Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Përkthime nga Aleko Ballauri

Shko poshtë

Përkthime nga Aleko Ballauri Empty Përkthime nga Aleko Ballauri

Mesazh nga Agim Gashi Sun May 10, 2009 3:04 pm

Përkthime nga Aleko Ballauri U1_BotaRe
Uiliam Shekspir
* * *
Këtë pranverë me ty nuk isha më,
Kur prilli krenar gjithçka e bën të bukur.
Dhe shpirtin e rinisë, fut në çdo gjë,
Kur Saturni i vrenjtur, duket i lumtur.
As cicërima e zogjve, as aromat e ëmbla,
Të luleve shumëngjyrshe më sollën gëzim.
Dhe stina e verës, s’më mbushi me ëndrra
Dhe lulet në fusha s’më ngjallën ëndërrim.
Zambakët e bardhë nuk më dhanë jetë,
Trëndafilat e kuq më dukeshin pa ngjyrë
Të ëmbël ishin, po me pamje të zbehtë,
Se ti i bëre ashtu siç pate dëshirë.
Gjithçka dukej dimër, meqë ti s’ishe aty,
Luaja me lotët, sikur të t’kisha ty.
Uiliam Shekspir
X x x
Q ëndro tek unë, o shpirti im,
Lumturia jonë, s’do të ketë kufi.
Do shohim ne veç ngazëllim,
Veç ditë me diell dhe dashuri.
Në buzë të detit do qëndrojmë,
Të shohim valët si harbojnë.
Të shohim zogjtë si këndojnë,
Mbi kokën tonë kur fluturojnë.
Shtratin me lule do ta mbuloj,
Me mijra lule plot aroma.
Vendin ku ecën, do ta shtroj,
Me gjethe, degë, nga pemë të njoma.
Një brez, me fjolla qelibari,
Për ty do thur me fije ari.
Nëse të gjitha këto i do,
Te gjiri im eja qëndro.
Alfrid Tenisën
1809-1892
Vajza e mullxhiut
V ajz’ e vogël e mullxhiut,
Rritet, rritet si burbuqe.
Më zu meraku mua të ziun,
Për buzët e saj të kuqe.
Të isha vëth në vesh të saj,
T’i prekja qafën, me mall!
Të isha brez, te beli i bukur,
Te beli që s’më la të qetë.
Te zemr’e saj në qoshe strukur,
Të ndjeja rrahjet plot me jetë.
Në çaste gazi e vajtime,
Ta mbaja fort në dorën time.
Si gjerdan te gjoksi i ri,
Do desha të qëndroja.
Ditë e natë të dëgjoja,
Si psherëtin e qesh ai.
Dhe pastaj ta pushtoja,
Pa pushuar në krahët e mi.
Përsi Bishi Sheli
Dimër
N jë zog i trishtuar,
Vajtonte dashurinë,
Në një degë të vetmuar.
Era e ngrirë që kujiste,
Rrihte përroin që dremiste.
Nëpër tokën pa një lule,
Nëpër pyllin pa një fletë,
Nuk dëgjohej asnjë tingull,
Veç mullirit zemërshkretë.
Sharl Bodler
Flokët e saj
S i shtullunga valësh, mbuloni qafën e saj,
Dredhka ! parfum shpërfillës, që s’pyet për gjë.
Dehje ! Që në mbrëmje mbush këtë altar,
Me kujtime të përgjumura në flokët si ar,
Si shami në ajër, dua t’ju tund gjithnjë.
Azia e drobitur. –Afrika plot zjarr,
Një botë e largët, që gati ka vdekur,
Jeton te ju thellë, si në pyll pa cak.
Shumë shpirtra, kënga me vete i ka marrë.
Shpirti im, te parfumet e tua, ka mbetur.
Do shkoj atje ku drurët dhe njerëzit janë plot jetë,
I dallëdisur do endem në atë klimë – zjarr.
Gërsheta të forta ! Ju jeni shtjellat e mia, vërtet,
Më jepni ëndrra siç jep shkëlqimin e egër një det,
Velat, detarët, direkët që ndrijnë nga drita si ar.
Një liman me zhurmë, ku shpirti etjen shuan,
Thëthin aromat, tingujt dhe ngjyrat.
Ku anijet rrëshqasin mes arit me hije mbuluar.
Dhe krahët hapin, lavdinë për të pushtuar,
Të një qielli të pastër, që dridhet nga dritat.
Kokën do zhyt, i dehur nga dashuria,
Në këtë oqean të zi, ku ajo është futur.
Dhe shpirti im, që e përkëdhel stuhia,
Do të gjejë përsëri, siç gjen plogështia,
Përkundje pa pushim dhe një ëndërr të bukur.
Flokë blu, ku prehet errësira e nderë,
Më jepni prapë, ngjyrën blu të qiellit pa fund.
Që kaçurrelat e tua, mbajnë përherë,
Të dehem me zjarr, nga aromat plot erë,
Nga palma – kokoja dhe flaka që rëra përkund.
Tashmë dora ime, te flokët e tua po rri,
Që t’i mbushë ato, me perla dhe rubinë.
Që mos jesh e shurdhër për këtë dashuri !
As je ti oaz ku dehem me ëndrra – magji,
Me verën e kujtimeve, që më sjell qetësinë ?
Sharl Bodler
Kambana e thyer
Ëmbël dhe hidhur, në dimër natën vonë,
Të dëgjosh afër zjarrit që tymon dhe kërcet,
Kujtime të largëta, ngadalë të vijnë vetë,
Me kumbim kambanash, në mjegull ushtojnë.
E lumtur kambana, me fytin plot jetë,
Ndonëse e plakur, me shumë shkathtësi,
Një thirrje fetare lëshon me furi.
Si ushtar i vjetër në çadrën e zbehtë.
Shpirti im i thyer mbushur me mërzi,
Ajrit i jep jetë në natën- akull që ngrin.
Ky zë, që tashmë, vetëm dobësi ndjen,
Si rënkim i fundit të plagosurish vjen.
Në brigjet-gjak të liqenit me të vdekur përreth,
Që vdesin pa lëvizur, me dhimbje dhe tmerr.
Henri Longfellou
1807-1882
Ora e fëmijëve
M es dritës së ditës dhe muzgut,
Kur nata bëhet gati të vijë.
Bëmat e ditës, tashmë janë shuar,
Vjen ora që quhet, “orë për fëmijë”
Dëgjoj në dhomën mbi mua sipër,
Trokitje këmbësh të lehta.
Hapet dera duke kërcitur,
Zëra të ëmbël po vijnë, të qeshura.
Në dritën që llamba ka hedhur,
Shkallinat zbresin të heshtura.
Alisa e vrenjtur, Edithi e bukur,
Dhe e qeshura Alegra.
Ja shkallëve ecin me dredhi,
Dhe dalin në paradhomë.
Nëpër dyer shkojnë me shpejtësi,
Që mua të më rrethojnë.
Dera kërcet, ata po qeshin,
Me zërat e tyre plot jetë.
Para meje hidhen e bredhin,
Cicërojnë si zogj të vërtetë.
Kështjellën time tashmë e pushtuan,
Kanë ardhur tek unë shumë pranë.
Me duart e vogla më përqafuan,
Më rrethojnë nga çdo anë.
Më puthin dhe rrotull më sillen,
Heshtin dhe jashtë nata nxin.
Unë kujtoj Peshkopin në Bingen,
Në kullën e Minjëve mbi Rin.
A e dini banditë me sy të kaltër,
Se meqë murin e kaluat.
Një mustaqelli si unë e kapët,
Dhe ngado e pushtuat ?
Unë në kështjellë do t’ju mbaj,
Nuk ju le të ikni më.
Ky është burgu juaj pas kësaj,
Në kullën e zemrës do jeni gjithnjë.
Atje do qëndroni me mua përjetë,
Po, përjetë dhe përditë
Gjersa tek unë frymë të ketë,
Gaz do të më jepni dhe dritë.
Edgar Allan Poe(te gjitha me poshte)
Anabel Li
Shumë e shumë vite kanë kaluar,
Në një mbretëri të bukur plot magji.
Afër detit,jetonte një vajzë e dashuruar,
Me emrin e shtrenjtë, Anabel Li.
Jetonte ajo vetëm duke menduar,
Të më deshte dhe t’i shfaqja dashuri.
Ishte e freskët, e brishtë, e dashur,
Në këtë mbretëri plot magji.
Afër detit dhe unë isha i ri
Dashuria jonë, kalonte çdo dashuri.
Sa e desha vajzën time Anabel Li!
Engjëjt që rrinin në qiellin e kaltër,
Na shihnin të vrenjtur me zili.
Kaluan vite, ata që na kishin zili,
Në këtë mbretëri plot magji.
Afër detit, dërguan një të zezë stuhi,
Që e ngriu, vajzën time,Anabel Li.
U sulën engjejt dhe zbritën në tokë,
E morën atë nga kjo jetë.
E varrosën, më mbytën në lotë,
Në këtë vend afër në det.
Engjëjt që nuk janë krejt të lumtur,
Na shihnin me cmirë ne të dy.
Oh! Kjo ishte arsyeja (çdokush e di)
Që në këtë mbretëri plot magji
Afër detit, tufani erdhi për ta shkulur,
Për ta vrarë, vajzën e bukur, Anabel Li.
Dashuria jonë, qe më e fortë se çdo dashuri,
Që kanë ata që janë mbi ne.
Që janë më të ditur se ç’jemi ne.
Prandaj dhe Engjëlli që në qiell rri,
Dhe djalli që vështron me zili,
Shpirtin tim nuk e shkulin dot krejt.
Nga e bukura ime, Anabel Li.
Hëna kur del, më mbushën me ëndrra,
Për engjëllin e bukur Anabel Li.
Kur yjet janë në qiell më rreh zemra,
Ata flasin, për vajzën time, Anabel Li.
Kur valët përplasen me furi , unë rri aty,
Mendoj për atë bukuri
Që e desha me aq dashuri.
Për nusen time,të varrosur te bregu në det,
Në varrin që dallgët, e rrahin përjetë.
Helenës
Helenë, bukuria jote për shpirtin tim,
Është si varkat Nikeane, që atëherë,
Mbi një det me aroma, çuan për shpëtim.
Udhëtarin e lodhur dhe shpresëprerë.
Te vendi i tij, të ketë qetësi përherë.
Ndër dete trishtimi, nisi lundrimi,
Po flokët e purpurt, fytyra e praruar.
Hiret e tua prej Najade, u bënë shpëtimi.
Më çuan atje, ku grekët kanë kërkuar,
Lavdinë dhe Roma madhështi shkëlqimi.
Ja! Atje tej në dritare, ti ke qëndruar,
Si statujë, me pamje vezullimi.
Në dorë një llambë, si spektër ndriçimi.
Ah, Psihe e viseve të praruar,
E një Toke Shënjtërimi.
Eldorado*
Mbuluar me shkëlqim,
Një kalorës trim.
Kur dielli ndrin, a hija mbulon,
Larg udhëtonte,
Një këngë këndonte.
Eldoradon kërkon.
Tashmë i plakur krejt,
Kalorësi i shkretë!
Shpirtin hija ia mbulon,
Nuk gjeti dot,
Asnjë vend në botë.
Që me Eldoradon ngjason.
Kur fuqia iu shter,
Dhe tretej paprerë.
Takoi një udhëtar-hije,
Hije!-i tha, ej!
Ku mund të gjej,
Eldoradon, ku bije?
Korbi
Një mesnatë të trishtuar po mendoja i drobitur,
i dërrmuar.
Dhe lexoja një vëllim të harruar, po dremisja
dhe gërhisja.
Një trokitje kam dëgjuar, një goditje shumë
të lehtë.
Që ish gati në të shuar, të dera e dhomës sime.
Ndonjë vizitor po troket te dera ime, po
mendoja për këtë.
Kjo do të jetë, asgjë më.
Ah, e kujtoj mirë, at’ natë dhjetori krejt të nxirë.
Çdo thëngjill duke u shuar, hijen linte
të tmerruar.
Isha në ankth të vinte dita, më kot
gjithë natën prita.
Nga librat që lexoja, plagën për Lenorën
të qetoja.
Për vajzën rrezedritë që Lenorë në qiell
i thonë, në tokën tonë,
Pa emër përgjithmonë.
Perdet e purpurta, të lehta, prej mëndafshi, me
fëshfërimë dhe tmerr-torturë,
Po më futnin drithërimë që s’e kisha ndjerë
kurrë.
Kur zemra dridhej krejt, që të ishte më e
qetë,
Po i thosha se një mysafir, që ka humbur
në errësirë,
Ndonjë vizitor pa shpresë, kërkon të hyjë
tek unë
Kjo do të jetë, asgjë më shumë.
Dhe ndërkohë mora zemër, të mos prisja
asgjë tjetër.
Për t’i thënë me ngadalë: “Zot a zonjë
kërkoj të falur,
Që derën s’ju kam hapur, po dremisja
krejt i qetë
Atë trokitje aq të lehtë, si e dëgjova
s’e di as vetë”.
Pas kësaj i tronditur, i habitur, derën
hapa unë.
Errësirë, asgjë më shumë.
Po vështroja i hutuar, nëpër natën errësuar,
nëpër drithma i tmerruar.
Po dyshoja, ëndërroja, shihja ëndrra që askush
s’i kishte parë.
Dhe qetësia ish krejt e heshtur, e nxirë
nga çdo anë.
Veç një tingull kisha ndierë, që nuk ishte
si të tjerë,
Lenorë thosha, dëgjoja Lenorë, si jehonë, si
mërmërimë-zhurmë.
Vetëm kaq, asgjë më shumë.
U ktheva prapë në dhomë, i shqetësuar, me
shpirt të përvëluar,
Befas trokitja bëhet më e fortë, si të jetë
e kobshme shqotë.
Pa dyshim, në dritaren mbyllur mirë, po
troket ky fatnxirë,
Do vështroj, do ta zgjidh këtë të fshehtë
do të gjej kush do jetë,
Që ta zgjidh këtë të fshehtë, të qetësohem
tashmë unë.
Është era, asgjë më shumë
Dhe s’e zgjata, dritaren krejt hapa, kur me
flatra plot me pendë,
Hyn papritmas si i shenjtë, një korb i lashtë,
hijerëndë si atëherë,
Pa folur, pa qëndruar, si të ishte zot a zonjë,
ulet korbi i zi sterrë,
Mbi një bust Palade përmbi derë, pa lëvizur,
pa një zhurmë.
Qëndron mbi bust përmbi derë dhe pa frymë
mbeta unë,
Korbi ulet asgjë më shumë.
Ky korb pendëshkëlqim, solli gaz në tmerrin
tim,
Nga kjo pamje kaq krenare që s’i shkonte
atij fare.
E shoh që të kanë qethur,po nuk je zog
i trembur,
Je i trishtëm, je i vrenjtur, nga errësira
ti ke erdhur.
Ç’emër mbreti të kanë venë në brigjet nëmë,
të Plutonit, pa një zë.
Kërret korbi “Kurrë më. “
Mbeta krejt i habitur, kur dëgjoj këtë zog-çudi,
të ketë thërritur si njeri.
Fjalë që përgjigje nuk më dhanë, po të
fshehtë thellë mbajnë.
Askush s’ka menduar të dëgjojë, një kafshë
a zog të zi,
Që kur rri, përmbi derë, të thërrasë
papushuar, i tmerruar,
Mbi një bust të skulpturuar, ato fjalë,
me atë zë.
S’e ka emrin “Kurrë më”.
vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Përkthime nga Aleko Ballauri Empty Re: Përkthime nga Aleko Ballauri

Mesazh nga Agim Gashi Sun May 10, 2009 3:05 pm

Ky korb kaq krenar, përmbi bust vetmitar
ato fjalë vetëm thotë,
Me to endet nëpër botë, asgjë tjetër nuk
di, ato vetëm ka në shpirt.
Asgjë tjetër nuk tha, gjersa unë pëshpërita
me ngadalë:
Shumë miq kanë qenë, po asgjë nuk
kanë bërë.
Në agim ky do të shkojë, shpresat time
të largojë, pa bërë gjë.
Kërret korbi “Kurrë më”.
Tashmë i trembur nëpër natë, që qetësia
u prish prapë,
S’ka dyshim, me vete thashë, që ky korb
kaq i trashë,
Këto fjalë vetëm di, ndonjë zotëri
i shkretë,
Që veç zi pa në jetë, ia ka thënë
këtë refren, këtë zë.
Dhe tani, mbushur me melankoli, nuk
thotë tjetër gjë:
Vetëm, “Kurrë, kurrë më”.
Korbi që vazhdonte, atë avaz, në fytyrë
më sillte gaz,
Një kolltuk, që më ngjallte aq kujtime e
çova te dera ime.
Para bustit edhe korbit në të qendrova,
shumë ëndrra i kujtova,
Ëndrra në ëndrra po shikoja, që nga ato të
mësoja,
Ky korb si katran, ogurzi, i drobitur, faqezi,
çdo të thotë përsëri, me këtë.
Kërrkërimë “Kurrë më”.
E vështroja krejt i mpirë, i zhytur në mendime
po pa thënë ndonjë fjalë.
Korbi zjarr tashmë kish marrë, më digjte
zemrën posi flakë.
Shumë gjëra më mundonin, më shqetësonin
mbi mbulesën kadife.
Që një llambë e ndriçonte atë atje, me
vete thosha:
Në dritën ngjyrë vjollcë, mbi kolltuk, në
shkëlqimin mbi këtë,
Ajo s’do të ulet “Kurrë më”.
Papritmas kisha ndjerë, një aromë, që
përhapej posi erë.
Që një ëngjëll e kish sjellë, me tingëllima,
po pa u dëgjuar.
Mbi qilimin pushmbuluar, pa shiko o
ditësterrë.
Zoti nepenthë të ka sjellë, tashmë pije
sarahosh
Lëngun qiellor, Lenorën ta harrosh, ta
harrosh ti atë.
Kërret korbi “Kurrë më”.
Profet thirra, shpirtnxirë, zog a djall
i pamëshirë.
Po, profet je, stuhia, tufani të sollën te ne.
Të trishtëm, po të patrembur në këto
brigje me vetmi.
Si shkreti, po plot me magji, në Galad
a ka balsam,
Te qetësojë plagën prapë, të lutem më
thuaj këtë!
Kërret korbi “Kurrë më”.
Profet thirra, shpirtnxirë, zog a djall i pamëshirë,
Po, profet je, stuhia, tufani të sollën te ne.
Për këtë qiell dhe për këtë zot, që
të dy i falemi sot.
Thuaji shpirtit brengëplot, kur të shkojë në
parajsë, a do të gjejë atë vajzë.
Që Lenorë ëngjëjt i thonë, atë vajzë
rrezezjarrtë do ta gjej prapë atë?
Kërret korbi “Kurrë më”.
Le të jetë kjo tingëllimë, për ndarjen tonë
thirra unë nëpër dhomë,
Ik djall a zog përsëri, te Plutoni sterrë-zi, si
demon nëpër stuhi.
Pendë mos më ler asnjë, ik mos më mashtro
më!
Lere bustin ti tani dhe më ler në vetmi,
në qetësi.
Hiqe sqepin nga zemra ime, hiqe formën
e mallkuar tashmë!
Kërret korbi “Kurrë më”.
Dhe mbi bust qëndron përherë, si dikur,
korbi sterrë
Mbi Paladën ngjyrëzbehtë, korbi rri gjithmonë
i qetë.
Vështron me sy të shqyer që digjen zjarr,
si një djall ëndërrimtar.
Përmbi dritën që mbi të bie, lëshon poshtë
një si hije.
Dhe hija që dridhet përgjithnjë, shpirtin
më mori tashmë,
Dhe s’do të shqitet “Kurrë më”.
Korbi
Një mesnatë të trishtuar, po mendoja i drobitur, i dërrmuar.
Dhe qëndroja mbi një vëllim të harruar,
me kokën mbi të.
Një trokitje kam dëgjuar, një goditje shumë
të lehtë.
Që ishte gati në të shuar te dera, përmbi të.
Ndonjë vizitor troket te dera , po mendoja
për këtë.
Kjo do të jetë, asgjë më.
Ah e kujtoj mirë,atë natë dhjetori krejt të nxirë. Thëngjijtë duke u shuar, hijen linin dhe terr sillnin në çdo orë.
Isha në ankth të vinte dita, më kot gjithë natën prita.
Që librat të qetonin plagën për të dashurën Lenorë.
Vajzën rrezezjarrtë që në qiell quhet Lenorë
Po në tokën tonë, pa emër përgjithmonë
Perdet e purpurta, të lehta, prej mëndafshi,
me fëshfërimë,
Po më futnin drithërimë që s’e kisha ndjerë
kurrë, si atë.
Kur zemra dridhej krejt, që të ishte më e qetë,
I thosha se një mysafir, kërkon të vijë tek unë, tashmë.
Ndonjë vizitor pa shpresë, kërkon të hyjë
tek unë tashmë.
Kjo do të jetë, asgjë më!
Ndërkohë mora zemër, të mos prisja asgjë tjetër.
Dhe i thashë: “Zot a zonjë s’e dëgjova atë zhurmë.
Atë trokitje aq të lehtë, po dremisja krejt i qetë.
Kërkoj të falur, që në fillim asgjë s’dëgjova unë”
Pas kësaj i tronditur, i habitur, derën hapa unë.
Errësirë, asgjë më shumë!
Po vështroja i hutuar,nëpër drithma i tmerruar.
Po dyshoja, ëndërroja, ç’të ishte ajo zhurmë.
Shihja ëndrra që askush s‘i kishte parë, në qetësinë e heshtur nga çdo anë.
Veç një tingull kisha ndierë, që e thosha si në gjumë,
Dëgjoja Lenorë, si jehonë-zhurmë, që e pëshpërisja i përgjumë.
Vetëm kaq, asgjë më shumë!
U ktheva në dhomë, me shpirt të përvëluar,
i hutuar
I shqetësuar, befas trokitje më të fortë dëgjoj unë.
Në dritaren mbyllur mirë, po troket ky fatnxirë,
Do vështroj, që të gjej kush e solli këtë zhurmë,
Ta zgjidh këtë mister, të qetësohem nga
kjo zhurmë.
Është era, asgjë më shumë!
Dhe s’e zgjata, dritaren e hapa, me flatra plot
me pendë,
Hyn një korb si i shenjtë, hijerëndë pa thënë asgjë,
Pa qëndruar, si një zot a zonjë, i lashtë si atëherë,
Mbi një bust Palade përmbi derë, pa bërë gjë.
Ulet në të,pa një zhurmë,pa kërkuar tjetër gjë.
Vetëm ulet, asgjë më!
Ky korb plot shkëlqim, solli gaz në tmerrin tim,
Nga kjo pamje kaq krenare që e mban
korbi me zor,
“E shoh që të kanë qethur, po nuk je zog
i trembur,
Pa ma thuaj korb i zi, emrin tënd mbretëror,
Në brigjet e nxira të Plutonit, ku je zot mbretëror.“
Kërret korbi “Nevermore “
Mbeta krejt i habitur kur dëgjoj të ketë thërritur,
Korbi fjalë që dridhen brënda në kraharor.
Askush nuk mendon të dëgjojë zog të zi, që
flet si njeri
Dhe kërret pa pushuar, i tmerruar mbi bustin skulpturor,
Me zë këngëtor, përmbi bustin skulpturor.
S‘e ka emrin „Nevermore“
Ky korb kaq krenar që rri vetmitar,vetëm thotë,
Ato fjalë, që i solli nëpër botë, në acarin dimëror.
Ato vetëm ka në shpirt, vetëm ato pëshpërit.
Po do të ikë në agim, të më lerë të pashpresë,
në terror.
Si të tjerë do të shkojë, që të mbetem në terror.
Kërret korbi “Nevermore “
Tashmë i trembur nëpër natë, që qetësia u prish prapë
S‘ka dyshim me vete thashë, që ky korb
pa humor.
Këto fjalë vetëm di, këtë refren kaq të zi.
Ndonjë zotëri i shkretë, ia ka thënë ato prorë,
Dhe tani, mbushur me melankoli, korbi thotë prorë.
Vetëm „Never, nevermore“
Ai vazhdonte atë avaz, dhe në fytyrë më sillte gaz.
Një kolltuk që ngjallte shumë kujtime, në këtë orë.
E çova para derës sime, i zhytur në ëndërrime.
Kërkoja të mësoja, çdo të thotë ky korb-horr.
Ogurzi, i drobitur, i vrenjtur, faqezi,
ky korb-horr.
Me kërrkërimën „Nevermore“.
E vështroja si i ngrirë, i zhytur në mendime,
Korbi me sy prej vetëtime, në dritën e përkorë.
Po e digjte zemrën time, mbi mbulesën kadife,
Që një llambë e ndrinte atë atje me ndriçim shkëlqimor,
Në ngjyrën vjollcë thosha: ajo në ndriçimin shkëlqimor
S‘do të ulet „Nevermore“
Papritmas kisha ndjerë, një aromë, një si erë,
Që një ëngjëll e kish sjellë me temjanin mbretëror.
Me tingëllima, po pa u dëgjuar, mbi qilimin pushmbuluar.
Fatkeq, zoti nepenthë të ka sjellë dhe lëng qiellor,
Lenorën të harrosh, pra pije tashmë lëngun qiellor !
Kërret korbi „Nevermore“
Profet thirra shpirtnxirë,zog a djall i pamëshirë,
Po profet je, ndonëse tashmë ke nur djallëzor.
Je i trishtë, po i patrembur, ke ardhur ti tani,
Në këto brigje me vetmi dhe magji,
në shpirtin e gjorë,
Në Galad a ka balsam të qetojë zemrën
e gjorë.
Kërret korbi „Nevermore“
Profet thirra shpirtnxirë, zog a djall i pamëshirë,
Po profet je, ndonëse tashmë ke nur djallëzor.
Për këtë qiell dhe për këtë zot, që të dy
i falemi sot,
Thuaji shpirtit a do të gjejë kur të shkojë
në qiellin ëngjëllor,
Vajzën rrezezjarrtë që quhet Lenorë në qiellin ëngjëllor.
Kërret korbi „Nevermore“
Le të jetë kjo tingëllimë për ndarjen tonë, thirra nëpër dhomë.
Shko përsëri, te Plutoni sterrë i zi, nëpër terrin shkëmbor.
Pendë ti mos ler asnjë, mos më mashtro më.
Lere bustin ti tani, të jem në vetmi,
ti korb - horr,
Hiqe sqepin nga zemra ime, hiqe formën
e mallkuar o zog - horr!
Kërret korbi „Nevermore“
Dhe mbi bust qëndron përherë, pa lëvizur korbi sterrë.
Mbi Paladën ngjyrëzbehtë, me vështrimin
tmerr - terror,
Qëndron i hutuar, me sy të përvëluar, duke ëndërruar.
Dhe drita që mbi të bie, lëshon poshtë një si hije, me valëzim drithmor.
Dhe shpirti që më mori theror, në valëzimin drithmor,
S‘do të ngrihet - nevermore.
vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Përkthime nga Aleko Ballauri Empty Re: Përkthime nga Aleko Ballauri

Mesazh nga Agim Gashi Sun May 10, 2009 3:08 pm

Aleko Ballauri
Piktori i Shën Naumit
Para disa vitesh Endri kishte mbaruar Institutin e Lartë të Arteve.Tashmë punonte si mësues vizatimi në një nga shkollat e qytetit te lindjes.Në vitin e parë të punës u njoh me Anitën,që ishte mësuese letërsie në atë shkollë dhe pas disa muajsh u martuan.Endri ishte i prirur të qëndronte vetëm,po në të njejtën kohë kishte interesa të gjera për jetën.Tërhiqej sidomos nga ato që quhen rëndom interesa për artin.Lexonte shumë,dëgjonte muzikë,madje shkruante dhe vargje,po ato nuk ia lexonte kurkujt.Shpesh pikturonte,po me përjashtim të dy pikturave që kishte paraqitur në një ekspozitë që u hap në qytetin e tij,askush nuk i kishte parë pikturat e tjera.
***
Ishte fundi i vjeshtës dhe pragu i festive të mëdha.Si zakonisht,në këtë kohë qyteti kishte më shumë gjallëri.Në shëtitoren kryesore mund të takoje të njohur deri në orët e vona të mbrëmjes.Endri po shëtiste me një kolegun e tij,mësues i kimisë,por i dhënë shumë pas pikturës,madje disa prej pikturave që kishte bërë,ishin vendosur në mjediset e brendshme të shkollës.
Bisedonin për një temë të njohur në fushën e artit,teme që s’shteronte kurrë dhe në cdo kohë ngjall kërshëri.Pas diskutimit askush nuk mbetet i kënaqur dhe kjo është ana më tërheqëse e saj.A mund të paraqitet me vërtetësi,me ngjyra jetësore,një vend,një ngjarje apo një veprim,nëse vetë nuk ke marrë pjesë në të,po vetëm ke dëgjuar,lexuar,apo studiuar dicka që ka lidhje me atë.Endri ngulte këmbë se një paraqitje ishte e pamundur nëse nuk e ke përjetuar vetë.Po c’mund të jetë përjetimi?Vetëm kontakti i drejtpërdrejtë me subjektin apo dicka më e gjerë.Ndoshta problemi më i vështirë në lidhjet e artistit me artin,është pikërisht kuptimi se si mund të përjetojë piktori,poeti apo shkrimtari një realitet të caktuar.A mund të jetë takim me dicka,vetëm kontakti I drejtpërdrejtë fizik,lidhja e afërt deri në prekje me një send,ngjarje,ndodhi apo veprim?Ndoshta kjo lidhje ka kuptim më të gjerë.Mekanizma të padukshme,të pashpjegueshme,të pagjykueshme,bëjnë që përjetimi dhe ndjesitë të jenë të fuqishme dhe atëherë kur takimi fizik nuk ndodh.Forca të brendshme,shtysa të cuditshme,shmangie nga rrjedha normale e vetëdijes,bëjnë që një realitet i caktuar të pëjetohet duke qënë larg në kohë dhe në hapësirë.Koha dhe hapësira janë relative,pra relative mund të jetë dhe ndjesia jonë në lidhje me një ndodhi apo veprim.
Shkrimtari amerikan Stifën Krejn në romanin e njohur “Medalje e kuqe e trimërisë”,përshkruan shkëlqyeshëm fushën e betejës pa qënë kurrë në të.Piktori gjenial rus Karl Brjulov,në tablonë e famshme “Dita e fundit e Pompeit”,jep pamje të tilla,që të bën të mendosh se mund të ketë lidhje të tjera mes njeriut dhe një ngjarje ku nuk ke marrë pjesë.Shkrimtari i madh amerikan Henri Xhejms në novelën mbresëlënëse “Rrotullimi i vidhës”,flet për një guvernante që përshkruante me imtësi paraardhësin e saj të vdekur,pa e parë ndonjëherë,madje pa dëgjuar kurrë për të.Xhejmsi shkon më tej.Ai hedh mendimin se ka dhe rrugë të tjera për njohjen e botës,të ndryshme nga lidhjet e drejtpërdrejta me të.
Ndërkohë me ta,u bashkua një nga njerëzit e njohur të qytetit,një mik i tyre.Biseda mori tjetër drejtim.Filluan të flisnin për të sëmurët mendorë.Doktori në ndryshim nga mendimi zyrtar i asaj kohe,thoshte se ka vende që ndikojnë në mënyrë të cuditshme te crregullimet psiqike,madje i zbutin ato deri në atë masë,saqë i sëmuri mund të marrë pjesë në jetën normale.Ai përmendi Manastirin e Shën Naumit.Pas pak shtoi se Lasgushi i madh në shënimet e tij shkruante se prindërit,kur ishte akoma adoleshent,e kishin cuar për pak kohë në Shën Naum.Atje ai kishte parë murgj rusë,krejt të cmendur,që gjithë ditën flisnin për Dostojevskin.Endri dinte shumë pak gjera për Shën Naumin dhe Dostojevskin.Gjithsesi përshtypja që i lanë këto fjalë ishte shumë e thellë.Vetëdija e tij po rrëmbehej nga këta dy emra që kishte përmendur doktori.Ndoshta pa e ditur dhe vetë, truri i tij kishte aftësi të rrallë për të kapur gjerat e mistershme.Nga Dostojevski ishte botuar vetëm një roman,”Njerëz të varfër”,por ai tashmë ishte i ndaluar për t’u lexuar.Kishte pasur edhe raste kur njerëzit ishin burgosur meqë kishin folur për idetë e Dostojevskit. Një inxhinier nafte i talentuar ishte pushkatuar.Akuzohej për sabotim. Meqë kjo nuk u provua,u dënua ngaqë në shtëpinë e tij u gjetën në rusisht veprat e plota të Dostojevskit.Për Manastirin e Shën Naumit,mund të mësoje më shumë sesa për shkrimtarin gjenial rus.Kishte njerëz,që para luftës e kishin vizituar atë shumë herë.Endri filloi të bisedojë me ndonjë prej tyre,megjithëse kjo mund të conte në rreziqe që nuk mund të parashikoheshin.Nga një i njohur dëgjoi që në romanin “Zgjimi” të Sterjo Spases,flitej me hollësi për Shën Naumin dhe për varrin e shenjtit që ndodhej atje.Endri i lexoi shumë herë këto faqe të romanit. I kujtohej që një i afërm i tij që kishte shkuar dikur jashtë vendit, kishte qëndruar disa orë në Shën Naum.Endri shkoi në Tiranë për ta takuar,ndonëse e dinte që do të ishte shumë e vështirë të hapte një bisedë të tillë.Mund të kujtonin se po përgatitej të arratisej jashtë vendit.Kaluan disa muaj.Jeta hyri në rrjedhën e mëparshme,po brigjet e rrjedhës kishin ndryshuar.Diku atje tej ndodhej vendi Shën Naum.Ky vend e joshte jashtë cdo logjike njerëzore,e thërriste, i qëndronte papushim para syve,madje e shihte me sytë e mendjes më qartë se ata që e shihnin me sytë e ballit. Pamja e tij nuk e linte të qetë.E turbullonte. I dukej se në botë ishte një vend që ndodhej shumë praën po që nuk do ta arrinte kurrë. Kjo e nxiste të mendohej për të,ta përfytyronte,ta lakmonte,ta shenjtëronte,ndonëse ai prej shumë shekujsh ishte i shenjtëruar. Në verë shkoi me Anitën në Pogradec.As vetë nuk po kuptonte pëse ndihej i paqetë, i pushtuar nga një gjendje ankthi,ndoshta edhe depresioni. Ndoshta ngaqë tashmë ishte shumë afër Shën Naumit,përballë tij. Në orët e plazhit vorbulla e mendimeve kishte vetëm një bosht,Shën Naumin.Ku ndodhej?C’pamje kishte?Po murgjit si dukeshin?Si jetonin?Mjedisi përreth si ishte?Kishte dëgjuar që pamja rreth tij të mahniste.Ky vend që e joshte,më shumë se çdo vend tjetër i botës ishte diku aty afër, po i paarritshëm. Ishte ëndërr, po ëndërr që kishte më shumë jetë se jeta që ai po bënte tashmë.Shën Naumi ndodhej në botën që ne e kishim mohuar,madje e kishim dënuar.Në të prehej një shenjt,po për jetën tonë shenjti ishte i rrezikshëm. Ai nuk duhej të përmendej. Gjithsesi prania e tij po bëhej gjithnjë e më e fuqishme.Manastiri i Shën Naumit ishte simboli i shpirtit, po bota ku jetonte Endri pranonte vetëm trupin,madje dhe trupi duhej të kishte vetëm një ngjyrë,të kuqe, atë të gjakut. Endri ishte piktor dhe më mirë se kushdo tjetër e dinte që jeta dhe bota i ka të gjitha ngjyrat.
***
Kaloi një vit.Po ndihej dicka e pazakontë.Simbolet po tjetërsoheshin,idhujt po shformoheshin.Filloi të flitet më shumë për Dostojevskin.Po botoheshin libra të tij.Në to flitej për një botë tjetër,atë të shpirtit.Po Shën Naumi përse ishte?Që shpirti të lartohej në pafundësi,të mos kthehej në hic.Tashmë Endri po pyeste hapur për Manastirin e Shën Naumit.Shenjti ishte kthyer edhe në botën tonë.U hapën faltoret e Zotit.Endri filloi të falet.Duke u falur mendonte për vëllezrit e tij në Shën Naum.Mendonte për paqen e shpirtit,për murgjit rusë(ndoshta kishte akoma),që ishin krenarë për njeriun e tyre të madh,Dostojevskin.Ai më mirë se kushdo kishte folur për shenjtërinë dhe madhështinë e shpirtit.Shpirti ngadhënjen mbi trupin.Trupi vdes,shpirti jo.Trupi mbetet në errësirën e përjetshme,mes baltës.Shpirti ngjallet dhe bëhet një me hapësirën e pafund.Pas disa muajsh njerëzit filluan të udhëtojnë lirshëm.Të shumtë ishin ata që po shkonin jashtë vendit.Endri shihte në ëndërr Shën Naumin.Mbi të ngrihej si pamje profeti,fytyra e cuditshme e Dostojevskit,martirit vigan në botën e Krishtit.Tashmë,Manastiri po e priste.Duhej të shkonte atje patjetër.Një ditë të bukur vere,në mes të muajit gusht Endri dhe Anita,kaluan për herë të parë tokën amëtare dhe u gjendën në vendin fqinj.Vetëm disa minuta më tej ndodhej Manastiri i Shën Naumit, ankthi i pandërprerë i Endrit,ideja fikse që nuk i ndahej prej disa vitesh. Zbritën një kodrinë të vogël me blerim të përjetshëm dhe hynë në një rruginë me bredha shekullorë.Arritën?Ku ndodhet?Ndoshta ishte në ëndërr,po tashmë ëndrra po merrte trajta jete.Kishte pamjen e një ëngjëlli që e kishte marrë Endrin në flatrat e bardha dhe po e conte atje ku endej mendimi i tij,që nga ajo ditë që dëgjoi për herë të parë për murgjit rusë që kërkonin qetësi shpirtërore atje ku po kërkonte dhe ai vetë tashmë.A ishin ata murgjër me të vërtetë të sëmurë? A mund të quhet i sëmurë ai që ikën përtej kufijve tokësorë dhe di të bisedojë me Zotin më mirë se të tjerët. Shpesh mendja jonë e çartur i quan anormalë ata që hapësirën normale e shohin shumë më të gjerë se ajo që dimë ne.Kaluan portën e madhe prej druri.Tashmë nuk ishin në mbretërinë e tokës,pot ë qiellit.Dukej sikur mes ëndrrës së përjetshme,Endri po përjetonte një ëndërr tjetër.Endërr në ëndërr!Ajri atje kishte tjetër aromë.Ndihej më afër frymëmarrja e Zotit.Te hyrja e Kishës ndodhej një murg.Endri dhe Anita blenë të ndrojtur qirinj dhe i ndezën.Kishin shtangur para ikonave të shumta.Poshtë,nën tokë ndodhej Varri i Shenjtit.Më tej banonin murgjit. Ishin ata që kishte parë Lasgushi i madh apo të tjerë? A flisnin më për Dostojevskin?Patjetër!Emri i tij tashmë qëndron më pranë Zotit se i çdo krijese tjetër. Natyra përreth ishte e madhërishme.Ngjasonte me përshkrimet e mahnitshme që shkrimtari i cuditshëm anglez Robert Hicën i ka bërë manasririt të El Larganit në Tuniz,në romanin e tij të famshëm”Kopshti i Allahut”.Endri ishte i tronditur pa masë. Dukej sikur ishte ngrirë krejt.Ndjente që qetësinë e shenjtë përreth e përshkonte një melodi hyjnore.Qielli ishte i bardhë.Bardhësia e tij të mbushte shpirtin.Uji i liqenit ishte çuditërisht i kaltër.Kaltërsia e tij të rrëmbente më shumë se ëndrra.Blerimi që në këtë ditë kishte marrë një nuancë të kuqerremtë,të ndizte gjakun.Zemra i rrihte fort.Befas u kthye nga Anita dhe i tha:
-Nuk ndihem mirë!
-Eja të ulemi pak –u përgjigj ajo.
Endri lëvizi pa vetëdije drejt Varrit të Shenjtit. Sytë i drejtonte nga qielli.Vështrimin ia kishte përpirë një pamje e çuditshme, e pakuptueshme.Eci vetëm pak hapa dh era përmbys mbi tokën e shenjtë të Manastirit të Shën Naumit.Ishte pa jetë.
***
Kaluan disa muaj.Anita jetonte si në ëndërr.Ajo e kishte ditur idenë fikse të Endrit për Shën Naumin. A kishte qënë dëshira e Zotit që Endri i saj i dashur të fillonte fluturimin për në hapësirën e pafundme,prej andej,nga toka e shenjtë ku prehej idhulli i tij. Ajo ishte vetëm një rastësi e rëndomtë,që i shtyu njerëzit të mendojnë gjatë për misteret e botës dhe të shpirtit.Ndoshta dhe rastësia ishte shenjtëruar,sic ishte shenjtëruar Varri i atij që ndodhej poshte faltores që ishte më afër qiellit se tokës.
Fundjavë!Pragu i festive të mëdha.Tashmë në qytet kishte më pak gjallëri.Për festat thuajse nuk kujtohej kurkush.Anita kërkonte një libër të Dostojevskit që e kishte lexuar dikur Endri.Befas sytë i shkuan në një fletore shënimesh që ai e përdorte dhe në formë ditari. Filloi ta shfletojë.Në faqen e fundit me shkrimin e tij të kujdesshëm ishte shkruar.
“Mbrëmë mbarova së lexuari romanin e Dostojevskit “Të fyer e të poshtëruar”.M’u kujtuan fjalët që ka thënë Ernest Heminguej për të:
“Duket sikur Dostojevski shpesh është i pabesueshëm,pot ë bën të ndjesh më shumë se cdo shkrimtar tjetër.”Po,ai të bën të ndjesh shumë.Askush nuk të ngjall dashuri dhe mëshirë për të vuajturit,të fyerit dhe të poshtëruarit sa ai.
Më poshtë Endri vazhdonte:
Sot do të shkoj me Anitën në Manastirin e Shën Naumit.Do të shoh për herë të parë këtë vend të shenjtë.Do të vërej nëse piktura që kam bërë ngjason me pamjen e vërtetë të tij.
Anita u shtang.Ato radhë e tronditën.Endri dikur e kishte pikturuar Shën Naumin,pa e parë kurrë më parë dhe ajo nuk e dinte.Ai nuk i kishte folur asnjëherë për këtë.Duhej ta gjente atë pikturë.Endri kishte raftin e tij të librave.Ndoshta do të ishte atje.Anita filloi të heqë librat një nga një.Në një nga ndarjet e raftit,prapa librave,ishte një pikturë e mbështjellë me letër të bardhë,paksa e zverdhur nga koha.Anita hoqi me kujdes letrën dhe filloi të vështrojë me vëmendje pikturën.Ngjashmëria me realitetin ishte tronditëse.Endri e kishte bërë vetëm në sajë të atyre që kishte dëgjuar dhe menduar,vetëm nga ato që kishte lexuar dhe ndierë.E kishte bërë me mëndje,apo me shpirt?Ai vetë nuk pranonte që piktori mund të bëjë diçka me vlerë jetësore pa e parë vendin apo ngjarjen që do të pikturojë.Tashmë piktura e tij,që ndodhej para syve të Anitës,i kundërshtonte këto mendime.Ndoshta një vepër arti krijohet në bazë të ligjeve të tjerë.Arsyeja dhe vetëdija vlejnë shumë pak.Vetëm një forcë e brendshme,një shtysë hyjnore,jashtë arsyes dhe mendimit,është e aftë të krijojë diçka të madhe.E tillë është piktura Manastiri i Shën Naumit,që Endri e kishte bërë ndoshta atëherë,kur ai nuk ishte në gjendje të pikturonte gjë tjetër veçse atë.
Aleko Ballauri
Valsi i lumturisë
Dimri kishte ardhur shpejt. Në fillim të dhjetorit gjithcka ishte mbuluar nga një dëborë e bardhë si mëndafsh, e bukur dhe e butë.Rrugët, kopshtet dhe sheshet ngjasin si hapësira të zbardhura krejt, që nuk do ta merrnin më kurrë pamjen e tyre të zakonshme.Mandej kishin ardhur ditë të ftohta, temperature ishte ulur shumë dhe dëbora u kthye në një shtresë të trashë akulli,që e kishte bërë të vështirë kalimin në rrugët e qytetit,Stili, javë të tëra,madje disa muaj nuk doli nga shtëpia.Ishte i dhënë shumë pas shëtitjeve në rrethinat dhe kodrinat përreth qytetit dhe ky qëndrim kaq ι gjatë brënda mureve të shtëpisë kishte bërë që të kalonte një dimër të zymtë, të mërzitshëm. E kishte tani më të rëndë gjëndjen shpirtërore të tij, mbështjellë me shtresa akulli që i kishin sjellë vitet e shumtë që kishin ikur pa u vënë re.
vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Përkthime nga Aleko Ballauri Empty Re: Përkthime nga Aleko Ballauri

Mesazh nga Agim Gashi Sun May 10, 2009 3:10 pm

Po dimri siç do gjë tjetër e keqe,apo e mirë kishte mbetur prapa.Po vinte pranvera.Ndoshta akulli i zemrës do të shkrihej pak.Dielli kishte disa ditë që shkëlqente, duke bërë,që këto ditë prilli të dukeshin të praruara.Thonë që lavdia e prillit është e shkurtër.Qielli i kaltër paralajmëron shtrëngatë, po Stili po ndjente në shpirt dicka që vetëm disa ditë më parë do të dukej e çuditshme.Filloi shëtitjet e zakonshme në parkun e qytetit.Këto ditë ai po mbulohej nga një blerim i freskët që të mbushte shpirtin me ngazëllim.Jeta po shpaloste ngjyrat me gjithë pamjen e saj.Pranvera po shpërthente kudo.Aroma e blireve përhapej përreth dhe kënga e zogjve vazhdonte deri në orët e vona të natës.Mollët në kopshtije ishin mbushur me lule.Prarimi i pranverës po merrte ngjyrën e arit.Burbuqet e para e shtonin akoma më shumë bukurinë e blerimitAjri tashmë ishte i ngrohtë.Dielli kur ulej nën horizont kishte ngjyrë të kuqërremtë dhe disku i tij që zhdukej pas kodrinave të grishte diku larg,në një jetë tjetër, që nuk mund ta shihje po vetëm e ndjeje.Ishte ndjenja që sillte pranvera, jeta që vazhdon jo vetëm në zemrat e reja, po dhe në ato që janë mbuluar me shtresa akulli.Në lulishte dhe baret filluan të nxjerrin tavolinat mbi lëndinën e jeshiluar,ku aromat e mollës dhe shkëlqimi i pranverës ishte më i dukshëm se kudo.Stili tani filloi të qëndrojë jashtë,në karriget mbi barin e blertë për të pirë kafenë e mbrëmjes.Nga aparati i vendosur atje afër po vinin tingujt e ëmbël të një melodie të njohur.Befas ndjeu mall!Zemra i rrihte fort!Ishte kënga “Valsi i lumturisë” që ai e kishte dashur si asgjë tjetër në vitet e rinisë.Melodia e bukur po e mbushte me ndjenja që prej kohe i kishte mbuluar një tis i mjegullt.Tingujt e saj po shkrinin akullin e viteve, po i preknin kordat e shpirtit, po I preknin zemrën për të gjetur pushim që ishte atje i pashuar, në zjarrin e parë.Një shkëndijë e vogël dhe ai do të flakëronte përsëri.
“Valsi i lumturisë” vazhdonte rrugëtimin në shpirtin e Stilit.Tashmë para syve të tij nuk ishin më kodrinat mbushur me drurë që bleronin, po një det i kaltër, pa shkumë ,që humbiste tej në horizont dhe të fliste për jetën, që me ngjyrat e saja të panumërta, sjell vetëm gëzim dhe ëndje pranvere.Kjo melodi ishte bërë një me kujtimet më të bukura të jetës së tij.Μadje ngjyrimi i saj i fliste për ato pak caste të lumtura që kishte ndjerë, që nuk kishin ardhur më, që vlenin më shumë se gjithë pjesa tjetër e jetës së tij.
A ngjante me një mbrëmje maji?
Je më e bukur, ke më shumë dritë!
Burbuqet bien kur fryn erë mali,
Në jetë vera zgjat vetëm një ditë.
“Valsi i lumturisë” po e çonte Stilin në ditët e rinisë, në ditët më të bukura,që tashmë i kuptonte si t’i kishte jetuar vetëm disa caste më parë.
Ja kujtimet që po silleshin me forcë të papërmbajtur në trurin e tij…
Sapo kishte mbaruar universitetin në një nga degët e mësuesisë.Ishte caktuar të punonte në një qytezë që në të gjithë vendin njihej për zymtinë, ashpërsinë dhe jetën e pajetë që than shpirtin e njeriut, që në vitet e para të pranverave të tij.Muajt e fillimit, madje krejt viti, patën qënë të mërzitshëm,pa ngjyra poi shin zbutur nga miqësia e ciltër dhe e ngrohtë e krijuar mesa tyre që nga të katër anët e vendit kishin shkuar për të punuar atje.Stili kishte ndenjur gjatë gjithë vitit në të njejtën dhomë me një shokun e tij mësues nga kryeqyteti.Që në fillim e kishin kuptuar mirë njëri-tjetrin dhe miqësia e tyre ishte kthyer në dëshirë për të qënë vazhdimisht afër.Shoku i tij quhej Drini.Nga fundi i vitit shkollor ai I kishte thënë Stilit se në fillim të gushtit do të shkonte me familjen në një nga plazhet më të njohur në bregdet.E kishte ftuar dhe atë që të shkonte me ata.Ky kishte pranuar me kënaqësi.
Në fillim të gushtit u takuan në kryeqytet dhe u nisën për në bregdet.Me Drinin ishte i ati, e ëma, vëllai dhe motra e tij që vazhdonte shkollën e lartë.Kishin bujtur në një vilë të vogël me dy dhoma që disa banorë vendas i jepnin në kohën e verës.Në njërën do të qëndronin meshkujt dhe në tjetrën femrat.Prindërit e Drinit ishin njerëz të thjeshtë, të ciltër dhe përpiqeshin që Stili të ndihej sa më mirë dhe i pandrojtur.Motra e Drinit ishte një vajzë e hijshme, e qeshur, me flokë dhe sy të zinj. Tregohej e afrueshme me Stilin,po ky nga natyra i ndrojtur, në cdo cast përmbahej, për të shmangur cdo mendim që mund të krijohej për afrinë e tij me vajzën.
Pas banjove në det dhe në rërë që vazhdonin deri në orët e mbasdites, pushonin në dhomat e tyre dhe në mbrëmje shkonin për t’u ulur në ndonjë lokal, të cilët përherë ishin të mbushur plot.
Kishte rënë mbrëmja.Qielli i mbushur me yje dukej sikur nga casti në cast do të ulej mbi det dhe uji i tij do të rrëmbente yjet dhe do të shkonin diku larg, për të qënë së toku në pafundësi.Gjetën një tavolinë të lirë në një nga baret më të bukur të plazhit dhe u ulën në të.
Pamja që shtrihej para tyre të magjepste.Në shpirtin e njeriut në caste te tilla lind dëshira e pamposhtur për t’i kapur këto minuta.Ditët që do të vijnë mund të mos kenë më të tilla.Pas një kohe me telashe dhe mërzi,Stilit i dukej se ndodhej në një botë tjetër që përshkruhet nëpër romane, po që thuajse nuk e gjejmë kurkund.Shpirti i njeriut është aq i tronditur saqë vetëm ndjenja të forta që nuk pyesin për arsyen mund ta qetësojnë.Në local kishte një orkestër të shkëlqyer, që luante melodi të ndryshme.Dukej qartë që tangot dhe valset klasike ishin më të dashurat për ata.Në këto caste po luanin “Valsin e lumturisë”.Stili që e pëlqente shumë këtë melodi nuk u përmbajt dhe ftoi motrën e Drinit për vallëzim.Luanin që të dy për mrekulli.Gjatë vallëzimit floën pak, po shpirti i tyre ishte mbushur me ngazëllim.Ndjenin mirënjohje për njëri-tjetrin, për këto minuta të këndshme.Kur vallëzimi mbaroi duke shkuar te vëndi i tij,Stili vuri re që në tavolinën fqinjë ishin ulur dy vajza dhe një djalë në moshë gati sa ai.Njëra prej tyre po e ndiqte me sy dhe kur u ul iu duk se ajo i buzëqeshi.Ishte një vajzë e bukur me flokë të kuqërremtë dhe lëkurë të nxirë nga dielli.Në castin kur në fytyrën e saj po shfaqej buzëqeshja, u dukën dhëmbët e bardhë dhe të shkëlqyshëm që i bënë Stilit shumë përshtypje.Ishte nga ato vajza që kushdo që i sheh, mendon se kanë dicka të vecantë, se cfarë nuk mund ta thuash,po që i bën të duken ndryshe në shoqërinë e vajzave të tjera. Stili nuk ishte i sigurt nëse ajo buzëqeshi, po mendonte që ajo kishte shfaqur interes për të.Përse?Ndoshta i kishte pëlqyer pamja e tij,apo mënyra se si kishte vallëzuar.U ul dhe filloi të pijë me shpejtësi konjakun që kishte marrë.Ishte pak i turbulluar.Mendimi se praën tij ndodhej ajo vajzë e shqetësonte.Hidhte sytë andej, po tashmë dukej sikur vajza me flokët e kuqërremtë, kishte harruar fare që ai ndodhej në tavolinën fqinjë.Ndoshta çasti që e tronditi më parë nuk kishte qënë kurrë.Orkestra luante melodi të lehta.Përsëri ai, “Valsi i lumturisë”.Stili ndjehet i shqetësuar.Duket se nuk e mban vendi.Deshte të luante përsëri nën tingujt e tij,po me motrën e Drinit nuk mund të vallëzonte më.Do të ishte e tepërt, më shumë se sa duhej në gjëndje të tilla.Befas vuri re fytyrën e fqinjës së bukur.Ajo po e vështronte ngultazi.Sytë e saj flakëronin.Një zjarr i brëndshëm dukej se po e digjte këtë vajzë jo të zakonshme.Stili ndjeu që ajo deshte të luante me të “Valsin e lumturisë”.I mungonte guximi të ngrihej dhe të shkonte tek ajo.Ishte në mëdyshje.Druhej se miqtë e tij do të kujtonin që i kishte pëlqyer kjo vajzë që padyshim dukej se ishte capkëne.Afër tij ishte motra e Drinit dhe Stili mendonte se nëse ai do të luante me në të panjohur ajo do të mbetej e fyer.Hodhi vështrimin përsëri nga vajza.Ajo po e vështronte pa i hedhur sytë.Një buzëqeshje që shpërfill gjithçka endej në buzët e saja.Dukej sikur i thoshte”Ngrihu këto caste nuk i gjen më!”Stili e vështroi me ankth.Ajo buzëqeshi haptazi,pa ndrojë.Nuk duhej të nguronte për asnjë cast.Pa e ndjerë, ndoshta pa vetëdije u ngrit dhe e ndjeu veten në krahët e saj në pistën e vallëzimit.Tinguj të magjishëm.”Valsi i lumturisë!”Po luanin të magjepsur ,ndonëse asgjë nuk dinin për njëri-tjetrin.Po ç’rëndësi ka?Lumturia vjen vetëm nga e panjohura dhe shkon përsëri atje.Përndryshe misteri i saj do të shpërhapet si aromat kur hapim një shishe të vogël parfumi dhe shumë shpejt nuk do t’i gjejmë më.Ndërkohë aroma e vajzës që mbante në krahë po e dehte.Shtjelljat e vallëzimit ia kishin marrë mendtë.Stili në këto çaste ishte në tjetër botë,atje ku po e çonte “Valsi i lumturisë” dhe ato flokë të kuqërremtë që tashmë i dukeshin si gjëja më e bukur që mund të jetë.Sytë idigjeshin,fytyrën e kishte të përskuqur.Nuk mund të fliste.Madje nuk kishte as dëshirë të thoshte dicka.Për mirësjellje vetëm e pyeti:
-Nga jeni?
-Nuk ka rëndësi ta dini,-i tha ajo.Nuk folën më.


vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Përkthime nga Aleko Ballauri Empty Re: Përkthime nga Aleko Ballauri

Mesazh nga Agim Gashi Sun May 10, 2009 3:12 pm

Kur valsi mbaroi, ecën të heshtur.Kur ajo u ul, Stili vuri re po atë buzëqeshje gati të padukshme, misterioze dhe që për një cast iu duk paksa tallëse.Kur u ul,Drini dhe njerëzit e tij dukeshin shumë të largët.Gjatë gjithë mbrëmjes, nuk foli.Ishte si i mpirë.Duke mos e zotëruar veten, fare haptazi hidhte sytë nga fqinja lozonjare, por ajo nuk e vështrone.Stili mendoi me tmerr që ajo e kishte harruar krejt.Tashmë ngjante me një zanë që u fut në pyll dhe nuk mund ta dish se ku humbi.U ngritën për të ikur.Stili deshte ta përshëndeste.Ndoshta nuk do ta shihte më kurrë.Ajo nuk i hodhi për asnjë cast sytë nga ai.Rrugës për në vilë askush nuk foli.Të gjithë ndiheshin të turbulluar.Tashmë Stili ishte si i huaj në këtë mjedis që vetëm disa orë më parë kishte qënë aq i ngrohtë për të.
Atë natë nuk vuri gjumë në sy.Ndjente dicka që nuk e kishte njohur më parë,po që e dinte se e dëshironte me gjithë fuqinë e shpirtit.Ditën tjetër filluan orët e zakonshme,banjot e diellit,të ujit dhe të rërës,që zgjatnin deri në orët e vona të mbasdites.Në mbrëmje prindërit e Drinit thanë se nuk do të dilnin atë natë meqë ishin të lodhur.Vetë Drini shprehu mendimin se do të rrinte të lexonte romanin që po e tërhiqte shumë.Stili doli i vetëm për të shëtitur përgjatë bregdetit.Atje kishte plot njerëz deri në mesnatë.Pa e kuptuar dhe vetë, eci drejt barit ku kishin qënë mbrëmë dhe u gjend te dera e tij.Ishte plot dhe nuk kishte asnjë vend të lirë.U trondit shumë kur pa që po tek ajo tavolinë ishte ulur vajza me flokë të kuqërremtë dhe miqtë e saj.Nuk dinte c’të bënte.A vlente të përsëriste po ato caste,apo t’i linte si një ëndërr të bukur që kishte parë një mbrëmje në një plash të vendit.U ul në një nga stolet e lartë që ndodheshin te banaku dhe që kishte mbetur bosh.Porositi konjak dhe filloi të pijë duke hedhur vështrimin nga vajza.Ajo nuk e shihte fare.Ishte krejt e huaj,sitë mos kishte patur kurrë të bënte me të.Ndoshta castet e mbrëmshme, “Valsi i lumturisë”,vallëzimi në tingujt e tij,kishin qënë vetëm një trill i castit që s’duhej ta kujtonte më.Orkestra luante pom ato melodi.Përsëri “Valsi i lumturisë”.Stili ndjeu drithma në trup.Zemra i rrihte fort.Hodhi sytë nga vajza dhe për cudi ajo e vështronte me zjarr.Stili ndihej i tronditur pa masë.Deshte të ngrihej,të luanin përsëri bashkë si atëherë…si një natë më parë.Ishin caste që kishin ndodhur vetëm mbrëmjen e kaluar,po i dukeshin se me to ishte mbushur krejt jeta e tij.Kishte frikë se ajo nuk do të pranonte.Po ja, çudia e çasteve magjikë nodhi përsëri.Vajza e ftonte me vështrimine syve të saj të zjarrtë.”Eja!”-thoshin ato sy,po luhet “Valsi i lumturisë”.Përsëri në krahët e njëri-tjetrit,në botën ku i conte valsi,në hapësirat e panjohura,ku shpirti ndjeu se nuk do të kthehet më kurrë në tokë.Ishihn të dy të prekur.Asnjëri nuk ndihej i qetë.Ndryshe nga një natë më parë Stili dëshirone të fliste.E pyeti:
-Si ju quajnë?
-Stela-u përgjigj vajza
-Prej nga jeni, me se merreni,-vazhdoi Stili.
Vajza nuk u përgjigj.Nuk folëm deri në fund të vallëzimit.Kur tingujt pushuan, Stili e çoi në vend dhe kur ajo do të ulej i buzëqeshi.Buzëqeshi dhe Stela,po buzëqeshja e saj ishte e ftohtë,e largët, dukej sikur i thoshte:”Mjaft,tani secili ka punën e vet!”
Përsëri atë natë,ai nuk vuri gjumë në sy.Kush ishte ajo?Përse vinte nga e panjohura,e pakapshmja,t’i turbullonte shpirtin,t’i prishte qetësinë?Ku do të shkonte pas kësaj?Në ç’jetë do ta shpinte buzëqeshjen që të magjepste?Po ai,mësuesi i një qyteze të humbur c’do të bënte?C’do ti jepte jeta në vitet që vinin? Ndërkohë shqetësohej për Drinin dhe njerëzit e tij. C’mendonin ata? Tashmë i dukeshin të largët sikur t’i kishte takuar vetëm rastësisht mbi rërën e plazhit. Para syve të tij qëndronte vetëm fytyra e vajzës me flokë të kuqërremtë në çastin që me sytë e mahnitshëm e ftonte të shkonin së toku për disa çaste në hapësirat e kaltra, atje ku jehon “Valsi i lumturisë”
Mbrëmjen e tretë Stili nuk priti të dëgjonte se ku do të kalonin nmiqtë e tij.Doli duke iu thënë se do të shëtiste në bregdet, po u nis për te bari ku luhej cdo mbrëmje ai vals që jo më kot quhet”Valsi i lumturisë”.Tashmë për të ai ishte vendi më i dashur i botës.
Befas pa Stelan,që shëtiste ngadalë përballë barit.Ishte e mendueshme dhe pak e zbehtë.Stili pati përshtypjen që dhe ajo kishte kaluar një natë pa gjumë.Iu afrua,e vështroi drejt në sy dhe i tha:
-Mirëmbrëma Stela!
-Mirëmbrëma!-u përgjigj ajo.Zëri i dridhej pak.I zgjati dorën dhe mundohej të buzëqeshte.Fytyra e saj e përcëlluar nga dielli po përskuqej,shenja e një shqetësimi të brendshëm.Në këto caste ajo nuk ishte e qetë.
-Nuk gjetët vend të lirë?-pyeti Stili.
-Jo,sonte është nata e fundit dhe vendosëm të shkojmë në kinema.Luhet një film interesant.
-Nata e fundit!-tha Stili pa e fshehur tronditjen.
-Po-tha ajo-Në mëngjez herët do të nisemi për në qytetin tonë.
-Prej nga jeni ju?Nuk më keni thënë,-e pyeti ai.
-S’ka rëndësi.Ishin vetëm dy mbrëmje të bukura.Do të kthehemi përsëri në jetën e mëparshme.
-Do t’ju shoh prapë,-tha Stili.Ndoshta do të vij në qytetin tuaj dhe do t’ju takoj.Për mua janë caste të paharrueshme nuk duhet të marrin fund kështu!
-Jo!-u përgjigj Stela.Atje na prêt jeta që kemi bërë deri tani.Këto mbrëmje dhe “Valsi i lumturisë”,janë vetëm një kujtim i bukur dhe kaq.Apo…
-Atëherë le të shëtisim pak,e ndërpreu Stili.Do t’ju kujtoj përherë.Jeta ime ka qënë e zymtë,po tashmë do të kujtoj dy mbrëmje me dritë.Ndoshta shkëlqimi i tyre do të jetë i pashuar.
Filluan të ecin përkrah njëri-tjetrit.Nuk flisnin.Stili e prishi heshtjen i pari:
-Stela, pse nuk flisni, prej nga vini?A duhet t’i besoj së panjohurës?Në të ardhmen nuk do të jem në gjëndje të mendoj nëse i jetova vërtet këto caste,apo i ëndërrova.C’njerëz keni?Po për mua cfarë mendoni?
-Mirupafshim!-tha ajo me shpejtësi.Do të ndahemi.Po fati…nuk dihet,ndoshta ndonjëherë…Sido që të jetë më kujto mua dhe “Valsin e lumturisë”!
Zgjati dorën dhe u largua me shpejtësi.Ajo asnjëherë nuk e pyeti për emrin dhe për asgjë tjetër.Stili kishte shtangur në vend.Ishte i mpirë krejt.C’ishte ai vegim?Përse ishte zhdukur?A do të kthehej më?E panjohura nuk fliste.E ardhmja e trondiste.Përsëri ato ditë të zymta, pa dritë.Shpirti i tij ishte bërë qendra e një vorbulle që do të endej si hije për të kërkuar këtë vegim,që do të sillej si “Valsi i lumturisë”.Po a do të kishte më lumturi për të?
Shkoi në vilën ku kishin bujtur miqtë e tij dashamirës.Cdo gjë ishte prerë në mes.Tashmë ata do të ishin vetëm hije të së shkuarës që nuk thonë gjë.Drini, miku i ditëve të kaluara së bashku ngjante me një dritë të turbullt, të përhimë, një qënie-hije e mbetur pa kuptim.
Natën e kaloi pa gjumë.
-Mirupafshim!-i kishte thënë Stela, vajza e mistershme me flokë të kuqërremtë.Pse jo lamtumirë!Ndoshta ato fjalë ishin thënë pa u menduar,ashtu së koti.
Po Stili do t’i mendonte përherë.A do të shiheshin përsëri!Asnjëherë, apo kur ajo të mos e njihte më.Ai vetë do ta kuptonte përgjithmonë.
Në mëngjez u tha miqve se në mbrëmje kishte takuar një të afërmin e tij, që i kishte thënë se e ëma kishte patur këto kohë rrahje të forta në zemër.Ai e dinte që ajo kishte crregullime herë pas here dhe kishte vendosur të ikte atë mëngjez që t’i ndodhej pranë.Drini dhe prindërit që kishin kuptuar gjithcka, nuk kundërshtuan.Stili u nis po atë mëngjez për në qytetin e tij.Kaluan disa javë mes turbullimit, mallit dhe zhgënjimit.U nis për në qytezën e largët ku do të fillonte përsëri punën.E prisnin ditë të zymta, pa jetë, pa gjallëri,po në shpirt kishte mall.Ishte malli për atë që nuk e njohim, që nuk e kapim dot, po që na mbush jetën, që në fund na bën të themi, se ajo nuk na iku kot, se jeta nuk ishte një rast i humbur, se…
Në jetë vera zgjat vetëm një ditë:
* * *
Këto po kujtone Stili në lulishten e parkut, mbuluar nga blerimi i pranverës.Nga aparati vinin tingujt e këndshëm të një melodie tjetër.Nuk dëgjohej më “Valsi i lumturisë”.Tshmë ai jehonte vetëm atje, në shpirtin e Stilit dhe ndoshta diku larg në qytetin e panjohur ku ajo, vajza e bukur me flokë të kuqërremta rrinte diku dhe mendohej.Me kë?Me dikë, apo me kujtimin për ato dy mbrëmje të largëta, si vegim i pakapshëm, po që mban gjithë ngjyrat e botës.Ah! “Valsi i lumturisë”!Shpirti i Stilit po ndizej si atëherë kur në krahët e saj kërkonte të panjohurën, ku ajo vajza e mistershme mbeti përjetë.Hiri i viteve të shumtë e kishte lënë të ndezur zjarrin e dikurshëm, Stelën nuk e pa më,asnjëherë…po e shihte sa herë dëgjonte tingujt magjepsës të “Valsit të lumturisë”.
Dërguar për “Zemrën Shqiptare” nga Klubi “Bota e re”, SHBA
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Përkthime nga Aleko Ballauri Empty Re: Përkthime nga Aleko Ballauri

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi