Skënder Ukë Sadiku (1927-2014): “Hirin e trupit tim shpërndajeni në zonat ku zhvilluam betejat kundër forcave sllavo-komuniste”
Faqja 1 e 1
Skënder Ukë Sadiku (1927-2014): “Hirin e trupit tim shpërndajeni në zonat ku zhvilluam betejat kundër forcave sllavo-komuniste”
Skënder Ukë Sadiku (1927-2014): “Hirin e trupit tim shpërndajeni në zonat ku zhvilluam betejat kundër forcave sllavo-komuniste”
Ditën e shtune, më 24 Maj 2014, u nda nga jeta në moshën 87-vjeçare, në Spitalin “Stamford” CT, luftëtari i lirisë së Shqipnisë Etnike Skënder Ukë Sadiku, i biri i komandantit të përgjigjshëm të forcave nacionaliste dhe nipi i luanit të Kosovës Sadik Ramë Gjurgjevikut.
Kush është nacionalisti Skëndër Ukë Sadiku?
Për luftëtarët e Shqipërisë etnike dhe heroizmin e treguar në mbrojtje të këtij ideali, në fillim të viteve 1944 e në vijim sot historia është e mangët. I tillë është edhe Skënder Ukë Sadiku, me shumë bashkëluftarë të tjerë, që kanë mbijetuar nga netët e gjata të sundimit të egër të kolonizatorëve serb dhe komunistët trathtarë shqiptarë në Dardani dhe trojet amtare.
U lind më 2 maj 1927, në Rreth të Pashës (Nënprefektuara e Shijakut), në shtëpinë e Esat Pashë Toptanit. Shtatë vjet më vonë, familja e Sadik Ramës dhe kushërinjve të tij u shpërngulën në Shijak (Durrës). Djali i parë i Ukë Sadikut, ishte gjithnjë përkrah të atit dhe axhës së tij Shaban Sadikut, në luftrat nacionaliste kundërsllave dhe kundërkomuniste gjatë vitëve 1944-1946.
Në vitin 1942, ai është antarësuar në Frontin Kundërfashist, duke qenë kryetar i degës në Qerret të Durrësit. Në vitin 1944, ishte antarë i çetës vullnetare të Ukës dhe axhës Shabanit, në mbrotje të kufijve veriorë të Dardanisë nga serbo-çetnikët.
Skënderi dhe familja e tij, qysh në moshë të re i përjetuan thellë ngjarjet e hidhura, që në mënyrë sistematike i bëheshin padrejtësisht popullit shqiptar nga shovinistët barbarë serb.
Në këtë mënyrë, u rrit tek ai dhe shumë nacionalistë të tjerë mllefi ndaj pushtuesve. Kishte ardhur koha, që në mënyrë serioze, të mendohej për të rrokur një ditë pushkët, në mbrojte të popullit dhe tokave arbërore.
Dhe që atëhërë, Skënderi, u kyç në jetën politike e nacionale të asaj kohe, e cila përiudhë kërkonte njerëz të devotshëm, për çështjen kombëtare dhe njerëz, që do të flijoheshin për Shqipërinë etnikë, siç ishin patriotët e familjes së madhe të Sadik Ramë Gjurgjevikut, djemtë e tij: Uka e Shabani dhe deri tek Skënderi i ri, me vëllezërit dhe kushërinjtë e tij...
Ngjarjet po zhvilloheshin me shpejtësi dhe shqiptarët po kalonin ditët më të vështira të kohës së pasluftës së dytë botërore, keqtrajtime dhe përndjekje nga kaçakët e udbashëve serbë e malazias, që vepronin në katundet e ndryshme të Kosovës.
Në çetën e mirënjohur të vëllezërve Ukë e Shaban Sadikut, i riu Skënder, mori pjesë aktive në Luftën e Drenicës, në ndihmë të tribunit nacionalist Shaban Polluzhës. Ai ishte sëbashku me të atin, në mbledhjen e themelimit të Organizatës Patriotike “Besa Kombëtare” (Llapçevë, 1945), me në krye Prof. Ymër Berishën.
Nga burimet historike dhe dëshmitë e bashkëkohësve të tij, sikurse dhe vetë kujtimet, që më ka rrëfyer disa herë këtu në New York, Skënderi, theksoj se në nëntor të vitit 1945, kur grupi i bashkëluftëtarëve nacionalistë të çetës së Ukë Sadikut, kaloi në Krumë të Hasit, me sugjerimin e Ukës, Prof. Ymer Berishës dhe heroinës Marie Shllakut, u propozua, që Ali Meta dhe Skënder Ukë Sadiku të dërgohen me mision patriotik në Qerret të Durrësit, ku, ndodheshin edhe një numër i madh antarësh të fisit të tij.
Duke e pyetur se si u zhvilluan ngjarjet, mbasi mendohet pak dhe merr frymë thellë, ai vijon të tregoi se, në fillim ai (Skënderi), nuk pranoi të shkonte, sepse nuk donte ta linte të atin (Ukën), por shkoj vetëm Ali Meta i shoqëruar nga Sokol Dini dhe një tjetër. Mbas 30 ditëve, po në të njëjtën rrugë, i shoqëruar nga Sokol Dini, përmes Shkodrës shkon në Qerret të Durrësit, ku, jetoi për disa kohë atje.
Skënderi, kujton: “Pas betimit, që bënë të gjithë, nën drejtimin e Prof. Ymer Berishës (në Stanet e Golajve, më 1946, u quajt “Dita e Betimit” në Pashtrik, shënimi im T.M.), ndër të tjera thuhej: “Të lidhim besën deri në vdekje kundër çdo armiku”. Mbas kësaj ngjarje mora urdhër, për të shku në Shkodër. Postën, që ma kishte dhënë baba Ukë dhe Prof. Ymer Berisha e dergova tek Kuvendi Françeskan. Në materialet, që dërgova, flitej për 65.000 gra, fëmijë, pleq dhe plaka të pafajshëm të mbytur në torturat më çnjerëzore nga armata famkeqe jugosllave. Për ketë Prof. Berisha e kishte njoftuar më parë edhe gjeneralin anglez Hadson në Tiranë. Vazhdova rrugën deri në Bizë tek Pader Kelmendi. Më pas vijova rrugën deri në Gurëz dhe arrita tek shtëpia e Halit Ahmetit. Aty më pritën me një bujari të rrallë, ku, qëndrova 10 ditë…
Gjatë udhëtimeve të mëvonshme, për disa ditë qëndrova në shtëpi të një miku, sepse u sëmura…
Ato ditë Sigurimi komunist shqiptar kishte filluar të burgoste ajkën e shquar të klerit katolik në Shkodër, brenda në kuvendet e tyre. E prita me frikë lajmin, se gjatë burgosjes do të bijnë në dorë dokumentet, që ua kisha sjell unë, por fatmirësisht kjo nuk ngjau…”
Trathtari Fadil Hoxha me Hoxhën tjetër të Tiranës, duke e parë influencën e madhe, që nacionalistët kishin në popull asokohe, iu lut atyre, që t’a ndërprejnë luftën kundër komunizmit, se me lirimin e vendit nga “fashistët” populli i Kosovës do të vendosë vetë për fatin e vet.
Krerët e mirënjohur të nacionalizmit, si: vëllezërit Ukë e Shaban Sadiku, profesor Ymer Berisha, Marie Shllaku, Ndue Përlleshi, Gjon Serreqi, Pader Bernardin Llupi O.F.M., e shumë të tjerë, nuk e përkrahën mendimin mashtrues të Fadil Hoxhës. Ata, njëzëri kërkuan, që Kosova të jetë një zonë neutrale.
Argumentimi i pjekur i nacionalistëve, ishte që për fatin e vet le të vendosë vetë populli i Kosovës dhe jo që e ardhmja e saj të gatuhet, sipas mënysë së kuzhinës serbe, që kërkonte t'a gllabëronte dhe gradualisht me projektin e Çubrilloviqit, t'a largonte nga trojet e veta popullsinë autoktone shqiptare.
Dhe koha vërtetoj, se nacionalistët, që flijuan edhe jetën për interesa të larta kombëtare, kishin shumë të drejtë dhe qenë realist dhe më pranë interesave të shenjta të atdheut të tyre.
Komunistët, në vend që të luftonin kundër çetave çetnike serbe, që po plaçkitnin çdo ditë familjet shqiptare (ditën për diell) dhe me miratimin e Marshallit Tito, iu kundërvunë qysh në fillim me armë në dorë dhe urretje të madhe forcave të vërteta nacionaliste, të cilët, në programin e tyre kishin si bosht kryesor bashkimin e të gjithë trojeve etnike shqiptare në një shtet të vetëm rreth nënës Iliri.
Që nga ky moment, Ndue Përlleshi, Ukë Sadiku, Marie Shllaku, Prof. Ymer Berisha, Skëndër Ukë Sadiku me shumë shokë të tjerë, fillojnë jetën e vështirë të komiteve, për të sendërtuar idealet e tyre të larta nacionale drejt një Shqipërie etnike.
Çdo ditë, ata bënin dhjetra kilometra, duke shkuar katund për katund, shtëpi në shtëpi, në odat e burrave (me traditë të pastër nacionaliste), për të marrë me vete bijtë më të mirë të tokës martire në të tërë Kosovën.
Tashmë lëvizja e rezistencës po merrte një hov të ri, një rizgjim i traditës së etërve atdhetarë, që mbi gjithçka kishin vënë interesat e larta të nacionit e flamurit, në krenarinë e së cilës ata bënë betim solemn…
Shembull tipik i rezistencës së forcave komite, ishte lufta në Tersternik të Drenicës, më 21 shkurt të vitit 1945 dhe vrasjet në fushën e nderit të dy komandantëve të kryengritjes: Shaban Polluzhës dhe Mehmet Gradicës. Ata luftëtarë, që mbetën iu bashkuan çetave të Ukë Sadikut, Ndue Përlleshit, Prof. Ymër Berishës, Marie Shllakun, Qazim Bajraktarit e të tjerë.
Kuvendi i Dobërdolit shpalli betimin nacional
Më 4 dhe 5 gusht u mbajt Kuvendi i Dobërdolit, në Llugë të Dan Pjetrit, në të cilin u mblodhën 2000 luftëtarë e prijës të çetave kryengritëse, të rajoneve të ndryshme të Kosovës nga Shqipëria e Veriut, Sanxhaku dhe Rozhaja.
Aty gjindeshin krerët e lëvizjes për çlirim të trojeve etnike dhe bashkimin e tyre në një shtet, si: Ukë Sadiku, Prof. Ymer Berisha, Ndue Përlleshi, Marie Shllaku, Pashuk Biba, Skënder Ukë Sadiku, Shaban Boshnjaku, nga Pazari i Ri me 800 luftëtarë, përfaqësuesit e Muharrem Bajraktarit nga zona e Krumes dhe Lumës, Prek Shyti nga Prizreni, krerë të tjerë nga zonat me tradita nacionaliste, si: Drenica, Llapi, Gollaku, Gjilani, Ferizaj, Rugova, Podguri etj.
Pranë Dardhës së Madhë valonte i lirë flamuri Gjergj Kastriotit, me shkabën dykrenare 8 metra i gjatë, të cilin e kishte sjellë Alush Smajli i Llozicës. Kuvendin e ruanin luftëtarët e Ndue Përlleshit, Alush Smajlit dhe Qazim Bajraktarit, nën mbikqyrjen e Zef Sokolit, Smajl Hadarit të Gjurgjevikut të Madh dhe vëllaut të Ndue Përlleshit, Zef Përlleshi.
Kuvendin asokohe e hapi Ukë Sadiku, që ia dha fjalën erudistit me kulturë të gjërë perëndimore Prof. Ymer Berishës, ndërsa procesvërbalin e takimit të rëndësishëm e mbajti intelektualia shkodrane heroina Marie Shllaku.
Në fund të takimit u zhvilluan zgjedhjet, ku, me vota të përgjithshme si komandant u zgjodh njëzëri Ukë Sadiku, ndërsa udhëheqës politik shumë i respektuari dhe me autoritet Prof. Ymër Berisha. Po ashtu u zgjodhën edhe komisarët e çetave kryengritëse, sipas territoreve dhe e tërë Kosova u nda në sektorë veprimi të luftës për liri nga pushtuesit komunisto-sllavë e trathtarët shqiptarë.
Për të ndjekur me më kujdes dhe seriozitet të gjithë aktivitetin e ardhshëm luftarak, u formuan Dymbëdhjetë Këshillat.
Pas Kuvendit të Dobërdolit, në të cilën edhe një hërë u verifikua përcaktimi i rëzistëncës për luftë të pandërprërë deri në vdekje, në përmbushje të aspiratave, për çlirim dhe bashkim nacional, pasuan shumë takime me popullatën e vendit, për organizimin dhe grupimin rreth organizatës “Besa Kombëtare”.
Ukë Sadiku, prof. Ymër Berisha, Ndue Përlleshi, Qazim Bajraktari dhe Mehmet Agë Rashkoci, u nisën për një mbledhje të përbashkët me krerët e Shqipërisë së Veriut në Malin e Pashtrikut.
Çeta e Ukë Sadikut ndërkohë do të mbesë nën udhëheqjen e vëllaut të Ukës, Shaban Sadikut. Kësisoj me vendimet e marra nga Kuvendi i Dobërdolit, u përcaktua të vijohet lufta e pandërprerë, me devotshmërinë luftarake, kundër sllavo-komunsitëve dhe njësimin (bashkimin) e tokave shqiptare, përmes luftës së rezistencës e njohur si lëvizja e komitëve në Kosovë dhe më gjerë.
Fronti armiqësor kundërshqiptarë, ishte zgjeruar, që nga bandat sllavokoministë sërbo-malaziase deri te njësit shqiptare të quajtuara partizanë.
Edhe pse idealet shqiptaro-shqiptarë nga të dy anët duhet të ishin të njëta, fatkëqësisht kundër pushtuesve sllavë, komunistët shqiptarë bashkëpunonin ngushtë me komunistët serbë dhe OZN-në, (Sigurimi serkret serb, që më vonë do të marrë emrin UDB, shënimi im T.M.) dhe në dy taborret opozitare derdhej gjaku i njëtë shqiptarë.
Në Çelinë e Jellocit u mbrojt shqiptarizmi
Data e 12 shtatorit 1945, do të mbetet e paharruar për banorët e Prokorubës, Drenicës e krejt Kosovës. Në fushë betejë, në mes maleve të Çelisë së Jellocit (Ditën e tretë të festës së Bajramit) “Bokeshka”, (që quhej Brigada famkeqe e Kotorrit, shënim im T.M), kishte arritur përmes Istogut (Burimit), Gurrakovcit, Zllakuqanit e Jashanicës dhe kishte rrethuar nga çdo anë vendstrehimin në çeli.
Çeta e Shaban Sadikut e përcaktuar thellë në idealet e pastra patriotike, për një Shqipëri etnike dhe luftën e pakursyer kundër armikut shekullor, do të rrezistoj deri në luftëtarin e fundit.
Në këtë betejë mbetën të vrarë mbi 30 luftëtarë të çetës dhe nëntë të tjerë u plagosën rëndë. Ndërsa në anën e armikut numri nuk dihet, por thuhet të kënë rënë mbi 200 partizanë dhe me qindra të plagosur.
Kjo betejë, ishte njëra ndër më të ndritshmet për lëvizjën e rëzistencës, e cila heronjtë e rënë për lirinë dhe unitetin e tokave do i vendosë përjetësisht në altarin e nderit të historisë nacionale.
Thuhet nga bashkëkohësit asokohe dhe nga burimet e shkruara nga vetë shtypi i atyre ditëve, se beteja ishte e paparë ndonjëherë.
Eshtë e vështirë të përshkruaj ato ditë, që nuk i kam përjetuar, por në kujtesën e freskët të popullit dhe nga më të moshuarit, sikurse ishte miku im Skënder Ukë Sadiku (anëtari i Lidhjes së II (Prizren, 1942) dhe III të Prizrenit (me qendër në New York 1962, shënimi im T.M.), kam mësuar shumë episode, për qëndresën heroike të bijve më të mirë të Dardanisë.
Armiku pushtues, kishte përgatitur një plan të studiuar në të gjithë kënvështrimet dhe me detajet më të imta. Qëllimi i tyre, ishte eleminimi pakushte i të gjithë kryengritësve dhe luftëtarëve, që më armë në dorë kishin marrë guximin t’i kundërviheshin sllavëve antishqiptarë dhe trathtarëve shqiptarë.
Trimat e rënë në fushën e betejës të lavdishme historike, me gjakun e tyre vaditën tokën martire të Kosovës dhe me dhjetra hërë e paguan vehtën dhe idealin e shenjtë.
Skëndër Ukë Sadiku, rrëfen:
“Sot, është e lehtë të gjykosh, por asokohe çdo njeri prej nesh e kishte kryet në rrezik, por gjithnjë duhet të ruanim gjakftohsinë dhe me përpikmëri misionin e ngarkuar nga një katund në tjetrën dhe nga një bazë e çetave nacionaliste në tjetrën, në çdo stinë të vitit.
Ne ishim me lindjen dhe prarimin e diellit, agun e dritës e imagjinonim si lindje të lirisë. Bisedonim shpesh dhe lirshëm për çlirimin dhe bashkimin nacional të trevave tona, që padrejtësisht ishin ndarë nga Europa, ku, Shqipëria si kufi politik kishte trojet dhe popullin e vet. Lexonim vjersha deri sa ishim në roje dhe detyra të tjera. Vjershat me karakter patriotik, na i lexonte intelektualia e shkolluar në Itali martiria shkodrane Marie Shllaku, dhe jo rrall donim që t’i dëgjonim nga prof. Ymer Berisha, ngaqë neve asokohe na dukeshin më të afërta me fjalorin tonë.
Sigurisht, që me Mark Sokolin (i biri i Zef Sokolit, nga Jagoda Lugu i Drinit, shënimi im T.M.) më lidhin shumë kujtime. Stina e pranverës, ishte shumë e dashur për ne, që ishim më të rinjtë e çetës.
Ne ishim vetë pranvera, që lëviznim nga një mal në tjetrin. E kështu më radhë, në tërë Kosovën. Nga malet mbi Dollc, ne e shikjonim Lugun e Drinit. Sa e bukur na dukej fusha pjellore, të cilën e qante si gjarpërushë lumi Drin, me lakime të shumta, që i jepte një hijëshi të rrallë…
Bisedonim me orë të tëra, për ëndërrat tona rinore dhe të popullit tonë, për atë se kur do të shihnim ditën e madhe, që ky vend të flasë, shkruaj dhe mësojë vetëm shqip.
Shpesh, kundronim me kënaqësi dhe buzëqeshje barinjtë, që këndonin shqip dhe shqiponjën, që fluturonte mbi kreshtat e maleve të mbuluar me bore, në dimër dhe gjelbërim në verë...
Unë e arrita këtë ëndërr, por Marku dhe shokët e tjërë të lirisë… sakrifikuan jetën dhe vehtën, për të mbetur përjetësisht të shënuar me gërma të arta, në panteonin e martirëve të nderit të atdheut të vet, lirisë dhe heroizmit tonë biblik, në mbrojtjë të vijimësisë së të parëvë…”
Skënderi, mbasi pushon pak, me një qetësi dhe freski kujtese, nis të ritregojë, duke theksuar, se ata (nacionalistët), ishin me të vërtetë heronj të pamposhtur dhe të vendosur deri në pikën e fundit të gjakut të tyre.
“Dhe sot e kësaj dite, pas çlirimit përfundimtar nga prangat serbe, nuk i është dhënë asnjë emër shkolle as rruge, me emrat e nderuar të luftëtarëve dhe tribunëve të lirisë, madje nuk iu është ngritur asnjë përmendore, që të përkujtohen nga brezat e ardhshëm fushbetejat historike të vitit 1945, me të cilat duhet të mburremi si komb.”
T’ka çel sabahu e s’ka me t’zan prarimi i Diellit
“Luftëtari i Shqipërisë Etnike Skënder Ukë Sadiku, është një hero i gjallë i ditëve tona.”
Mr. Jetish Kadishani (1948-2010)
Gjatë vizitës së tij të fundit në New York, studiuesi dhe publiçisti Mr. Jetish Kadishani, ndër të tjera, kishte shprehur dëshirën për ta takuar dhe intervistuar mikun tonë të përbashkët Skënder Ukë Sadikun.
Gjatë bisedës së ngrohtë, me tema të hershme historike, për Kosovën dhe trevat shqiptare, duke e vërejtur, se Skënderi, nuk kishte dëshirë të fliste për veten e tij, studiuesi Kadishani, menjëherë iu drejtua me një pyetje, e cila gjendej në aktakuzën e dënimit të tij (dënuar me shumë vite burg, shënimi im T.M.), duke i thënë: “Në proçesverbalin e dënimit tuaj me burg, është e shkruar se ju (Skënder) i keni thënë një shkjau nga Dresniku: “T’ka çel sabahu (mengjezi) e s’ka me t’zan prarimi (perëndimi) i Diellit”.
Fjalët e Skënderit u vërtetuan, se pa perënduar Dielli shkjau ishte gjetur i vrarë. Skënderi, s’mundi të përmbahej gjatë intervistës e iu drejtua studiuesit, me fjalët: “Mos t’ka çue UDB-ja të më bash kësilloj pyetjesh, se vetëm ata m’kan ba të tilla pytje…!?”
I hodha një vështrim të shpejtë mikut tim Jetishit, i cili, ishte skuqur në fytyrë. Skënderi e kishte humbur tërësisht durimin… I jap shenjë Jetishit, që të ndërpresë bisedën. Ai më shikoj seriozisht dhe shtoi se do të vijoi t’a pyeste. Në atë moment, Skënderi ndezi një cigare dhe doli jashtë.
Jetishi, mu drejtua me keto fjalë: “Tek ky martir i gjallë lexohen shumë qartë vuajtjet e Kosovës, luftrat e rezistencës kundërkomuniste dhe kundërsllave në malet tona në borë e shi dhe koha e gjatë ndër burgjet e tmerrshme, sot na ka dhënë këtë martir, që ende është dëshmi e historisë së lavdishme. Kosova e jonë, i ka borxh këtij dëshmori të gjallë…”
Ditën tjetër, takohemi sërisht me Skënderin, i cili, i drejtohet Jetishit me fjalët: “O Kadishan! M’ke lan tan natën tuj u sjell me shokët e mi në malet e Kosovës. Dhe sa herë i kam mbyll sytë m’kan zgjue hapat e çizmeve n’burgjet e atyne gjakpirsave t’pafe. Mos hup kohë lum miku me mue, se për ata që duhet me shkrue nuk u dihen as varret.
E Kosova e lire, i ka lanë prap në harres, ata që derdhen gjakun dhe e dhanë jetën me pushkë në dorë.
E sot Kosova, asht mbush me monumente të këtyne, që luftuen apo s’luftuen aspak. I kanë zanë rrugët e parqet si Enveri me bunkeret e tij. Unë kam shumë të tham, por e di se ju s’keni guxim t’i botoni, se humbni punën e ndoshta edhe jetën.
Çfarë ndergjegje ka sot udhëheqsia e re e Kosovës, kur fëmijët nuk i respektojnë prinderit nacionalist dëshmorë?!… Ato përmendore duhet t’u ishin ngrit baballarëve të tyne. E brezi i ardhshëm do t’i vlersonte këta të fundit, sipas merites së çdo njanit..”
Bilanci i kalvareve
Nacionalisti Skënder Ukë Sadiku, qysh i ri rroku pushkën dukë luftuar në malet e Kosovës dhe Shqipërisë, për bashkimin e trojeve shqipatre dhe largimin e sllavo-komunizmit, që kishte pushtuar trojet tona.
Unë, disa herë kam zhvilluar biseda me orë të tëra në Stamford CT, ku, Skënderi fliste shtruar, për vitet e burgjeve, duke filluar në burgjet e qyteteve: Durrësit, Tiranës, Shkodrës dhe më pas Qeveria Komuniste Shqiptare i dorëzoi të arrestuarit nacionalist (midis të cilëve ishte edhe Skënderi), pranë organëve të UDB-së jugosllave. Ata, me makinë i morën e i nisën menjeherë drejt burgut famkeq të Prizrenit.
Gjatë asaj kohe nis kalvari i hetimeve dhe torturave çnejrëzore, në qelitë e ftohta plot lagështirë të burgjeve deri sa vjen koha e daljes në gjyq. Gjatë pretencës Prokurori i çeshtjes, i jep dënimin me 17 vjet heqje lirie, duke e dërguar menjëherë nga Prishtina në burgun e Mitrovicës së Sremit…
Mbas lirimit nga burgu, ai sëbashku me vëllain e tij Qerimin, më 10 gusht 1962, kaluan ilegalisht ne Itali. Ata, u vendosën në Kampet e Refugjatëve, ku, qëndruan deri më 13 gusht 1967. Skënderi, kishte shprehur me kohë dëshirën, që të bashkohet me vëllain e tij Ismetin, aktivistin e palodhur dhe njërin ndër themeluesit e “Lidhje së Tretë të Prizrenit” (1962), me qendër në New York, që për disa dekada, mbas vdekjes së Ing. Xhafer Devës, zgjidhet Kryetar i Lidhjes së Prizrenit, detyrë të cilën e mban edhe sot.
Lek- Numri i postimeve : 142
Registration date : 17/12/2010
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi