Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fredrik Ndoci: "Kënga ime" paguan 200 euro për një këngë, pjesëmarrja e artistit serb ishte një turp

Shko poshtë

Fredrik Ndoci: "Kënga ime" paguan 200 euro për një këngë, pjesëmarrja e artistit serb ishte një turp Empty Fredrik Ndoci: "Kënga ime" paguan 200 euro për një këngë, pjesëmarrja e artistit serb ishte një turp

Mesazh nga Agim Gashi Sun Apr 20, 2014 2:55 pm

Fredrik Ndoci: "Kënga ime" paguan 200 euro për një këngë, pjesëmarrja e artistit serb ishte një turp Frederik_Ndoci

Fredrik Ndoci: "Kënga ime" paguan 200 euro për një këngë, pjesëmarrja e artistit serb ishte një turp

Këngëtari i mirënjohur i muzikës shqiptare Fredrik Ndoci ka shprehur zhgenjimin e tij për pjesmarrjen e artistit serb në festivalin "Kënga ime", duke u solidarizuar me të gjithë poppulin shqipar në Kosovë ai tha se pjesëmarrja e Zdravko Colic i cili sipas tij njihet si mbështetës i krimeve serbe të kryera ndaj shqiptarëve në Kosovë është kulmi i "indinjatës time ndaj atij festivali. Por Ndoci duket se ishte i pakënaqur edhe me pagesat që bën TV Klan ku sipas tij për një këngë të kënduar të gjithë atristët paguhen njëjtë, rreth 200 euro (27 000 lekë). Më poshtë mesazhi i plotë i Ndocit.

Te dashur artedashes Shqipetar anekend Botes.

Kam ndjekur si Frederik, te gjitha netet e festivalit "Kenga ime" transmetuar ne TV Klan, pasi kerkoja nje shfajesim per fansat e mi, per mos pjesemarrjen time ne kete aktivitet. Perse nuk gjeja dot asnje lloj serioziteti ne kete aktivitet, shume larg ne nivel nga te gjitha te tjerat qe nga viti 2007.
Ne hapat e pare te projektit, u ula me organizuesit per te mesuar me shume rreth ketij projekti. Edhe pse artisti profesionist, eshte disi i zhveshur nga pikepamja e te drejtave qe ka me Teatrin Klan, ku te gjithe artistet paguhen si para viteve 90-te. Te gjithe marrin nga 27.000 leke per nje kenge pavaresisht nga fama dhe karriera e gjate Artistike ne Shqiperi dhe ne Bote. Nuk duhet harruar se ne Shqiperine e varfer por edhe te pasur, "Te kenduarit" eshte rruga me e shkurter per para. Persa i perket nivelit, cfare mund te them per 600.000 kengetare Shqipetare "Artista" qe kane te drejten te me thone koleg, pavaresisht se une jam diplomuar. Klani ka ekskluzivitetin e kengeve e videoklipeve me te drejte.Ka te drejten e shitjes se videove e te audiove, te krijimit te CD, ku vetem fitimi nga Youtube dhe I Tunes eshte i permasave gjigande… Nga nje miku im ketu ne USA, mu be e ditur se klikimet ne emrin tim ne dy media World Wide dhe Network rezulton ne mbi 100 Miljon. Do te thoni ju sa genjen ky Frederiku…Epo cfar ti besh, me ka ardhur dita te genjej me te vertetat qe vrasin paaftesine ironike, qe mbjellin sigurisht mashtruesit krijues per para. Nuk rame dakord per materialet qe kisha zgjedhur dhe e mora me mend se kush fshihej prapa gjithe kesaj. Gjithsesi bera cmos te merrja pjese sikur edhe me nje krijim dinjitoz timin, per ndonje artist te ri dhe shume te talentuar Elsida Sinaj. I dhashe nje kenge qe doli shum e bukur, por mora nje pergjigje te papritur nga miku im. i detyruar te me ofendonte me shprehjen, nese vjen te kendosh kengen qe te themi ne, do e leme edhe kete artiste te prezantohet me kengen tende !!! I indinjuar per pergjigjen e bashkepunetorit u mundova te justifikoj pamundesine per pjesemarrjen time ne ate batak muzikor, ku niveli me disa perjashtime eshte nen mesataren krahasuar me te njejti festival te organizuar rreth 4 vite me pare nen kujdesin e po te njejtit Ardit Gjebrea.

Ne cdo spektakel pak a shume Arti vazhdon me mase. Ne vijen politike si dikur ate te Partise… Jam i lumtur e vazhdoj, e nuk cuditem qe artistet edhe pse ne integrim nuk jane te lire (flas per vete).

Rasti i javes se fundit ku i ftuar ishte kengetari Serb Zdravko Colic, ishte kulmi i indinjates sime me kete Festival. Rrespektoj cdo artist ne Bote deri ne momentin kur nuk perzihet me Pokitikat e sidomos me ato politika qe rrjedhin gjak. Ky artist nuk ka diskutim ne permasat e tij artistike, por nuk mjafton vetem kaq. Eshte edhe nje nga ata qe ka mbeshtetur fuqishem luften dhe masakrat mbi bashkekombasit e mi ne Kosove.
E me duket e dhimbshme qe te ftohej e te duartrokitej deri ne histeri pikerisht ne javen qe do te shenonte 15 vjetorin e ekdodit te Shqiptareve te Kosoves dhe gjithe kalvarin e dhimbjes se kombit tone. Imagjinoni sikur te ftohej nje artist Shqiptar i nivelit te tij ne nje TV Kombetar Serb. Me thoni kush do ti lvirej aq shume ne skene? Mjerisht artisti ne fjale Zdravko Coliq (sipas disa informacioneve) eshte me te drejte Nacionalis, por dicka nuk shkon me Nacionalizmin e tij ne maredheniet tona Ndershteterore. Nese ai do te kishte kerkuar nje falje publike, mesiguri qe pjesa e gjakosur e Shqiptareve do te ngrohej sadopak. Letra e Sandrit me duket shume skematike e le per te deshiruar. Une do te thoja me mire te mendohej kjo leter perpara se te ftohej ky artist. Artistit Serb ndoshta kjo ftese per te qene i ftuar ne kete progran iu duk paksa e cuditshme. Por kur pa qe informacioni qe kishim per sjelljet e tij Nacionaliste ne vitet e lufte, se paku te kerkonte ndjese ne emrin e tij personal dhe te gjith vendit te tij. Ti thoshte me fal Artistit te madh te skenes Esat Bicuri te vrare nga ushtria e vendit te tij dhe gjith viktimave e familjareve te tyre ne luften me te eger te Kosoves. Me ftesen dhe menyren guzhiniere qe iu perulen drejtuesit e spektaklit, mua mu duk se i kerkuam ne falje Serbeve per cka nuk kane mujte me na vra…
Une prisnja nga casti ne cast, qe, artisti te mos ishte Serb dhe te behej artist vetem duke thene dy fjale magjike "Me fal gjaku Shqiptar", por nuk ka Serb qe e ben kete.
Populli Shqiptar i Kosoves eshte shum artedashes dhe i vlereson artistet me gjithe shpirt. Une u jam borxhli deri sa te kem jete. E u them Me Falni ne emer te miqve te mi, te cilet mbajne ne preher bomben me sigurese te hequr, qe Sandri ua rrasi me kete leter te hapur te Komitetit qendror te PPSH…
Letra e Sandrit, Me fal Kosove, bie pak ndesh edhe me mua si artist. Me ne fund e pohuan shqip se Sandri paska mundesine qe fatin e cmimeve ne festivale e Kompeticione ne Shqiperi ta vendose nder tavolina. Te pakten ky eshte ofendim per te gjithe Artistet qe i ka munduar ky fakt kurre i pathene, por gjithmone i ndjere deri ne persekutim…
Kjo me ben qe edhe une te pendohem per rikthimin tim ne Shqiperi e te mendoj se nje tretje ne psheretimat e mallit te me ndodhe se shpejti. Perse duhet qe une Frederik Ndoci te marr shuplaka qofte edhe nga artiste Shqipetar me te medhenj se une ??? E per cfare? Per ti mbushur mendjen te paaftit qe mos sundo mbi te aftet. Varrin e kam ndertuar, por jeten nuk mund te ma prekin te paaftet e Shqiperise. Miqve nuk qe me duan fort, nuk do tu mungoje asnjehere ne te gjitha Gezimet e tyre.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi