Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SHAQIR SHAQIRI:LETËR E HAPUR AMBASADORES SË SHBA-ve, ZONJËS JACOBSON

Shko poshtë

SHAQIR SHAQIRI:LETËR E HAPUR AMBASADORES SË SHBA-ve, ZONJËS JACOBSON Empty SHAQIR SHAQIRI:LETËR E HAPUR AMBASADORES SË SHBA-ve, ZONJËS JACOBSON

Mesazh nga Agim Gashi Fri Apr 25, 2014 10:01 pm

SHAQIR SHAQIRI:LETËR E HAPUR AMBASADORES SË SHBA-ve, ZONJËS JACOBSON 1560665_1384036345185487_72510417_n

SHAQIR SHAQIRI:LETËR E HAPUR AMBASADORES SË SHBA-ve, ZONJËS JACOBSON



Duke mos e harruar për asnjë cast ndihmën e vendit tuaj për clirimin e Kosovës nga hordhitë sllave, si dhe përkrahjen politike që vëndi Juaj i ka dhënë atdheut tim kur shpalli pavarësinë, por i nxitur nga "lotët" e juaja që derdhët sot për grafitet në murin e kishes së Decanit, jam i detyruar t´ju drejtohem me ca fjalë...

Kisha e Decanit dhe kishat e tjera sllave kemi patur mundësi t´i rrënojmë me themel shumë herë gjatë historisë sonë. E kishim këtë mundësi herën e fundit gjatë të ashtuquajturit "okupim nazist" apo sic e quante populli im, me plot të drejtë, atë kohë "tri ditë Shqipni". Nuk e kemi bërë këtë ngase gjithmonë kemi ruajtur respektin për cdo besim fetar.
Poashtu, zonjë e nderuar, a nuk Ju shkon ndonjëherë ndër mënt se ndërhyrjet e Juaja dhe të të ashtuquajturës bashkësi ndërkombëtare në cdo pore të jetës politike në Kosovë e zbehë imazhin e vendit Tuaj dhe e shpie atë në krahun e tutorit? Si duhet kuptuar varësia e vëndit tim nga ndërhyrjet banale të politikajve të bashkësisë ndërkombëtare që i bëhen cdo ditë vëndit tim? A ka mbetur ndonjë pore sado e vockël ku nuk jeni përzier Ju dhe ku nuk është vendosur sic keni urdhëruar Ju? Është kjo liria 
për të cilën luftuam së bashku? A kanë indianët (si popull me origjinë vendase) vënde të rezervuara në Kongresin apo në Senatin e SHBA-ve?
Sa indian vendas janë pjesë e administratës shtëtërore të SHBA-ve dhe sa të tillë janë sot në Shtëpinë e Bardhë?
Serbët, ndonëse okupatorë në trojet tona, gëzojnë më shumë të drejta se sa ne vendasit, kurse Ju ende qani kokën dhe ngritni zërin për një grafit që nuk i pëlqyeka shkijeve!
Ku vajti ndërgjegja kur kërkuat formimin e Gjykatës Speciale për ndjekjen e të ashtuquajturave krime të UCK-së? E barazuat përbindshin okupator me clirimtarin! Dhe, a menduat për kutin e dyfishtë kur dihet se vet vëndi Juaj nuk pranoi ndjekjen e ushtarëve të vet (që shërbyen në Irak) për krime lufte? Apo vazhdon të ngadhnjejë "logjika" e të fuqishmit i cili bën si do vet?
Edhe dic. Shkaku i asaj që u tha më lartë, e shoh të udhës t´ua përkujtoj se dalngadalë po e humbisni përkrahjen e shqiptarëve dhe vëndi juaj nuk do ketë më asnjë mik në Ballkan. Sllavët nuk ju kanë dashur kurrë!
E nderuara zonja Jocobson,
Fjalët qortuese në adresën Tuaj nuk janë shprehje e mosrespektit, inatit personal apo përpjekje për t`Ju dhënë mënd. Janë fjalët e njeriut të zhgënjyer me sjelljet e mikut i cili po ia këthen shpindën dhe po e ndihmon armikun e përbashkët.
Ju përshëndes përzemërsisht,
ZOTI I BEKOFTË SHBA-të!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

SHAQIR SHAQIRI:LETËR E HAPUR AMBASADORES SË SHBA-ve, ZONJËS JACOBSON Empty Disa nga komentet

Mesazh nga Agim Gashi Fri Apr 25, 2014 10:15 pm

 


Shqiptar Oseku
E ke patur gjithmone nje taban te forte etik si njeri, profesor, qe te eshte shfaqur kur njeriu eshte me se ngushti. Ndaj s'po befasohem fare, as nga parimesia e letres, as nga lartesia e saj morale. Dikush do te habitej qe nje anglofil si puna jote del me keso letre. Por une jo. E di qe ti e njeh *esencen* e kultures anglosaksone, ndaj nuk je ke kompleks para cdo diplomati te radhes.


Shaqir Shaqiri
Të falem ndeirit për fjalët e ngrohëta, vëllaqko. Ishe shtylla e Zyrës së Kosovës dhe mbetesh zëri i ndërgjegjes kombëtare. E njoh fatbardhësi personale që të kam mik. Je pjesë e familjes me sfond të pasur atdhetarie. Lum kombi që ju ka!


Avdyl Gervalla
Kjo eshte letra e Kolosit, Trimit, Urtakut dhe Atdhetarit te paepur per Liri. Zoti Te Bekofte! Te gjithe shqiptaret liridashes i Ke pas!

Avni Haxhiu
Shaqo i mungon ketij veni

Shaqir Shaqiri
Avni i nderuar, mua më mungon edhe më shumë atdheu, por telashet shëndetësore më ngujuan ku s´e kisha vëndin kurrë!

Avni Haxhiu
Me vjen keq nuk i di detalet shpresoj qe t; i kalosh sa ma mire, ti ndoshta me ke harru, sepse ishim ne aktivitete te ndara, pak kohe na ka ra me nejt bashk por vleren dhe angazhimet tuja dhe keshillat tuaja i mbajj mend shum mire. E shpresoj se vlerat do te dihen dhe vleresohen sepse tani per tani ktu vlerat pak qmohen. Te uroj shendet dhe sukses, e dime te gjite qe te noifim se kudo qe je kontribon per vendin.

Shaqir Shaqiri
Të falem nderit për fjalët e ngrohëta. Unë qe disa vite po luftoj me kancerin në fyt e mushkëri, por nuk e kam ndër mënt të dorëzohem. Marr terapi cdo javë dhe kam lejen e mjekut të largohem vetëm 3-4 javë në vit. Këto ditë i shfrytëzoj gjithherë për t´u cmallur me të afërmit, me miq e dashamirë dhe me dheun që më riti.


Avdyl Gervalla
Po Ti je si Konstandini, edhe nga varri del për Besë e për Atdhe!


 Shaqir Shaqiri
Qofsh faqebardhë, vëllaqko!

Avdyl Gervalla
Po më ngacmojnë ngapak shokët, por të gjithë e dijnë se Ti je shok i Teki Dërvishit dhe Jusuf Gërvallës, por edhe Profesor i im... Oh sa më pëlqejnë ngacmimet e tyre!... Eh, sa më paska marrë malli të na ngacmosh të gjithëve!!!

 Shaqir Shaqiri
Unë s´të mbajë fort ndër mënt si student t´imin... Ke qenë dhe mbetesh vëllai i vogël imi, i Cufës dhe Tekiut.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

SHAQIR SHAQIRI:LETËR E HAPUR AMBASADORES SË SHBA-ve, ZONJËS JACOBSON Empty Foto

Mesazh nga Agim Gashi Fri Apr 25, 2014 10:22 pm

SHAQIR SHAQIRI:LETËR E HAPUR AMBASADORES SË SHBA-ve, ZONJËS JACOBSON ManstiriiDecanitSHAQIR SHAQIRI:LETËR E HAPUR AMBASADORES SË SHBA-ve, ZONJËS JACOBSON Zhuj-veseli-patriarkana-pejesSHAQIR SHAQIRI:LETËR E HAPUR AMBASADORES SË SHBA-ve, ZONJËS JACOBSON Pejapatriakanahz5ju2SHAQIR SHAQIRI:LETËR E HAPUR AMBASADORES SË SHBA-ve, ZONJËS JACOBSON Od3SHAQIR SHAQIRI:LETËR E HAPUR AMBASADORES SË SHBA-ve, ZONJËS JACOBSON Manastiri-i-gracanices-shqiptaret-vallezojneSHAQIR SHAQIRI:LETËR E HAPUR AMBASADORES SË SHBA-ve, ZONJËS JACOBSON Manastiri-decanit-shqiptaretSHAQIR SHAQIRI:LETËR E HAPUR AMBASADORES SË SHBA-ve, ZONJËS JACOBSON Salih-rustaSHAQIR SHAQIRI:LETËR E HAPUR AMBASADORES SË SHBA-ve, ZONJËS JACOBSON Ram-kaplan-nikciSHAQIR SHAQIRI:LETËR E HAPUR AMBASADORES SË SHBA-ve, ZONJËS JACOBSON Ram-nikciSHAQIR SHAQIRI:LETËR E HAPUR AMBASADORES SË SHBA-ve, ZONJËS JACOBSON Ali-ljaniSHAQIR SHAQIRI:LETËR E HAPUR AMBASADORES SË SHBA-ve, ZONJËS JACOBSON Muhamet-ljaniSHAQIR SHAQIRI:LETËR E HAPUR AMBASADORES SË SHBA-ve, ZONJËS JACOBSON Avdi-llausha-
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

SHAQIR SHAQIRI:LETËR E HAPUR AMBASADORES SË SHBA-ve, ZONJËS JACOBSON Empty Re: SHAQIR SHAQIRI:LETËR E HAPUR AMBASADORES SË SHBA-ve, ZONJËS JACOBSON

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi