Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Binjaket identike me një të dashur

Shko poshtë

Binjaket identike me një të dashur Empty Binjaket identike me një të dashur

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 09, 2014 4:01 pm

Binjaket identike me një të dashur

Binjaket identike me një të dashur 20140308180823635646
Motrat binjake shpenzuan 130 mijë funte në operacione plastike që të ngjajnë edhe më shumë. Madje ato aq shumë e duan njëra-tjetrën saqë kanë vendosur që ta kenë një të dashur.
Dy binjake me dallim në lindje vetëm një minutë nga njëra-tjetra ndajnë gjithçka në jetë: një punë, një veturë, një llogari të Facebookut dhe një të dashur.
Binjaket identike me një të dashur 20Sjmv9

Ato për këtë veprim bizar të ngjashmërisë së tyre shpenzuan një pasuri të tërë në operacionet plastike për të zhdukur dallimet e vogla që ato kishin.
Të dyja patën ndërhyrje kirurgjikale në gjoks, në buzë dhe në vetulla. Me një çmim prej 240.800 dollarëve australian ose 130 mijë funte.
Vajzat nga Perthi i Australisë kalojnë çdo moment së bashku, ato nuk ndahen as në shtrat të fjetjes. Anna dhe Lucy, që jetojnë më të ëmën, gjithashtu ndajnë një të dashur, që besojnë se është një lidhje e përkryer.
E nga e kaluara ato thonë se kurrë nuk e kanë pasur të njëjtin të dashur. Ata gjithmonë kanë qenë vëllezër ose të paktën shokë të ngushtë.
Anna tha: “Ne po takohemi me një djalë për momentin. Jemi tre persona në lidhjen që po e ndajmë”.
Lucy shtoi: “ nuk është e çuditshme për ne. Ne kemi një të dashur dhe të tre ndajmë një shtrat. Të gjithë djemtë duan të kenë dy të dashura.
Ne kemi shije të njëjtë për gjithçka, andaj normalisht që na pëlqen i njëjti djalë të dyjave. Edhe takimet e tyre I bëjnë treshe, ose të gjithë ose asgjë.
Njëra nga brinaket thotë se nëna gjithmonë I ka njohur dhe ka ditur ti dallojë por babai jo dhe ai gjithmonë I ka pyetur “ cila je ti?”.

Binjaket identike me një të dashur ZthDylz
Ato kanë pohuar se gjithmonë kanë qenë vështirë për tu dalluar nga të tjerët dhe shpeshherë kanë qeshur me të tjerët dhe e kanë zëvendësuar njëra tjetrën madje edhe në ngjarje tejet të rëndësishme.
Me ndërhyrjet kirurgjikale që kanë bërë duke e pasur si inspirim Kim Kardashian, binjaket tani është vështirë që të mos bien në sy dhe ndihen krenare për këtë, pasi që sa herë dalin nga sauna apo nga pishina ato marrin komplimente nga djemtë që madje shkojnë deri në kërkesë për martesë me të dy binjaket.
Për fund ato shtuan se kurrë nuk do të mund të ndahen sepse nuk mund të imagjinojnë një ditë të vetme pa njëra tjetrën
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi