VJOSA OSMANI: NË “DOLÇEVITËN” FAMËKEQE NUK SHKEL KËMBA IME
Faqja 1 e 1
VJOSA OSMANI: NË “DOLÇEVITËN” FAMËKEQE NUK SHKEL KËMBA IME
Deputetja e deritashme e Kuvendit të Kosovës dhe anëtarja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, nuk ka vepruar sikur zëvendëskryeministrja dita Tahiri, por ka refuzuar të enjten ofertën për të pirë kafe në kafenenë famëkeqe serbe “Dolçevita”, afër cepit verior të urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë.
Zonja Osmani, një mitrovicase e denjë, që tani jeton në Prishtinë, gjatë qëndrimit në Mitrovicë, doli deri në pjesën veriore të qytetit, përkatësisht në rrugën që shpie për në lagjen “Lumëbardhi”, ku bisedoi me disa qytetarë të nacionaliteteve të ndryshme. Njëri nga bashkëbiseduesit, e luti zonjën Osmani që të pi kafe në kafenen famëkeqe serbe “Dolçevita”, duke i thënë se aty ka pirë kafe edhe zëvendëskryeministrja Edita Tahiri. Mirëpo, zonja Osmani refuzoi kategorikisht ofertën, duke thënë se në kafenenë që njihet si fole e ekstremistëve serbë gjatë dhe pas luftës, nuk do të hyjë, pasi që aty ka mundësi që mysafirë të jenë ata që kanë bërë krime ndaj shqiptarëve. “Në “Dolçevita”, ku janë bërë planet për krimet ndaj shqiptarëve dhe ku kanë qëndruar armët me të cilat ata janë sulmuar, nuk shkel këmba ime. Mua nuk më intereson se kush nga shqiptarët pinë kafe aty, Edita apo ndokush tjetër, por unë nuk hyj aty, sepse jam nga Mitrovica dhe e di se shqiptarëve të qytetit buzë Ibrit, të këqijat kryesore ju kanë ardhur nga kjo kafiteri”, ka thënë zonja Osmani për "Botapress".
Ajo ka thënë se me Editën i ndanë shumëçka dhe kjo u tregua edhe në të kaluarën në Kuvendin e Kosovës, siç ishin mospajtimet rreth marrëveshjes së Brukselit, të cilin Edita e votoi, kurse Vjosa Osmani e kundërshtoi fuqimisht. “Koha tregoi se unë kisha të drejtë, sepse isha e sigurt se ajo nuk do e mundësoj shtrirjen e sovranitetit të vendit edhe në veri. Dhe kjo po shihet tash, po e tregon edhe barrikada e turpit e cila ka lëshuar rrënjë, të cilat do i shkulim ne, kur LDK-ja të vjen në pushtet më tetë qershor”, tha ajo. Vjosa Osmani, për vendosjen e barrikadës në cepin verior të urës mbi Ibër, e akuzoi edhe kryeministrin në detyrë, Hashim Thaçi, për të cilin tha se jo që nuk ka arritur ta shtrij sovranitetin në veri të Republikës së Kosovës, por me qëndrimin dhe politikën e tij të gabuar, vetëm sa e ka vështirësuar jetën e shqiptarëve atje, gjë që flet edhe vet barrikada.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi