Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Saim Tahiraj:Deri kur me koalicione vetëvrasëse

Shko poshtë

Saim Tahiraj:Deri kur me koalicione vetëvrasëse Empty Saim Tahiraj:Deri kur me koalicione vetëvrasëse

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jun 21, 2014 7:31 pm

Saim Tahiraj:Deri kur me koalicione vetëvrasëse

Saim Tahiraj:Deri kur me koalicione vetëvrasëse Largea_deri-kur-me-koalicione-vetevrasese1403302298
Duke e kthyer kokën në retrospektivën e organizimit të të gjitha zgjedhjeve në Kosovë dhe krijimin e koalicioneve jo parimore dhe më të panatyrshme të LDK-së me partitë, të cilat e përçanë luftën duke e përgjakur atë me gjak Shqiptari, e posaçërisht me të anëtarëve të devotshëm të LDK-së, dhe për të vazhduar edhe pas luftës me këtë përgjakje, LDK-së i shkaktoi dëme shumë të mëdha, bile duke e pësuar një rënie drastike të elektoratit të sajë besnikë, deri në përgjysmimin e tij.
Me daljen në skenën politike të kryetarit aktual të LDK-së Isa Mustafa me sloganin se kurrë më koalicion me PDK-në zgjoi nga heshtja dëshpëruese pjesën më besnike të LDK-së të cilët të dëshpëruar nga fyerja e madhe që ju bë me këto koalicione dënonte lidershipin e LDK-së me mosëdalje në zgjedhje.
Kryetari Mustafa me këtë slogan shumë shpejtë u bë figura më e pranueshme te anëtarësia e LDK-së dhe kështu dual triumfalist në kuvendin zgjedhorë të LDK-së ku u zgjodh kryetar i saj.
Në zgjedhjet parlamentare të asaj kohe kryetari Isa mbajti fjalën dhe LDK-ja qëndroi në opozitë, por kjo nuk zgjati shumë dhe filluan marrëveshjet e Isës me Hashimin dhe kështu edhe pse parti opozitare LDK-në e shndërroi në një koalicion të heshtur me PDK-në dhe ia mundësoi jetëgjatësinë e kësaj qeverisje kriminale aq sa dëshiroi Hashimi.
Atëherë kur Hashimi i kreu me sukses të gjitha planet e tija shkatërruese për vendin dhe në favor të një grupi kriminal, që ai e drejtonte dhe punoi disa muaj në terren duke premtuar shuma marramendëse parash dhe ishte i sigurt për fitore thirri si zakonisht Isën dhe i tha që po e shpërndajmë parlamentin dhe po shkojmë në zgjedhje të parakohshme.
Isa i ynë pa u hamendur e pranoi, bile duke dalur si triumfalist që unë e mbajta premtimin dhe ja shkurtova jetën kësaj qeverie dhe e largova nga pushteti. Kjo ishte një fyerje e radhës për anëtarësinë e LDK-së sepse e vërteta ishte krejtësisht tjetër sepse Hashimi e rrëzoi vetveten, i bindur se prapë do të fitoj.
Filluan përgatitjet për zgjedhje me një pompozitet të madh se fitorja do jetë e LDK-së, edhe ne si anëtarë besnik të sajë kishim këtë bindje, por kjo nuk zgjati shumë, tehu i këtij optimizmi u thye keq me përpilimin dhe publikimin e listës për deputet.
Fatkeqësisht jashtë kësaj liste u lanë anash shumë personalitete që kishin një autoritet të pakontestueshëm te elektorati besnik i LDK-së, dhe çudia më e madhe është se futen njerëz pa autoritet madje, madje ata që kanë formuar dhe ndërruar deri në katër parti.
Pati edhe të atillë që në momente më të vështira për LDK-në dhe presidentin e sajë historik Ibrahim Rugova e tradhtuan dhe e fyen në mënyrat më të turpshme. Pavarësisht vërejtjeve dhe kritikave të mëdha që patën nga ata që ia donin të mirën LDK-së, Isa i ynë me një grup linçues, përjashtues, madje edhe fyes ndaj shumë personaliteteve kredibile që ia donin fitoren partisë, filluan furishëm fushatën me premtime të mëdha të bindur në fitore.
Premtimet më të mëdha që më kanë bërë përshtypje ishin: E para se, me asnjë çmim nuk do e japim postin e kryeministrit dhe e dyta se nëse i humbim zgjedhjet do japë dorëheqje, dhe kështu do e krijoj një standard të ri në politiken e Kosovës.
Erdhi koha dhe fushata përfundoi, populli i Kosovës u drejtua drejt kutive të votimit, jo në masën që kishim pritur. Ky ishte sinjali i parë që ne si LDK nuk do të dalim mirë sepse elektorati i saj po e dënon këtë lidership për shkak të listës që aq keq e kishin përpiluar.
Përfunduan edhe votimet, të gjithë në ankth me padurim pritshim rezulltatet. Në orët e vona dolën ato preliminare, ishte një zhgënjim i madh, edhe një herë kishim humbur.
Pas këtij rezultati anëtarësia e LDK-së me të drejtë pritnin daljen e liderit të tyre Isa Mustafes para medieve dhe të japë një shpjegim, çuditrisht asnjë fjalë. Një lider serioz duhet ta parashikoj edhe humbjen si pjesë e lojës dhe duhet ta planifikoj se si ta menaxhojë humbjen, por jo këtë nuk e bëri, iku diku i strukur porsi një frikacakë dhe planifikonte lojëra të tjera të turpshme për LDK-në sepse për vete nuk e ka gajle shumëfytyrësinë e tij.
Në vend se të dali para anëtarësisë së tij dhe t’ju kërkon falje dhe automatikisht të japë dorëheqje dhe të mbajë fjalën e dhënë, ai bënë hapin tjetër të radhës hala më të gabuar dhe nuk e mban premtimin e dhënë, bënë marrëveshjen famëkeqe me dy partitë tjera që për nga pesha e krimit janë të njëjta me PDK-në dhe tradhtia më e madhe që ia bënë anëtarësisë së LDK-së, postin e kryeministrit ia jep një partie minore në mungesë të guximit për ta marrë vetë dhe për tu ballafaquar me problemet shumë serioze që ka vendi, e posaçërisht me vrasjet politike që kishte premtuar se do i zbardhte nëse vjen në pushtet.
Nga të gjitha këto argumente që përmenda dhe shumë të tjera që nuk i ceka, janë dëshmi shumë e fuqishme që ky njeri ma nuk ka kredibilitet politik, bile as moral të qëndroj në krye të partisë më serioze në vend.
Nëse ia doni vetëm pak të mirën dhe perspektiven LDK-së, z.kryetar Mustafa largohuni sa më parë nga posti i kryetarit të saj, sa do kohë që do qëndroni aq më shumë do ta dëmtoni. Liron rrugën për gjenerata të reja të cilat janë afruese, unifikuese dhe kështu i çojnë proceset përpara dhe LDK me ta do të jetë e para pa diskutim.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi