Kimete Berisha:Hajnat i pështyjmë në rrugë
Faqja 1 e 1
Kimete Berisha:Hajnat i pështyjmë në rrugë
Kimete Berisha:Hajnat i pështyjmë në rrugë
Nuk e sulmuan me domate se shtrenjtë. Shih videon qysh i ngrit krahët lart, qysh krenohet rojtari i Kryeministrit, pasi që e godet në bark studentin e inatosur, bash aty ku e ka epiqendrën truri i vogël.
Se sa rëndë është të të gjuajnë me domate në rrugë, i pari shqiptar para dhe pas luftës e ka provuar Rexhep Qosja, e më 2011 e provoi edhe Edita Tahiri, të cilës për pak iu shtrydh domatja e Vetëvendosjes në këmishën topa-topa.
Sot e provoi edhe Kryeministrin Hashim Thaçi se çka do të thotë të të fyejnë papritur, në rrugë, para kamerave dhe para popullit!
Nuk e provoi domaten fytyrës, po disa studentë në mënyrë të organizuar e fyen rëndë para mensës së studentëve.
E quajtën ‘hajn’ , Kryeministrin që atyre po ua liron çmimet e shpenzimeve.
Rebelimi i atyre djemëve nuk kishte ‘motiv’, nuk ishte as momenti, as njeti, që Kryeministrin ta quajnë ‘hajn’e ‘dallaveraxhi’.
Hajn i thonë atij personi që vjedh tjetrin, pa e përdor dhunën.
Diogjeni e dinte se hajnat i pështyjmë në rrugë, kurse bosat e krimit të organizuar ‘i respektojmë’, nga frika.
Kryeministri, këmbëngulës dhe kokëfortë siç është, ia doli ta ruaj buzëqeshjen para shfaqjes patetike që performohej për ta poshtëruar para opinionit.
Studenti që ishte nervozuar me Kryeministrin dhe e quante ‘hajn’ bërtiste me sa zë që kishte, si vajza e re kur ia vjedhin çantën hajnat kalimtar në rrugë, apo nusja që lemeritet sikur kur e piskon gjarpri para kalimtarëve në rrugë, kur ‘xheparoshët’ ia këpusin qaforen e dukatit nga qafa.
Studentëve nuk u mungonte basi, por u mungonte motivi.
Kryeministri qeshi, derisa dy-tre studentë në mënyrë dramatike përjetuan katarsisin në duart e truprojeve të Kryeministrit.
Krejt si te Shekspiri: ‘grabitësi që qesh, ka vjedhur diçka nga hajni’!
P.S. Shih videon qysh i ngrit krahët lart, qysh krenohet rojtari i Kryeministrit, pasi që e godet në bark studentin e inatosur, bash aty ku e ka epiqendrën truri i vogël.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi