Veteranët: Gjykata Speciale nëse prekë ‘patriotët’ mund ta ‘kallim’ Ballkanin
Veteranët: Gjykata Speciale nëse prekë ‘patriotët’ mund ta ‘kallim’ Ballkanin
Veteranët: Gjykata Speciale nëse prekë ‘patriotët’ mund ta ‘kallim’ Ballkanin
Shoqatat e dala nga Lufta e UÇK-së, kanë reaguar ndaj vendimit për themelimin e Gjykatës Speciale, duke thënë se themelimi i kësaj gjykate mund të qojë në destabilitet rajonal. Ata nuk dinë se si do të veprojnë pas këtij vendimi por kanë paralajmëruar se javën që vjen do ta mbledhin kryesinë për të diskutuar veprimet e tyre të mëtutjeshme.
Në emër të invalidëve të luftës dhe familjarëve të dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhavit Jashari, thotë për KosovaPress se deputetët e Parlamentit dhe përgjithësisht institucionet e vendit nuk kanë llogaritur se veprimet e tilla qojnë në destabilitet, dhe në qoftë se ndodhë një gjë e tillë, fajin dhe përgjegjësinë e kanë institucionet, transmeton express.
Xhavit Jashari vlerëson se është një spektakël që luhet me vlerën e tyre, me të cilën fyhet një popull i tërë, e në veçanti lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Gjithë kjo veprimtari që po zhvillohet në kurriz të vlerës, po i fryn një zjarri, një destabiliteti jo vetëm në Kosovë, por edhe në Ballkan, sepse një ditë duhet t’i thuhet stop kësaj praktike dhe gjithë kjo po ndodhë me luftën edhe pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtar e të Kosovës”, deklaron Jashari.
Edhe kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Muharrem Xhemajli, ka paralajmëruar se javën që vjen do të mblidhet kryesia e saj, për të diskutuar veprimet e mëtutjeshme pas vendimit për themelimin e Gjykatës Speciale.
Për të kundërshtuar themelimin e kësaj gjykate pati kërkuar edhe Shoqata "Atlantiku”, e cila përfshinë veteranët e Batalionit “Atlantiku” që luftuan në kuadër të UÇK-së për çlirimin e Kosovës dhe qindra simpatizues shqiptaro-amerikanë në Amerikë.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 89 vota për, 22 kundër dhe 2 abstenime, kanë miratuar Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë dhe themelimin e Gjykatës Speciale, e cila do të trajtoj krimet e pretenduara të UÇK-së.
E në mbledhjen e fundit të Qeverisë së Kosovës kabineti qeveritarë ta votuar pro Projektligjit për mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave të akuzuar potencial në proceset gjyqësore pranë Gjykatës Speciale, është dokumenti i parë i cila ka marr aprovimin e kabinetit qeveritar./standardi.info
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi