Denoncoi vjehrrin për përdhunim, rezulton se ata kishin lidhje intime

Historia 15-vjeçare në familjen nga Topoja e Fierit
Nusja i tregoi të shoqit, por ai nuk e besoi dhe i kërkonte vetëm të punonin e të mbanin fëmijët
Denoncimi i një gruaje 35-vjeçare në Fier, e cila pretendonte që vjehrri e kishte përdhunuar, ka nxjerrë në dritë një dramë sociale të kësaj familje, ku nusja kishte marrëdhënie intime për 15 vjet me babanë e të shoqit, ndërsa burri e dhunonte që nga momenti që ajo kishte dashur të shkëputej nga vjehrri, pasi nuk e besonte një veprim të tillë. Ai e ka besuar vetëm kur gruaja i ka treguar filmimet intime me vjehrrin, ndërkohë që prokuroria i ka dërguar babë e bir si të pandehur në gjykatë. Gjykimit nuk i ka shpëtuar as 35-vjeçarja, e cila akuzohet për kallëzim të rremë ndaj vjehrrit.
Historia e plotë
Historia tronditëse, e cila është zbardhur e plotë edhe nga dëshmitë e protagonistëve të saj, ka ndodhur në fshatin Topojë të Fierit. Fillimisht, 35-vjeçarja L. Ç., e cila ishte dhunuar prej disa vitesh nga bashkëshorti i saj, pranverën e vitit të kaluar i është drejtuar Komisariatit të Policisë së Fierit, duke denoncuar vjehrrin M. Ç. 68 vjeç, me pretendimin se ky i fundit e kishte përdhunuar në mënyrë sistematike për 15 vjet me radhë. Menjëherë pas denoncimit është bërë ndalimi i 68-vjeçarit, i cili më pas u lirua, pasi hetimet e Prokurorisë së Fierit kanë nxjerrë në pah rrethana të reja. Nëna e tre fëmijëve i është drejtuar Komisariatit të Fierit paraditen e 13 qershorit 2013, ku ka shprehur pretendimet. Ajo ka sqaruar se rreth 15 vite më parë është martuar me 40-vjeçarin A. Ç. nga fshati Topojë. Ajo ka shtuar se pas fejesës, ka kaluar vetëm dy javë me bashkëshortin, pasi më pas, ai është larguar për në Greqi për të punuar. Por, sipas saj, pas largimit të të fejuarit për në Greqi, ajo ka shkuar te shtëpia e tij dhe ndihmonte vjehrrën dhe vjehrrin. Denoncuesja ka pohuar se një ditë, ajo ka qenë në shtëpi e vetme me vjehrrin, pasi vjehrra kishte shkuar në arë për të punuar. Në këto kushte, ajo ka pretenduar se nën presionin e dhunës fizike dhe psikike është dhunuar seksualisht nga vjehrri, jashtë dëshirës së saj. Madje, 35-vjeçarja ka pohuar para hetuesve se vjehrri e kishte kërcënuar që të mos tregonte për atë që kishte ndodhur. Sipas denoncueses, e njëjta gjë është përsëritur edhe herë të tjera. Por, ajo ka shtuar se kur bashkëshorti është kthyer nga Greqia, pas disa muajsh, ajo nuk i ka treguar nga frika. Një vit më vonë, ata janë martuar dhe asaj i është dashur të jetonte në shtëpinë e bashkëshortit, edhe pse ky i fundit më shumë qëndronte në Greqi për të punuar. Në denoncimin e saj, 35-vjeçarja L. Ç. ka shpjeguar se gjatë gjithë kohës, ajo është dhunuar seksualisht nga i vjehrri. Rreth tre vite para denoncimit, bashkëshorti i denoncueses është kthyer për të jetuar përgjithnjë në Shqipëri dhe ka gjetur një punë. Por kthimi i tij në shtëpi ka shtuar tensionet mes pjesëtarëve të familjes dhe konfliktet mes tyre. Në deklarimet e dhëna fillimisht në polici, 35-vjeçarja ka pohuar se një ditë, gjatë një sherri banal, vjehrri ka tentuar ta vrasë me armën e gjahut, kur aty ndodhej edhe vjehrra e bashkëshorti. Në këto kushte, ajo ka menduar që të regjistrojë një video për ta pasur si provë dhe për këtë arsye ka blerë një celular me kamerë. Ajo i ka thënë bashkëshortit se vjehrri e kishte dhunuar më parë seksualisht, por ai nuk e ka besuar dhe i ka thënë se nuk duhej të merreshin me fjalë të kota, por duhej të ushqenin fëmijët. Por ky rrëfim ka sjellë më shumë konflikte dhe 35-vjeçarja pretendon se më 7 qershor të vitit të kaluar, bashkëshorti e ka fyer e qëlluar me grushte e shkelma, duke e ngjeshur pas murit në dhomën e tyre. Nga këqyrja e jashtme e kryer ditën e denoncimit, rreth një javë më vonë, janë konstatuar dëmtime në fytyrë, poshtë syve. Pas këtij sherri, ajo ka regjistruar një video, ku vjehrri e ka prekur në pjesë intime të trupit dhe më pas, ajo ia ka treguar këtë filmim bashkëshortit.
Hetimi
Pas deklarimeve dhe pamjeve të videos të marra nga denoncuesja, prokuroria ka urdhëruar ndalimin e vjehrrit të saj për veprën penale të kryerjes së marrëdhënieve seksuale me dhunë. Për shkak se në videon që denoncuesja ka paraqitur si provë nuk faktohej dhuna seksuale, por vetëm afrimiteti intim mes saj dhe vjehrrit, prokuroria ka urdhëruar kryerjen e veprimeve hetimore speciale me qëllim zbardhjen e ngjarjes. Nga përgjimet ambientale është konstatuar se komunikimi mes 68-vjeçarit M. Ç. dhe denoncueses është i lirshëm dhe se kuptohet qartë se mes tyre ka pasur marrëdhënie intime. Gjatë përgjimit, ajo ia ka mohuar vjehrrit që të ketë kryer kallëzim ndaj tij, por i ka sqaruar se kërkon vetëm të ndahet nga bashkëshorti. Në kërkesën për gjykim thuhet se në bisedën e bërë rezulton që M. Ç. dhe bashkëshortja e djalit të tij të kenë konsumuar marrëdhënie intime seksuale, por ajo nuk shpreh asnjëherë indinjatë për dhunën që ka pretenduar se i është ushtruar gjatë deklarimeve fillestare. Ndërkohë, vjehrri fillimisht ka mohuar të ketë kryer marrëdhënie seksuale me nusen e djalit, duke pohuar se e kishte si vajzën e tij. Por më pas ka ndryshuar qëndrim, duke mos mohuar që të ketë kryer marrëdhënie seksuale me gruan e djalit të tij, por ka pretenduar se është provokuar nga kallëzuesja, të cilën e akuzon si një femër imorale, që sipas tij e njohin të gjithë.
Deklarimet
Prokuroria ka marrë edhe deklarimet e bashkëshortes së 68-vjeçarit M. Ç. e cila ka pohuar se gjatë këtyre viteve nuk kishte dyshuar kurrë për atë që i kanë thënë kohët e fundit. Por kur ka parë videon që ia ka treguar nusja e djalit, i ka kërkuar bashkëshortit që të ikë nga shtëpia. Por, ai i ka thënë se e dinte vetë se çfarë bënte. Gjithashtu, është pyetur edhe 40-vjeçari A. Ç. i cili ka pranuar se bashkëshortja kishte më shumë se dy vjet që i kishte thënë se vjehrri e ngacmonte, e puthte dhe e prekte në pjesë intime të trupit. Madje, ai ka shtuar se bashkëshortja i ka thënë se babai i tij e kishte përdhunuar, por ai nuk e kishte besuar. Ai është bindur vetëm kur ka parë videon në të cilën shfaqej i ati teksa puthte e prekte në vende intime bashkëshorten e tij. Rreth dy javë pas ndalimit të 68-vjeçarit, nusja e djalit të tij ka ndryshuar qëndrimin e saj, duke rrezikuar kështu akuzën e kallëzimit të rremë. Ajo ka shkuar në prokurori ku ka pohuar se kishte akuzuar vjehrrin për kryerje të marrëdhënieve me dhunë, pasi kishte dashur të krijonte një motiv për dhunën fizike që i ushtronte bashkëshorti. Ajo ka shpjeguar se ka kryer marrëdhënie seksuale me vjehrrin, por me dëshirën e të dyve. Por edhe pse kjo deklaratë e re e bashkëshortes së djalit e ka shpëtuar nga qelia 68-vjeçarin, ndaj tij prokuroria ka ngritur akuzën e “përndjekjes”. Kjo, pasi nga provat e siguruara gjatë hetimit është konkluduar se M. Ç. , me anë të veprimeve të tij i ka shkaktuar gjendje akthi e pasigurie nuses së djalit gjatë 15 viteve të martesës. Ndërsa djali i tij është akuzuar për veprën penale të “dhunës në familje” dhe vetë denoncuesja për “kallëzim të rremë”. Tashmë të tre anëtarët e familjes kanë përfunduar si të pandehur në Gjykatën e Fierit, njofton gazeta shqip.
Dosja
Përgjimi mes vjehrrit dhe nuses
Më 16 qershor 2013, në ambientet e Policisë së Fierit është bërë përgjimi ambiental i vjehrrit me nusen. Nga përmbajtja e materialit të transkriptuar rezulton se komunikimi është i lirshëm dhe se mes tyre ka pasur marrëdhënie intime. Në një fragment, 35-vjeçarja shprehet “O Liti të kam thënë që në fillim nuk të nxjerr njeri ty. Mos ki frikë ore, mos ki frikë”. Në bisedën e bërë, nusja nuk i shprehet vjehrrit se ai ka përdorur dhunë ndaj saj. “Na e bëre ti. Atë ditë, kur erdhe në mëngjes atje, unë të thashë mbylle derën Liti. Mbarove punë, kur ashtu.., te pantallonat e çunit… i bëre pis edhe pantallonat. L. i veshi i shkreti dhe unë i thashë i njomi mami, kur lau çimenton”.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi