Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

MENTOR THAQI:POETIT TË DËSHPRUAR

Shko poshtë

MENTOR THAQI:POETIT TË DËSHPRUAR Empty MENTOR THAQI:POETIT TË DËSHPRUAR

Mesazh nga Agim Gashi Sun Feb 16, 2014 9:23 pm

Poetëve të dëshpruar, të lënduar shpirtërisht nga stërkeqjet e sinjerëzve tonë në kupolen e turpit ... si urim!!!


MENTOR THAQI:POETIT TË DËSHPRUAR 1604687_777378155624925_1781498546_n

MENTOR THAQI:POETIT TË DËSHPRUAR

Urime, urime e gëzuar edhe ty vëlla Poet, 
që n´shpirtë t´kanë thy dhe sivjet si vjet, 
duhet të kthejm "bigen" kundër qejfit t´kuajve, 
të marrim drejtimin e kundërt të djajve!

Pavarësia le të jetë një ndërgjegjësim
që t´kujtojmë përpjekjet që gjatë u bënë,
mos të na kthehet mundi në ofshamë, zhgënjim ...
mos ta thëmi atë që kurrë s´do duhet thënë!

Shpirtërat po na i vrasin skenat e dhimbshme,
sytë e tyre mbushur e mbytur me lotë trishtimi,
çka duhet të bëhet që t´bëjmë luftë të bindshme,
që Lirisë t´i hiqet pushtimi e t´i kthehet kuptimi!?

Nuk kam qëllimin të mbjellë as korrë pesimizëm,
i besoj shumë Shpirtit të Kombit tim Liridashës,
por dua që të kthehemi në përkushtimin bindës,
pushtuesit e vlerave t´mos mbeten ëndërrvrasës!
...
Mentor Thaqi VS., 16.02.2014
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi