shpjegonin shoqet, të cilat nuk harronin ta mbështillnin me shallë e mbulesë, sa ia merrnin frymën. Çdo mëngjes, kur vinin konviktorët në shkollë, i pyesnim me shqetësim, “A i erdhi zeri Vaçes?” Së fundi, ato na sollën lajmin e gëzuar: “Vaçja është në formë!”
Ora tetë e një mbrëmjeje të ngrohtë prilli. Salla e madhe e Teatrit gumëzhinte nga zërat e të qeshurat e të ftuarve dhe tingujt e provave të orkestrantëve. Ne rrinim të ngrirë prapa perdes së kuqe, të kadifenjte. Në shkallëzat e skenës qëndronim gatitu, njëri pas tjetrit katër rreshta koristësh, dy të parat me vajza, dy të fundit me djem. Të veshur bardhë e blu e të ndarë në tri zëra. Unë isha në zërin e parë, në rreshtin e parë, nga ku e dëgjoja më pranë zëëmblen Vaçe. Ishte vendosur që kori i gjimnazit tonë të hapte mbrëmjen artistike. Sigurisht, merita ishte e zërit të Vaçes. Ne të tjerët ishim përfituesit, por edhe përgjegjësit, për të mos e turpëruar këngëtaren dhe shoqen tonë.
Në sallë ra përnjëherë qetësia. Sapo kishin ardhur përsonalitetet e larta të vendit, delegacionet e ftuara sovjetike dhe perfaqësitë e ambasadave të Tiranës. Zemra sa s’po na dilte nga kraharori, mbushur me emocione të forta. Përpara nesh, në qendër të gjysmërrethit të skenës qëndronte Vaçia, veshur me një bluzë ta bardhë e fund të zi, me trupin e hollë si llastar, me një buzëqeshje të lehtë nderur mbi fytyrë. Ishte e qetë dhe here pas here kthente kokën nga ne të na jepte zemër.
Kur u hap perdja, një kor duartrokitjesh sikur na solli në vehte e morëm frymë lirisht. Vaçia, bëri dy hapa para, bashkoi duart prapa dhe ia përkuli pak kokën publikut. Përsëri duartrokitje dhe më pas mbizotëroi një heshtje e thellë. Orkestra filloi melodinë e refrenit të këngës ukrainase “ Lumi i Dnieprit.”
Dirigjenti na i rrotulloi sytë përnjimend, pastaj me levizjen e dorës së tij të majtë i dha shenjë Vaçes të fillonte.
Një zë i butë, fluid, me intonacione të gjata, duke u ngritur lart note pas note, një gjerësi frymëmarrjeje. Mua më ka mbetur e fiksuar si një mrekulli, një marramenth, një hon dallgësh, që ta rrëmbente shpirtin e ta përplaste lehtë në brigjet e lumit.
Ky ishte zëri i Vaçes atë mbrëmje dhe fjalët e këngës së saj:
Ja si buçet ky Dnjepr’ i gjerë/ Dafinen era e përkund/ Dhe dallgët i çon si mal i lartë/ I hedh përpjetë e prapë i ul.
Dy vargjet e fundit, refrenin, e përsërisnim ne, kori, duke lëkundur lehtë trupat tanë, të katër rrjeshtat e bluzave të bardha, në drejtime të kundërta, për të dhënë imazhin e dallgëve. Megjithëse këtë lumë nuk e kishim parë kurrë, oshëtimën, bukurinë dhe madhështinë e tij e ndienim dhe e përjetonim në vokalin e papërseritshëm të shoqes sonë të klasës.
Kur Vaçja filloi të këndonte strofën e dytë: Tej në katund të gjithë flenë/ Kudo qetësia mbretëron…/ Në sallë mbretëronte qetësia. Njerëzit rrinin të magjepsur dhe të hipnotizuar nga zëri i një vajze të talentuar 15-vjeçare. Në fytyrën e rusëve dallohej habia e adhurimi, ndërsa në atë të udhëheqësve, krenaria. Në sytë e prindërve tanë shkëlqenin lotët… lexohej gëzimi i papërmbajtur.
Së fundi, duartrokitjet e gjata e të merituara për Vaçen, na sollën përsëri në vete, në atë realitet të bukur, ku ndiheshim krenarë që ne ishim e do të mbeteshim shoqet e shokët e saj.
Dhe kjo është sa prekëse aq dhe e vërtetë. Ne ishim e mbetëm ndër shoqet e shokët më të mirë të saj. Me kalimin e viteve, ne u shkolluam, fituam nga një profesion dhe u bëmë dikush mjek, dikush fizikan, jurist, gazetar, shkrimtar, pedagog, inxhinier, studiues etj. Ishim një buqetë e këndshme shokësh e shoqesh, por Vaçja dallonte si një trëndafil i kuq i bukur në krye të kësaj buqete. Vaçja këndoi ne të gjitha skenat e Shqipërisë dhe jashtë saj, dashuroi shokun e jetës, u martua me të e lindi një vajzë të bukur (së cilës i këndoi këngën e femijës së parë), mori kudo qindra mijë duartrokitje dhe përgëzime, fitoi tituj e çmime. Ajo kthehej çdo vit, e thjeshtë dhe e dashur, në vatrën e ngrohtë të shoqërisë së gjimnazit. U krijua një rit, që vazhdoi gjatë, takimi vit për vit me ishgjimnazistët në mjediset familiare, në shtëpitë e njëri-tjetrit.
Merret vesh se sa lumturoheshim kur shihnim Vaçen të shfaqej në derë. Përqafime, shtrëngime duarsh, këngë e humor pa mbarim nga jeta e shkollës dhe jeta e mëvonshme e çdo njerit.
Vaçen e vinim në krye të tryezes, të degjonim zërin e saj në këngë e biseda të ngrohta miqësore. Ajo rrallë këndonte. “Më lini,- thoshte,- të çlodhem, këtu kam ardhur të çmallem e të argëtohem, jo të këndoj.” Ndërsa s’përtonte të imitonte, si dikur, zërin e disa mësueseve, gjatë spjegimit të mësimit dhe replikat, ndonjëherë jo te këndshme që këmbenin me nxënësit.
Kalonim kështu së bashku orë të gjata gazmore.
Më kujtohet, festonim dhjetëvjetorin e mbarimit te gjimnazit në familjen e doktoreshës Adelina Mazreku, një nga nxënëset e shkëlqyera të klasës sonë. Babai i saj, komentatori i njohur i futbollit Andon Mazreku, bashkë me të shoqen, gatuan një darkë të bollshme e të shijshme. Por ajo që nuk harrohet, ishte pritja e kujdesi i tyre prindëror që treguan për secilin, megjithëse shumë nga ne ishim bërë tashmë prindër.
Aty nga ora dy e natës gjithë grupi, me Vaçen përpara, dolëm në bulevard dhe u drejtuam nga ndërtesa e ish-gjimnazit “Qemal Stafa”, të kthyer në hotel. U rreshtuam para derës, sipas klasave paralele të dikurshme e filluam të këndonim këngët ruse të korit.
Në atë kohë, pushtetarët drejtues të shtetit i kishin prishur marrëdheniet me sovjetikët dhe këngët ruse ishin të ndaluara. Dritat u hapën në të gjitha dhomat e hotelit dhe bujtësit dolën në dritare duke bërtitur e sharë. Sikur ta dinin ata të varfër se aty poshtë tyre ndodhej e këndonte Vaçe Zela, do të kishin brohoritur e duartrokitur.
Kur ia tregoja gjyshes këto peripeci, ajo më lutej t’ia çoja Vaçen për vizitë në shtëpi, si dikur, kur vinim me shoqet e gjimnazit.
“Vaçen e kërkojnë gjithë shqiptarët për vizitë, -i thosha- s’do t’i mjaftonin një mijë vjet” “Po të kam rixha, – më lutej ajo,- kur të llafosesh me Vaçen, i thuaj se ato këngët e saj po ma shtojnë ymrin. I thuaj se atë zërin e ëmbël si bilbil ia ka dërguar perëndia në shpirt, jo sikur e ka të sajin!”
Muajt e vitet kalonin dhe Vaçen e shihnim më rrallë në takimet tona të shumëpritura. Shpesh, na dërgonte përshëndetje me telefon ose me shoqet që e vizitonin, duke na kërkuar të falur, se ndodhej nëpër turne brenda e jashtë vendit.
Nga fundi i viteve 80-të i shkova për vizitë në shtëpi. Me gjithë gëzimin që iu shfaq në fytyrë për takimin e papritur, mbas një kohe të gjatë, m’u duk se një hije trishtimi fshihej pas syve të saj kafe të çelur.
“Do të dal në pension”,- tha, pasi u ulëm në kolltukun e kuzhinës.
“Ti je në kulmin e lulëzimit!”- thirra unë.
“Ndoshta do të jetë më mirë për mua tani, që jam e sëmurë”,- foli ajo qetësisht duke vendosur në kasetofon një kasetë me këngë kosovare. “Ata i pëlqejnë këngët e mia dhe unë i pëlqej të tyret!”- buzëqeshi me ngrohtësinë që e karakterizon gjithmonë.
Kjo ishte hera e fundit, që u takova me Vaçen para se të nisesha për në Amerikë. Vite më vonë, mora vesh se dhe shumë shoqe e shokë të gjimnazit ndoqën rrugën pa kthim, larg vendlindjes. Vaçia, shoqja jonë shpirtëmbël, po ashtu ndodhet jashtë vendlindjes. Ajo buqeta e bukur e shoqërisë sonë, për t’u pasur zili, tashmë është shkartisur. Na kanë mbetur vetëm kujtimet.
Kujtime që shoqja jonë e gjimnazit Violeta Librazhdi i ka hedhur në librin e saj botuar kohët e fundit “E papërsëritshmja Vaçe Zela.”
“Të njohësh nga afër artistët e shquar të kombit tënd është një rastësi që nuk u ndodh të gjithëve, ndaj unë e ndiej si detyrim për t’u dëshmuar të tjerëve ato që di për rininë e artistes së shquar,”- thotë autorja.
Na kanë mbetur vetëm kujtimet dhe…urimet.
E dashur Vaçe! Nga Bostoni i largët i Nolit, i Konicës dhe i mijëra shqiptaro-amerikanëve, të dërgojmë përshëndetjet tona!
BOSTON, 2005

ROZI THEOHARI
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
ÇFARË KANË THËNË PËR VAÇE ZELËN
ÇFARË KANË THËNË PËR VAÇE ZELËN
Në foto: Vaçja me të bijën Irma
“Muzikën tonë e ngriti në piedestal”
Robert Radoja
Është e para që e ngriti në piedestal muzikën tonë të re. Është ndarje e madhe, por njerëzit që bëjnë epoka kthehen në legjenda. Sa herë që kishte datëlindjen i telefonoja.
Edhe sot në mëngjes fola me Irmën, vajzën e Vaçes, për ta konfirmuar nëse është e vërtetë. Më tha po. Nesër sipas amanetit të saj do ta sjellin këtu, sepse kërkoi që përjetësisht të prehet në Shqipëri.
“Do të ngelet e pazëvendësueshme”
Agim Krajka
Vaçe Zela të emociononte, ishte një artiste në çdo qelizë të trupit të saj. Është humbje tmerrësisht e madhe, pavarësisht se ka vite që nuk i jep këtij populli, se në dorën e
Zotit jemi të gjithë, ishte sëmurë. Por ndryshe është të jesh gjallë, ndryshe të mos jetosh më. Ajo ishte e pazëvendësueshme, veçanërisht për gjeneratën tonë. Vaçe Zela kishte gjithçka i takonte këtij populli për ta pasur në kulturën e tij.
“Zela ishte Mina Shqiptare”
Sherif Merdani
Na mësoi si të dashurojmë këngën. Është një humbje aq e madhe sa nuk e krahasoj as me atë të 100 politikanëve.
E kam njohur kur kam qenë në Lushnjë, këndonte në estradën e Lushnjës. Me shokun tim u njoh që më pas u bë edhe bashkëshorti i saj. Ishte Mina Shqiptare. Një dhuratë nga Zoti.
"Rrjedh në këngë e ligjërime"
Vasil Tole
Sot, në ditën e mbrame të "Artistes së Popullit" Vaçe Zelës është rasti të shprehim respektin ndaj kujtimit dhe kontributit të saj. Kënga "Rrjedh në këngë e ligjërime" me muzikë të Feim Ibrahimit (20 tetor 1935-2 gusht 1997) dhe poezi të Gjok Becit është homazhi ynë tingullor për të dhe për atë që trashëgimia e saj shumë e çmuar përfaqëson. Përjetësinë
Vaçe Zela s'do të vdesë, do të kthehet në një flutur
Dritero Agolli
Vaçe Zela e ka ngritur lart këngën dhe muzikën tonë. Vaçe Zela krahasohet me artistët më të mëdhenj të botës. Edhe këtë e them me bindje të madhe. Po të kishte mundësi ajo edhe sot do të zhvillonte karrierë në Europë.
Është lavdia e këngës sonë në Shqipëri. Mburremi me këngën e saj dhe gjithmonë do t’i këndojmë edhe duke ecur në një fushë apo në një mal, auditor apo edhe në dhomë me të dashurit tanë. Vaçe Zela nuk do të vdesë, por do të kthehet në një flutur
“Vaçe Zela, faleminderit që ekziston”
Ardit Gjebrea
Fizikisht të gjithë ikin nga kjo botë, tashmë jemi mësuar edhe me njerëzit tanë më të shtrenjtë, por ka nga ata të cilët janë të shtrenjtë për të gjithë. Janë ata që të bëjnë të ndihesh krenar që ke jetuar në kohën e tyre, i ke njohur, i ke prekur dhe sa të paktë janë.
Në dimensionin e pafund të artistit, Vaçe Zela mundi të jetë etaloni dhe si e tillë çdo fjalë për të: yll, mit, mbretëreshë janë unanimiteti i mendimit popullor. Mjafton kaq të vlerësosh Vaçen unike, që në këtë rast vlen shprehja: "Artiste të tilla i vijnë kombit një herë në 100 vjet."
"Vaçe Zela - magjia e këngës shqiptare"
Nexhat A. Agolli/ Shkrimtar Vaçe Zela ishte një yllësi që ndriçoi mendjen muzikore shqiptare për afër dyzet vjet radhazi me zërin e saj të ngrohtë dhe të gjithëpushtetshëm. Dy zëra në kohë të ndryshme të fenomenit Vaçe: në të parën adoleshente dhe në të dytën madhore.
Mes tyre një periudhë e gjatë, e shtrirë në kohë dhe në hapësirë mes dy caqeve nga ku nisi dhe arriti zenitin këngëtarja jonë e shquar.
Një lëvizje drejtvizore, e ngjashme me atë të Tokës dhe Diellit rreth vetes, por me një trajektore më të gjatë, do të thoja kozmike. Në kufirin e kësaj trajektoreje ne përjetuam zërin e saj të mahnitshëm.
-Për ikonën e muzikës shqiptare kanë shkruar edhe:
“Me Vaçen ishte kënaqësi të punoje”
Ferdinand Deda/Dirigjent
Ishte fat për ne njerëzit e artit, të kishim mes nesh një këngëtare si Vaçe Zela, për vokalin e saj të shkëlqyer në të gjitha komponentët. Kishte një forcë të madhe interpretative, që lidhej me shkallën e lartë të frymëzimit artistik. Përdorte një
mjeshtëri të veçantë të të kënduarit, ku gjenin vend ngjyrime të shumta. Ishte njeri i thjeshtë dhe mjaft i dashur, por edhe e ashpër kur s'i përfilleshin kërkesat.
Ishte tejkaluese në realizimin e qëllimit artistik për të çuar tek auditori pikërisht ato emocione që ngërthente kënga. Talenti, inteligjenca muzikore dhe intuita, kur unë drejtoja këngën e saj më krijonin një gjendje të tillë emocionale, sa nuk më vjen zor ta them, se më drithërohej trupi. Me Vaçen ishte kënaqësi të punoje.
“Zërin dhe këngën ajo i shihte të lidhura ngushtë mes tyre”
Prof. Tish Daija/Kompozitor
Vaçe Zela ishte tepër skrupuloze. Përzgjedhjen e këngës e ngriti në kult, përtej të zakonshmes, në mënyrë që t'i jepte mundësi zërit dhe vetes për interpretime të shkëlqyera. Kur ndonjë këngë s'i përshtatej sadopak natyrës së zërit të saj, ajo e braktiste.
Zërin dhe këngën ajo i shihte të lidhura ngushtë mes tyre. Vaçe Zela ka pasur një vokal të shkëlqyer. Ngjyrimet e zërit i ka përftuar në maksimum. I ka përdorur me inteligjencë të gjitha veçoritë e zërit, duke i vënë në veprim kur dhe si duhet, me vibrime të shkëlqyera:
në portament, glisando, melizmat, kantilenën dhe lëvizje kolorature. Me këngët që këndoi, popullore dhe të muzikës së lehtë, ajo krijoi stilin e vet, të cilin e imituan të tjerët me kalimin e kohës. Mbeti gjithmonë një këngëtare e veçantë.
“Vaçja kishte një vokal të përsosur”
Pavlina Nikaj/Këngëtare
Vaçja kishte një vokal të përsosur, për rrjedhojë edhe një interpretim të veçantë, perfekt, të cilin e vishte me një botë të madhe emocionale. Në agjendën
e saj kishte një repertor të pasur, madje të larmishëm, që mund t'ia kishte zili çdo këngëtar: këngë popullore, këngë të muzikës së lehtë; ka kënduar baladën, romancën, në fillimet saj edhe këngën e huaj.
Dhe, në të gjitha këto është treguar një mjeshtre e vërtetë. Si njeri, Vaçja ishte e dashur, vlerësuese përkundrejt simotrave të saj këngëtare, të cilat i respektonte. Si këngëtare ajo arriti kulmin. Për të gjitha këto cilësi, unë, si këngëtare e kam adhuruar Vaçen.
Epitetet
Zëri i artë i Shqipërisë", "Ikona e shenjtë e këngës shqiptare", "Mbretëresha e këngës shqiptare", "Ylli Polar që vërtitet i vetëm në Galaktikën e këngës së lehtë shqiptare", "Gjigantja e skenës shqiptare".
Vaçe Zela mbetet "zëri i jashtëzakonshëm" që mbushte me energji skenat shqiptare, duke u bërë idhulli i shumë brezave. Këto janë vetëm disa nga epitetet për këtë simbol tashmë të kthyer në legjendë.

www.voal-online.ch
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Shuhet ikona e këngës shqiptare, Vaçe Zela
» Vaçe Zela, ikona e këngës dhe muzikës nderohet me mirënjohje nga intelektualët shqiptarë në Zvicër
» Lamtumirë Vaçe Zela!
» VAÇE ZELA - JAM MIRË, NUK DI KUSH E NJOFTOI VDEKJEN
» Drita Fejza:RIP Vaçe Zela

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi