Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Maki Maqedonci Canolli:KUSH KA FRIKË NGA REPUBLIKA?

Shko poshtë

Maki Maqedonci Canolli:KUSH KA FRIKË NGA REPUBLIKA? Empty Maki Maqedonci Canolli:KUSH KA FRIKË NGA REPUBLIKA?

Mesazh nga Agim Gashi Wed Apr 09, 2014 10:10 pm

Maki Maqedonci Canolli:KUSH KA FRIKË NGA REPUBLIKA? 1969306_696385607051254_1065574806_n
Maki Maqedonci Canolli:KUSH KA FRIKË NGA REPUBLIKA?

Pse me FAK e jo me FARK
kush po i hyn atdheut në hak?
Politikanët tanë të vjetër
Republika po mbetet në letër!


Kush ka frikë nga Republika?
Pse kaq e ndyrë është politika?
S'na intereson a na njeh bota
për Republikën janë këto forca!


Kush i hyn atdheut në hak
le ta ndalë për vete atë "fak"!
Nuk lejojmë me na dëmtu
pa Republikë me u prezantu.

Mjaft u tallët o të mjerë
mos e qoni vendin n'humnerë,
mos u bëni hor para botës
Republikën me ia mohu Kosovës!

Nëse ju vetë këtë e mohoni
pa Republikë forcat i prezantoni,
si kërkoni ju para botës
Republika me iu njoftë Kosovës?

Si me FAK e si me FARK
UCK-së mos i hyni në hak!
Se liria e asaj toke 
ka buruar prej kësaj force!

©Makfire M Canolli


Maki Maqedonci Canolli:KUSH KA FRIKË NGA REPUBLIKA? 10252079_707119335977881_1316147414147269069_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi