Haradinaj: Me të gjithë bëj koalicion, veç me Thaçin jo
Haradinaj: Me të gjithë bëj koalicion, veç me Thaçin jo
Haradinaj: Me të gjithë bëj koalicion, veç me Thaçin jo
Zgjedhjet e përgjithshme duhet të mbahen sa më shpejt që është e mundur. Qeveria duhet të rrëzohet, Aleanca nuk do të heq dorë nga mocioni i saj për rrëzim te qeverisë. Me secilën parti jemi të gatshëm të bëjmë koalicion përpos me PDK-në. Reforma zgjedhore nuk u bë se s`kishte vullnet politikë.
[size=14.33]Tribunali për UÇK-në as që duhet të mendohet. Është i gatshëm të bashkëpunoi por edhe të qeverisë bashkë me Fatmir Limajn e Jakup Krasniqin. Prishtina u qeverisë keq me Isa Mustafës, e që Shpend Ahmetit duhet t`i jepet një mundësi për ta dëshmuar vetën, thotë në një intërvistë për KosovaPress, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.[/size]
[size=14.33]Ramush Haradinaj thotë se Qeveria duhet të rrëzohet dhe për këtë ka mbështetjen edhe të partive të tjera që bëjnë pjesë në Kuvend. Sipas tij, mocioni do të realizohej sikur dy partitë, LDK dhe VV të bashkoheshin njëzëri për realizimin e nismës së AAK.[/size]
[size=14.33]“Është në pritje mocioni, po presim dhënien e përkrahjes nga partitë politike opozitare, nga partitë politike që janë pjesë e parlamentit, por në të njëjtën kohë ne kemi ndërmarrë, kemi organizuar një peticion me qytetarë, me titull “Kjo qeveri meriton të shkarkohet”, ku qytetarët shprehin vullnetin e tyre politikë, pro shkarkimit të qeverisë, pra, është një përkrahje e mocionit, përkrahje e qëndrimit për mocion në parlament...... Ne jemi në biseda e sipër me LDK, PDK, kemi pasur komunikim me iniciativën Nisma, një parti e re, kemi komunikuar edhe me deputet të tjerë, në përgjithësi deputetet tjerë na thonë se nëse bashkoheni tri partitë LDK, VV, AAK, atëherë ne iu përkrahim, ngecja është të gjejmë dakordim dhe VV në rast se nëse tri partitë të dakordohemi, atëherë nuk do të jetë problem, se ka vullnet politikë edhe te deputetët e tjerë të Parlamentit të Kosovës”, thotë Haradinaj.[/size]
[size=14.33]Ish kryeministri i Kosovës thotë se zgjedhjet duhet të mbahen sa më shpejt që është e mundur, fillimisht duke u rrëzuar qeveria e pastaj mbajtja e tyre. Ai është kundër që Kuvendi i Kosovës të shpërbëhet.[/size]
[size=14.33]“Mbajtja e zgjedhjeve edhe ashtu do të ndodh këtë vit, por a do të shkojmë në zgjedhje me shkarkim të qeverisë apo me shpërbërje të parlamentit është një dallim i madh për shembull edhe pse jemi kritik, mund të kemi kritika për punën e Parlamentit, por nuk është Parlamenti shkaktar kryesor i gjendjes në vend, shpërbërja e parlamentit është njëfarë mënyrë gati si ndëshkim për parlamentin, në rast se është kështu, atëherë është më mirë që Parlamenti ta shkarkoj qeverinë, ta ndëshkoj qeverinë, ata që janë përgjegjës për ekzekutivin, për qeverisjen, kësisoj të shkojmë në zgjedhje, në rastin e mocionit me shkarkimin e qeverisë, ne i krijojmë Kosovën me të vërtetë një situatë të re me shpërbërjen e parlamentit, qeverisja vazhdon funksionin deri në ditën e zgjedhjeve, pra, nga dita e shpërbërjes së parlamentit, qeverisja nuk ndryshon, vazhdojnë njerëzit e njëjtë ta zhvillojnë pun ët e veta në emër të Kosovës, ndërsa, me mocionin ndryshon gjithçka nga ajo ditë, do të thotë përgjegjësit janë në pritje, ata janë të shkarkuar dhe Kosova mund ta synoj një nisje të re. Kur është koha më e mirë për zgjedhje, mendoj që sa më shpejt, është ma mirë për Kosovën”, thotë lideri i AAK-së.[/size]
[size=14.33]I pakënaqur me reformën zgjedhore, tregon se e ka lëshuar takimin me liderët e tjerë që kanë pasur për reformën, duke e parë që s`ka vullnet politikë për këtë proces.[/size]
[size=14.33]“Ju e dini unë jam larguar njëherë nga takimi i liderëve politikë, arsyeja ka qenë se ka pasur një zhagitje të qëllimshme, pra, jemi ulur, kemi biseduar dhe kurrgjë s`kemi bërë, ju kujtohet ndoshta prononcimi im ku kam thënë se nuk do të vazhdoj më me këtë logjik. Nuk ka ndodhur reformë, kanë ndodhur disa si të them ndryshime të caktuara si ideja për fushatën 15 ditë, diçka tjetër nuk di që ka ndodhur ndryshim i madh, për këtë arsyeja reforma është njëra nga detyrat tona në të ardhmen, prej punëve tona që na pret si demokraci, si Kosovë dhe si institucione”, thotë Haradinaj.[/size]
[size=14.33]Takimet që ka pasur me liderin e LDK, Isa Mustafën thotë se i ka orientuar duke e bindur që të realizohet mocioni, përderisa thotë se ka pasur telefonata të shpeshta edhe me Fatmir Limajn ku kanë biseduar për nismën e AAK-së.[/size]
[size=14.33]Haradinaj ka vlerësuar se si parti politike janë të gatshëm të bëjnë koalicione qeverisës me secilën parti që dëshiron ndryshime në këtë vend, por jo edhe me partin e kryeministrit, Hashim Thaçi.[/size]
[size=14.33]“Ajo që është me rëndësi, është se duhet ta bëjnë ata që janë për ndryshime rrënjësore në vend, që kanë gatishmëri të bëjnë ndryshime rrënjësor, unë mendoj se për PDK është me dobi të shkoj në opozitë pas këtyre zgjedhjeve, kjo dihet përafërsisht, PDK është mirë të kaloj në opozitë, ndërsa, pjesa tjetër e politikës duhet të analizohet në bazë të ndryshimeve pozitive, Kosova nuk e ka luksin e ndonjë statuskoje të mëtejme, duhet të bashkohen ata njerëz që janë për ndryshime rrënjësore në vend.... Ne nuk synojmë një koalicion të tillë(me PDK), nuk e kemi në opsion këtë, mendoj vetvetiu se qeverisja disa vjeçare e ka konsumuar PDK-në dhe mendoj se është në dobi të Kosovës që PDK të shkoj në opozitë”, thotë ai.[/size]
[size=14.33]Ai thotë se me këtë qeveri nuk mund të ketë liberalizim, meqë sipas tij ka skandale milionëshe edhe në dikasteret ministrore si rasti i pasaportave biometrike në MPB.[/size]
[size=14.33]Haradinaj thotë se asnjë qeveri më të korruptuar nuk ka pasur Kosova se Qeveria Thaçi. Ai thotë se korrupsioni në Kosovë është ngritur në etapa të ndryshme.[/size]
[size=14.33]Në rast se ai do të bëhet kryeministër i Kosovës, thotë se Aleanca ka një plan për zhvillimin ekonomik të Kosovës, duke shtuar se pagat do të rriteshin deri në njëmijë euro dhe se numri i papunësisë do të zvogëlohej në përqindje të madhe.[/size]
[size=14.33]Për këtë Haradinaj thotë se duhet të shfrytëzohen më mirë rezervat e thëngjillit që ka nëntoka e Kosovës, metale si dhe t`i jepet më shumë prioritet sektorit të bujqësisë.[/size]
[size=14.33]Përkrijimin eventual të Tribunalit për UÇK, thotë se ai as që duhet menduar. Serbia, sipas tij ka bërë krime në Kosovë.[/size]
[size=14.33]“E para unë kam qenë shumë i befasuar me këtë informatë, nuk kam qenë pjesë e ndonjë bisede, analize, rreth kësaj teme, e kam marrë shumë vonë vesh, është shqetësuese kjo, për shkak se kishim mund të japim kontributin tonë dhe në vazhdimësi të japim të vërteten për Kosovën. Është e pakuptimtë krijimi i një Tribunali të tillë për Kosovën s`ka asnjë logjik. Ne kemi mbi 10 mijë njerëz që na kthehen nga Serbia sot e kësaj dite në skelete në thas mbetje mortore dhe Kosovës nuk ia ka dhënë askush një shpjegim se kush i ka vra apo pse por vetëm si vrasje me plumb edhe çka ka ndodh me këta, pse ata duhet të gjenden në frigorifer ta zëmë liqej e vende në Serbi”, thotë Haradinaj.[/size]
[size=14.33]Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka mirëpritur vendimin e Qeverisë për rritje të pagave por thotë se këto rritje nuk mund të ngrehin standardin e qytetarëve të Kosovës meqë produktet çdo ditë po rriten. Ai thotë se ngritja e pagave për kategoritë të caktuara është e domosdoshme por që rritje që janë bërë deri me tani nuk mjaftojnë.[/size]
[size=14.33]Haradinaj thotë se kryeqyteti i Kosovës, Prishtina nuk ishte qeverisur mirë në kohën e Isa Mustafës, përderisa Shpend Ahmetit thotë se duhet t`i jepet mundësia për të bërë ndonjë ndryshim.[/size]
[size=14.33]“Kuptohet unë banoj në Prishtinë, jam qytetarë i Prishtinës tash e disa vite. Prishtina ka pasur vështirësi në funksionim edhe në qeverisje, qeverisja e kaluar nuk mund të lëvdohet me punët që i kanë ndodhur në të kaluarën në Prishtinë, pa dashur të them se s`ka ndodhur asgjë, ndërsa, sa për Shpendin ai është kryetar i ri ende s`ka mbushur 100 ditë, unë i kam lutur edhe deputetet e AAK në Parlamentin e Prishtinës, në asamble që t`i japin mundësinë, t`i japin përkrahje, është në nisje dhe është normale që t`i jepet shansi, t`i jepet mundësia duke pasur parasysh se kemi shumë punë në Prishtinë, pra, kemi nevojë, po ju them të drejtën, pa marrë parasysh se çfarë partie jemi, Prishtina ka nevojë të ketë sukses jo për shkak të tij apo partisë së tij, por për shkak të nevojave të qytetarëve që i kemi në vend, sepse është kryeqytet i vendit, mos funksionimi i Prishtinës i sjellë shumë dëme jetës tonë, thotë ai.[/size]
[size=14.33]Ramush Haradinaj ka thënë se janë duke punuar shumë dhe brenda AAK-së, priten reforma të thella duke shtuar se Aleanca do të rris numrin e përqindjes së votave në nivel nacionalë[/size]
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi