Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kastriot Ymeri: i shkruan Thaçit: mos luaj me ndjenjat e familjarëve të vrarë pas lufte!

Shko poshtë

Kastriot Ymeri: i shkruan Thaçit: mos luaj me ndjenjat e familjarëve të vrarë pas lufte! Empty Kastriot Ymeri: i shkruan Thaçit: mos luaj me ndjenjat e familjarëve të vrarë pas lufte!

Mesazh nga Agim Gashi Thu May 29, 2014 6:40 pm

Kastriot Ymeri: i shkruan Thaçit: mos luaj me ndjenjat e familjarëve të vrarë pas lufte! C0e87c0deebf659c7858d42d3177851d_L
DJALI I HAKI YMERIT I SHKRUAN HASHIM THAÇIT: MOS LUAJ ME NDJENJAT E FAMILJARËVE TË VRARË PAS LUFTE!

 Kastriot Ymeri: i shkruan Thaçit: mos luaj me ndjenjat e familjarëve të vrarë pas lufte! Largea_hakiymeri11386779249
Kastriot Ymeri, djali i mësuesit të vrarë pas luftës në Drenicë, Haki Ymerit, është ndier i indinjuar, sepse Hashim Thaçi i bën “reklamim” familjes së tij në televizion.
Kastrioti ia ka parë për të madhe Hashim Thaçit kur ka “transmetuar” në televizion pamje të familjarëve të tij: babait, bashkëshortes e djalit. Në letrën e tij ai ka shkruar: “Hashim Thaçi, me prezantimin që i bëre familjes sate, a nuk të shkoi ndërmend që po i lëndon shumë familje,  të cilat,  ti e di mirë, që ti Hashim dhe suita jote ua vratë më të dashuritë . Hashim, sikur t’i kishe pritur baballarët e atyre  që i vratë, ata do të thoshin se kanë qenë më të mirët, ata do të thoshin më shumë   sesa  Haxhi Thaçi  për ty,  se ne ty të njohim të  gjithë. Por fatbardhësisht  ky popull i ka njohur të gjithë  ata që ju - ti  dhe suita  jote, i vratë. Hashim me prezantimin e familjes sate  ne u prekëm thellë!
A nuk të ra ndërmend apo po tregohesh  kapadai? A mos mendove që ne e harrojmë gjakun e familjarëve tanë të vrarë?!  Jo, kurrë,  as tash e as pas 100 vjetësh, nuk do t’i harrojmë  kur i vratë njerëzit  më të mirë të kombit, vetëm  e vetëm  për të  plaçkitur,  uzurpuar ,  ashtu siç e dimë të gjithë.
Hashim, të pyes: sikur të të kishte  ardhur  lajmi  për babanë tënd Haxhinë , nënën Hyrë, bashkëshorten Lumen , djalin Endritin, vëllezërve të tu, ashtu siç u erdh lajmi i zi familjeve tona për vrasjen e më të dashurve tanë,  a i kishte  ardhur mirë familjes e suitës sate kur do të shihnit një kryeministër tjetër duke “reklamuar” familjen dhe kënaqësinë familjare?
Hashim, ia morët jetën  profesorit Haki Ymeri, latë fëmijë  jetimë - pa prindër, pa djalë, pa vëllezër, pa vëlla,  e ashtu ndodhi me Xhafer Behramin, atij edhe djalin ia vratë, tjetrin ia plagosët, ndërsa vëllanë me familje  ia humbët diku në Evropë. A nuk është ky një krim i madh kundër një familjeje shqiptare?

Hashim, kanë ndodhur edhe vrasje të tjera.

Ma vratë babanë tim, Haki Ymerin. E vratë Azem Ahmetin, nipin e Ahmet Delisë, Besim Dajakun  truprojën e ish-Presidentit Ibrahim Rugova, Bekim Kastratin, nipin e Shaban Polluzhes, Shaban Manajn, Smajl Hajdarin, Ismet Rracin, Ukë Bytyçin, Xhemajl Mustafën, Tahir Zemajn, Sebahate Tolajn, Isuf Haklajn, Arben Sejdiun, këta të katërtët ishin ushtarë të UÇK-së, dhe policë të Kosovës. Janë shumë për t’i numëruar, por unë desha të të pyes ty, Hashim  dhe suiten tënde, edhe një herë: sikur t’i kishte ardhur lajmi i zi familjes sate, si do të ishin ndier ata, më të dashurit tuaj?
Hashim, mos u reklamo aq shumë me familjen tënde se neve na i shprushni plagët e hapura, na vlon gjaku dhe na plas zemra!”, shkruan në letrën e tij Kastriot Ymeri, djali i Haki Ymerit të vrarë më 2 nëntor 1999 në Drenicë. 
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi