Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI:NDAMJA PËR TË GJALLË

Shko poshtë

AGIM GASHI:NDAMJA PËR TË GJALLË Empty AGIM GASHI:NDAMJA PËR TË GJALLË

Mesazh nga Agim Gashi Sun Apr 06, 2014 11:11 am

AGIM GASHI:NDAMJA PËR TË GJALLË 1533764_10152052401944077_7581905799946283273_n

AGIM GASHI

NDAMJA PËR TË GJALLË

Për n´kurbet unë kur u nisa,
Me shëndet moj nanë se ika, 
Hallall buka, hallall krypa,
Hallall t´mira, halla t´liga.


O u nisa moj nanë u nisa
N´këtë kurbet katran të zi,
Seç po treten njerzit, nanë, 
Thatë mbesin t´shkretat shtëpi.


Ah u nisa moj zemra ime
Në kurbet në atë nëperkë, 
Me i kerku vuejtjet e jetës,
Me lane nanë e me gjetë njerkë.


Kur kam dale deri te porta
Nisin vajin vllazën e motra, 
E kur dola n´tshkreten lamë
N´zi e n´vaj e shkreta nanë.


O hallall atdhe i dashur
Të ma ruejsh nanën time, 
Atë grua plot dashuri
Që m´ka rritë me plot mundime.


Lamtumirë nanë e atdhe,
Po shkoj atje ku nuk kam varrë,
Ma e randë kenka se vdekja
Me u nda për të gjallë.


06.04.2014
Düren

 
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi