Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FRANK SHKRELI:Kongresi Amerikan gjithmonë pranë Kosovës

Shko poshtë

FRANK SHKRELI:Kongresi Amerikan gjithmonë pranë Kosovës Empty FRANK SHKRELI:Kongresi Amerikan gjithmonë pranë Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Tue Feb 11, 2014 8:17 pm

FRANK SHKRELI:Kongresi Amerikan gjithmonë pranë Kosovës

FRANK SHKRELI:Kongresi Amerikan gjithmonë pranë Kosovës Largea_6-31392134787

Me rastin e 6-vjetorit të Pavarësisë

FRANK SHKRELI:Kongresi Amerikan gjithmonë pranë Kosovës ----frank_shkreli1392115034
Frank Shkreli

Për pothuaj katër dekada tani, anëtar individual ose grupe anëtarësh të Kongresit Amerikan, si nga Senati ashtu edhe nga Dhoma e Përfaqsuesve, kanë folur, kanë paraqitur rezoluta dhe kanë mbajtur dyzina sesionesh të posaçme dëgjimore, fillimisht mbi shkeljet e të drejtave të shqiptarëve të Kosovës nga Serbia, në favor të ndërhyrjes ushtarake të NATO-s për çlirimin e dhe më vonë për pavarësinë e Kosovës, përpjekje mbështetse këto në vazhdim ndaj popullit shqiptar në Kosovë. Në këto sesione ftoheshin zyrtarët më të lartë diplomatikë, ushtarakë, e të sigurimit kombëtar amerikan si dhe specialistë të çështjeve europiane dhe ballkanike për të shpjeguar politikën amerikane ndaj Kosovës. Këto sesione shëbenin gjithashtu si platforma për të informuar publikun mbi ato që po ndodhnin në Kosovë dhe njëkohësisht për u bëhej thirrje zyrtarëve amerikanë, për të përpiluar politika në mbështetje të shqiptarëve të Kosovës, të drejtat e të cilëve shkeleshin pa mëshirë nga regjime të ndryshme serbe e jugosllave. Interesimi për fatin e shqiptarëve të Kosovës dhe mbështetja amerikane për ta, kishin marrë hovin pas demonstratave të përgjakshme të viti 1981, ku mund të kenë gjetur vdekjen lartë nga 300-shqiptarë. Demonstratat masive të njëpasnjëshme studentore gjatë 1980-ave të shqiptarëve të shtypur nga policia serbe dhe të pakënaqur nga situata e tyre diskriminuese në çdo fushë të jetës dhe veprimtarisë së tyre nën ish-Jugosllavinë komuniste, tërhoqën vëmendjen e publikut dhe medias amerikane duke fokusuar gjithashtu edhe përqendrimin e përfaqsuesve të tij në Kongres mbi ato që po ndodhnin në Kosovë. Ndër të parët anëtar të Kongresit që ishte në ball të përpjekjeve për t'i paraqitur Amerikës dhe botës agoninë e shqiptarëve në Kosovë dhe në Ballkan ishte Xho DioGuardi, me prejardhje nga Arbëreshët e Italisë, i cili njëherazi siguroi edhe përkrahjen e shumë kolegëve të tij në Kongres për kauzën e lirisë dhe të drejtave të njeriut për shqiptarët në Kosovë dhe në mbarë Ballkanin. Në atë kohë, fushatës së kongresistit DioGuardi iu bashkuan emëra të njohur të Kongresit të asaj periudhe në mbështetje të Kosovës, përfshirë ndër të tjerë, legjislatorët e njohur amerikanë Lantos, Broomfield, Gilman, Dole dhe natyrisht kongresisti i njohur i ditëve tona dhe përkrahës i palodhur i shqiptarëve, Eliot Engel. Gjatë 40-vjetëve të kaluara pra, kongresistët amerikanë, nepërmjet deklaratave për shtypin, fjalimeve në Senat dhe në Dhomën e Përfaqsuesve, si edhe nepërmjet korrespondencash zyrtare dhe diplomatike me udhëheqës dhe zyrtarë të lartë amerikanë dhe europianë, por dhe të tjerë ndërkombëtarë, e kanë bërë të qartë vazhdimisht në të kaluarën dhe vazhdojnë gjithnjë të theksojnë mbështetjen e Kongresit amerikan për shtetin e Kosovës si edhe për të drejtat e shqiptarëve në përgjithësi. Kjo mbështetje vazhdon edhe sot në 6-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, siç vihet në dukje edhe në letrën e ditëve të fundit dërguar Sekretarit Amerikan të Shtetit, Xhon Kerri, nga jo më pak se 40-kongresistë për integrimin e Kosovës në organizmat euro-atlantike. Letra e përpiluar nga Kongresisti i Partisë Republikane nga shteti Ohio, Majkël Turner dhe e nënshkruar nga 40 kongresistë nga të dy partitë kryesore amerikane -- republikanë dhe demokratë -- përfshirë edhe Kongresistin Eliot Engel, si demokrati kryesor në listën e nënshkruesve të letrës drejtuar Sekretarit Amerikan të Shtetit, Xhon Kerri.
Në letrën e tyre drejtuar kryediplomatit amerikan, anëtarët e Kongresit të Shteteve të Bashkuara e sigurojnë Z. Kerri për mbështetjen e tyre ndaj përpjekjeve të tija, që në prak të mbledhjes së nivelit të lartë të NATO-s e cila do të mbahet në Angli, zgjërimi i anëtarismit në NATO të jetë një prioritet për Shtetet e Bashkuara si dhe për Aleancën. Ata veçanërisht i bëjnë thirrje Z. Kerri, që në takimin e ardhëshëm të NATO-s të përkrahet antarësimi në NATO edhe i Malit të Zi dhe Maqedonisë. Por, "Për më tepër" shkruajnë kongresistët, "Ne ju bëjmë thirrje që të punoni me aleatët tanë në NATO, për të siguruar që Kosova -- e cila në Shkurt celebron 6-vjetorin e pavarësisë së saj dhe e cila është një mbështetëse e fortë e Shteteve të Bashkuara -- tu bashkohet fqinjëve të saj si anëtare e Partneritetit për Paqë (PfP) dhe që të ketë të përcaktuar një rrugë të qartë drejtë antarësimit eventual në Aleancën e NATO-s." Njëkohësisht, kongresistët thonë në atë letër se Shtetet e Bashkuara dhe Aleatët e tyre kanë arritur një pikë kritike, ndërkohë që nevojitet marrja e masave për të siguruar rëndësinë dhe vazhdueshmërinë e NATO-s. Ata shprehen edhe në lidhje me zhvillimet e fundit në Ukrainë, ndërkohë që theksojnë shqetësimin e tyre, duke thënë se rasti i Ukrainës -- ku kanë vazhduar protestat anti-qeveritare për dias muaj, në favor të integrimit të vendit në Bashkimin Europian -- "shënon një zmbrapsje të zhvillimeve demokratike në Europë dhe mund të krijojë mundësinë që shteteve të atij rajoni tu bëhet presion nga forca të jashtëme, të cilat përpiqen të ndajnë rishtas kontinentin dhe të minojnë vizionin për një Europë të tërë, të lirë dhe në paqë." Në letrën e tyre, Kongresistët amerikanë thonë se janë gati të punojnë me Sekretarin Amerikan të Shtetit për të promovuar antarësimin e Malit të Zi dhe Maqedonisë në NATO. "Për më tepër'', theksojnë përsëri ligjvensit amerikanë drejtuar kryediplomatit amerikan, "ne dëshirojmë të punojmë me ju për të siguruar që shtete të tjera të rajonit, siç është Kosova, e që kërkojnë lidhje më të ngushta me institucionet Euro-Atlantike, të kenë të hapur një rrugë të qartë, drejtë integrimit në Aleancën e NATO-s."
Edhe Kongresisti Eliot Engel nënshkroi letrën e përpiluar nga republikani Majkël Turner së bashku me 40 ligjvenës të tjerë, përfaqsues të dy partive kryesore politike amerikane dërguar Z. Xhon Kerri, në mbështetje të zgjërimit të antarësimit të NATO-s. Zoti Engel tha një një koment në faqen e tij elektronike se edhe ai, "mbështetë thirrjen e shprehur në letrën dërguar Z. Kerri, që Shtetet e Bashkuara së bashku me NATO-n të sigurojnë që Kosovës t'i ofrohet një vend në programin e Partneritetit për Paqë, në të cilin tanimë janë pranuar të gjithë fqinjët e saj, e që është aq i rëndësishëm për krijimin e vizionit tonë për një Europë të tërë, të lirë dhe në paqë," u shpreh edhe Kongresisti Engel.
Letra e ligjvensëve amerikanë drejtuar Xhon Kerrit, në prak të mbledhjes së nivelit të lartë të NATO-s në Britaninë e Madhe, është një mesazh i fortë – si për nga përmbajtja ashtu edhe për nga numëri i madh i nënshkruesve – ndaj përkrahjes së Kongresit Amerikan për integrimin euro-atlantik të Kosovës, përfshirë antarësimin e saj në Aleancën e NATO-s, në prak të 6-vjetorit të Pavarësisë së saj. Shumica e përpjekjeve dhe nismave amerikane në mbështetje të Kosovës gjatë dekadave të fundit, e kishin origjinën në Kongresin amerikan, përpjekje këto që më në fund përbënin politikën zyrtare diplomatike dhe ushtarake të Shtetve të Bashkuara, politikë kjo që çoi më në fund në ndërhyrjen e NATO-s për të çliruar Kosovën nga zgjedha serbe dhe në pavarësinë e saj gjashtë vjetë më parë dhe në njohjen e saj diplomatike. Ndonëse ndërhyrja ushtarake e NATOs në Kosovë ishte e para ndërhyrje e tillë në historinë pothuaj 75-vjeçare të Aleancës, ligjvensit amerikanë me të drejtë i bëjnë thirrje Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s që si hap i parë, Kosovës t'i jepet vendi në Programin e Partneritetit për Paqë, duke përcaktuar qartë, siç theksojnë edhe kongresistët amerikanë, edhe rrugën që do të çojë në antarësimin e plotë të Republikës së Kosovës në Aleancën e Traktatit të Atlantikut Verior. Kjo nismë e dyzet kongresistëve amerikanë tregon se protagonistët në mbështetje të Kosovës dhe të Shqiptarëve në Kongresin amerikan mund të kenë ndryshuar gjatë dekadave, por është e qartë se mbështetja e Kongresit amerikan për Kosovën dhe shqiptarët është më e fortë se kurrë. A janë duke bërë Kosova dhe Shqiptarët në përgjithësi ato çfarë u takon dhe çfarë kërkohet prej tyre, për të merituar këtë mbështetje të vazhdueshme, me qëllim për të përshpejtuar integrimin sa më të shpejtë të gjithë Shqiptarëve në organizmat euro-atlantike?
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi