PREND QETTA:NJE TRIBUNAL PER KRIMET E PA NDESHKUARA NE KOSOVE ME SE I DOMOSDOSHEM
Faqja 1 e 1
PREND QETTA:NJE TRIBUNAL PER KRIMET E PA NDESHKUARA NE KOSOVE ME SE I DOMOSDOSHEM
PREND QETTA:NJE TRIBUNAL PER KRIMET E PA NDESHKUARA NE KOSOVE ME SE I DOMOSDOSHEM
Tribunali e dëmton Kosovën | Lajmi.net
Portali Indeksonline - Gati tribunali për krimet e UÇK-së
KOHA - Kuçi: Tribunali dëmton Kosovën
Xhemajli: Tribunali, degradim dhe ofendim për Kosovën
Përplasen për Tribunalin e krimeve të luftës
A MUND TË REFUZOHET TRIBUNALI PËR KOSOVËN?
Deputetët kanë “frikë” nga Tribunali i drejtësisë
Intervistë me Nait Hasanin: Tribunali s'duhet të krijohet, koalicioni PDK-LDK e dëmton Kosovën
Jane keta Titujt e disa Artikujve lidhur me Tribunalin per Kosoven qe kohve te fundit kane zgjuar nje Interes te madh pothuajase ne te gjitha Carqet e Jetes Shoqerore ne Vend si dhe tek shume Institucione Nderkombetare. Sic e shifni Titulli i keti Artikulli nga ana ime ndryshon paksa nga shume keta qe i pashe neper Portale te ndryshme dhe qe u bene shkas e me dhane kurajo per nje Reagim te tille. Do perpiqem qe nga ana profesionale Gjykimin tim ta vendos ne dy Shtylla kryesore qe do ta mbajne fort dhe shtergueshem kete Qendrim rreth nje Problematike shume te nderlikuar por jo edhe pa zgjidhje e te pa pershtatshme sic edhe mendohet apo pretendohet te paraqitet nga disa Individ te cilet per Interesa personale apo ndonje arsyje tjeter i largohen Realitetit dhe mobilizohen kunder Interesave te Shoqerise se gjere per te mos thene edhe te atyre Kombetare.
Per Mendimin tim egzistimi apo formimi i nje Tribunali te tille eshte nje domosdo e Kohes neper te cilen vendi po kalon dhe si Shtylle te pare per ta argumentuar kete Teori do marre egzistimin e Krimit te pa zbuluar apo te pa ndeshkuara i cili ndodhi gjate Luftes se fundit ne Kosove. Kjo duhet te mirret si njera nga Arsyjet Fundamentale per ngritjen e nje Tribunali ne Kosove e i cili mund te jete i ngjashem me Tribunalin e Hages dhe te sherbej si vazhdimsi e punes se tij. Ky Tribunal pra aj i Hages i ngritue enkas per Krimet gjat Luftes ne ish Jugosllavi ku u perdoren te mobilizuar Ushtri, Milici dhe Paramilitare kunder Popullates se pambrojtur ne ish Jugosllavi duke shkaktuar keshtu Krime te niveleve mjaft te larta dhe Antinjerzore. Ky Tribunal ndofta edhe pershkak te Volumit te Krimeve ne kete Ndeshje te pergjakshme per te cilen po bejme Fjale, nuk ka mundur tu shkoje deri ne fund Ndjekjeve Penale ne pergjithsi e te atyre ne Kosove ne veqanti dhe per kete ka linde nevoja qe ne Skene te kemi nje Tribunal te tille te paralajmruar per Kosoven i cili do u jepte fund Dilemave te shumta ne kete Drejtim. Kur jemi ketu na duhet doemos te ndalemi qe ne nje menyre ta sqarojme punen rreth ecurise se Veprimtarise se zbulimit te Krimit ne fjale edhe jasht Tribunalit te Hages. Lidhur me kete ne kemi sot dy Teori te kunderta njera me tjetren. Njera thekson se pos Tribunalit te Hages asgje seshte bere ne kete Drejtim ne Kosove gje qe e mohon Punen e madhe te UNMIKUT dhe EULEXSIT ne kete Fushe te Veprimtarise se tyre. Dhe tjetra e cila konstaton se kjo Ceshtje duhet te mirret si e permbyllur nga ana e Nderkombetarve dhe Punet qe kane ngelur te kryhen nga Institucionet Vendore gje qe e demton ne mase Esencen e kesaj Problematike. Qe te dyja keto Teori jane te skajshme dhe si te tilla nuk mund ta shprehin Realitetin, sepse si UNMIKU dhe EULEXSI kane filluar nje pune shume te rendesishme dhe kane bere shume ne kete Drejtim por kjo nuk do te thote se edhe e kane permbyllur Procesin, dhe shih per kete Pune te medha kane ngelur perpara te cilat as qe ka teori qe mund te zgjidhen pa nderlikimin prap te Nderkometarve ne kete Proces. Pra jane Nderkombetaret ata qe duhet ta permbyllin me Sukses Punen e tyre te filluara dhe ti lene Shoqerite e reja ne nje lloj ecurije paqesore per zhvillimin e Ardhmerise se tyre!
Si Shtylle te dyte do e marre Punen e Qeverive, po e them ne shumes Punen e te tri Qeverive, Shtetet e te cilave jane te Nderlikuara ne Procesin e Krimeve qe deshen apo nuk deshen ato duhet ta ndjejne veten pergjegjese per Punen e tyre qe e kane kryer apo nuk e kane kryer e qe eshte Direkt e lidhur me tere Procesin qe ka ndodhur atje. Pike se pari ne duhet te ndalemi tek Qeverija e Serbise dhe Aktiviteti i Shtetasve te saj qe kane qene te lidhur drejtpersedrejti dhe kane shkaktuar Krimin. Nje Dukuri shume e veqant te kjo Qeveri eshte se ka investuar direkt ne masovizimin e Krimit dhe aty ku nuk kane arritur te hyjne vete me Ushtri kane paguar Mercenare Shqiptare per ti vrare Kreret e Udheheqjes se Republikes se Kosoves pune me te cilen duhet pra te mirret nje Tribunal Nderkombetar. Edhe pas ndrrimit te Qeverive ne Serbi, Qeverite e reja nuk kane qene ne gjendje te bejne shume ne ndeshkimin e Krimit edhe pse ne bashkpunim me Nderkombetaret jane deklaruar per nje gje te tille. Pra thene shkurt dhe troc Serbija eshte mbartesja e te gjitha Krimeve qe jane bere ne Kosove ku do formohet nje Tribunal por kjo nuk do te thote se Qeverite e Serbise nuk kishin Aleatet e tyre ne Shqipri dhe ne vete Shtetin e Kosoves.
Se dyti eshte me se e domosdoshme qe Procesi i Hulumtimeve te shtrihet edhe ne Territorin e Shqiperise nese atje ka patur Gjurme Krimesh dhe sipas te gjitha gjasave nje lloj Veprimtarije kriminale eshte zhvilluar edhe atje ku ne mes te Tiranes me ane Atentatesh likuidohen Pjestare te Udheheqjes si dhe Veprimtar nga Republika e Kosoves dhe deri me sot Qeverite ne Shqiperi nuk kane qene ne gjendje e as te afta te na japin asnje lloj shpjegimi ne lidhje me keto dukuri qofshin ato edhe nje lloj shpjegimi per rehabilitimin e Opinjanit Shqiptar. ne anen tjeter shifen Kamufllime dhe Tendence per ta mbajtur Procesin nen Hije pothuaja se nuk ka ndodhur as nje gje e keqe atje, dhe Ceshtjen e Atentateve e shofin si nje gje normale e trasheguar nga Sistemi Diktatorial i se kaluares.
Dhe se treti Qeverija e Kosoves jo vetem qe nuk ka ngrit Iniciativa ne kete Drejtim por eshte perpiqur qe kete Proces ta mbaje nen heshtje thuaja qe edhe vete ka qene e nderlikuar ne kete Veprimtari. Pastaj mund ta themi lirisht dhe pa Hezitim se kane egzistuar Lista Emrash te cilat pergatiteshin per likuidim duke krijuar keshtu Krime te reja edhe pas debimit te Ushtrise Serbe nga Teritori i Kosoves, Krime keto te cilat e kane damkosur rende Sistemin, Procesin dhe Jeten e njerzve ne Vend. Pastaj koheve te fundit pothuajase gati ne te gjitha medijat eshte perfolur se bartesit e Aktiviteteve kriminale kane arritye edhe gjer ne krye te Udheheqjes Qeveritare gje qe jo vetem e bene te arsyeshem, por pothuajse edhe te domosdoshem krijimin e nje Tribunali per Kosoven.
Nje Arsyje me shume per te egzistuar Tribunali i paralajmeruar qendron ne ate se asnjera nga keto Qeveri nuk e ka Vullnetin, Mundesine dhe as Legjitimitetin qe ta perbyll Procesin me sukses dhe e vetmja Shanse u mbetet qe ne menyre sa me te denje te bashkpunoj me Tribunalin per Kosoven duke e shfrytezuar Momentin e fundit qe ti permbushin Obligimet e tyre ndaj Shoqrise se gjere e cila i ka zgjedhur dhe pret me pa durim qe Procesi te permbyllet ne menyre sa me te drejte e sa me shpejt aq edhe me mire, ne te kunderten ato mund te behen edhe mbartse te shume Pergjegjsive rreth Veprimtarise kriminale ne Rajon.
Ke dhe shume gjera qe mund te thuhen ne kete Drejtim e sidomos nese i referohemi Literatures si dhe Pervojave nga e kaluara, por ne perfundim do te ngelesha i impreionuar nese me Reagimet dhe Verejtjet tuaja do me ndihmoni me Plotsime realiste! Do ngelem gjithmone i hapor qe te kontibuojme ne plotsimin e ketij Procesi kac te rendesishem per ne.
Prend Cetta Kandidat per Doktoraturen ne Shkencat Politike per Maredhenjet Nderkombetare ne Yale University, New Haven, Connecticut
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi