Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hajdin Morina: Kur vdiqe oj Nanë (Cikël poetik)

Shko poshtë

Hajdin Morina: Kur vdiqe oj Nanë (Cikël poetik) Empty Hajdin Morina: Kur vdiqe oj Nanë (Cikël poetik)

Mesazh nga Agim Gashi Sun May 10, 2009 3:16 pm


Hajdin Morina: Kur vdiqe oj Nanë (Cikël poetik) U1_HajdinMorinaHajdin Morina
KUR VDIQE OJ NANË
Gjithkund midis tokës e qiellit
Ke mbetur përgjithmonë
Kur vdiqe oj Nanë

Më ka marrë malli
Ta marrë një rrugë të gjatë
E të kthehem dikur vonë
Të të gjej zgjuar
Duke më pritur oj Nanë

Kurrë më nuk kthehem
Student nga Universiteti
Nga Burgu i Prishtinës

Kurrë më
Nuk do t’ua hedhësh
Policëve spiunëve
Tek ma fsheh shtypin ilegal
Kur vdiqe oj Nanë

Kurrë më
Nuk ma djeg të ftohtit e burgut
Loti yt zjarr oj Nanë

DORUNTINË EJA
Eja natën
Ose ditën kur flemë
Të mos e zgjosh Nanën
Trokit në derë lehtë

Me Kostandinin
Me nëntë vëllezërit
Këndoji të gjitha këngët
Vallëzoji të gjitha vallet

Të mos flenë ofiqarët
Zyrtarët sekretarët
Që nënshkruan
Se ti nuk je gjallë

Eja Doruntinë
Mbushna me jetë Shtëpinë

TË JESH SHKODËR
Edhe para rrethimit të parë
Edhe pas rrethimit të njëqindtë
Zëri i flijimit fluturonte mbi Liqen
Mbi qiell të Rozafatit bëhej Kambanë
Ji Shkodër oj Nanë

Mbi atë qiell i kam lidhur nyjë
Legjendat këngët betejat

Mbi atë tokë çdo shekull hodhi zarin
Po kurrë s’e ndali Zana të moçmen kangë
Të jesh Shkodër oj Nanë

TROPOJA
Shkurt nuk ke jetuar
Nëse nuk je as fëmija
As ushtari që ra nga bjeshka
Në prehër të saj
Me u shërue me jetue

KUR VËRSHON BLLACA
Sa herë bie shi në Bllacë
Vdes një fëmijë në Kosovë
Një fëmijë dhe një lehonë
Vdes një i sëmurë keq
Vërshon balta mbi autoambulanca
Vdes pa mjek pa liri
Dhe nuk mund të varrosesh
Në Shkupin e shqiptarëve

Kur bie shi në Bllacë
Të merr malli të trokasësh
Në një derë të Kosovës
Ta vësh syrin në një frënxhi të saj

Policët maqedonas grisin qiellin tonë
Të na mbytë më shpejt ky ujë

Kur vërshon Bllaca
Askush nuk ma hap derën
Sepse ajo vërshon shpirtit
Aty ku njerëzit tash nuk rrinë
Vërshon Bllaca nëpër shpirt
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi