Majori Ramabaja: Jakup Krasniqi dhe Azem Syla jepnin urdhra për shuarjen e FARK-ut dhe Ministrisë së Mbrojtjes
Faqja 1 e 1

Dokumenti i emrimit epror nga Ministria e Mbrojtjes
Majori Ramabaja: Jakup Krasniqi dhe Azem Syla jepnin urdhra për shuarjen e FARK-ut dhe Ministrisë së Mbrojtjes
Në një rrëfim të tij majori Naziz Ramabaja të mbështetur në fakte të pa kontestueshme flet për redaksinë e portalit Shqiptari.eu. Rrëfimi i tij vjen në kohën që qeveria Thaçi dhe partia e PDK-së, po mundohen me ligj të varrosin të vërtetat historikë, që dhunshëm të imponojnë sikurse deri më tash, se lufta është bërë vetëm nga organizimet e të majtës, se UÇK-ja është udhëhequr vetëm nga ata, dhe se institucionet e Republikës së Kosovës nuk ishin pjesë e luftës, por fantome. Pra, një përmbysje e roleve, siç argumenton edhe kjo dëshmi e majorit Ramabaja, janë duke dashur ta bëjën të përjetshme, ata që penguan realisht luftën, ata që kërkonin paratë, dhe rrinin në hije hotelesh, sot duan ta ligjësojnë gënjeshtrën duke e bërë inekzistente luftën që bënë institucionet e Kosovës, e cila veç suksesit mahnitës në Koshare dhe po ashtu në Loxhë, ajo kishte njohur peripeci, vuajtje, sakrifica dhe organizim brilant në prapavijë, aq më tepër kur strukturat ushtarake pengoheshin hapur nga shteti shqiptar dhe nga struktura e të majtës, nga Shtabi i UÇK-së, i njohur edhe si shtabi i ”Rognerit”. Ta ndjekim rrëfimin në pika të shkurtra të majorit Nazi Ramabaja, për ditët e stërvitjeve para ndërhyrjes së NATO-s dhe thyerjes së kufirit në Koshare.
“Qendra stërvitore strategjike në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës në Kolsh ishte dhe mbeti një ndër qendrat më të avancuara, e cila kishte për qëllim stërvitjen, ushtrimin e vullnetarëve, rekrutëve të cilët arrinin nga të gjitha viset shqiptare për tu kyçur në frontin e Koshares dhe thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar, e cila në opinionin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar njihet si lufta e Koshares”, thotë Ramabaja.
Ai rrëfen momentet e marrjes së detyrës nga ana e tij në Kolsh, Qendrës stërvitore të ngritur nga Ministria e Mbrojtjes. ”Fillimisht nëpërmes Ministrit të Mbrojtjes Halil Bicaj rash në kontakt me eprorin e lartë të Akademisë ushtarake të Shqipërisë kolonelin Lul Blakaj, një ushtarak i aftë i karrierës, i cili ishte i specializuar për artileri dhe i përkushtuar për zgjidhjen përfundimtare të çështjes së Kosovës me veti të mira dhe pro Kosovar.
Kolonel Luli më pranoi në banesën e tij në rrugën e Medresesë afër Akademisë Ushtarake, më ofroi literaturë të nevojshme ushtarake dhe më dha ndihmën profesionale për përpilimin e materialit mësimor dhe stërvitor e që ishte e një rëndësie të veçantë për përgatitjen e ushtarëve-rekrutëve të rinj për ti dërguar në front drejt Kosovës nëpërmes rajonit në Papaj dhe në brendësi të Padeshit ku vepronin njësitet operative të Ministrisë së Mbrojtjes dhe dy komandantët e shquar Agim Ramadani dhe Sali Çekaj. Kërkesa për ndihmë drejtuar Kudusi Lamës hasi në vesh të shurdhër”, rrëfen Ramabaja.
Më tej ai tregon për dyfytyrësinë e gjneeralit të armatës së Shqipërisë, i cili duket se ishte hapur bashkëpunëtor i të majtës, kështu të paktën flasin edhe relacionet e tij pas luftës. ”Gjenerali Kudusi Lama mu drejtua duke më thënë: “Ne mund t´ju ndihmojmë me armë minahedhësa të tipit 60 mm dhe 82 mm dhe asgjë më tepër se këto, me sa jam duke e vërejtur unë ju po doni me shti shtetin shqiptar në luftë kjo është e pa pranueshme nga ana ime”. Me këtë përgjigje s´munda të pajtohem duke dhënë shpjegimet e nevojshme se ne kem nevojë për armatim të rëndë siç janë haubicat dhe topat sepse një armatim të tillë, të cilin e cekët ju, ne veç e kemi në radhët tona dhe si profesionalist i kësaj gjinie artilerie kjo s´mund të numërohet në armatim të rëndë, por se këtë lloj armatimi sipas formacioneve e hasim në kuadër të qetave kundër blinduese dhe unë fortë mirë e njoh strukturën dhe armatimin në fjalë, s’po ju kërkoj kuadër komandues për këtë lloj armatimi sepse kemi të mjaftueshëm dhe as që bëhet fjalë për implikimin e shtetit Shqiptar në luftë, por ndihma që ua kërkoj është më se e domosdoshme për fazën finale të operacioneve luftarake çlirimtare”, rrëfen Ramabaja.
”Kudusi Lama edhe njëherazit më bëri me dije se s’ka ndihmë më të madhe me armatim të rëndë përveç asaj që tha më lart, me këtë kemi ndërprerë takimin dhe kem vazhduar rrugën drejt repartit dhe qendrës stërvitore ushtarake në Kolsh. Gjatë tërë rrugës mendoja se pse ky refuzim dhe neglizhencë e një Gjenerali për ti dalë në ndihmë njësiteve operative të UÇK-së në këto momente vendimtare”.
Ai më tej rrëfen një episod interesant, përpjekjen e re të së majtës që ta përfitonte ose ta detyronte strukturën ushtarake ti braktiste institucionet.

“Diku rreth datës 22.03.1999 dy ditë para se të fillojnë bombardimet e Aleancës Veri-Atlantike NATO-s mbi caqet serbe në Kosovë së bashku me Ahmet Alishanin muarëm rrugën për në Papaj për ti vizituar njësitet operative të Ministrisë së Mbrojtjes dhe njoftuar për së afërmi me aktivitetet e tyre si dhe nevojat dhe kërkesat që kishin këto njësi dhe personeli ushtarak.
Po sa arrijtëm në Papaj gjetëm Rrustem Berishën në komandë ku hasëm në një dokument deklaratë në të cilin thuhej se nuk njofim asnjë institucion, Ministri apo qeveri të Kosovës përveç shtabit të përgjithshëm të UÇK-së! Kur e pyetëm Alishani dhe unë se q´është kjo? Rrustemi u përgjigj se kanë qenë nga Shtabi i Përgjithshëm, Jakup Krasniqi dhe Azem Syla dhe e kanë lënë këtë dokument-deklaratë. Se a kishte ra nën ndikimin dhe presionin e këtyre personave Rrustemi, tregojnë sjelljet e mëtutjeshme të tija në vazhdimësi deri në çlirimin përfundimtar dhe hyrja e njësive në Kosovë”.
“Lufta e Koshares ishte si vazhdimësi e betejës së Logjës, sepse ishte udhëhequr dhe drejtuar nga ushtarak profesionist të karrierës të emëruar nga Ministri i Mbrojtjes kol. Ahmet Krasniqi udhëheqës dhe varrës të njësive operative, e cila rezultoi në thyerjen e kufirit dhe mundësoi avancimin e forcave tona drejtë Kosovës nën mbështetjen e Aleancës Veri-Atlantike NATO-s me sulmet nga ajri e cila detyroi aparatin shtetëror dhe administratën e Milosheviqit të nënshkruaj kapitullimin me marrëveshjen e Kumanovës të 10 qershorit 1999”, rrëfen Ramabaja në mënyrë të përshpejtuar disa sekuenca të ngjarjeve tundues dhe të rënda të luftës. Shqiptari.eu

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi