Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bilall Maliqi: Shkollë me suksese shumëdimensionale

Shko poshtë

Bilall Maliqi: Shkollë me suksese shumëdimensionale Empty Bilall Maliqi: Shkollë me suksese shumëdimensionale

Mesazh nga Agim Gashi Sun May 10, 2009 2:48 pm

Bilall Maliqi: Shkollë me suksese shumëdimensionale U1_bilall_maliqi
SHKOLLË ME SUKSESE SHUMËDIMENSIONALE
Nga Bilall MALIQI
Me rastin e përvjetorit të parë të ditës së shkollës më 16 prill 2009 në sallën e madhe të shtëpisë së kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë, u mbajt një program i pasur me këngë dhe valle të ekzekutara nga nxënësit e kësaj shkolle dhe recitime për nder të ditës së shkollës.Fjalën e rastit e mbajti drejtoresha e shkollës profesoresha, zonja Hafize Shaqiri e cila në pika të shkurtra foli për ndërrimin e emrit të shkollës dhe paraqiti një letërnjoftim për prof. Ibrahim Kelmendin.
Ishte dëshira e kahmotshme e jona të zhvillojmë një bisedë me drejtoreshën Hafize.Por qëllimisht e caktuam këtë datë me rëndësi për shkollën ta zhvillojmë këtë bisedë, pasi përfundoi manifestimi, drejtoresha me kënaqësi iu përgjegj bisedës sonë.
Biseda u zhvillua në disa segmente, duke filluar për historikun e shkollës, numrin e nxënësve dhe personelit arsimor, ndërrimin e emrit të shkollës dhe prap e lutëm për biografinë e emrit që mban shkolla tashti, për rezultatet
e shkollës e shumë tjera drejtoresha shprehet:
HISTORIKU
Bilall Maliqi: Shkollë me suksese shumëdimensionale U1_shkolla_-_ibrahim_kelmendiKjo vatër e diturisë për herë të parë e filloi mësimin në gjuhën shqipe më 7shkurt të vitit 1945 me një numër të vogël nxënësish që atëbotë punuan vetëm katër mësues.Mirëpo nga viti në vit numri i nxënësve dhe i mësuesve shtohej dhe sot në shkollën tonë kemi 2330 nxënës me 88 paralele dhe me një numër të konsiderueshëm të punëtorëve gjithsejt 179, prej tyre në procesin arsimor 141.
Nga kjo vatër e diturisë kanë dalë shumë kuadro të profileve të ndryshme që është krenaria jonë.Jemi krenarë që ushtrojmë këtë mision delikat por të shenjtë, jemi krenar se dimë se vetëm me arsim njerëzit mund të bashkohen dhe të njohin njëri-tjetrin.Krahas punës së palodhshme të personelit arsimor nuk mungoi as angazhimi i tyre për ndërrimin e emrit të shkollës e që ishte edhe domosdoshmëri e kohës.
Shkolla jonë ka edhe disa paralele të ndara si: në Norçë, Tërnavë, Zhunicë dhe Stacionin hekurudhor, ku mësimi zhvillohet në suaza të normales.Në Norçë dhe në Stacionin hekurudhor mësimi është vetëm i ciklit të ulët, ndërsa në Tërnavë dhe Zhunicë tetëklasëshe.
NDËRRIMI I EMRIT



Bilall Maliqi: Shkollë me suksese shumëdimensionale U1_Hafize_Shaqiri
Hafize Shaqiri
Përkitazi me këtë, ndërrimi i emrit të shkollës ka ardhur si rrjedhojë e kërkesave të shumta të inicuara nga Aktivet profesionale, Këshilli i arsimtarëve dhe Këshilli i Shkollës, duke pasur parasyshë, se data e deritanishme e ashtuquajtur historike “15 nëntori” që simbolizonte dikur çlirimin e Preshevës kohëve të fundit kishte humbur efektin e festimit.Andaj, pikërisht kjo ishte ideja e shumë intelektualëve, që pagëzimet e mëparshme të institucioneve të zëvendësohen me emra të rinj, aq më tepër me ata emra që kanë të bëjnë me kulturën , historinë dhe traditën shqiptare të kësaj treve.Përkitazi me këtë, nuk është i rastësishëm propozimi i shumë aktiveve të shkollës dhe pajtimi i tyre se shkolla më e madhe në komunën e Preshevës, por edhe në rajon e më gjërë, tani e tutje ta mban këtë emër që lidhet ngusht me historinë e popullit të vet, d.m.th., bashkëvendasit të tij , Ibrahim Kelmendi.
PAK BIOGARFI
Prof. Ibrahim Kelmendi lindi më 16.04. 1916 në Preshevë.Shkollën fillore e kreu në gjuhën serbe në vendlindje kurse Medresenë në Shkup.Pas kryerjes së Medresesë në vitin 1938, u regjistrua në Universitetin e Beogradit-degën e historis, ku diplomoi në shtator të vitit 1942.
Pas mbarimit të studimeve, prof. Ibrahim Kelmendi më 01.11.1942, punësohet në shkollën normale “Sami Frashëri” në Prishtinë profesor i historis, ku pas një viti emërohet zëvendësdrejtor i kësaj shkolle dhe rektor i konviktit të së njejtes shkollë.Ishte anëtar aktiv i kreut të ngushtë të Komitetit të Intelektualëve të Lidhjes së Dytë të Prizrenit dhe si i tillë qe caktuar për këshilltarë të komitetit të Rinisë Nacionaliste Shqiptare.Ishte në organin drejtues të Komtetit Demokratik Shqiptar.
Pas paralajmërimit të tërheqjes së okupatorit bullgar nga rajoni ynë , në gusht të vitit 1944 kthehet në Preshevë dhe organizon e drejton operacionet për mbrojtjen e territoreve të Kosovës Lindore prej forcave partizane serbo-maqedonase.Ishte anëtar i Shtabit të Zonës IV të Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës.
Kur u pa se lufta ishte e pashpresë, prof. Ibrahim Kelmendi vendosi të braktisë atdheun dhe doli në Greqi më 15.11.1945.Në Greqi qëndroi katër vite, kurse më pas shkoi në Gjermani , ku edhe atje punoi në shkollat gjermane.Ibrahim Kelmendi përfundimisht lëshoi Evropën dhe vendoset në Australi.Atje punoi profesor i histories në shkolla të ndryshme .Bashkëpunoi me të gjitha gazetat dhe revistat e asaj kohe.Shkroi këto punime:“Ilirët në protohistori”, “Prej miteve deri në Butmir”, “Një shtyllë e Kosovës quhet Preshevë”, etj.
Sipas disa burimeve thuhet se ka lënë në dorëshkrim shumë punime.Vdiq më 24.01.1979 në Melburn të Australisë.
Mburremi që tani e mban shkolla jonë këtë emër me rëndësi për kombin tonë dhe do të angazhohemi që shkolla jonë të arrijë suksese edhe më të mëdha në shumë dimensione të procesit edukativo-arsimor, shprehet për “Diellorin” drejtoresha e shkollës profesoresha Hafize Shaqiri.
AKTIVITETET



Bilall Maliqi: Shkollë me suksese shumëdimensionale U1_Berajete_Rexhepi
Berajete Rexhepi
Për aktivitetet që zhvillohen brenda kësaj vatre edukativo-arsimore, zhvilluam bisedën me arsimtaren e gjuhës dhe letersisë shqiptare zonjën Berajete Rexhepi, të cilën fillimisht e pyetëm për ecurinë e aktiviteteve që ajo i zhvillon me nxënësit në cilësinë e kryetarës së Grupit Letrar “Penat e reja”, që funksionon në këtë shkollë, dhe për revistën mujore “Filloristi”.Për gazetarin tuaj, zonja Berajete shprehet:
Si punëtore e arsimit në këtë shkollë dhe nga përvoja që kam në këtë drejtim, moti kohë kam vërejtur se një numër i madh nxënësish kanë talent për t’u shprehur bukur me shkrim si në prozë ashtu edhe në poezi.
Ka disa vite që unë me koleget tjera kemi shprehur vullnetarisht dëshirën që të merremi me aktivitet të lirë gjegjësisht me themelimin e një Grupi letrar e që t’i tubojë artëdashësit e shkollës sonë me punime të ndryshme, dhe themeluan Grupin Letrar “Penat e reja” e që funksionon brenda shkollës sonë, numri i nxënësve ishte mjaft i madh andaj njëzëri u pajtuam ta emërtojmë me këtë emër.
Vetë titulli ka domethënie simbolike, sepse kemi të bëjmë me nxënës të rinj e me talent të rrallë, me shkrime të mrekullueshme e që na bëjnë të ndihemi shumë krenar për moshën e tyre të re…
“FILLORISTI”
Brenda shkollës sonë ekziston edhe revista letrare “Filloristi” , revistë mujore e cila çdo numër mbushet me krijime nga nxënësit e shkollës sonë.Me shkrimet e tyre të shumta e që i bëjnë vetë nxënësit e që nuk janë të kopjuara, i publikojmë në gazetën tone.
Në këtë revistë përveç tjerash ka faqe të shumta me shkrime të larmishme edukativo-arsimore, faqe të rezervuara për këndin poetik, për prozë.Pra nxënësit tanë inspirimet e hudhura në letër me motive të larmishme si p.sh:poezi për shkollën, mësuesin, vendlindjen, prindërit, dëshmorët e lirisë etj., e bëjnë edhe më atraktive revistën tonë.
Dëshiroj që nxënësit tanë të kenë dashuri të madhe për krijime poetike, të zmadhohet edhe më shumë Grupi Letar, por edhe të bashkëpunojmë edhe me letrarët e rinj të shkollave tjera në rrethinë, shprehet me bindje arsimtarja e gjuhës shqipe zonja Berajete Rexhepi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi