EKSPLODIM FATAL NË OBILIQ:Një i gjallë nën rrënoja, po bëhet përpjekje për nxjerrjen e tij
EKSPLODIM FATAL NË OBILIQ:Një i gjallë nën rrënoja, po bëhet përpjekje për nxjerrjen e tij
Një i gjallë nën rrënoja, po bëhet përpjekje për nxjerrjen e tij
(E plotësuar) - Një person është nxjerr i gjallë në këto qaste, nga rrënojat ku ka ndodhur shpërthimi në Termocentralin ‘Kosova A’.
Këtë e kanë konfirmuar Arsim Gërxhaliu. Sipas tij ai nuk është nxjerrë akoma megjithëse FSK po e bën të pamundurën që ta nxjerrë atë shëndosh e mirë, ndërsa është parë
Emergjenca të hyjë në këto qaste tek vendi i rrethuar. Nuk dihet për gjendjen e tij, por thonë se është i gjallë.
Thuhet se ai ishte punëtorë i një kompani kontraktuese të KEK-ut.
Nxirret trupit i pajetë i njërit punëtor, dyshohet të jetë i Lutfi Jasharit
Ministri i FSK-së, Agim Çeku ka konfirmuar se është nxjerrë një trup i pajetë nga rrënojat ku ka ndodhur shpërthimi në termocentralin “Kosova”
Tha se viktima është diku rreth moshës 65 vjeçare, por nuk ka bërë të ditur identitetin e tij. Thuhet se nën rrënoja janë edhe dy punëtorë.
Burime thone se viktima mund te jete Lutfi Jashari nga Prishtina.
Një burim i lartë në KEK, i ka thënë se tashmë dy prej të vdekurve janë identifikuar, por jo edhe viktima e tretë.
“Dyshohet se mund të jetë ndërkombëtar”, ka thënë ai.
Disa media raportojnë se mund të shkojë në 5 numri i viktimave, mes të cilëve njëri dyshohet se ka qenë punonjës i një kompanie private, kontraktore në KEK.
Mbiemrat e te vdekurve nga eksplodimi ne KEK, sipas nje burimi te gazetes, jane Mehana dhe Jashari.
Nuredini kërkon shokun e tij të humbur në KEK: Do Zoti është gjallë
Nuredin Dardhishta është vetëm njëri nga të lënduarit në shpërthimin e madh që ndodhi sot termocentralin Kosova A. Mirëpo ai fatmirësisht ka shpëtuar pa pasoja të rënda dhe tashmë është liruar nga QKUK.
Por ai vazhdon të qëndron në Emergjencë duke kërkuar shokun e tij ose të paktën duke pritur që ai të vij aty vetëm me pasoja të lehta.
Nuredini ishte së bashku me të kur ndodhi shpërthimi mirëpo, vetëm ky kishte fatin që të dilte me kohë nga vendi i ngjarjes.
“Gjithçka ka ndodhur për 2 ose 3 minuta. Një zhurmë e madhe është dëgjuar. Tani pe pres shokun, Pe pres një përgjigje për të. Ishalla do zoti është gjallë.
Nuk ka asnjë informatë ende në të. Kemi qenë bashkë afër 5 metra. Me të ndodhur shpërthimi kam dashur të afrohem t’i ndihmoj mirëpo ka qenë e pamundur dhe unë jam larguar.
Më kanë dërguar në Obiliq në emergjencë ndërsa shoku im ka mbetur mbrapa. Nuk po besoj që është gjallë pasi që shpërthimi ka qenë i madh”, tregon duke qarë Nuredini.
Instituti i Mjekësisë Ligjore shkon për t’i marrë viktimat në KEK
Mjekët e Institutit të Mjekësisë Ligjore janë nisur për të shkuar në vendin e shpërthimit që ka ndodhur sot në objektet e KEK’ut. Kjo është konfirmuar nga Arsim Gërxhaliu.
Zyrtarët e Mjekësisë Ligjore kanë konfirmuar se janë nisur për në vendin e ngjarjes per t'i marre viktimat.
Nga 13 të lënduarit të cilët kërkuan ndihmë në QKUK si pasoj e shpërthimit në KEK, 11 prej tyre tashmë janë liruar për në shtëpitë e tyre.
Ndërsa 1 tjetër është sallën e operacionit e një tjetër është ende shtrirë në emergjencë. Ndërkohë QKUK ka nisur edhe 3 ambulanca tjera për në vendin e shpërthimit ku pritet që të vijnë edhe disa të lënduar të tjerë.
Bashkim Canaj, njëri prej të lënduarve tha para gazetarëve, se ngjarjka ka ndodhur diku rreth orës 10:00
“Papritmas është dëgjuar një zhurmë e madhe, dhe vetëm e kemi parë vetën të lënduar, nuk di asgjë më shumë”, ka thënë Canaj.
Ja emrat, vendlindjet dhe moshën e punëtorëve të KEK’ut që u lënduan sot në Tragjedinë që ndodhi aty.
1-Naim Hajrizi 1978 Prishtinë
2-Bashkim Kutllovci 1950 Prishtinë
3-Bashkim Tanaj 1968 Obiliq
4-Nyredin Dardhishta 1985 Kaqanik
5-Izet Dedinca 1969 Lajthisht-Obiliq
6-Mentor Avdyli 1979 Dobroshevc Drenas
7-Besim Elezi 1977 Mihhaliq - Obiliq
8-Elmza Hoxha 1956 Miradi e ulet - Fushë Kosovë
9-Shemsi Klinaku 1975 Obiliq
10-Besim Krasniqi 1974 Obiliq
11-Rrahman Alshiqi 1953 Obiliq
12-Hamdi Kutllovci
13-Ali kutllovci
Fillon evakuimi i banorëve rreth KEK’ut, priten shpërthime tjera
Aktualisht ka filluar evakuimi i familjeve nga shtëpitë që ndodhen shumë afër vendit ku ka ndodhur shpërthimi.
Banorët dhe qytetarët aty, thonë se prej dje ka nisur një rrjedhje e hidrogjenit e cila është injoruar nga menaxhmenti i KEK’ut Në ndihmë përveç njësiteve tjera, në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet e FSK’së.
Pavarësisht se FSK ka dalë në vendin e ngjarjes, ata nuk po mund të intervenojnë. Kjo pasi po është paraqitur rrezik që të shpërthejnë edhe dy bombolat tjera të gazit si dhe shembja e pjesës tjetër të ndërtesë.
Nga vendi i ngjarjes ku ndodheshin ndihma e shpejtë dhe automjetet e tjera, janë larguar për shkak të këtij rreziku.
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Avokati i Popullit.
Thaçi: Rreziku nuk ka kaluar - gjendja po mbahet nën kontroll
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi në një paraqitje të drejtpërdrejtë për në transmetuesin publik ka thënë se ka ndodhur një fatkeqësi në Termocentralin “Kosova A”.
“Ka ndodhur një fatkeqësi ka dëme material ka edhe të lënduar. Tani për tani nuk mund të jap informata tjera, vetëm mund të them se e gjitha ka ardhur nga shpërthimi I bocave të hidrogjenit. Po mundohemi të evitojmë pasojat, të shpëtojmë çdo jetë të punëtorit”, ka deklaruar Thaçi.
Sipas tij, ndonëse rreziku nuk ka kaluar qind për qind, nuk ka nevojë që të bëhet panikë.
“Do ti marrim të gjithat masat të kaloj me e keqja. Janë aktivizuar pjesëtarë të FSK-së, Policisë së Kosovës, Zjarrfikësit, Ndihma e Shpejtë…”, ka thënë kryeministri Thaçi.
***
Burime të gazetës “Bota sot”, brenda Korporatës Energjetike të Kosovës, bëjnë të ditur se dyshojnë që ka qenë një bombol hidrogjeni shkak i këtij shpërthimi, dhe se i vdekuri është një punëtor nga Mitrovica.
Rreziku, tash është se afër vendit të shpërthimit ndodhen edhe dy boca tjera të hidrogjenit, të cilat mund të shpërthejnë nëse nuk ndalet zjarri.
Prandaj, policia ka rrethuar objektin dhe nuk po lejon të afrohen askush aty.
Mediat raportojnë se nga shpërthimi i fuqishëm kanë mbretur të vdekur tre persona, por që ekziston rreziku që të ndodhë edhe ndonjë shpërthim.
Një shpërthim i madh ka ndodhur në Korporatën Elektroenergjetike të Kosovës, diku në pjesët ndihmëse të pjesës së prodhimit. Dyshohet se ka të vdekur dhe të lënduar, por asgjë nuk është konfirmuar ende.
Në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës kanë konfirmuar se prej andej janë sjellë 13 persona të plagosur, të cilët gjenden jashtë rrezikut për jetën, informata te pakonfirmuar thonë se 3 punëtore te KEK'ut kane vdekur.
Drejtori i Prodhimit në KEK, Arben Gjuka, tha se shpërthimi ka qenë jashtëzakonisht i fuqishëm.
Mjeku Basri Lenjani jep detajet e fundit nga të lënduarit
Bastri Lenjani: Gjithsej kanë kërkuar ndihmë në qendrën mjekësore 14 prej tyre 12 të lënduar pas trajtimit mjekësorë, egzaminimive laboratorike e radiologjike dhe konsulencave janë dërguar për trajtim të më tutjeshtëm në shtëpi. Kurse dy rastet e fundit ende janë ka trajtohen në kliniken emergjente”.
Më tej, Lenjani ka thënë se këto dy raste të lënduarve pritet që të bëhet ekzaminimi i tyre dhe pas 3-4 ore të dërgohen në shtëpi për trajtime të mëtutjeshëm.
“Ju konfirmoj zyrtarisht në kliniken emergjente nuk është detektuar asnjë i vdekur si pasoj incidentit të ndodhur në Obliq”, ka thënë Lenjani.
Mësohet se kryeministri Hashim Thaçi është nisur drejt KEK-ut.
Drejtori i Prodhimit, Arben Gjuka ka thënë se shpërthimi ka qene i fuqishëm dhe ai ka ndodhur ne pjesët ndihmese te Kosovës A.
"Policia është ne vend te ngjarjes, unë jam afër vendit te ngjarjes. Ende nuk e dimë se sa persona janë te lënduar apo te vdekur", ka thene Gjuka.
*******
Një shpërthim i madh ka ndodhur në KEK, te kazanët e Kosovës A. Sipas mediave në vend ka disa të plagosur dhe mund të ketë edhe të vdekur.
Zhurma e këtij shpërthimi është dëgjuar edhe në disa pjesë të Prishtinës.
Policia, ndërkaq, i ka thënë se “janë në dijeni të një shpërthimi”, por që nuk dinë asgjë më tepër.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi