Gani Mehmetaj - Kush fshihej pas palltos së Rugovës
Faqja 1 e 1

Gani Mehmetaj - Kush fshihej pas palltos së Rugovës[size=13.33]
Kohë më parë një sharlatan i publicistikës e mercenar islamik, gënjeu sërish opinionin kinse pati afri me presidentin e ndjerë, apo sikur u takuan dikur me filan ambasadorin. Pse e bën këtë gjë: ta shes lëkurën sa më shtrenjtë të partia ku u vu në shërbim, apo të Serbia e shtetet islamike ku e ka shitur shpirtin? Por nuk përjashtohet mundësia që synon ta denigrojë Rugovën, sepse gënjeshtari ka reputacion të keq në opinion, prandaj njëkohësisht do ta kënaq sedrën e njeriut të vogël që pati rastin të pi kafe me një personalitet të madh. Ky nuk është i vetmi gënjeshtar, por është ndër eksponentë më agresiv e më të ndotë në publicistikën e gënjeshtrave.
Intrigantët që betohen në emrin e Rugovës
Pas vdekjes së presidentit Rugova, themeluesit të shtetit të Kosovës, dështakë të politikës e shkrimtar me reputacion të dyshimtë origjinaliteti, nisën të shprehin dashuri të pakufi ndaj Rugovës, kurse në të gjallë shquheshin për ndërskamca, intriga e grupime politike, duke i rivalizuar prapa shpinës. Sikur nuk u mjaftonte kjo, ia ndërsenin fraksionet brenda partisë, shpërndanin thashethemnaje të tipit të Jagos nëpër kuluare, rigrupoheshin, krijonin klane lokaliste e familjare, bënin aleanca të fshehta me partinë kundërshtare ose me struktura të dyshimta. Në të gjallë asnjëherë nuk e patën guximin t’i dalin përballë. Zilia e smira e sëmurë i mundonte gjithë kohën, sepse kurrë nuk u pajtuan të jenë hija e Rugovës, ndërsa s’kishin kaçik të ishin ndryshe: u mungonte karizma, u mungonin idetë, u mungonte origjinalitetet në çdo gjë, s’ kishin as guxim e moral intelektuali. Megjithatë nuk i shqiteshin Rugovës gjatë fushatës elektorale, në takime me popullin, nëpër mbledhje partiake etj. Nuk i shqiteshin edhe kur Rugova i nxori nga dera, ndërsa ata u futën për dritare.
Betoheshin se do ta ndjekin strategjinë kombëtare të Rugovës (miqësi të përhershme më SHBA-në dhe integrim në BE), ndërsa në fakt nga pro amerikanizmi i Rugovës e LDK-së po rrëshqasin në erdoganizmin anadollak, e vehabizëm të frikshëm mesjetar, ashtu sikurse në vend t’ia vënë në pah presidentit të ndjerë filozofinë politike që e mahniti botën, krahas personalitetit karizmatik që e pati, ata përqendrohen në krijimtarinë letrare! Ndërkaq, dihet fare mirë se Ibrahim Rugova, pavarësisht se në politikë u fut nga bota e letërsisë, ndër shqiptar, sidomos në botë u bë i famshëm me karizmën politike, me qasjen e veçantë dhe, më meritën e jashtëzakonshme të themeluesit të shtetit të Kosovës. Nuk dinë të merren me analiza të këtilla komplekse? Apo duan ta paraqesin vetëm një segment, duke anashkaluar kontributin kombëtar?
Të tretët dikur i rrinin prapa me servilizëm skllavi, pastaj nisen të përjargeshin para ndërkombëtarëve në mënyrë qesharake për t’ua bërë qejfin, pa i pyetur askush, duke u betuar se e duan Krishtin (I love Jesus, u thoshte njëri syresh një grupi ndërkombëtarësh në restorantin Emerald, me tregonte miku im), ndërsa pas disa vjetësh mbështesin vehabizmin që i mbulon gratë, madje del në mbrojtje të atyre që shkuan të luftojnë për islamin në Siri. Ata nuk i dhanë asgjë LDK-së, ndërsa përfituan shumë nga të qenit në partinë e Rugovës, ata ia ndryshuan kursin kombëtar kësaj partie, duke e mashtruar elektoratin kinse po e ndjekin rrugën e qytetërimit evropian dhe strategjinë kombëtare për shtetin e Dardanisë.
Gënjeshtrat serike
Kështu, në vargun e shpifjeve e të gënjeshtrave, gënjen taliban-publicisti, ashtu sikurse gënjejnë ata që shtihen miq të Rugovës. Gënjente provinciali zëçjerrë kinse e donte Krishtin, sikurse gënjen tash gjoja e do myslimanizmin. Të tillë gënjeshtarë e mburracakë që nga fillimi i përpjekjeve për karrierë politike kanë mbledh pikë në emër të Rugovës, janë bërë ndër më të pasurit në Kosovë, janë futur në strukturat e larta të LDK-së, duke lozur rolin e kalit të Trojës. Ata e mbështesin njëri-tjetrin sa herë u rrezikohet posti apo u rrezikohet çjerrja e maskave. Po këta gënjeshtarë e ushqenin shtypin e verdh me proçka sikur kishin miqësi me presidentin qe kur nuk mbahet në mend.
Edhe në të gjallë Rugova nuk i përgënjeshtroi mashtrimet e këtilla, nuk i përfillte mashtruesit, madje ua kthente me një qeshje babaxhane edhe kur disa prej tyre i vinin e i kërkonin falje për “pasaktësi” shtypi, sikurse i komentonin deklaratat e tyre. Me heshtje e shpërfillje ai i çarmatoste si kundërshtarët politikë që përjargeshin kundër tij, ashtu edhe gënjeshtarët.
Disave syresh u shpërthente mllefi pse ai nuk i caktoi apo nuk i sugjeroi pasardhës të tij.
Shumëkush ia pa për të madhe presidentit të ndjerë pse nuk la pasardhës politik, apo pse nuk e sugjeroi asnjërin nga bashkëpunëtorët. Por asnjëri nga “bashkëpunëtorët’ të cilët më shumë i silleshin nëpër këmbë se sa që e ndihmonin, nuk u shqua për asnjë ide origjinale gjatë periudhës 20-vjeçare të pluralizmit. Asnjëri nuk pati koncept politik avancues, që s’do t’i përsëriste ato që ishin thënë, asnjëri nuk e dha kurrë ndonjë intervistë apo deklaratë që do ta shquante nga të tjerët. Pjesa më e madhe e “bashkëpunëtorëve’ fshiheshin prapa palltos së tij të gjatë të presidentit Rugova, duke e fshehur kështu paaftësinë politike e intelektuale, mungesën e guximit, mungesën e ideve. Dhe shumica e tyre kanë mbetur në skenën politike me intriga e koalicione nga më të çuditshmet. Asnjëri prej tyre jo vetëm që nuk ishte në hap më Rugovën, por ishte me kilometra larg tij me shpirt e më trup.
Lidhja Demokratike e Kosovës në Kosovë e në Diasporë pati dhe ka potencial të jashtëzakonshëm të njerëzve e të intelektualëve, ka një strukturë organizative të shkëlqyeshme, të ndërtuar në kohën e Rugovës, ka militantë që si ka asnjë parti tjetër. Por këta s’ka kush i këndell nga zhgënjimi as t’i ve në veprim. Nuk u gjet ende emër që do t’i bindte se e vlen të sakrifikojnë e të angazhohen.
Ndërkaq, në periudhën e pasluftës pjesë më e madhe e idealistëve e intelektualëve u larguan nga LDK-ja, sepse s’i mbronte askush, ndërsa kundërshtarët politik i vrisnin pa mëshirë ose i kërcënonin me vdekje.
Ndonjëri syresh nga frika jo vetëm që u largua nga Rugova, por u dhanë detyrë punëdhënësit e rinj ta sulmonin egërsisht në shtyp e televizion ish shefin. Për turp ata e bënë këtë gjë sikur nxënësi kur e kryejnë detyrën që ua ka dhënë mësuesi./standardi.info[/size]

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi