Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mustafa thotë se s’do të bëjë koalicionin me PDK-në

Shko poshtë

Mustafa thotë se s’do të bëjë koalicionin me PDK-në Empty Mustafa thotë se s’do të bëjë koalicionin me PDK-në

Mesazh nga Agim Gashi Sun Feb 23, 2014 10:00 pm

Mustafa thotë se s’do të bëjë koalicionin me PDK-në
Mustafa thotë se s’do të bëjë koalicionin me PDK-në 20140223192805988646


Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka mohuar mundësinë që pas zgjedhjeve të ardhshme nacionale në Kosovë të bëjë koalicion me PDK-në e Hashim Thaçit.

Ai ka mohuar edhe të ketë rënë në ujdi me PDK-në në takimin e fundit me kryeministrin Thaçi, teksa e ka quajtur këtë gjë spekulim që ka për qëllim zbehjen e punës që po bëhet në LDK. Madje, ai ka përkujtuar se si kryetar i LDK-së nuk ka mundur të zhvilloj këso lloj bisedash ngase Këshilli i Përgjithshëm i partisë së tij as nuk e ka diskutuar këtë cështje e as që ka marrë ndonjë vendim në këtë drejtim.
“Nuk ka asnjë bisedë tani lidhur me koalicione. Nuk është biseduar në takimin tonë për asnjë koalicion, sepse kjo nuk është diskutuar as në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së. Në Këshill të Përgjithshëm merret vendimi për koalicion. Ka spekulime të ndryshme sepse përmes spekulimeve dëshirohet që të zbehet në një formë e gjithë kjo punë që po bëhet në LDK”, ka thënë Mustafa, të dielën në Prizren, gjatë një takimi me strukturat e degës së LDK-së. “Ne do të punojmë shumë që PDK-në ta qesim në opozitë. Dhe një parti që dëshirohet të qitet në opozitë, natyrisht që s'mendohet që të bëhet koalicion me të, sepse ne ndryshimet nuk mund t'i bëjmë në të ardhmen nëse nuk ndryshohen partnerët, me të cilin do të qeverisim në periudhën e ardhshme”, ka shtuar më tej ai. 

Mustafa ka sqaruar se në takimin e fundit me kreun e PDK-së, Hashim Thaçi është kërkuar që zgjedhjet të mbahen në qershor, për të cilën ekziston një pajtueshmëri në parim por jo edhe vendim përfundimtar, pasi paraprakisht duhet të përcaktohet agjenda për aprovimin e ligjit zgjedhor, datën e shpërndarjes së Kuvendit dhe shpalljen e zgjedhjeve nga Presidentja e vendit. 
“Si LDK kemi kërkuar që zgjedhjet të mbahen në qershor të këtij viti. Kemi konsideruar se deri në qershor mund të bëhen përgatitje të mira”, ka thënë Mustafa.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi