Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SA JE VETË I BINDUR, O KASTRIOT MYFTARAJ, ME KËTË LISTË

Shko poshtë

SA JE VETË I BINDUR, O KASTRIOT MYFTARAJ, ME KËTË LISTË Empty SA JE VETË I BINDUR, O KASTRIOT MYFTARAJ, ME KËTË LISTË

Mesazh nga Daut Emini Mon Mar 10, 2014 2:30 am

SA JE VETË I BINDUR, O KASTRIOT MYFTARAJ, ME KËTË LISTË

Pse, a nuk të bënë për të qeshur kjo listë, O Kasrtiot Myftaraj, ku figurë qendrore nga Kosova, që 'më shumë e paska dëmtuar Shqipërinë' na qenka një 22 vjeçar nga Gjilani me emrin Gjerdan Shaqiri!!!!
Nga dhjetë emra sa i ka rradhitur Kastrioti, Gjerdan Shaqiri zë 50% të hapësirës, në shkrimin kontravers të tij (Kastriotit), pra gjysma e shkrimit është vetëm për të treguar 'sa i dëmshëm' na paska qenë një 22-vjeçar shqiptar nga Gjilani, një Yll shqiptar i futbollit ndërkombëtar, me të cilin mburren të gjithë shqiptarët, ndërsa Kasriot Myftaraj e vendos atë në një listë me Ilirët, që kanë jetuar para disa dhekujsh, atëher kur edhe Shqipëria nuk ka ekzistuar....! Sa interesante!

Sa kurioz, tani pas kësaj liste, jam bërë të kuptoj, nëse do e kishte bërë Kastrioti një listë të shqiptarëve të Shqipërisë, të cilët e kanë dëmtuar më së shumti çështëjen e Kosovës në veçanti dhe atë shqiptare në përgjithësi, ku do ishte i vendosur në atë listë emri i vetë Kastriot Myftaraj....?
Unë nuk mund të caktoj me saktësi cilin numër do kishte në atë listë Kastriot Myftaraj, por e di se volumi i shkrimit për numrin e tij, kudo që të ishte në listë, do ishte sa një Roman në 10-vëllime! Këtë e them me një siguri shumë të lartë, duke u bazuar në volumin e shkrimit, që Kastriot Myftaraj kishte shkruar për 22-vjeçarin, Gjerdan Shaqirin! Dhe, pasiqë ky shkrim është si rrjedhojë e vetëm e një ndeshje futbolli që paska luajtur Shqipëria me Zvicrën, ku Gjerdan Shaqiri 'paska bërë skena të paramenduara për demtimin e imazhit të Shqipërisë', gjithmonë sipas imagjinatës së sëmurë të Kastriot Myftaraj, ndërsa shkrimi për Kastriot Myftaraj do ishte si rrjedhojë i gabimeve të përditshme të Kastriot Myftaraj, nëpër dekadat e jetës tij, në dëm të çështëjes kombëtare në përgjithësi, dhe të çështjes shqiptare në veçanti!

Sa për të qenë i bindur edhe vetë Kastriot Myftaraj, se në momentet e hartimit të kësaj liste, ka qenë në gjendje të rëndë shëndetsore, do improvizoj një anketë ndërkombëtare, ku pyetja do ishte: 

Çka dini për Kastriot Myftaraj, një shqiptar i sëmurë nga Shqipëria, dhe çka dini për Gjerdan Shaqirin, një shqiptar nga Kosova?

Të gjitha përgjigjet do ishin, si: 

-Kush është Kastriot Myftaraj....?! Për herë të parë po dëgjojmë për të...!? Pse a paska ndonjë shqiptar me emrin Kastriot Myftaraj....!? Dhe shumë e shumë pyetje të tjera, nga të cilat kuptohet se askush në botë nuk ka dëgjuar për Kastriot Myftaraj, ndërsa, për Gjerdan Shqirin të gjithë do fillonin, ashtu si për legjendat, si:

-Oh, Gherdan Shaqiri është një Yll i futbollit...!Ai, është një legjendë futbolli....! Lum ajo nënë që e ka lindur atë....! Lum ai popull që e ka Gjerdan Shaqirin....! Për shqiptarët nuk kisha dëgjuar më parë se të njohja Gjerdan Shaqirin...! Do kisha dashur edhe popilli im zvizran, gjeman, francez,...., të ketë një Gjerdan Shaqiri....! Si dhe shumë e shumë përgjigje, që dalin nga zemra dhe shpirti i të anketuarve....

Dhe tani, O Kastriot Myftaraj, cili na qenka ai që ka bërë për shqiptarët, t'ua kenë lakmi në botë: Ti si një i sëmurë mental që je, një psikopat i lindur, ku as familja yte s'të ka parë hajrin, apo Gjerdan Shaqiri, që është një Ambasador i Shqipërisë dhe i shqiptarëve në botë!?!? 
Këtë përgjigje, përveç se e dinë gjithë shqiptarët, më mirë, nga të gjithë, e di vet ti, O Kastriot Myftaraj, se më mirë se ti që e njeh zemrën dhe shpirtin tënd antikombëtar, me çka i keni dëmtuar shqiptarët, nuk i njeh askush tjetër!

http://www.akllapi.net/t26024-kastriot-myftaraj10-shqiptaret-e-kosoves-qe-kane-demtuar-shqiperine#35381

Daut Emini

Numri i postimeve : 1
Registration date : 10/03/2014

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi