Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sali Devolli, pejani që largoi barrikadën

Shko poshtë

Sali Devolli, pejani që largoi barrikadën Empty Sali Devolli, pejani që largoi barrikadën

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jun 25, 2014 11:27 am

Sali Devolli, pejani që largoi barrikadën

Sali Devolli, pejani që largoi barrikadën Largea_salih1403645908


Personi që negocioi heqjen e barrikadës, Sali Devolli, tregon se janë të pavërteta deklaratat e Kryeministrit Thaçi dhe të zv/kryeministres Edita Tahiri se për heqjen e barrikadës është vendosur në Bruksel. Devolli thotë se ai bashkë me ndërkombëtarët mund ta heq për 24 orë barrikadën, por me kusht që në këtë proces të mos përzihet Qeveria e Kosovës.


Sali Devolli, personi që negocioi heqjen e barrikadës, tregon se pas idesë për heqjen e barrikadës dhe marrjes së pëlqimit nga serbët e veriut ka organizuar edhe dy takime me serbët dhe me ndërkombëtarët, për të konkretizuar hapat e mëtejmë. Ai tregon se i tërë procesi u prish pas deklaratave të Kryeministrit Thaçi për heqjen e shpejt të barrikadës dhe ndërhyrjes nga Qeveria e Beogradit.
Devolli, pa dashur të përmend se cilët diplomatë ndërkombëtarë të cilët kanë marrë pjesë në negociatat për heqjen e barrikadës, tregon se një zyrtar i lartë qeveritar kishte shprehur rezerva ndaj iniciativës së tij.
Thotë se krejt këtë e ka bërë me iniciativë që të mundësojë lëvizjen e lirë dhe se kurrë më parë nuk ishte takuar me Zvonko Veselinovicin dhe se nuk ka asnjë biznes me të.
“Edhe ndërkombëtarët me kanë pyetur se ku është interesi im në këtë iniciativë. Ju kam thënë se të tërën po e bëj vetëm për të mirën e Kosovës”, thotë ai.
Ai thotë se e tërë iniciativa dhe plani për heqjen e barrikadës është bërë pa involvimin e institucioneve shtetërore të Kosovës dhe të Serbisë.
“Në takimin e dytë u dakorduam për detajet. Donim që kjo të bëhej si befasi dhe si diçka madhështore. Grupi ynë, që kemi qenë të involvuar, kemi dashur që e tëra të bëhej në fshehtësi. Pra donim që e tëra që do të bëhej të ishte meritë e qytetarëve, e jo e ndokujt nga politikanët”, tha ai në Rubikon.
Devolli tha se ishim dakorduar që barrikada të hiqej para zgjedhjeve, por për shkak se dikush nga partitë politike do të mund t’ia atribuonte meritat, e lamë që heqja e barrikadës të ndodhte pas zgjedhjeve.
“Ishte ideja ime që barrikada të hiqej të mërkurën në ora 11:00, kurse ndërkombëtarët kërkuan që të hiqej në orën 8:00. Një ditë më herët filloi heqja e kontejnerëve dhe për këtë më lajmëruan ndërkombëtarët… Ky ishte një sinjal se diçka po ndodhte dhe për këtë u informua edhe Qeveria e Serbisë”.
Thotë se për idenë e heqjes së barrikadës nuk ka ditur as kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakic.
“Të martën kur filloi heqja e kontejnerëve unë isha në Shkup. Serbët të martën pas dite më informuan se kanë marrë urdhër nga Qeveria e Serbisë që të mos lëvizet barrikada”, thotë Devolli, pa dashur të përmend emrat e serbëve që ishin të involvuar në këtë proces.

“Erdha në Prishtinë të martën pas dite dhe u takova me ndërkombëtarët, të cilët më thanë se puna është shumë keq. Kryeministri Thaçi kishte deklaruar se barrikada do të hiqej shumë shpejt dhe me këtë kishte prishur shumë punë. Ai ishte informuar nga dikush prej ndërkombëtarëve për atë që do të ndodhte…. Deri në orën 22:00 të martën kam qenë në Prishtinë dhe atyre ju kam thënë se unë po shkoj në Mitrovicë dhe vetë do ta rregulloj këtë punë… Shkova në Mitrovicë dhe i takova serbët në një lokal dhe ju thashë se ne kemi premtuar se nesër kjo barrikadë do të hiqet… Do ta mbajmë premtimin ose jo? Ata kanë kontaktuar me Qeverinë e Serbisë, kryeministrin Aleksandar Vucic, i cili ka thënë se nuk bën të heqet barrikada. Atëherë unë ju thashë serbëve se unë po shkoj, sepse ju nuk po e mbani fjalën, kurse ndërkombëtarët i kanë informuar edhe shtetet e tyre se do të hiqej barrikada. Atëherë njëri nga serbët më tha: A don sonte me heq? I thashë, po”, tha Devolli.
“Atëherë i informova ndërkombëtarët dhe nuk besoja se do të hiqej barrikada derisa erdhën buldozerat… Atëherë erdhën pjesëtarët e ‘Cicilna Zastita-s”, të cilët pyetën se çfarë po ndodhë. Aty e kuptova se në veri janë rreth 250 anëtarë të kësaj organizate. I njoftova ndërkombëtarët dhe filluam ta heqim barrikadën”, thotë Devolli.
Ai thotë se vetë qytetarët e veriut i kanë paguar buldozerët që kanë hequr barrikadën.
“Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, nuk e ka ditur se do të hiqej barrikada. Më ka ardhur keq për sjelljet e tij. A i është sjellur si një palaço…”, thotë ai.
“Në orën 5, njerëzve që ishin aty, ju erdhi mesazhi nga Beogradi dhe u thanë se nesër do të vijnë aty dhe të bëjnë “Parkun e Paqes”… Ndërkombëtarët nuk besuan, kurse unë ju thashë se ata do ta bëjnë këtë. Dhe, derisa ishim ne aty erdhën njerëzit e ‘Civilna Zastitas’ dhe na thanë: ‘derisa jeni ju këtu, ne nuk do të ndërmarrim asgjë, por sapo të shkoni këtu do të ndërtohet ‘Parku i paqes”, dhe ashtu ndodhi”, rrëfen Devolli.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi