Hashimi nuk ikë!
Faqja 1 e 1
Hashimi nuk ikë!
Hashimi nuk ikë!
Një djalë shqiptar nga Brukseli e ka humbur durimin me Hashim Thaçin, prandaj ka vendosur që ta 'rrëzoj' Kryeministrin tonë në 'Ditën e parë' të Pranverës!
Ka vendosur ta rrëzoj 'Hashimin' me vonesë, dhe ende nuk dihet pse nuk i është kujtuar kjo ide më herë, me kohë!
Idea është e vonuar por është origjinale.
Fehmi quhet bartësi i kësaj ideje, ndërsa mërgimtarë janë ata protestues që do të vijnë nga e gjithë bota të na çlirojnë neve nga 'Hashimi', ditën e parë të pranverës!
Thirrjes 'Ik Hashim' të Lëvizjës 'Ik Hashim' mund t'i bashkangjitet kush të dojë, prania në protestë nuk është e limituar!
Kjo protestë kushton shtrenjtë. Shumë shtrenjtë për ta rrëzuar Kryeministrin Thaçi. Nuk ke llogari të paguash bileta udhëtimi për të ardh' në Kosovë me rrëzu Hashimin, kur mund të presësh edhe një muaj, deri në Maj, kur Kryeministri Hashim Thaçi shkon vet.
Më lirë na kushton të presim ditën e parë të verës!
Problemi i shqiptarëve të Kosovës sipas Fehmi Çelës është 'Hashimi', e jo Kryeministri Hashim Thaçi me qeverinë e tij, prandaj, për ta demitizuar, e për t'ia bërë me dije Kryeminisrit se kishe 'ti s'je kurrkushi për neve' protestën e kanë pagëzuar me thirrjen 'Ik Hashim'!
Protesta do të jetë origjinale, po vetëm ftesa dhe emri i protestës është plagjiat, marrë nga rrebelat e Shqipërisë, nga 'Nano ik'.
Për të mos qenë plagjiat i kulluar, ia kanë ndërruar vendin vetëm urdhërit 'Ik'! Ndryshe nga Nano, Hashimin e urdhërojnë të ikë përpara se t'ia thërrasin emrin!
Në mungesë të një Sali Berishe, i papërtueshëm për t'u rrebeluar (me kravatë t'kuqe), në mungesë të vullnetit për t'u rrebeluar, Fehmia do të mund ta angazhonte këngëtaren Aurela Gaçe, e cila para do ditësh e zbuloi Che Guevaren më të zjarrtë të mundshëm, i fshehur në shpirtin e saj, në letrën publike që ia përkushtoi Fatos Lubonjës.
Lexojeni dhe besojini Fridrihut, Niçes kur i ftonte burrat, përfshirë veten, që të ketë kujdes nga gratë, se në thellësi të shpirtit sipas filozofit, meshkujt janë të këqinj, por femrat përveç të këqija, janë edhe të liga.
Pra, letrës vrasëse të këngëtares drejtuar Lubonjës, ia ndërron vetëm emrin, në vend Fatos, e shkruan Hashim, dhe e sheh çka ndodh!
Me siguri Flamuri din diçka që për t'ia 'pru diellin mbi kry' Kryeministrit, e ka zgjedhur bash ditën e parë të pranverës.
Se nëse ditën e parë të pranverës qëndroni në ekuador, keni shansin që mbi kokat tuaja të kalojë dielli, dhe dielli mbi kokën tënde kalon vetëm dy herë në vit, ditën e parë të pranverës dhe ditën e parë të vjeshtës!
Në pranverë çel edhe tulipani.
Zogjtë e lindur 300 ditë më parë, e mësojnë këngën e tyre.
Është stina edhe e shqiponjës.
Është koha për ta shkundur shtëpinë, siç shkundet me një frymë të lehtë lulja e parë që çel në pranverë-luleradhiqja.
Krejt bota i hapin dyert e dritaret, për ta shkundur nga pluhuri shtëpinë. Si në Vitin e Ri Persian, ku praktikohej 'Khonen Tekouni', që do të thotë 'Shkunde shtëpinë'!
Në pranverë përtrihet çdo gjë. Përtrihen edhe kujtimet e luftës që nuk përfundon.
Përtrihet edhe mërzia.
Nuk ka gjasa që së bashku me 1,800 zogj shtegtarë, që kanë migruar në Dimër të kthehen në Pranverën e Kosovës edhe mërgimtarët tanë për t'i thënë 'Ik' Kryeministrit, një muaj para së të Ai 'Ik' vet, para kohës.
Se, Pranverën nuk e pret askush aty ku s'ka Dimër, dhe aty ku dimrit çelin pemët nga dy herë!
Pranvera shqiptare nuk ndodh.
S'ka borë për t'u shkrirë e s'ka shi për të na vërshuar!
'Papritmas është pranverë' vetëm në këngën e Frank Sinatrës, 'Suddenly I'ts Spring'
Fehmiu, papritur u bë fansi më i madh i Kryeministrit Thaçi.
Se Fehmiu po do ta 'rrëzoj' një muaj përpara se të vetrrëzohet, për ta bërë Kryeministrin të duket si 'gjynah'!
E kur të duket si 'gjynah' Për vetvetiu i jepet edhe një shans!
'Jemi të rinj, të lirë dhe papritmas është pranverë'. Marrë nga blogu i saj në fb

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Hashimi nuk mërzitet për Jakupin
» AGIM GASHI - HASHIMI E ISA
» Ahmeti e Hashimi, e rrezikojnë PTK`në
» AGIM GASHI:KUR FLET HASHIMI
» Nexhat Daci: S’ka si Hashimi në Kosovë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi