PD fajëson ministrin Gashin për krizën e ujit-Përgjigje e Ministrit Gashi
Faqja 1 e 1

PD fajëson ministrin Gashin për krizën e ujit
Partia e Drejtësisë (PD) konsideron se Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor është përgjegjëse për krizën e ujit të krijuar pas rënies së nivelit të liqenit të Badovcit dhe Batllavës, për shkak të mungesës së reshjeve atmosferike.
Sipas PD-së, kjo ministri ka qenë dashtë t’i paraprijë situatës dhe të parapërgatitet në momentin që është vërejtur se ka mungesë të të reshurave.
PD vlerëson se ka munguar një plan qendror për menaxhimin e thatësisë, një përgjegjësi kjo e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, e cila udhëhiqet nga ministri Dardan Gashi.
Nënkryetari i kësaj partie, Jeton Svirca, në një konferencë të mbajtur të dielën ka pohuar se ministria e Mjedisit si institucion përgjegjës për menaxhimin e resurseve ujore, duhet të ketë planin e thatësisë, apo në rastin e kundërt edhe të përmbytjeve.
“Sot, çmojmë angazhimin në drejtim të menaxhimit të situatës nga ana e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Kompanive Rajonale të Ujësjellësve, si dhe me angazhimin e Këshillit Ndërministror për Ujerat pranë ZKM-së të krijuar rishtazi, ndonëse shpresojmë se do t’ia dalin të administrojnë dhe të tejkalojnë situatën për të cilën Ministria e Mjedisit nuk ka qenë e vëmendshme”, ka pohuar ai.
PD fton Qeverinë të përgjigjet në kërkesat urgjente të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësve “Prishtina” në mënyrë që të sigurohet mbushja emergjente e Badovcit.
Por, në këtë aspekt PD shpreh shqetësimin me faktin se në këtë kanal ka shkarkime ilegale të kanalizimit nga vendbanimet përgjatë kanalit. “Kjo rrezikon dukshëm cilësinë e ujit dhe rrjedhimisht cilësinë e liqenit të Badovcit”.
Megjithëkëtë, nënkryetari Svirca, ka thënë se edhe për këtë çështje përgjegjësia bie mbi Ministrinë e Mjedisit.
PD ka ftuar Komunën e Prishtinës të merr masa urgjente në ndalimin e kyçjeve ilegale në rrjetin e ujësjellësit dhe ndalimin e autolarjeve deri në tejkalimin e situatës.
Ndërsa Ujësjellësi duhet të ndërmerr masa permanente për zvogëlimin e humbjeve komerciale (kyçjeve ilegale) dhe teknike dhe të përkrahet nga të gjithë akterët për hulumtimin e resurseve alternative.
© KOHA.net
Gashi: Deklarata e PD-së hakmarrje absurde politike
Dardan Gashi e ka quajtur përpjekje absurde për hakmarrje politike, deklaratën e Partisë së Drejtësisë, se Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, të cilën e drejton Gashi, është përgjegjëse për krizën e ujit të krijuar pas rënies së nivelit të liqenit të Badovcit dhe Batllavës, për shkak të mungesës së reshjeve atmosferike.
© KOHA.net
Ministri Gashi i ka thënë “Kohës Ditore” se ministria e tij nuk ka lidhje me ujin e pijshëm, por këtë duhet ta menaxhojnë kompanitë e ujësjellësit.
“Në përgjithësi në Kosovë nuk ka thatësi shumë të madhe, përveç Prishtinës, dhe kjo ka ndodhur nga keq menaxhimi i ujit nga ana e ujësjellësit”, ka thënë ministri Gashi.
Për Partinë e Drejtësisë, ministri Gashi ka pasur një këshillë.
“Partia e Drejtësisë, le të rregullojë punët e veta në Ministrinë e Shëndetësisë, ministri kjo e cila ka më së shumti probleme. Pra, e thash që kjo po bëhet vetëm për hakmarrje politike”, është shprehur Gashi.
Gashi, nga “Lista Ibrahim Rugova” e Partia Drejtësisë me Ferid Aganin ministër të shëndetësisë janë të dy në qeverinë “Thaçi 2”.
Sherri mes Gashit dhe PD-së plasi pas kërkesës së këtij të parit që të rregullohet me ligj çështje e ndotjes akustike nga zhurma e altoparlantëve në minaret e xhamive dhe të kambanave të kishave.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi