Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agani përsërit: Çështja e shamisë në shkolla, punë e kryer

Shko poshtë

Agani përsërit: Çështja e shamisë në shkolla, punë e kryer Empty Agani përsërit: Çështja e shamisë në shkolla, punë e kryer

Mesazh nga Agim Gashi Sat May 24, 2014 2:19 pm

Nëse veç kenka puna kështu, unë kerkoj që ata që i thonë vetes shqiptar, asnjë kokerr as për Thaqin e as për ata që duan ta errsojnë atdheun tonë.
Binduni se keq e kan. 
Ju ka ardhë në dorë me krye obligimin ndaj atdheut.Mos qitni kokrra këtij koalicioni. Ska vota për ndjellësit e errsirës!



Agani përsërit: Çështja e shamisë në shkolla, punë e kryer


Agani përsërit: Çështja e shamisë në shkolla, punë e kryer Largea_bosiagani1400923409
Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, ka thënë se kjo parti, që nga themelimi i saj është angazhuar për një shtet të drejtë, ku respektohen të drejtat dhe liritë e çdo individi.
Ferid Agani, gjatë një takimi me banorët e fshatit Stanoc i Ultë i Vushtrrisë, ka shpalosur objektivat e kësaj partie, për katër vjetët e ardhshme.

I pari i PD-së ka kërkuar nga qytetarët e Vushtrrisë, por edhe të mbarë Kosovës, që në zgjedhjet e 8 qershorit të votojnë njerëzit, siç ka thënë ai “të drejtë, profesionistë që në vete përmbajnë integritet të lartë moral e etik”, duke shtuar se këto vlera janë pjesë e programit të partisë që ai drejton.
Ai edhe njëherë ka qartësuar se nga shtatori nuk do të ketë shkelje të lirive dhe të drejtave të asnjë individi në vend, duke iu referuar vajzave që bartin shami, pasi që sipas tij, “kjo punë ka marrë fund” dhe se tashmë ekziston marrëveshja politike e nënshkruar me kryetarin e PDK-së.
Ndërsa, kryetari i PD-së në Vushtrri, që njëherësh është edhe kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës, Abdullah Klinaku, ka potencuar se elektorati në këtë pjesë është i pajtuar që besimi i treguar më parë ndaj këtij subjekti politik të vazhdojë edhe në të ardhmen, pasi që ka bërë me dije se janë të mobilizuar dhe të vendosur për t'i çuar proceset përpara.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi