Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Emërimi i Naser Sahitit u.d. i rektorit të UP-së, i jashtëligjshëm

Shko poshtë

Emërimi i Naser Sahitit u.d. i rektorit të UP-së, i jashtëligjshëm Empty Emërimi i Naser Sahitit u.d. i rektorit të UP-së, i jashtëligjshëm

Mesazh nga Agim Gashi Sun Feb 09, 2014 12:45 am

Emërimi i Naser Sahitit u.d. i rektorit të UP-së, i jashtëligjshëm
Emërimi i Naser Sahitit u.d. i rektorit të UP-së, i jashtëligjshëm F1_08sahiti1391889538
Artikujt tjerë



Publikuar: 08.02.2014 - 20:01


Prishtinë, 8 shkurt(E plotësuar) - Ajvaz Berisha, anëtar i Këshillit Drejtues të UP-së, ka thënë për Koha.net, se emërimi i Naser Sahitit si ushtrues detyre i rektorit të Universitetit të Prishtinës është i jashtëligjshëm. I tillë, sipas tij, është edhe vazhdimi i mandateve të prorektorëve. 

Statuti i UP-së e parasheh që mandati i prorektorëve, të cilit i zgjedh rektori pasi që të jetë zgjedhur, të përfundojë në momentin që përfundon edhe mandati i rektorit. 

Në mbledhjen e së shtunës së Këshillit Drejtues, ku është miratuar dorëheqja e ish-rektorit Gashi, dhe është emëruar u.d. i rektori Sahiti, anëtari Berisha nuk ka marrë fare pjesë. 

“Ju kam treguar me kohë kolegëve të mijë se nuk marrë pjesë në mbledhje deri sa aty është edhe rektori Gashi”, ka thënë Berisha për portalin Koha.net. 

E në mbledhjen e parë që do të mbajë KD, Berisha thotë se do të ngre këtë çështje, duke kërkuar largimin e menjëhershëm të të gjithë prorektorëve, pasi që, sipas tij, “edhe ata janë burim i shumë problemeve në UP”.


“Pa largimin edhe të prorektorëve mos mendoni që depolitizohet UP-ja. Vazhdimi i mandatit të tyre është bërë krejtësisht me instruksione politike. Është keq që pjesa më e madhe e anëtarëve të Këshillit vazhdojnë të marrin urdhra nga politika, para se të marrin vendimet”, ka thënë më tej Berisha.

 

Naser Sahiti, U.D. i Rektorit të UP-së 


Koha.net e ka siguruar edhe letrën e dorëheqjes së Rektorit Ibrahim Gashi, dërguar Këshillit Drejtues të UP-së.

Në letër, ndër të tjera, Gashi thonë se ky vendim i tiji vjen si pasojë e ngjarjeve të fundit brenda dhe jashtë Universitetit të Prishtinës, dhe pret që vendimi i tij do t’i normalizojë raportet e studentëve me Universitetin. 

“Kam vendosur për këtë hap pas një presioni të vazhdueshëm, shpesh herë edhe të pandershëm dhe me implikime të thella politike të një grupi të studentëve, një pjese të shoqërisë civile dhe të qarqeve të caktuara politike”, thuhet mes tjerash në letër.

Ndërkaq, menjëherë pas dorëzimit të dorëheqjes, KD i UP-së e ka aprovuar dorëheqjen e prof. asoc. dr. Ibrahim Gashi, ndërkaq ka emëruar si Ushtrues Detyre Prof. asoc. dr, Naser Sahiti, aktualisht prorektor për buxhet dhe financa.



Në vijim, ju sjellim të plotë letrën e dorëheqjes së tashmë ish-rektorit Ibrahim Gashi dërguar KD të UP-së:


Emërimi i Naser Sahitit u.d. i rektorit të UP-së, i jashtëligjshëm VI0GxBB

Teksti i plotë i aprovimit të dorëheqjes së rektorit Gashi:

1. Aprovohet dorëheqja e prof. dr. Ibrahim Gashit nga pozita e rektorit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
2.      Prof. asoc. dr, Naser Sahiti, prorektor për buxhet dhe financa, caktohet ushtrues detyre i rektorit të UP-së, deri në zgjedhjen e rektorit të ri sipas procedurës së rregullt.
3.      Prof. asoc. dr, Naser Sahiti, vazhdon të ushtrojë edhe detyrën e prorektorit për buxhet dhe financa në UP.
4.      Prorektorët e tjerë, vazhdojnë të ushtrojnë detyrën në sektorët përkatës deri në zgjedhjen e rektorit të ri sipas procedurës së rregullt.
5.      Deri në zgjedhjen e rektorit të ri sipas procedurës së rregullt, do të ngrihen të gjitha procedurat e zgjedhjes dhe avancimit të stafit akademik,  shpallje të konkurseve të reja për zgjedhje apo avancim te stafit akademik, nuk do te shpallen konkurse për vende te reja në administratë si dhe anulohen konkurset aktuale për zgjedhje të stafit administrativ.
6.      Deri ne zgjedhjen e rektorit të ri sipas procedurës së rregullt, u.d. i rektorit, do të siguroj mbështetjen maksimale për implementimin e vendimeve të Senatit nga mbledhja e datës 28.01.2014 si dhe kërkesave dhe rekomandimeve që mund të dalin nga organet kompetente ( KD , Senati, MASHT, Kuvendi i Kosovës, etj).
7.      Këshilli Drejtues i UP-së e vlerëson aktin e reflektimit të rektorit të deritashëm prof.dr. Ibrahim Gashi dhe e falënderon atë për punën e tij të deritanishme!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi