AGIM GASHI:JEMI VLLËZËR
Faqja 1 e 1
AGIM GASHI:JEMI VLLËZËR
AGIM GASHI:JEMI VLLËZËR
(Pjesa e parë)
Ty të kam vlla
Të kam mik se nuk je shka
Ti han bari e nuk ha kaviar
Nuk je as tradhëtar e as politikan
Ata han mish zogu e kaviar
Ti han edhe ferra e nuk han mish qengji.
Ty një dark të kushton 50 cent
ndersa politikanëve që na "udhëheqin"
Që mik e bënë edhe dreqin
Darka ju kushon me mija
Aty qitet mezja dhe rakija
Ti do një shtall të vogël me fjetë
Politikanët tanë
Me para të popullit
Ndertuan pallate
Me shumë kate
Dhomat u rrinë të zbrazëta
Derisa shqiptarët flejnë
Akom në shatore
E kasolla
Që pritet të rrënohen
He u rrenofshin pallatet
Që u ndërtuan me gjak
E me djers të popullit
Ty të kam vlla
Se je engjull triumfal
Ke gjak të kësaj toke
E jo gjak hajduti
Gjak krimineli
Gjak otomani
Që shet e vjedh atdheun
He dalshin fare o Zot
Ty të kam vlla
Se do rracen tënde
E nderon dhe e rrespekton
Nuk e vjedh as nuk e vret
Nuk e plaçkitë e as haraç si qet
Nuk ia dhunon nuset e gratë
Nuk ua rreh nënat e baballart
Nuk ia fal armikut kullosen tënde
Se ti je gomar por ti e di
Që asnjë armik nuk të fal ty
Ti gomar e unë qen
Sa të lumtur jemi
Që me politikën punë skemi
E në këtë tokë me gjak të larë
Askush deri sot ditë se ka
Që dikush mundet
Vetëvetës me iu bë barbar
O vlla i dashur vlla
U perzi dreqi e i biri i dreqit
Na erdhën disa të dergum nga Xhebraili
Me mjekrra e pantoll fertal
Na flasin me një gjuhë
Që në këto troje su fol kurrë
Zotin e lusin me pakuptimsi
Nga kjo tokë as Zoti gjuhë tjeter sdi
Na shkrumon në vend që të na qet shi
Sollën errsirë në vend të të lumes dritë
Përparimit të kombit
I zunën pritë
Po duan ta fshin të famshmen histori
Me gënjeshtra e para të pista
Me armikun e në tradhëti
Aman o Zoti shpëtona nga kjo marrëzi
Vlla i dashur vlla
A ka më hata e kob kombëtar
Se vetëvetes me i bë varr
Bandat e mafia në dorë atdheun
E shiten barin e shiten dheun
Ska as ligje e as drejtësi
Ka vetëm vrasje e hajni
Ligjet e malit në mes të qytetit
Rinia e ndershme po ik prej shtetit
Ska përspektivë e shqiptarit rini
Në uri nuk këndohet kënga o vlla
As për pavarsi
Kosova ka o vlla shumë parti
Me plot karaxhozgjizëm e jo atdhetari
Kërslshen e krenohen si Gjel Kokota
Dhe merren me punë të kota
Diten grinden thu se don me u vra
Naten zënë vend në bare
Si vllau me vlla
Laviret pranë e plot raki
Kemi luftue thonë trimat
Për atdhe e liri
Derdhen part në bythet e Kallashkës
Si të ishin djem nga Kraleva e të Rashkës
A e shef o vllau im gomar
Unë e ti që nuk vodhëm
Jemi më atdhetar
Më patriot e më njerzor
E duam tokën e nuk bëhemi hor
Çdo gjë që kemi e ruajmë për veti
Po të tregoj diçka në bes
Keq prishet atdheu miku im
Kur udhëheq analfabeti
Vijon
09.03.14
Düren
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi