Masakra, nëna shqiptare vret tri vajzat e saj, pas ndarjes me burrin (Foto)
Faqja 1 e 1

Në foto, nëna e tri vajzave të mitura, Edlira Dobrushi Çopa, 37 vjeçe, me vajzën e saj të mitur
Edlira Dobrushi, i mbijeton tentativës së vetëvrasjes: I vrava se isha e dëshpëruar
Simona me motrën e saj të vogël, një foto e marrë nga profili i 13-vjeçares në facebook
Edlira Dobrushi, autorja e masakrës së ndodhur në qytetin e Lekos në Itali, në një foto të saj në Facebook
Tre motrat e vrara nga nëna, në një foto të marrë nga profili i më të madhes, Simona Dobrushi, 13 vjeçe (majtas”. Me të, Sidnei, 4 vjeçe dhe Keisi 10 vjeçe
Simona Dobrushi
Vendi ku ndodhi vrasja e trefishtë, një pallat katërkatësh. Apartamenti ndodhet në katin e dytë
E kishte lënë burri, një nënë shqiptare ka therur me thikë tre fëmijët e saj, 13, 10 dhe 4 vjeçe, në banesën e saj në qytetin e Lekos, në Itali. Gruaja, Edlira Dobrushi, 37 vjeçe u gjet e mbuluar me gjak, në gjendje të rëndë dhe u dërgua në spital, ku ka rrëfyer krimin e trefishtë: “I vrava unë”. Por, nën shok, ajo nuk ka shpjeguar motivin, vetëm është shprehur “i vrava se isha e dëshpëruar”. Masakra ka ndodhur mëngjesin e së dielës në një apartament në katin e dytë të një pallati. Policia italiane ka gjetur në Shqipëri bashkëshortin e gruas. Dy bashkëshortët ishin në proces ndarjeje. Të premten në darkë burri, në momentin që ka mbaruar turnin e punës, ka marrë automjetin dhe ka udhëtuar për gjithë natën deri në Bari, ku ka marrë tragetin për në qytetin e Durrësit. Ai është gjetur ditën e diel në banesën e disa të afërmve në qytetin e Kukësit, ndërsa ka shpjeguar se ka shkuar për të takuar të afërmit e tij dhe të bashkëshortes, motive të cilat e kishin detyruar t’i jepte fund martesës.
Masakra
Rreth orës 06:30 të së dielës një fqinj i familjes është zgjuar nga britmat që vinin nga apartamenti ku jetonte gruaja, Edlira Dobrushi, e papunë, e cila jetonte bashkë me vajzat: Simona, 13 vjeçe, Keisi 10 vjeçe dhe Sidnei, 4 vjeçe. Fqinji ka hapur portën e apartamentit të tij dhe në korridor ka parë përballë gruan, e cila kishte në duar një thikë dhe ishte e mbuluar nga gjaku. Menjëherë ka dhënë alarmin dhe ka formuar numrin e telefonit 118 për të lajmëruar policinë. 37-vjeçarja u transportua në spitalin “Manzoni” të Lekos, ku dhe është operuar. Gjendja shëndetësore fillimisht ishte e pashpresë, por pas ndërhyrjes së mjekëve gjendja u stabilizua. Sipas mjekëve, gruaja kishte plagë në duar dhe në bark. Kishte tentuar të vetëvritet duke prerë venat.
“Jam vetëm. Nuk më ndihmon askush. Nuk mundesha më”, ka mërmëritur gruaja ndaj mjekëve, të cilët i dhanë ndihmën e parë. Frika dhe pasiguria për të ardhmen e saj dhe të tri vajzave pas ndarjes me bashkëshortin, depresioni i pakuruar kurrë, duket se e kanë detyruar gruan për të ndërmarrë këtë veprim ekstrem. Me bashkëshortin, Bashkim Dobrushi, 45 vjeç, prej 15 vitesh në Itali, inxhinier në një firmë të zonës, ka shkuar për të jetuar në banesën e vëllait të saj në Leko. Bashkimi kishte marrë dy javë pushim për të shkuar në Shqipëri dhe për t’u treguar familjarëve motivet e ndarjes.
Skenë e tmerrshme
“Një skenë e tmerrshme ajo që u paraqit para syve tanë në momentin që hymë në banesë”, ka shpjeguar koloneli i policët të Lekos, Roko Italiano. Sipas hetuesve, tri vajzat janë vrarë në vende të ndryshme të apartamentit dhe më pas janë dërguar në dhomën e gjumit, ku policët i kanë gjetur trupat e pajetë në shtratin martesor. Dy nga vajzat, ato më të voglat, mund të jenë qëlluar në gjumë, ndërsa vajza e madhe, nga plaga që iu paraqit hetuesve, mund të ketë luftuar për t’i shpëtuar nënës së saj vrasëse. Dinamika e të gjithë ngjarjes ende nuk është sqaruar plotësisht nga hetuesit. Sërish në apartamentin e masakrës, hetuesit kanë gjetur edhe dy armët e përdorura nga gruaja për të kryer krimin e trefishtë: dy thika kuzhine. Gruaja, pas rrëfimit, është arrestuar me akuzën e vrasjes së shumëfishtë.
Varfëria
“Një tragjedi e madhe dhe e papritur, pasi ishte një familje normale. Vajzat shkonin rregullisht në shkollë: Simona, vajza e madhe, ishte në klasë të tetë; Keisi frekuentonte klasën e pesë dhe Sidnei kopshtin. Sigurisht një jetë e përditshme, ku nuk mungonin vështirësitë ekonomike, ashtu si për shumë familje në këto kohë të krizës, por nuk ishte një motiv për të shkuar në këtë dramë”, ka thënë prifti Adriano Taçini, i cili ka shkuar në shtëpinë e masakrës për të recituar një lutje. Prifti e njihte mjaft mirë këtë familje shqiptare, myslimane, sepse gruaja trokiste në derën e Karitasit për të kërkuar punë dhe ndihmë dhe në këmbim merrte disa pako me ushqime, ndërsa vajza e madhe frekuentonte këtë kishë.
“Vajzat janë forca ime”
Në profilin e Edlira Dobrushit nuk kishte asnjë dyshim për tragjedinë që kreu në banesën e saj. Por, pak javë më parë, ka postuar: “Nuk është thika që të vret, por dora që e përdor atë”. Por, më pas nëna e tri motrave të vrara ka shkruar në Facebook se “vajzat e mia janë forca ime”, ishte një nga statuset e 37-vjeçares 3 marsin e kaluar. Duke menduar se çfarë ka ndodhur, ajo ka postuar edhe një frazë tjetër, duke shkruar një frazë të urtë, që ka të bëjë pikërisht me armën që kreu edhe vrasjen e trefishtë: thikën. Nuk kishte shumë kohë që Edlira, Eda për miqtë e saj, që ishte në Facebook. Përveç disa fotove, ajo ka postuar edhe disa foto të saj me flokët bionde, ose për punët që ka kryer, por protagoniste në profilin e saj kanë qenë padyshim vajzat. Ajo ka komentuar në një foto të vajzës së vogël “Engjëlli im mbrojtës”. Ndërkohë, në fotot e saj të vajzës së madhe, Edlira ka shkruar se “të kesh një vajzë që e re, është diçka e mrekullueshme, që na ndihmon që të rrimë të rinj”.
Përshtypja që të lë duke vëzhguar profilin në Facebook është e një gruaja romantike “filmat e saj të preferuar Titanic, Ghost, Dirty Dancing dhe Shrek) ndërsa nga libra e lexuar është “Letra e një fëmijë që nuk lindi kurrë” e Oriana Fallaçit.
Dy postimet e fundit janë shkruar dy ditë para tragjedisë. Por, nuk ka pasur asnjë frazë për braktisjen nga bashkëshorti dhe motivet e ndarjes përfundimtare.
*****
Në rrjetet sociale vajza nuk kishte turp që të rrëfente afeksionin me të atin
Ëndrrat e Simonës, e vrarë në moshën 13 vjeçe
Ishte vetëm 13 vjeçe, por ishte shumë e zgjuar për moshën e saj, Simona Dobrushi, vajza e madhe nga tri motrat e vrara në Leko të Italisë nga nëna. Ajo ka marrë pjesë në shumë sondazhe online, ndërsa në Facebook, ashtu edhe në ask.fm, vajza nuk ishte regjistruar me emrin e saj të vërtetë, por ishte regjistruar me emrin Simona Gomez, ashtu si aktorja dhe këngëtarja Selena Gomez, e cila ishte idhulli i saj, së bashku me Xhastin Bieber. Simona, pyetjes “ku e dalloni një person të mirë apo të keq?”, i përgjigjej “duhet ta njohësh atë person, para se ta gjykosh”. Një vajzë e zgjuar, e cila nuk binte pre e provokacioneve të adoleshentëve të tjerë.
Simona, e cila ishte në klasën e tetë, nuk ishte ende 14 vjeçe, ishte një vajzë si gjithë të tjerat, që dëgjonte muzikë dhe luante në kompjuter apo telefon, por ishte edhe një vajzë me ëndrra. Ajo ëndërronte që të jetonte një ditë në Nju Jork, Los Anxhelos apo në Londër. Ajo nuk kishte frikë që të tregonte se personi me të cilin fliste më shumë në telefon ishte babai i saj dhe frika më e madhe ishte që të humbte personat më të shtrenjtë.
Një trembëdhjetëvjeçare e vendosur, e cila injoronte çfarë i rezervonte e ardhmja. Pyetjes “çfarë do të bënit sot nëse nuk ka të nesërme?” u përgjigjej “do të përpiqem që të realizoj ëndrrat e mia”. Në Facebook, kushërira e saj, e regjistruar me emrin Olivia, pas tragjedisë e kujton kështu: Ishte kushërira më e mirë në botë, si mund të më lësh kështu? Çfarë ke bërë keq për të përfunduar kështu? Më mungon. Doja të kaloja një jetë me ty, ëndrrat që thurnim qëkur kishin fëmijë. Të dua shumë e dashur, nuk do të harroj kurrë dhe tani duhet të më mbrosh që nga lart. Ke qenë e mrekullueshme. Pusho në paqe motër!”

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi