Agim Gashi:MOS IK MË O SHQIPTAR-Në ditën Botrore të refugjatëve
Faqja 1 e 1
Agim Gashi:MOS IK MË O SHQIPTAR-Në ditën Botrore të refugjatëve
Agim Gashi
MOS IK MË O SHQIPTAR
Në ditën Botrore të refugjatëve
Sot është Dita Botërore e Refugjatëve. Kjo ditë përkujtohet nga ata që nuk i kanë harruar marshimet e ikjes dhe dëbimit, ata që përjetuan egzodet dhe ndjekjet e dhunshme nga atdheu. Kjo ditë përkujtohet nga miliona refugjatë nga mbarë bota, por më së pku përkujtohet te ne sepse ne si popull harrojmë shpejtë.
Në këtë ditë miliona njerz jetojnë me shpresat e thyera se do të kthehen në vatrat e tyre. Miliona familje kanë humbur shtëpitë e tyre gjatë konflikteve të dhunës dhe luftës, humben pasuritë , u përgjysmuan familjet dhe tmerre tjera nga krimet që nuk ndalen edhe sot në mbarë boten.
Asambleja e Përgjithshme kaherë ka vendos që 20 qershori të festohet si Dita Botërore Refugjatëve.
Çdo vit më 20 qershor të Kombeve të Bashkuara grupet qytetare të panumërta nëpër botë festojnë Ditën Botërore të Refugjatëve.
Dita Botërore e Refugjatëve është themeluar nga Kombet e Bashkuara për të nderuar guximin, forcën dhe vendosmërinë e grave, burrave dhe fëmijëve të cilët janë të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre nën kërcënimin e persekutimin, konfliktit dhe dhunës.
Në Kosovë gjatë luftës me Serbinë, synohej pastrimi etnik i popullit shqiptar nga bandat serbe dhe me udhëzimet e Elaborateve të Vasa Çubrilloviqit që Millosheviqi e futi në veprim me përpikëri.Ato vuajtje të mbarë një populli, u hrruan nga orgnet shterore të Kosovës të cilat pas çlirimit luftuan vetëm si ta marrin shtetin e të abuzojnë me çdo gjë kombëtare.
Shiqoni fotot sa me ua përkujtue të gjithëve sepse ska familje kosovare që nuk e kishte dikend në rreshtat e dëbimit dhe egzodit serb.
Sot, mos ik o shqiptar. Mos ik por mbillu në dheun tënd sepse këtu e ke faren e qitur me mija vite nga ilirët tanë. Nderoje token e popullin, mos e vidh këtë të mjerë atdheu por punoni me nder për këto varre të të vdekurve e të gjallëve. Koha është që edhe ne si popull të radhitemi në anën e demokracisë dhe popujve të civilizuar. Mos ik më as nga krimineli, as nga armiku. Puno me vendosmëri për atdheun që akoma plagët i ka të pa sheruara.
Rroftë atdheu ynë e rrofshin refugjatët të cilët po vdesin rrugëve të botës me dashuri atdheu.
Rroftë populli shqiptar.
Urime Dita e refugjati o Refugjat!
20.06.2014
Düren
AGIM GASHI
ME ZOGJ T`MALIT BISEDOJ
Kam dalë herët majë Monchaut
E jam ulë pak me pushu,
I kam lutë zogjët e malit
Me mu pak me bisedu.
O Ju zogj që fluturoni
Pashë natyrën që e gzoni,
Merrni kto fjalë të mia t´ngrohta
E n´Kosovë ju të mi qoni.
Atje asht vendlindja ime
Që për te unë jam shkrumu,
Atje kam dhe nanën time
Që sa shumë jam përmallu.
Nanën time unë shumë e du
Pash n´jat Zot t´fala me i qu,
M´ka marrë malli sa ma s’ka
Rudhat n´ballë me ia pa.
Sa e shkreta asht shkrumu
Që sa vite tue m´pasë mall´ ,
Po i shkon jeta pa ndrru llafe
Pa u knaqë me t´madhin djalë.
Zogjt e malit janë betue
Edhe fjalët m’i kanë marrë,
Fluturimin e kanë nisë
Me i qu n´Kosovë k´to fjalë.
Që sa vite po kalojnë
Zogj´t haberin s’ma kanë pru,
A mos m´qoj noj kush të fala
Mos ka pyet ndokush për mu?
Pas shumë vitesh n´dritaren time
Disa zogj po më trokasin,
Kem nji lajm për ty, Agim
Si në kor nisën t´bërtasin.
Tanë Kosovën e kem kalue
Në çdo cep t´falat tue i lanë,
Askush për ty nuk na ka pyet
Përveq njaj plake që i thue nanë.
Jemi ndalë n´gërmadha t´shpisë
Se çetnikët e kishin kallë,
Tue i pa librat e djeguna
Edhe ne jemi përmallë.
N´dash me shku ndoj herë n´Kosovë
Me e pa nanën sa asht gjallë,
Kish dy molla po t’i ruente
Me i ngranë me t´madhin djalë.
Qorap leshi t´kish marue
Po t’i ruente me gjelozi,
Pos Agimit, djalit t´madh
Askush n´kambë s’ka me i shti.
Shumë do rrudha iu kanë shtu
As me sy s’po shihke mirë,
Ishte krrusë, shkonte me krroqe
Por e kishte zemrën e dëlirë.
Përmallimi sa m´kaploi
Lotët po m´shkonin rrëke,
Sa e randë jeta e kurbetqarit
Ma mirë ish´ mos me pas le.
N´mëngjes herët posa ngrihem
E puth flamurin kuq e zi,
E puth hartën e Arbnisë
Tanë atdheun e fus në gji.
O ju zogj të vetmit miq
Po ua la nji amanet,
Mu te vorri t´më ligjëroni
Kur të ndahem nga kjo jetë.
Përmbi vorr timin t´ma shkrueni
Ju o zogj një epitaf,
"Këtu pushon zemërthyemi
Mërgimtari i pa fat!"
10.05.1998
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi