Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ARBËR MARK MALOTA-ANTON QUNI, NJË HERO NË MESIN TONË, BESNIK I FILOZOFISË RUGOVIANE

Shko poshtë

ARBËR MARK MALOTA-ANTON QUNI, NJË HERO NË MESIN TONË, BESNIK I FILOZOFISË RUGOVIANE Empty ARBËR MARK MALOTA-ANTON QUNI, NJË HERO NË MESIN TONË, BESNIK I FILOZOFISË RUGOVIANE

Mesazh nga Agim Gashi Fri May 30, 2014 4:32 pm

ANTON QUNI, NJË HERO NË MESIN TONË, BESNIK I FILOZOFISË RUGOVIANE

Nga ARBËR MARK MALOTA





ARBËR MARK MALOTA-ANTON QUNI, NJË HERO NË MESIN TONË, BESNIK I FILOZOFISË RUGOVIANE U2_ANTON%20QUNI


Po të jetonim në kohërat e Homerit padyshim që në një çast do ishim të detyruar ta bindim veten se të qënurit i dalluar nga të tjerët për vyrtytet që posedon dikush, duhej domosdoshmërisht të jetë vullneti i një fuqije të mbinatyrshme, dora e Zeusit. Sot kohërat tregojnë diçka tjetër, më të madhe, tregojnë për vullnetin e mirë, pushtetin racional dhe shpirtëror si atë fuqinë e mbinatyrshme që të bën të dallosh dhe të jeshë i nderuar nga të tjerët. I tillë është në mesin tonë. 

Një burrë shtatlartë, me qëndrim, elegance dhe dije të lartë. Ai pra sot po reprezenton vlera. Eh, vlerat ishin bërë utopi, ndoshta akoma më keq, na ishin kthyer në atë stereotipin e përrallave, " Na ishte një herë ".

Sepse sot po harrohet fakti qe thjeshtësia dhe përkushtimi ndaj popullit, ndaj njerëzve dhe kombit, të jep nder ty duke nderuar ti të tjerët. Sepse ne jetojmë në një habitat, jetojmë në një sistem kur gjerat na vijnë në një lloj cikli fatal kur kemi domosdoshmërin e njëri-tjetrit. Dhe duhet të sjellesh nëse ndjehesh i madh, si me i vogli, që të bësh historinë të të nderojë. I tillë është Anton Quni.

Në çastet më të vështira i doli Zot këtij vendi dhe këtij populli që sot e nderon duke u shndërruar si dishepuj pran tij. Ai mbeti një besnik i filozofisë Rugoviane për liri dhe pavarësi. Rrugëtimin e kësaj rryme nacionale e vazhdoi pashembull në jetën politike duke thyer tabut e kohës, se nuk paska pasë kurr Rugova, mision ushtarak në Kosovë. Pra ai tha pa fjalë me vepra me elokuencë "Jam un i dërguari i atyre korifenjve që nderuan kombin, duke iu bindur komandantit suprem Dr.Ibrahim Rugovës". 

Unë nuk po flas për kualifikimin e tij profesional, sepse nuk zënë rreshtat. Sa herë qëndrova përballë tij, kam pasv ndjesin qv po jetoj me secilin hero timin njvkohvsisht, sepse morali dija dhe forca e tij e fjalvs i sintetizonte që të gjithë përball meje, sepse ka jetuar krah tyre. Ai ma sjellë gjithmonë në tavolinë pa u ndjere, Rugovën, Agimin, Saliun, Tahirin, Markun dhe secilin hero timin, që më bëjnë krenar. ANTONI.. është një personalitet i kompletuar, sepse është i thjeshtë, ai madje në rastet më konkrete kur turma i shkon prapa ta nderojë, ai u kthehet veç e veç secilit, madje prezentohet " Jam Antoni " ..thua vallë, se nuk e njohim thash me vete, sepse më pat ndodhë edhe mua herën e parë. Ja pra se çka e bënë këtë burrë të jetë meritor për çdo sakrific tonën për të tani. Sepse duhet te perkrahim atë që na përkrahi ne, atëherë kur ne ishim të vegjël para stuhive dhe furtunave barbare. Ai është lidhja jonë me të kaluarën e lavdishme dhe të ardhmen e ndritur, ai që na bënë të besojmë ne përveq tjerash në forcën intelektuale si të vetmen armë që do ta sjellë dinjitetin tek ne. Krenar që ju njoh, kënaqësi dhe nderë të jetosh në epokën tënde, Komandant Anton Quni.



ARBËR MARK MALOTA-ANTON QUNI, NJË HERO NË MESIN TONË, BESNIK I FILOZOFISË RUGOVIANE U2_ANTON%20QUNI2

ARBËR MARK MALOTA
VOAL
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi