Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

MOMENTE TE KENDESHME NE SHIJIMIN E LIBRIT POETIK “DY KOHE” TE POETIT VILSON CULAJ

Shko poshtë

MOMENTE TE KENDESHME NE SHIJIMIN E LIBRIT POETIK “DY KOHE” TE POETIT VILSON CULAJ Empty MOMENTE TE KENDESHME NE SHIJIMIN E LIBRIT POETIK “DY KOHE” TE POETIT VILSON CULAJ

Mesazh nga Lek Sat May 10, 2014 7:09 pm

MOMENTE TE KENDESHME NE SHIJIMIN E LIBRIT POETIK,
                       “DY KOHE” TE POETIT VILSON CULAJ

MOMENTE TE KENDESHME NE SHIJIMIN E LIBRIT POETIK “DY KOHE” TE POETIT VILSON CULAJ 2afwr4o

Nga : DOD PJETRAJ      LEZHE,12.4.2014



      I  dashur  poeti yne Vilson Culaj!Je gjithhere i fortmireseardhur ne dheun tone te perbashket!Me poezine dhe shkrimet tua nje pjese e mire e ketij auditori njihet qe nga paraqitja  ne Mirdite para do vjeteve ne nje sofer poetike ,ku ju keni qene se bashku me te mirenjohurin Prend Buzhala,befasuesin Gjon Gjergjaj dhe miq te tjere te artit dhe letrave.
     Do t’i nisja fjalet per kete liber me nje citim prej te Shejtit Ate Papa Gjon Pali i dyte ne librin “ Bashkesi familiare”.Dhe ja si thote ai:”Si shpirt i misheruar,domethene shpirt qe shprehet ne trup dhe trup qe merr trajte nga nje shpirt i pavdekshem,njeriu eshte thirrur  ne dashuri ,ne kete teresi te tij te njesuar.Dashuria e perqafon edhe trupin njerzor dhe trupi behet pjesemarres i dashurise shpirterore.”        
     Libri ne vend te prologut nis me nje poezi  te befte dhe me nje mesazh te madh filozofik :

Veç shpirtit tim do t’i rrefehem
E do t’i them:
Kam jetuar ne dy kohe:
Ne njeren kur linda,
Ne tjetren kur shijova nje jete.

   Libri tashme eshte ndertuar si nje godine e bukur,misterioze e me plot arome  me  pese kate ose ndryshe kapituj ,secili me i veçante se tjetri dhe konkretisht:
-Koha eshte bija e zotit.
-Njeriu eshte krijese e zotit dhe e kohes.
-Koha eshte tempull i dashurise.
-Zjarri rritet aty ku ka uje.
-Neper shtigjet e qiellit.  
  Ja me sa  vemendje ,me nje varg me moshe infinite dhe pambarimisht te vogel ne se shprehemi me gjuhen e matematikes (zaten dhe kjo shkence e serte eshte shprehur shpesh me poezi) ,poeti ka dhene kredon e tij ne kete poezi brilante:

Ne dy kohe te njoh,
Ne njeren ishe i ri,
Ne tjetren i rinuar.
Valle, kush je ti,qe çdo dite je une ?
  Elementi kohe eshte ashti i librit me poezi ,ashtu siç eshte hyji  flladi qe e mban ate te fresket dhe dashuria ,klorofila e gjetheve –vargje te tij.
  Ashtu si ne nje lulishte kur shetiten dhe te jepet te keputesh   lule ashtu nuk me rrihet pa cituar ndonje pozi te librit ose vetem disa petale :
Ti ishe ai,
Qe ke shkelur pasqyren time ,
Po kohen s’arrite te ma vjedhesh,
Mua te dehurit per dashuri…

 Le te merremi me aspektin filozofik te poezive te ketij libri.Shpesh permenden kryefjale te tilla si Mbikoha,mbiqenia, qe ne pamje te pare te kujtojne mbinjeriun e Niçes ,por kjo eshte vetem guacka ,sepse po te verehet thelbi ,ai eshte filozofia e eperme kristiane mbi zotin e thene poetikisht.Sistemi i referimit te Culajt eshte interesant,universal dhe relativist.
… Kerkoj vetem tri dite shpirti ,Zot !
Sa tremije vjet ne liri.
    Koha dalengadale si nje element radioaktiv shenderrohet ne nje element tjeter po aq te vlerte ,pikerisht  ne dashuri,e kjo ndodh ne laboratorin fiziko-poetik, ne se mund ta quajme keshtu, te Culajt.A nuk duket kjo si koha relativiste e Ainshtajnit qe rrjedh me ngadale ,e perkundur neper hapsiren e lakuar te dashurise ?!Ne kete sistem, Eva hyjnore ka braktisur gjarperin dhe mollen e ndaluar ; eshte bere keshtu tokesore  dhe ka  perqafuar enderren e bukur te dashurise.
   Vijme keshtu tek poezia plot dashuri te perkore,ndoshta platonike, »Beatriçja ime ». Beatriçja e Culajt fillon nga Beatriçja e Dantes qe e udhehoqi poetin neper parajse dhe mbaron ne nje kolibe enderre, duke e permbyllur me vargje eseniniane qe kane si diademe perseri kohen :
« Une si dhenderr i fshehur ne kohe,
Do te pyes per daten e marteses sate. »
   Dhe tani kepusim nje trendafil ,por natyrisht ai ka dhe nje gjemb.Kjo eshte poezia e rende « Bisede me Kleopatren »Kjo mund te quhet poezi-name per « beronjat qe s’lindin engjej » dhe qe acarohet me shume tek « Mozaik pa kurore » :
« Ti je shtegu qe shkelin mekataret,
  Je ajo qe se desha kurre. »
   Nuk me rrihet pa keputur tashme nje buqete te fresket si loti :Dhe kjo eshte

« Loti i Tamares ».

Te desha veç ne kujtime,zjarri im i heshtur !
Por fatin e gruas se veje kurre s’ta urova,
Ishte e paprekur ura e kalimit,
Kur ti ishe enderr, por jo dhe moshe
Çudi,nje porte qielli gjithmone mbeti e hapur

Ta ndjeva fluturimin brenda enderres femerore
Por ato dite »syri »kishte vetem nje shikim
Si loder dhembjeje u shenderrua shpirti yt,
Por shpirti me shpirt kurre s’beri loje,
Te gjitha deshirat e vashave ato dite
Qene ngjizur veç ne nje  pasqyre
Por « floku «  i Samsonit mbeti i paprere.
Lundrova me ty ,por jo me eren e dashurise
Sepse fjala jote per mua nuk qe enderr,
Kaluan vitet si dielli i freskise
Por asnjeri nga ne kurre nuk u plak
Ta ndjeva gjemen e vajtimin para dy varresh
Te gjysmes sate…
Po flake qe vret qenka vajza kurre e bere nuse !
Tamara,mos i trego enderren vajzes qe te prêt
ne qiell…
Po as burrit tend qe kurre s’te pyeti per
enderren…
  Kjo poezi gati rekujem nis ndoshta duke patur ne sfond poezine e veçante te Fishtes “Nje lule vjeshte”, e vijon me tej me nje vrull dashurie te pakurorezuar…
E pas saj vihet si nje gur i rende « Syri i Sheronit » me vargjet perla ala Lorka:
« Mos me djalero grua
Se do plakem para se te dua ! »
  Ne kaptinen e katert poezia « Lutje nga historia e erret »  perifrazon ndoshta letren e Palit Apostull drejtuar romakeve, ku u flet per krishterimin  ne Ilirine e lashte dhe kjo flet per historine e lashte te kombit tone !Poeti Vilson Culaj definon me vargjet :
“Rrofte arti,
I vetmi mjet i mbijeteses sone.”
  Ndoshta ndonje  “daullexhi luftarak” do te nxitonte te thoshte ,rrofte lufta,rrofte rezistenca luftarake,e une jam i bindur dhe i rrjeshtuar ne kete ane qe paraqitet filozofikisht ne keto vargje ,pra ne ate te artit.Shtizat,shpatat,fisheket,tanket ka vite qe  ndryshken, kurse terrakota e muzeut,”Meshari “i Gjon Buzukut ,e kuqja e Onufrit,”Motra Tone”e Idromenos,”Historia e Skenderbeut “ e Barletit,”Lahuta e Malcise “ e Fishtes ,”Bageti e Bujqesia “ e Naim Frasherit”,”Zani i kasnecave” i Hile Mosit,”Kanuni i Leke Dukagjinit” i At Gjeçovit,”Kanuni i Skenderbeut” i Monsinjor Frano Ilise,vepra e Marlaskajt,Doçit,Tahsinit Sami Frasherit,Kadarese,Agollit,Podrimjes,Shkrelit,Qoses ,nene Terezes,Imzot Nik Preles,etj mbetet gjithnje e fresket.
  Me kete nuk mohohet kurresesi gjaku i martireve por bota i ka vendosur ne panteonin e vet secilin prej momenteve historike pa mohuar ndonjerin.Le te veprojme keshtu dhe ne!
  Dhe tani duke u dhen fund ketyre fjaleve te varfera per nje liber te begate, do shprehesha me fjalet e  kritikut,eseistit dhe poetit Prend Buzhala se Vilson Culaj eshte ne kerkim te perhershem te esences se dashurise.
  Faleminderit Vilson,faleminderit juve qe kalitet durimin duke me degjuar!

Lek

Numri i postimeve : 142
Registration date : 17/12/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi