Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bajrush Morina:Ju thaftë dora kush e vrau Bardhyl Ajetin!

Shko poshtë

Bajrush Morina:Ju thaftë dora kush e vrau Bardhyl Ajetin! Empty Bajrush Morina:Ju thaftë dora kush e vrau Bardhyl Ajetin!

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jun 25, 2014 12:11 pm

Bajrush Morina:Ju thaftë dora kush e vrau Bardhyl Ajetin!

Bajrush Morina:Ju thaftë dora kush e vrau Bardhyl Ajetin! 3aea23c949f0a259cb0cd1960445c5a5_L


Nëntë vjet më parë, në paraditen e 3 qershorit Bardhyl Ajeti po na tregonte për planet e tij të jetës, për të ardhmen e tij të ndritshme, e me pak fjalë në njëfarë mënyre na ftoi në dasmën e tij që planifikonte ta bënte në verën e vitit 2005. Dëshmitarë i kam kolegët e mi të atëhershëm të gazetës Bota sot!
I gjallë, tepër i gjallë, nganjëherë edhe i paparashikueshëm, Bardhyli “iku” dikah me përshëndetjen se do të pijmë kafe prapë.
Por duket se ai moment dhe ajo ditë e 3 qershorit të vitit 2005 ishte takimi ynë i fundit, biseda jonë e fundit, përshëndetja jonë e fundit!
 
Me Bardhylin “e gjallë” në spitalin e Prishtinës
 
Në mesnatën e 3 qershorit të vitit 2005, Bardhyl Ajeti merrte frymë thellë, merrte frymë rëndë, por ai ishte i gjallë. Ai nuk na shihte por ne e shihnim. Ai nuk na fliste por ne i flisnim atij. Ai flinte i qetë i shtrirë në spital në Qendrën Emergjente të Prishtinës por ne nuk flinim. Nena, vëllai, motra, ne kolegët e tij të punës e të penës herë pas here, me rend herë njëri herë tjetri e vizitonim Bardhylin tek shtrati dhe kur dilnim nga dhoma e spitalit i jepnim zemër njëri-tjetrit: “Bardhyli është më mirë! I hapi pak sytë! E lëvizi dorën! Deshi të më thotë diçka! Po, po më njohu se kur e thirra me emër Bardhyl a je ma mirë, i hapi pak sytë”.
Të gjitha këto pëshpëritje tona kanë ndodhur për 5 net me radhë në spitalin e Klinikës Universitare të Prishtinës. Në fakt të gjitha këto pëshpëritje tona ishin vetëm dëshira tona shpirtërore që nuk përkonin me realitetin. Bardhyli i mbante sytë e mbyllur gjatë gjithë kohës. Bardhyli nuk na shihte me sy. Bardhyli nuk na njihte. Bardhyli nuk na fliste.
Edhe sot më lëngon shpirti nga fjalët e nënës së Bardhyli: “Aman mos e dërgoni Bardhylin në Itali! Ma lini këtu afër, se dua ta shoh të gjallë, se dua ta shoh !....”
Derisa Aeroplani nisej qiellit përpjetë ne i luteshim Zotit që nga qielli i lartë të na sillte Bardhylin e gjallë, Bardhylin e shëndosh, Bardhylin tonë të plagosur që shkoi për t’u shëruar.
 
Kthimi i Bardhylit në arkivol më 25 qershor 2005
 
Kur erdhi në arkivol në Aeroportin e Prishtinës, në fund të qershorit të vitit 2005, nuk u besonim syve, nuk i besonim të vërtetës së dhimbshme, të vërtetës makabre. Askush nuk kishte zemër të fortë ta merrte arkivolin e Bardhylit. Askush prej nesh nuk kishte zemër t’i thoshte “mirëserdhe” Bardhylit, Bardhylit kolegut tonë, Bardhylit bashkudhëtarit tonë të viteve të pasluftës, Bardhylit që bëhej gati për martesë, Bardhylit që jepte shpresë për të ardhmen, Bardhylit që na largonte nervozen edhe atëherë kur nuk duhej të ishim nervozë, Bardhylit që na e vranë para syve tanë.
Më 25 qershor të vitit 2005 Bardhyli i mbylli sytë përgjithmonë. Shkoi nga kjo botë jo me “dëshirën” e tij, por e dëbuan nga kjo botë me dhunë, me plumba pas shpine, e plagosën dhe e vranë.
Më 25 qershor të vitit 2005 Bardhylit ia ndalën jetën kapuçnjtë e zinj të natës që nuk e durojnë dritën e lirisë, por që jetojnë vetëm në terrin e natës e të robërisë.
Më 25 qershor Bardhyli i tha lamtumirë kësaj bote. Iku! Shkoi në amshim, në përjetësi!
Nëntë vjet pas kësaj date të kobshme për të satën herë pyesim dhe e ngremë zërin lart: A e dini kush e vrau Bardhyl Ajetin?
Përgjigjen e dinë vetëm vrasësit. Ata kanë emër. Janë gjallë. Nuk janë arrestuar. Nuk janë dënuar.
Dosja e hetimeve për zbulimin e vrasjes së Bardhyl Ajetit është vjedhur në dhomën e dëshmive në Policinë e Kosovës. E kanë vjedhur bashkëpunëtorët e vrasësve të Bardhylit.
Prandaj nuk zbulohet vrasja e Bardhylit!
Por ne nuk do të ndalemi duke pyetur: A e dini kush e vrau Bardhyl Ajetin?
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi