Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato:VOGËLUSHI I NGUJUAR...

Shko poshtë

Vullnet Mato:VOGËLUSHI I NGUJUAR... Empty Vullnet Mato:VOGËLUSHI I NGUJUAR...

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jun 23, 2014 2:40 pm

Vullnet Mato:VOGËLUSHI I NGUJUAR... 10509543_1440562082878778_1215230864987681341_nVullnet Mato:VOGËLUSHI I NGUJUAR... 10269652_1414526372149016_664738896004438506_n



Vullnet Mato

VOGËLUSHI I NGUJUAR... 

Ti s’je thjesht vogëlush nëne,
mbyllur për fajin e ndëshkuar, 
por viktimë mortore gjëme,
që pret plumbin e mallkuar... 

Je turpi i shtetit që s’ka veshë, 
ku u zbraz plumbi, ku u mbush,
që s’i nxihet faqja, se ti vdes,
nga pafajësia jote, o vogëlush...

Brenda mureve të blinduar,
vizaton njëmijë e ca dëshira, 
që t’i shuan, ende pa u zgjuar, 
hija e plumbit nga shkretëtira...

Ah, ai plumb gjakësor i zi,
që ti s’di kur të ndal frymën,
nuk u derdh në bronz për ty, 
o trëndafil çelur në dimër... 

O shpirt i vogël, pikuar dritë,
lastar i ri, në degë të lisit,
si mund t’i shlyej gjaku yt
hakmarrjet e vjetra të fisit?...

Ngujimi të burgosi lodrat,
gazin në grykë ta lidhi nyje,
të ndali vrapin nga kodrat
të la pa shokë fëmijërie...

Plumbi pas një reje, fshehur
rrufe tinëzare e fatit tënd,
s’pret veç ty, për t’u shkrehur,
godet zemrën tek çdo nënë. 

Përsheshi njomur me lot valë
që ti gëlltit me dridhma frike.
pluhur në gojë ma bën çdo fjalë,
ma shpon zemrën me maja thike.

Kot shkruaj vargje dashurie,
me fantazi metaforash stisur,
kur ti, o zog, mbetur pa qiell,
qan trishtimin me lot të hidhur...

Ç’më duhen puthjet e rimave,
me ca ndjesi të holla vjershe,
kur syri yt, pret vdekjen vrimave,
pa i shijuar asgjë kësaj jete!...

Oh, si quhet normal shkollimi,
me rritje numrash në statistika,
kur ti, vogëlush, të kalb ngujimi, 
xhelat mbi krye të rri frika!?..
.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi