Bajrush Morina:Intervista e plotë e Teuta Rugovës flet për Bota press
Faqja 1 e 1

Ekskluzive: E bija e presidentit Rugova flet për Bota press
Teuta Rugova: Jam rritur në frymën e LDK-së, besoj se do të bëhem deputete!
Unë nuk e di a mund të arrij punën që ka arritur babai im, mirëpo do ta bej të pamundurën që të paktën të arrij një pjesë të punës se tij, thotë ekskluzivisht për Bota press, Teuta Ibrahim Rugova.
Bisedoi Bajrush Morina
Megjithëse ende nuk i ka mbushur 24 vjet, ajo ia ka mësuar rrugës më të vështirë, për moshën e saj rinore:politikës! Në fakt ajo ka një “përvojë” jetësore të marrjes me politikë! Është rritur në familjen ku fjala politikë ka qenë “ushqim i përditshëm!”
Teuta Rugova, vajza e presidentit Ibrahim Rugova ka qenë “e politizuar” me lëvizjen politike të quajtur Lidhja Demokratike e Kosovës prej fëmijërisë së saj. Është bashkëmoshatare me Lidhjen Demokratike. I kanë vetëm disa muaj në mes. LDK ka lindur në dhjetor të vitit 1998 ndërsa Teuta në shtator të vitit 1990.
Në këtë intervistë ekskluzive për herë të parë për gazetën Botapress, ajo shpalos kujtimet e saj të jetës fëminore, të relacionit me babain e saj e presidentin e vendit Ibrahim Rugovën, për jetën e saj gjatë kohës së okupimit serb si dhe për ambiciet e saj për të vazhduar rrugën politike të babait të saj e të presidentit historik të shqiptarëve Ibrahim Rugovës.
Ky është bashkëbisedimi i parë i Teutës me opinionin publik, me ithtarët e saj që nesër do të jenë votuesit e saj për Parlamentin e Kosovës.
“Bota press”: Teutë, ti nuk po aderon në LDK, ti po garon për deputete të LDK-së në garën e ardhshme zgjedhore, apo jo?
T.I.Rugova: Po unë po garoj për deputete të LDK-se dhe nuk me duket aspak e përshtatshme fjala “aderim” që po përdoret për aktivizimin tim në LDK. Unë dhe familja ime jemi në LDK që nga fillimi dhe fjala aderim nuk na takon neve.
Moshatare me LDK-në!
“Botapress”: Cila është më e re në moshë LDK-ja apo Teuta?
T.I.Rugova: Sa i përket dallimit në moshë mes LDK-se dhe Teutës, pothuajse nuk ka shumë dallim, pasi që LDK-ja u formua në dhjetor të vitit 1989, ndërsa unë kam lindur në shtator të vitit 1990. Pra unë kam moshë të njëjtë sa LDK-ja, jam rritur në frymën politike të LDK-së.
“Botapress”: Sa vjeç ke qenë kur ke kuptuar se babai yt e presidentin ynë historik Ibrahim Rugova po merret me politikë?
T.I.Rugova: Shumë herët e kam kuptuar që babai im ishte i pari që po i bënte ballë një situate të vështirë politike asaj kohe në Kosovë. Duke e parë gjendjen e popullit kosovar në vitet’80 presidenti Rugova filloi të aktivizohej në politiken kosovare në mënyrë që t’i dilte si shpëtim popullit tonë. Mirëpo angazhimi i tij intensiv ka filluar në vitin 1989 me formimin e LDK-së, ende pa lindur unë. Pra, unë kam lindur në frymën e politikes të LDK-së, unë nuk e di si është të jetë pa u përmendur politika në shtëpi.
“Botapress”: Si e kujton një ditë pune të babait tënd e presidentit tonë, kur ti ishe e vogël, kur kishe nevojë për babanë tënd si prind më shumë sesa vendi për presidentin?
T.I.Rugova: Një ditë pune e babit ka qenë e ngarkuar me shumë takime me bashkëpunëtorë e me miq ndërkombëtarë. Zakonisht dita e punës e presidentit Rugova fillonte herët në mëngjes dhe vazhdonte deri në orët e vona të pasdites e kohe pas kohe edhe deri në orët e hershme të mëngjesit. Por presidenti Rugova gjithnjë ka gjetur kohë për ne familjarët, madje edhe në mes të pauzave nga 5 minuta ai i ka shfrytëzuar dhe ka ardhur të bisedojë e të relaksohej me ne. Është e vërtetë që shpesh e kemi ndier mungesën e babit, mirëpo e kemi kuptuar që presidenti po punon për të mirën e popullit tonë dhe e kemi mbështetur gjatë gjithë kohës e tërë familja.
Babai më ndihmonte për mësimet për gjuhën shqipe dhe historinë kombëtare (Ilirinë, Dardaninë)
“Botapress”: A ka pasur kohë Presidenti të kujdeset për mbretëreshën e vogël Teutë?
T.I.Rugova: Po, presidenti Rugova gjithmonë ka gjetur kohë për mua, çdoherë që më nevojitej ndihma e tij. Baba e ka ditur se unë nuk kisha një jetë normale si të gjithë fëmijët moshatarë të asaj kohe, e dinte se jeta ime dhe e tërë familjes ishte e izoluar dhe për këtë arsye ai gjithmonë gjente kohë për mua që të paktën mos ta ndija mungesën e babait. E kujtoj që më ndihmonte edhe për mësimet në shkollë fillore, përkatësisht për gjuhën shqipe dhe historinë kombëtare (Ilirinë, Dardaninë).
“Botapress”: A ka qenë nder, privilegj apo edhe sfidë të jesh vajza e Presidentit gjatë kohës sa ke qenë nxënëse e fillores në kohën e paraluftës dhe pas përfundimit të luftës në Kosovë
T.I.Rugova: Nder, privilegj dhe sfidë, që të tria këto kanë qenë pjesë e jetës sime deri në vitin 2006. Ka qenë nder dhe privilegj të jesh vajza e një njeriu paqësor e punëtor, siç ka qenë babai. Kam pasur privilegj dhe ende e gëzoj këtë privilegj, kur di që babai im është ai që solli pavarësinë e Kosovës. Nderohem kur di që puna e tij e palodhshme si në luftë, si në paqe në fund u kurorëzua me pavarësinë e Kosovës, të cilën, fatkeqësisht, Presidenti nuk arriti ta përjetonte. Sfida ka qenë shumë e madhe jo vetëm për mua, por edhe për nënën, për Mendimin e për Ukën. Ne e kemi jetuar një jete komplet të izoluar, kemi jetuar të mbyllur në shtëpi.Unë e kam kaluar fëmijërinë ndryshe prej moshatarëve të tjerë, e Mendimi dhe Uka kanë kaluar rininë e tyre ndryshe nga rinia kosovare, në izolim komplet. Mirëpo krenaria dhe nderi për Presidentin na kanë mbajtur në optimizëm tërë familjen.
Babai dhe nëna na mbanin gjallë me shpresën për jetë, gjatë kohës së mbajtjes në arrest shtëpiak
“Botapress”: Çka të kujtohet nga koha e mbajtjes në arrest nga regjimi serb gjatë luftës? Kush të ka dhënë kurajë, guxim dhe përkrahje: babai, mami vëllezërit, të tjerët...
T.I.Rugova: Nga koha e mbajtjes në arrest nga regjimi serb gjatë luftës më kujtohet pothuajse çdo moment që nga momenti i hyrjes së forcave serbe në shtëpi e deri më 5 maj kur u liruam të shkojmë në Itali. Kurajën, guximin dhe përkrahjen më të madhe e kemi pasur tërë familja nga presidenti Rugova. Për tërë atë kohë sa kemi qëndruar në arrest, Presidenti asnjëherë nuk ka shprehur shenja pesimiste te ne. Çdoherë vetëm fliste se shumë shpejt do të bëhet mirë në Kosovë. Ka pasur optimizëm të madh në çdo situatë tejet të vështirë. Tërë atë kohë kurrë nuk na ka ngarkuar ne familjarët me situatën e rëndë. Nuk donte t’i lërë aspak anash nënën e vëllezërit, secili nga ta ka pasur impaktin e vet për përkrahje në atë kohë. Jemi familje ku secili i kemi dhënë përkrahje njeri-tjetrit, madje edhe unë si fëmijë i vogël kurrë nuk e kam ngarkuar babanë kur kam parë që ai kishte shumë punë. Nëna është treguar një grua e fortë që nga fillimi i karrierës politike të Presidentit, ku e ka mbështetur në secilin vendim. Mendimi e Uka po ashtu kanë qenë djem shembull që çdo familje do të kishte dëshire t’i këtë anëtarë. Që të dy kanë qenë krahu i djathti i Presidentit edhe në kohën e luftës dhe të pasluftes.
Në shtëpinë time është kultivuar politika e shtetit tonë
“Botapress”: Prej nga dëshira që të ecësh rrugëve të politikës si babai yt? Të kanë sugjeruar familjarët, miqtë apo është synim yti, i të ardhmes sate?
T.I.Rugova: Unë nuk e di a mund të arrij punën që ka arritur babai im, mirëpo do ta bej të pamundurën që të paktën të arrij një pjesë të punës se tij. Arsyeja që po filloj angazhimin tim në politikë është gjendja në të cilën gjendet rinia kosovare sot dhe dëshira ime t’i përfaqësoj në Kuvendin e Kosovës problemet e tyre. Jam ajo që kam vendosur të jem pjesë e politikës kosovare me mbështetjen e padiskutuar të nënës, të Mendimit dhe të Ukës.
“Botapress”: A do të jetë politika e ardhmja jote apo do të jetë vetëm një “episod” i jetës?
T.I.Rugova: Siç thashë edhe më herët unë kam lindur e jam rritur në frymën e politikës kosovare. Në shtëpinë time është kultivuar politika e shtetit tonë, shumë vendime me rëndësi të veçantë për shtetin tonë janë marrë në këtë vend. Në rezidencën e Presidentit Rugova është folur për gjendjen politike dhe përë këtë arsye politikën unë e shoh si të ardhmen time ku do të punoj pa pushuar për të mirën e popullit tim dhe si fillim kam synim jetën e rinisë kosovare.
“Botapress”: Kush ka qenë “mesiti” yt i afrimit me LDK-në dhe liderin Mustafa? I je afruar LDK-së apo LDK-ja të është afruar ty?
T.I.Rugova: Afrimi ka ndodhur në mënyrë reciproke. Unë kam shprehur interesimin që të jem pjesë e angazhimit politik në LDK dhe nga kjo e fundit kam pasur menjëherë përgjigje pozitive.
Besoj se do të bëhem deputete!
“Botapress”: Politika nuk është një rrugë me lule. Tashmë ke diplomuar në Universitetin Amerikan në Prishtinë. A je e gatshme të ecësh rrugës së politikës plot me gropa?
T.I.Rugova: Po jam e vetëdijshme për të gjitha sfidat që do të më dalin në rrugë gjatë karrierës politike dhe mendoj se do të jem e gatshme t’u bëj ballë këtyre sfidave. Sot kemi të bëjmë me një shtet të pavarur ku duhet të japim maksimumin tonë që t’i çojmë përpara të gjitha strukturat e ndërtimit të shtetit dhe të punojmë drejt integrimit evropian të cilat rrugë nuk janë aspak të lehta.
“Botapress”: A beson se do ta fitosh garën për deputete? Sa je e sigurt se Tetua Rugova do të bashkojë rreth LDK-së gjithë elektoratin rugovian?
T.I.Rugova: Po, besoj se me përkrahjen e qytetarëve, përkatësisht të rinjve do të fitoj garën për deputete dhe menjëherë do të filloj punën e palodhshme për vendin tonë. Elektorati rugovian në kohën e presidentit Rugova ka qenë elektorat i papërsëritshëm dhe është vështirë që të ndodhë sërish, mirëpo sërish mbetet të shihet. Do të bëj maksimumin që të bashkoj rreth LDK-së sa më shumë qytetarë që të jetë e mundur me punën dhe vullnetin që kam.
“Botapress”: Pse duhet të fitojë LDK-ja në këto zgjedhje?
T.I.Rugova: Besoj shumë në popullin e Kosovës dhe në vetëdijen e tij. LDK-ja është partia e parë në Kosovë që i doli ballë një sundimi që asaj kohe dukej i pamposhtur. LDK-ja është parti e intelektualëve që ka fituar besimin në popull që nga fillimet e saj, është kjo parti që ka mbajtur moralin e shtetit tonë, është kjo parti që e bëri Kosovën të njihej në tërë botën. Dhe mbi të gjitha LDK-ja gjithnjë ka qenë shpresa për popullin e Kosovës edhe në kohen kur lufta për jetë dukej e paarritshme.
“Botapress”: Cila është ftesa apo porosia e vajzës së presidentit Rugova, Teuta Rugovës, për votuesit e zgjedhjeve të 8 qershorit?
T.I.Rugova: Pikë së pari uroj që zgjedhjet e qershorit të jenë sa më demokratike dhe pa probleme. Po ashtu i ftoj të gjithë votuesit të dalin pa hezitim në zgjedhje, sepse zgjedhjet janë rasti kur ne mund të bëjmë ndryshimin. Dëshira ime është që gjithsecili ta kuptojë se çdo votë është e rëndësishme dhe ka peshën e vet në politikëbërjen e këtij vendi. Në këto zgjedhje LDK-ja është shumë e bashkuar, e njëzëshme, në gjirin e vet ka shumë profesionistë të ndryshëm, po ashtu ka të rinj e të reja me energji të madhe të dedikuar për fitore dhe për punë akoma më të madhe për realizimin e programit tonë. I ftoj të gjithë votuesit që të njoftohen sa më shumë me programin tonë dhe ta votojnë atë. Për fund dëshiroj ta shfrytëzoj rastin t’i falënderoj ata mijëra përkrahës që më kanë bërë të ndihem jashtëzakonisht mirë dhe më kanë dhënë akoma më shumë energji për të punuar edhe më shumë. Pasi kemi fituar pavarësinë tash kemi shumë punë për të bërë drejt shtetndërtimit dhe integrimit evropian dhe në organizatat ndërkombëtare.
Presidenti Rugova na mungon të gjithëve!
“Botapress”: Edhe një pyetje që lidhet më raportet tuaja me babanë tënd dhe Presidentin tonë Historik. Kujt i mungon më shumë Ibrahim Rugova: Teutës, vajzës së tij, apo shtetit të Kosovës presidenti?
T.I.Rugova: Presidenti Rugova pa dyshim që i mungon çdo qytetari të Kosovës si dhe vetë shtetit të Kosovës. Rugova ka qenë zëri i këtij populli për shumë vjet dhe pa dyshim që personaliteti i tij ka qenë pjesë e pandashme jetës së mijëra kosovarëve si jashtë, ashtu edhe brenda vendit. Rugova për vite të tëra ka qenë sinonim për Kosovën ku nuk ka mundur të përmendet Kosova pa u përmendur presidenti Rugova, në këtë mënyrë mungesa e tij është e rëndësisë së veçantë për Kosovën. Megjithatë ai për mua nuk është vetëm një President i vendit tim, dashurinë të cilën na e dha që nga fëmijëria, por është babi im i cili çdo ditë e më shumë më mungon në vendimet e shumta jetësore që kam dhe që do të kem në të ardhmen.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi