Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shaban Cakolli:NË KOBLENZ TË GJERMANISË U MBAJT MANIFESTIMI TRADICIONAL POETIKO-LETRAR"PAVARËSIA 2014"

Shko poshtë

Shaban Cakolli:NË KOBLENZ TË GJERMANISË U MBAJT MANIFESTIMI TRADICIONAL POETIKO-LETRAR"PAVARËSIA 2014" Empty Shaban Cakolli:NË KOBLENZ TË GJERMANISË U MBAJT MANIFESTIMI TRADICIONAL POETIKO-LETRAR"PAVARËSIA 2014"

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 30, 2014 8:38 pm

Shaban Cakolli:NË KOBLENZ TË GJERMANISË U MBAJT MANIFESTIMI TRADICIONAL POETIKO-LETRAR"PAVARËSIA 2014" 1016903_674774075912554_1978437330_n

NË KOBLENZ TË GJERMANISË U MBAJT MANIFESTIMI TRADICIONAL POETIKO-LETRAR"PAVARËSIA 2014"

Shaban Cakolli:NË KOBLENZ TË GJERMANISË U MBAJT MANIFESTIMI TRADICIONAL POETIKO-LETRAR"PAVARËSIA 2014" 1888503_664983500224945_599644330_n
Shkruan:Shaban Cakolli

shqiptarët në jetën e tyre janë ballafaquar me sakrifica të mëdha poashtu edhe me ndryshime të mëdha.Dihet mirë dikur ishim të pllakosur rëndë
nga robëria e pushtuesëve,shtypjet,persekutimet,përndjekëjet,më pas ndodhi lufta,e pas luftës tranzicioni për ndërtimin e një lloj demokracie.
Shqiptarët e përndjekur të viteve të 90-ta,vetëm emrin e tyre dhe shpresën e morën me vete,duke ikur nga përndjekëjet e pushtuesit të egër u det
yruan të kërkojnë strehim nëpër vendet e botës,vende të cilat kanë mundur të jenë djep i demokracisë.Komuniteti shqiptarë nëpër botë e kanë gjetur 
vetën duke punuar shumë,duke ndërruar profesione duke fituar eksperienca të larta,fatbardhësisht disa prej nesh këtë eksperiencë të tyre të
fituar e kanë bartur në vendin tonë.Veç këtyre mundimeve të mëdha,shqiptarët kishin para vetës një detyrë të vështirë,internacionalizimin e çështjes
sonë kombëtare para popujve të botës ku ishin strehuar,ndihmat për atdheun,shkollat shqipe,për të varfërit të cilët mezi jetonin,e shumë ballafaqime tjera.

Pos këtyre vështirësive shqiptarëve iu desh një trajnim i madh dhe i vështirë.për të u integruar në shoqërinë ku ishin strehuar,madje kusht qenësor ishte
që integrimin tonë me shoqëritë e botës ku jetonim,të e përfaqësojmë me një grup ideshë e krijimtarishë tona të cilat ishin kushte për të i njohur botën
me kulturën tonë kombëtare,ku pena dhe letra ishin qenësore,me të cilat ne duhej pasqyruar kulturën tonë kombëtare para popujve tjerë.Kosova
është një rrëfim i mundimshëm dhe i sukseshëm historik,origjinal djhe unikat i çlirimit dhe pavarësisë,vepër gjeniale e qëndrueshmërisë,vizionit dhe përcaktimit të
drejtë të qytetarëve të saj,ngjarëje e madhe historike e mbarë popullit në veçanti e mërgimtarëve të cilët të shkapërderdhur nëpër vendet e huaja,ndiheshin sikur
zogj me krahët e thyar,të cilët i mbante vetëm emri dhe shpresa.Lidhja e Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani(LSHAKSH)në
shtatëvjetorin e themelimit të saj ka ngjeshur në radhët e veta qindra aktivitete të frytshme kulturore e kombëtare,por nga aktivitetet që shquhen
të shejta për kombin,krenaria e mërgimtarëve është "Ora letrare e Pavarësisë",e cila është bërë tradicionale dhe mbahet çdo vit në Koblenz të
Gjermanisë.Kësaj radhe këtë shënim të shejtë tradicional LSHAKSH e mbajti bashkarisht me LKSHM(Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë)e cila qe
themeluar me 23-24 nëntor 2013,në Koblenz të Gjermanisë,e cila në gjirin e vet përfshinë të gjithë krijuesit shqiptarë ënë e kënd botës.Mërgimtarët tanë
kudo në Europë dhe botë pavarësinë e Kosovës e shohin ngjarëjen më të rëndësishme historiko-kombëtare,një ëndërr e cila i ka ndjekur gjithmonë
dhe në fund u bë realitet,shqiptarët bënë shtetin e tyre,Kosovën e Pavarur,të cilën ne krijuesit e mërgatës e quajmë fitore dhe jemi shumë optimist.
Është detyrë e çdo krijuesi të jetë në shërbim të kombit,jo të politikave,andaj më e rëndësishmja për shqiptarët ka ndodhur,kthim prapa më nuk mund të ketë.

Populli shqiptarë po jeton i lirë,i pavarur,ne kemi një pavarësi,ndoshta jo aq sa duhej të ishte e ndërtuar,jo krejt ashtu si e duam ne,por jemi në ballë
të një akcioni,i cili kërkon punë e vizione,me punë e mençuri një ditë jo të largët do të kemi Kosovën ashtu si ne duam të e kemi,ideja jonë shkon edhe
përtej çlirimit të Kosovës bashkimi i shqiptarëve aty ku ishim dikur,në një trung.Sot ne shqiptarët kudo që jemi përulemi me rrespekt para jetës dhe veprës
së dëshmorëve të lirisë kjo na jep energji dhe fuqi për të ardhmen,për shtetin tonë natyral që e njohin epokat dhe historia.Mërgimtarët janë krenarë se me
Pavarësinë e Kosovës,i humbet edhe kuptimi këtij emërtimi të vjetër mërgimtarë,nga se shqiptarët më nuk ndihen mërgimtarë,ata me vendet e botës i lidhë puna,
eksperienca,por që mundësinë e kanë që kafen e mëngjezit të e pijnë në Europë,kurse të drekojnë në Prishtinë,mundësi këto që nuk i kanë pasur kurrë më parë.
Për ne shqiptarët jashtë atdheut nuk ka vepër më madhështore se ajo e çlirimit të vendit,andaj Pavarësia e Kosovës shënohet në Koblenz të Gjermanisë,me
krenari të madhe nga krijuesit tanë.Si çdo vit nga shpallja e Paavarësisë,tradicionalisht edhe dje krijuesit tanë nga gjitha vendet e botës ku janë të strehuar
me fytyra të buzëqeshura,në sytë e të cilëve lexohej krenaria,u tubuan në Hotelin Continent në Koblenz të Gjermanisë,ku u mbajt Manifestimi Tradicional
Poetiko-letrar"PAVARËSIA2014"
Kësaj radhe ky manifestim tradicional po mbahej nga LKSHM dhe LSHAKSH,ku hapja e manifestimit është bërë nga z.Mentor Thaçi,me me intonim të
hymneve kombëtare e shtetërore.Më pas është mbajtur fjala hyrëse e kryetarit të LKSHM,z.Hasan Qyqalla,kurse në mungesë të ministrit të diasporës.
fjalën e ka mbajtur zëvendësi i tij,z.Zhinipotoku,kurse në emër të përfaqësive Diplomatike të Gjermanisë znj.Fatmire Musliu..Më pas fjalën e ka pasur z.Pal Sokoli,
kryetar i LSHAKSH në Gjermani,të gjithë përfaqësuesit e LKSHM nga Austria deri te Zelanda e re,kurse përfaqësues të cilët nuk kanë mundur të jenë pjesëmarrës
manifestimin e kanë përshëndetur me shkresa përmes postës elektronike.Fjalë rasti ka mbajtur edhe Kryetari i Nderit të LSHAKSH-në Gjermani,z.Martin Çuni.
Udhëheqës i panelit ishte krijuesi Fran Tanushi.Takimi tradicional kishte karakter garues,.ku kishin konkuruar me krijimtarinë e tyre dhjetëra poet,kurse organizatorët
kishin emëruar jurinë prej Avni Aliut,Hazir Mehmetit dhe Muhamet Lumaj,të cilët do të vlerësonin punimet e konkuruesëve.Në garën konkuruese kanë hyrë
poet,si:Hamzë Halabaku,Sylë Bajrami,Xhevat Muqaku,Sebahate Byci,Gonxhe Letmi-Begisholli,Sadije Bejtullahu-Kryeziu, Besim Xhelili,Ragip Dragusha,Ismajl Hadaj,Tonin Nikolli,Neki Lulaj,Fran Tanushi, Seveme Fetiqi,Agim Gashi
Muhamet Hoxha,Silva Tërnava,Drita Nikoliqi-Binaj,Sadik Krasniqi,kishte edhe nga ata që deklamuan jashtë konkurence si:Martin Çuni,Pal Sokoli,Hazir Mehmeti e Mentor Thaqi.Faruk Tasholli,etj....

Juria kishte përzgjedhur tre poetët më të mirë për vendin e parë,dytë dhe të tretë,kurse nga publiku u përzgjodh poezia e krijuesit tanë të
njohur Tonin Nikolli.Nuk po dua të ceku emër për emër,nga se të gjithë konkuruesit dhe ata jashtë konkurence u shpërblyan në një farë forme.Pos të përzgjedhurve nga juria,edhe ata jashtë
konkurence,të gjithë ata që deklamuan punimet e tyre,nga Ministria e Diasporës u shpërblyan me nga një plaketë të bukur e domethënëse,ku ishte e shtypur
Deklarata e Shpallëjes së Pavarësisë së Kosovës.Duhet cekur se mjaft ngrohët i priti publiku aktorët Ismajl Hodaj dhe Ragip Dragusha.

Pjesa e dytë e manifestimit u mbajtë me promovime titujsh të rinjë nga krijuesit tanë:
Anton Marku,referoj për disa tituj të krijuesëve të SHKSH"Aleksandër Moisiu" në Austri
Për përmbledhjen poetike"Vesa mbi gurë" të Neki Lulajt,(referoi Sh.Cakolli)
Për veprën e Seveme Fetiqit"Një gllënjkë dashuri" referoj Muhamet Luma
Për veprën"Buzëqeshje e trishtë" referoi Avni Alija

Ky manifestim zgjati deri në orët e mesnatës,ku përfaqësuesit e LKSHM, bënë projekte për aktivitetet e tyre të mëtejme,të cilat i miratuan njëzeri.

Shaban Cakolli:NË KOBLENZ TË GJERMANISË U MBAJT MANIFESTIMI TRADICIONAL POETIKO-LETRAR"PAVARËSIA 2014" 10153655_10152040511194077_912084081_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi