Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rexhep Qosja: Rugova përziente uiskin me verën

Shko poshtë

Rexhep Qosja: Rugova përziente uiskin me verën Empty Rexhep Qosja: Rugova përziente uiskin me verën

Mesazh nga Agim Gashi Thu Feb 20, 2014 10:54 pm

Rexhep Qosja: Rugova përziente uiskin me verën
Rexhep Qosja: Rugova përziente uiskin me verën Spacer
Rexhep Qosja: Rugova përziente uiskin me verën Spacer
Rexhep Qosja: Rugova përziente uiskin me verën Spacer
Rexhep Qosja: Rugova përziente uiskin me verën 78151_6

TIRANE-Akademiku Rexhep Qosja në një bisedë me gazetaren Rudina Xhunga për emisionin "Shqip", ka folur për historinë e Kosovës, me rastin e 6-vjetorit të Pavarësisë së saj. 

Në këtë intervistë Qosja "sulmon" Rugovën e Thaçin dhe ngre lart figurën e Adem Jasharit. Disa herë ju kam intervistuar në këtë studio dhe më ngjan se ju flisni më shumë për Shqipërinë sesa për Kosovën. Apo e kam gabim? Mund të jetë ashtu. Shqipëria është një shtet 100 vjet dhe për një shtet që ka 100 vjet jetë mund të flitet më shumë, mund të flitet me qendrim më kritik. Kosova është shtet i ri, 6 vjeçar dhe sigurisht duhet folur me më shumë kujdes, ndoshta dhe më butë, por nëse të këqijat politike shtohen, zgjerohen, thellohen atëherë edhe këtu duhet folur me gjuhë kritike të shkoqur. Jemi në vitin e gjashtë të Kosovës shtet sot (dje), në datën 17 shkurt. Do të kishte shtet pa Rambuje? Në perspektivën historike do të kishte shtet të Kosovës edhe pa Rambujenë. Kur një popull dëshiron të çlirohet, kur një popull dëshiron të bëhet i lirë, kur një popull dëshiron të krijojë një shtet, përvoja historike ka dëshmuar se këtë gjë do ta bëjë, në mos sot - nesër, në mos nesër - pasnesër. Megjithatë, Rambujeja është ngjarje shumë e madhe dhe vendimtare që ka vendosur për ardhmërinë e Kosovës, që do të thotë për pavarësinë e Kosovës. Në të vërtetë nuk është Rambujeja simbol i shtetit kosovar, simbolet e Kosovës së pavarur janë dy, Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari. 

Them se ky është një krahasim i gabuar, i padrejtë dhe historikisht i paqëndrueshëm. Adem Jashari dhe Ibrahim Rugova janë figura të ndryshme, me jetëshkrime të ndryshme, me fate të ndryshme dhe me merita të ndryshme. Adem Jashari është një figurë e madhe historike vetë dhe figurë e madhe historike me familjen e tij. Adem Jasharin e bëri figurë të madhe historike jetëshkrimi i tij, nisma e tij, përkushtimi i tij. Ai ishte i pari që e nisi luftën çlirimtare për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, i pari dhe u bë simboli rreth të cilit u mblodhën, i cili i mobilizoi, i afroi të tjerët për këtë luftë. Ibrahim Rugova ishte tjetër njeri dhe unë them se është e padrejtë dhe mëkat historik që të krahasohen këto dy figura. Ibrahim Rugova bënte një politikë partiake, të një partie, që, të mos harrojmë dhe s'duhet harruar, ishte e regjistruar në Ministrinë e Drejtësisë në Beograd dhe kjo parti dhe ky njeri kishte filluar politikën për një autonomi të Kosovës dhe politika që bëri deri në fund, deri në luftë por edhe gjatë luftës ishte e ashtuquajtura politikë paqësore që kishte disa ide herë për pavarësinë dhe herë për autonominë e Kosovës, që ishte një politikë të cilën e përkrahnin ndërkombëtarët plotësisht të bindur dhe të sigurt se do të mbajnë paqen në Jugosllavi, se kjo parti nuk do të lejonte të bëheshin kryengritje dhe luftëra në Kosovë që do mund të prishin paqen në Jugosllavi dhe vetë Jugosllavinë. Ajo ishte, pra, partia Lidhja Demokratike e Kosovës dhe kryetar i saj ishte Ibrahim Rugova: ishin parti dhe subjekt me të cilin ndërkombëtarët do ta ruanin Jugosllavinë të tillë siç ishte dhe Kosovën në pozitën në të cilën ishte, pra, në pozitën e autonomisë! A mund të krahasohet tani Adem Jashari i cili donte të bënte luftë për lirinë, çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës me një parti dhe një njeri që bënte politikën paqësore për ruajtjen e Jugosllavisë dhe realisht, objektivisht, del - për statusin ekzistues që kishte Kosova në atë kohë. E po kjo është e padrejtë, është antihistorike dhe kjo do të kalohet. Tani partitë po bëjnë gara për njerëzit e vet, për pozitat e veta, për politikën e vet, për fitoret e tyre të supozuara në zgjedhje dhe kështu bëjnë disa krahasime të paqëndrueshme, të padrejta dhe historikisht të gabuara. A ka nevojë Kosova në këto gjashtë vjet shtet për ndarje, për qartësim figurash apo për lënie pas krahëve të çfarë është thënë e bërë dhe në një farë mënyre për një lloj bashkimi që shkon drejt bashkëpunimit? Ka një fjalë që e kanë thënë sociologë, filozofë, njerëz të mençur të Evropës, të cilët e kanë thënë kaherë dhe Evropa këtë e ka zbatuar. Duhet të ndahemi që të bashkohemi. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë se të vërtetat duhet të thuhen ashtu siç janë. Thonë se e vërteta i bashkon njerëzit, gënjeshtra i ndan, i përçan. Ne duhet ta themi të vërtetën edhe sot për çdonjërin dhe kjo e vërtetë nuk mund të bëhet, për mendjet normale, të shëndosha, të drejta, shkak i ndarjes dhe i përçarjes. E vërteta duhet të pranohet e tillë siç është. Lidhja Demokratike e Kosovës dhe disa militantë të tjerë që mund të jenë ose jo në parti, ose që shkruajnë artikuj, e shfrytëzojnë emrin e Ibrahim Rugovës për nevoja partiake ose për nevoja personale. Kjo është e gabuar dhe nuk i shërben të mirës në Kosovë. Hashim Thaçi, ju ka zhgënjyer profesor? Më ka zhgënjyer. Unë kam qenë në Rambuje me Hashim Thaçin, më pas kam qenë gati një vit e gjysmë në administratën e Kushnerit me Hashim Thaçin dhe Rugovën dhe tani nuk mund të them se nuk jam i zhgënjyer nga sjelljet e tij. Hashim Thaci ka disa iluzione që gjithmonë, si të gjitha iluzionet, janë të dështuara në politikë. Hashim Thaci ka dhjetë vjet që bën fushatë elektorale pa thënë gjë reale, objektive, që bën përshtypje, që përcakton ide, mendime, nisma, që sjell vizione dhe tani, në zgjedhjet e fundit, me fushatën që bëri, foli për veten dhe partinë e vet dhe jo për të tjerët, për partitë e tjera, për meritat dhe mosmeritat e tyre. Praktikisht fitoi më pak se ç'mendonte Partia Demokratike dhe humbi disa qytete. Kam drojë se po vazhdoi me fushata të tilla, me atë gjuhë, ai do humbë edhe zgjedhjet e për-gjithshme. Hashim Thaçi dhe njerëzit e tij të Partisë De-mokratike që ka 13 vjet, tani kemi hyrë në vitin e 14, që nuk duan t'i thuan popullit të Kosovës në fushata apo jashtë Kosovës, kush është kush në Kosovë. Ai i bënte me meritë njerëzit që nuk kishin meritë. Ibrahim Rugova kishte humbur kontrollin në vitet e fundit të jetës së tij dhe lejohem ta them pa ngurrim se kishte humbur kontrollin e gjykimit, ai nuk ishte realisht në gjendje të gjykonte, duke pirë uiski dhe verë vend e pavend, duke i përzier pa pushim, vazhdimisht. Ai nuk mund të ishte njeri racional. Ai bënte një politikë të gabuar, aq të gabuar sa nuk donte të pranonte studentët që të flisnin me të, saqë për tragjedinë e Adem Jasharit, në Mbledhjen e Kryesisë së LDK-së të kryesuar prej tij, tha se tragjedia e Jasharëve vdekja e Adem Jasharit ka gëzuar serbët dhe shqiptarët. Dhe këtë e kanë thënë edhe individë që kanë qenë prezent në atë mbledhje. Hashim Thaci nuk i thotë popullit cila ishte politika dhe çfarë i solli politika e LDK-së Kosovës. Ajo politikë përuli popullin dhe do t'i sillte Kosovës robërinë, pushtimin prej Serbisë edhe 1000 vite të ardhshme. Ai nuk i thotë popullit kush ishte Isa Mustafa që sot po e provokon rëndë partinë Demokratike të Kosovës dhe partitë e tjera, i cili tani ka dalë me aspiratat se do të bëhet kryeministri i ardhshëm i Kosovës. 

(GazetaShqiptare/BalkanWeb)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rexhep Qosja: Rugova përziente uiskin me verën Empty Re: Rexhep Qosja: Rugova përziente uiskin me verën

Mesazh nga Agim Gashi Thu Feb 20, 2014 10:59 pm

Rexhep Qosja: Rugova përziente uiskin me verën Qosja-shefqeti
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi