Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bajram Konsumi

Shko poshtë

Bajram Konsumi Empty Bajram Konsumi

Mesazh nga Agim Gashi Mon May 04, 2009 8:57 pm

Bajram Konsumi

Bajram Konsumi B-490x320
Bajram Kosumi nuk u paraqit në përvjetorin e nëntë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Ai nuk ka shkuar në forumet e AAK’së që prej Kuvendit Zgjedhor të zhvilluar në fund të nëntorit. Është i pakënaqur me postin që ia kishte caktuar Ramush Haradinaj dhe me konceptin e ri të partisë që beson se nuk është ai i themelimit.

Nga Artan Mustafa më 04.05.2009 në ora 7:19

Ndoshta zhvillimet politike në Kosovë nuk kanë qenë më të pamëshirshme për askënd prej figurave më të njohura politike sesa ndaj Bajram Kosumit.

Një aktivist i moçëm politik, i gjendur për dy dekada pranë ndonjë lideri me peshë, Bajram Kosumi kishte gjetur fatkeqësinë e tij në fatin e përkohshëm që i ishte ofruar për të marrë detyrën e Kryeministrit pas ngritjes së padisë nga Haga ndaj Ramush Haradinajt.

Nëse nuk jeni i fuqishëm, vështirë se mund të keni bërë shumë në periudhën e pas luftës. Kosumi ishte i pafuqishëm për të kontrolluar Qeverinë e tij gjatë vitit të vetëm si Kryeministër. Ishte i pafuqishëm edhe për të vendosur vetën si një lider që duhet konsideruar seriozisht, në një moment që ndoshta nuk do t’i vijë më kurrë.

Kujtimet nga viti i tij i mbrapshtë duket se vazhdojnë ta mundojnë.

Kohës së fundit, në një emision argëtues në RTK, ai i hapi pakëz kujtimet duke iu kthyer udhëtimit të famshëm nga Turqia në Kosovë.
z.Kosumi tha se rrëfimi me aeroplanin nuk kishte qenë ashtu siç e kanë krijuar mediat përshtypjen. Nuk e sqaroi se si, vetëm përsëriti se mediat kishin krijuar imazh të paqenë.

Që valët e pamëshirshme ta godasin prapë, duhej të kthehej Ramush Haradinaj fizikisht në krye të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Haradinaj pretendon të kthehet në pushtet. Për të arritur këtë qëllim, ai ka bërë një llogari politike duke e quajtur qeverisjes e AAK’së të mandatit të kaluar pasi ai kishte shkuar si “të degraduar” dhe duke i zbritur në strukturën partiake disa prej emrave të njohur të atij Kabineti.

Ish-Kryeministri Bajram Kosumi, njeriu i mësuar të jetë i “dyti” gati përherë në karrierën e tij, u zbrit në postin e Nënkryetarit të Pestë të AAK’së pas Kuvendit Zgjedhor të kësaj partie të zhvilluar në nëntor 2008.

Autorin e librit “Një koncept për mendimin e ri politik” duket se po e nxisin mendime të reja të shtyra nga rrethanat e krijuara në AAK.

Gjatë shënimit të përvjetorit të nëntë të AAK’së, të shtunën në Prishtinë, Bajram Kosumi mungonte në “Sheshin 21”.

Nënkryetari Naim Maloku ishte filozofik në përgjigjen e tij i pyetur të dielën nga Expressi se përse Kosumi nuk kishte marrë pjesë në ceremoni.

“Ka qenë 2 Maji dhe kemi paraparë që mund të ketë vështirësi të vijnë të gjithë të ftuarit. Ishte fundjavë e zgjatur dhe njerëzit mund të kenë paraparë të shkojnë diku me familjet e tyre...”, u shpreh Maloku.

Një zyrtar i AAK’së, i afërt me Ish-Kryeministrin, i ka treguar Expressit rrëfimin e Kosumit.

“Bajram Kosumi është duke bojkotuar postin që i është caktuar atij pa asnjë konsultim. Ai nuk ka marrë pjesë në asnjë forum partiak prej Kuvendit Zgjedhor”, ka treguar zyrtari, të dielën.
Nënkryetari Naim Maloku ka pranuar se ai nuk e ka parë Bajram Kosumin në forumet partiake prej Kuvendit Zgjedhor.

“Mund të ndodhë që kur nuk kam qenë unë, ka qenë ai. Nuk jam as vet në të gjitha mbledhjet e Kryesisë dhe të Këshillit Drejtues. Kam angazhime të ndryshme edhe jashtë vendit edhe në Kuvend”, është shprehur Maloku.

“Por, mund të them se aktivitetet e grupit parlamentar të AAK’së ai është shumë i rregullt dhe i kryen të gjitha obligimet e tij”, ka shtuar ai.
Zyrtari që ka folur në kushte anonimiteti ka thënë se Kosumi nuk pajtohet me qasjen politike që është duke ndjekur lideri Ramush Haradinaj.

“Kjo nuk është AAK e themelimit, po shndërrohet në një LDK të vogël”, është shprehur ai, duke iu referuar transferimeve të kohës së fundit.

“Z.Kosumi, së bashku me z.Dugolli, do të presin që të kalojnë zgjedhjet lokale për të vendosur çfarë do të bëjnë”, ka thënë ai.

Nënkryetari Naim Maloku, megjithatë, thotë se, sipas bindjeve të tij, Kosumi nuk ka ndonjë tendencë për të lëvizur nga AAK.

“Brenda strukturave të partisë ai konsiderohet njëri prej figurave të fuqishme të AAK’së. Kaq di unë”, ka thënë Maloku.
Nëse konsiderohet ndër më të fuqishmit, përse është Nënkryetari i Pestë?

“Tash, ne nuk kemi mundur të jemi të pestët nënkryetarë të parë. Unë nuk e di që Bajram Kosumi është nënkryetari i pestë. Mesa unë e di, i pesti është Ardian Gjini”, është shprehur Maloku.
Sa i përket teorisë për “LDK’në e vogël”, Maloku thotë se natyra e AAK’së ka qenë e atillë që i ka mundësuar të bëhet koalicioni me LDK’në sa ishte Ibrahim Rugova gjallë. “Fakti që një numër individësh nga ajo parti kanë ardhur në AAK tash nuk e bën këtë parti një LDK të vogël. AAK ka synim të profilizohet si parti e djathtë. Jemi duke e hartuar programin e partisë”, ka shtuar Maloku.
Ky program dhe struktura e re, ku nuk gjejnë vend disa prej emrave që e kanë përfaqësuar AAK’në në Qeverinë e kaluar, është menduar t’i sjellë elektorat dhe rrugë të re drejt rikthimit në pushtet partisë më të zëshme opozitare aktualisht.

Bajram Kosumi ka pasur mbështetje të varfër të votave tradicionalisht. Edhe në zgjedhjet partiake të vitit 2006 atij i ishte falur posti i Nënkryetarit.
A është zemërimi i tij tash aq serioz sa të godas AAK’në përpara zgjedhjeve?

“Një numër zyrtarësh e kanë lënë AAK’në dhe po kalojnë nëpër subjekte tjera. Ka edhe një numër të konsiderueshëm të pakënaqurish...”, ka thënë Zyrtari i AAK’së, me të cilin Express foli të dielën.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi