Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato:KAM QËNDRUAR NË PRITJE

Shko poshtë

Vullnet Mato:KAM QËNDRUAR NË PRITJE Empty Vullnet Mato:KAM QËNDRUAR NË PRITJE

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 30, 2014 9:55 pm

Vullnet Mato:KAM QËNDRUAR NË PRITJE 10154072_1399566310316715_14245061_n
Vullnet Mato

KAM QËNDRUAR NË PRITJE

Në cepin e buzës tënde 
kam qëndruar,

si një tulipan i mbirë 
ndanë greminës 
dhe shpresoj brigjet e fjalëve, 
“sezam hapu!”veç për mua, 
të mos më flakin 
nga shtjekëzat tinëz...

Kam qëndruar 
në skajin e syrit të shkruar,
si një pik loti i ndalur 
në çastet e gëzimit,
dhe shpresoj qerpikun tënd
ta bëj të lubrifikuar,
që ta kthesh lehtësisht 
drejt meje vështrimin... 

Kam qëndruar në këto porta 
të zemrës sate bujare,
të jem sa më pranë 
çdo shikimi dhe zëri, 
duke pritur çastin fatlum 
të ftesës përfundimtare,
kur ti do më kërkosh, 
të jem yti i tëri...


Vullnet Mato:KAM QËNDRUAR NË PRITJE 1381261_1399256057014407_443739638_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi