EKSKLUZIVE: JA SKENARI I NDËRKOMBËTARËVE PËR QEVERI TEKNIKE GJITHËPËRFSHIRËSE
Faqja 1 e 1

Një raport i ndërkombëtarëve në Kosovë, që po qarkullon në disa diplomatë perëndimorë, e paraqet situatën në Kosovë të rrezikshme duke paralajmëruar dhe mundësinë e hyrjes në një destablitet politik.
Nisur nga rezultati i zgjedhjeve dhe përpjekjet për rivalitet politik, Memorandumi që ka siguruar gazeta Tema, rekomandon një qeveri teknike gjithëpërfshirëse, me agjendë të qartë evropiane, e cila duhet të përfundojë reformën elektorale, të nisë dhe përfundojë amendamente në Kushtetutë, sidomos në këto dy pika kyçe:
Zgjedhja e Presidentit dhe zgjedhja e qeverisë . Po ashtu qeveria duhet te aprovojë tre ligjeve në lidhje me Gjykatën Speciale për krimet e luftës. Memorandumi konsideron se vazhdimi I dialogut me Serbinë dhe zbatimi i marrëveshjeve të arritura deri tani, duhet të jenë prioritet. Fokus të veçantë do të ketë krijimi I Shoqatës së Komunave të Kosovës
Gazeta Tema e cila ka siguruar faksimilet origjinale të këtij memorandumi po e boton atë të plot siç e kemi siguruar shoqëruar me faksimilet.
Subjekti: Nevoja për stabilitet politik në Kosovë
1. Përmbledhje: Kosova rrezikon të hyjë në një destabilitet politik në muajt e ardhshëm për shkak të diferencave të mëdha që kanë partitë politike me njëra tjetrën. Ky ngërç politik është në dëm të vendit pasi Kosovës I nevojitet një qeveri stabile në mënyre që të përballojë me sukses sfidat që do I paraqiten në një të ardhme të afërt.
Burimi i destabilitetit politik
2. LDK AAK dhe Nisma arritën një marrëveshje paszgjedhore për të hyrë në koalicion me njëra tjetrën dhe të formojnë një qeveri që do të udhëhiqet nga lideri I AAK, Ramush Haradinaj. Gjithsesi, të tria partitë bashkë nuk i kanë numrat për ta formuar qeverinë dhe do ti duhet të mbështeten në votat e LVV ose minoriteteve për të siguruar shumicën në parlament. Edhe pse me suportin e LVV ata mund ti sigurojnë votat që I duhen për të formuar qeverinë, ajo do të jetë një qeveri mjaft e brishtë e cila pritet të testohet shumë shpejt, sidomos kur Kosovës do t’i duhet të vazhdojë negociatat me Serbinë.
3. Është e vështirë të kuptosh se nga rrjedh e gjithë kjo fryme anti-PDK , veçanërisht kur të treja këto parti kanë qenë partnerë me PDK në një koalicion qeverisës dhe vazhdojnë të jenë partnerë në disa njësi në rang lokal. Sipas…. , gjithë ky entuziazëm për koalicionin buron nga fakti se liderët e këtyre partive duan ta anashkalojnë vëmendjen nga dështimet personale dhe performanca e dobët e partive të tyre në këto zgjedhje.
4. Edhe pse PDK është fituese e këtyre zgjedhjeve, ato kanë përballë një sërë vështirësish siguruar numrin e nevojshëm të votave për të formuar qeverinë. Sipas rezultateve paraprake, PDK ka vetëm 37 nga 120 vendet në parlamentin e Kosovës. Në qoftë se PDK nuk ja arrin të bindë ndonjë parti tjetër për t’iu bashkuar asaj në një koalicion paszgjedhor, atëherë ajo do ta ketë të pamundur të formojë qeverinë.
Qarkullojnë zëra se disa deputetë opozitarë të pakënaqur nga liderët e tyre dhe të frikësuar nga mundësia e zgjedhjeve të parakohshme, mund të kalojnë nga PDK në këmbim të posteve shtetërore. Gjithsesi as ky opsion nuk do të mundësonte krijimin e një qeverie të qëndrueshme dhe afatgjatë.
Si të sigurohet stabiliteti politik?
5. Kosovës do t’i nevojitet një qeveri politikisht e qëndrueshme në periudhën në vazhdim. Ndryshimet e parashikuara kushtetuese, dialogu me Serbinë dhe reformat e lidhura me marrëveshjen Stabilizim-Asocimit janë vetëm disa nga çështjet e rëndësishme që kanë nevojë për mbështetjen e shumicës dërrmuese në Parlamentin kosovar.
Një nga skenarët mjaft I preferuar nga diplomatët e huaj, është ai I formimit të një qeverie gjithëpërfshirëse e formuar nga të gjitha grupet parlamentare në Kosovë. Sipas këtij skenari, partitë politike do të caktojnë në poste shtetërore ekspertët e fushës dhe jo doemos personazhet me peshë politike. Disa nga reformat dhe vendimet kyçe që pritet të ndërmarrë kjo qeveri janë :
6. Të përfundojë reformën elektorale
7. Të nisë dhe përfundojë amendamentet në Kushtetutë, sidomos në këto dy pika kyçe: Zgjedhja e Presidentit dhe zgjedhja e qeverisë.
8. Aprovimi I tre ligjeve në lidhje me Gjykaten Speciale për krimet e luftës
9. Vazhdimi I dialogut me Serbinë dhe zbatimi i marrëveshjeve të arritura deri tani. Fokus të veçantë do të ketë krijimi I Shoqatës së Komunave të Kosovës.
10. Kjo qeveri (teknike) e supozuar pritet të drejtojë vendin për dy vitet e ardhshme deri në Mars 2016. Të gjitha partitë politike të përfaqësuara do të duhen të nënshkruajnë një marrëveshje ku bien dakord që parlamenti të shpërndahet vetvetiu Mars 2016. Parlamenti I ri I dalë nga zgjedhjet e 2016 do të formojë më pas qeverinë e gjithashtu do të zgjedhë edhe Presidentin.
Si do të jetë konstrukti I qeverisë së re ?
7. Qeveria teknike do të përfshijë përfaqësues nga I gjithë spektri politik I parlamentit të Kosovës. Kjo kërkon që të gjithë të zgjedhurit të jenë të përgjegjshëm në vendimmarrjen e tyre pasi I duhet të vendosin për çështje me rëndësi kombëtare.
8. Partitë politike do I ndajnë postet në proporcion me vendet e tyre ne parlament.
9. Partitë politike do të inkurajohen që të vendosin ekspertët e tyre në Ministritë që do I akordohet.
10. Kryeministri I qeverisë teknike duhet të zgjidhet me konsensusin e të gjitha partive politike të përfaqësuara ne Parlamentin e Kosovës.
Koment:
1. Në Qershorin e 2014, Kosova zhvilloi një nga proceset më të mira zgjedhore dhe komuniteti ndërkombëtar e shikon këtë si një demonstrim të pjekurisë politike të arritur atje. Komuniteti ndërkombëtar ngurron të ndërhyjë në politikat e brendshme të vendit për sa kohë ato nuk paraqesin një rrezikshmëri të lartë ku ndërhyrja do ishte e domosdoshme. Ndërkombëtarët gjithashtu do të dëshironin që partitë politike të arrijnë të gjejnë gjuhën e përbashkët pa qenë nevoja të shkojnë në zgjedhje të parakohshme. Në qoftë se partitë nuk arrijnë një marrëveshje brenda afateve të caktuara, vendit do ti duhej të shkojë në zgjedhje të parakohshme 40 ditë pas dështimit të përpjekjes së dytë për të formuar qeverinë. Kjo do të thotë që Prishtina mund të mos ketë një qeveri nëpër zyra deri në 2015.
2. Në qoftë se vendi shkon në zgjedhje të parakohshme ,shumë nga votuesit do ta ndjejnë vetën të privuar nga një fitore legjitime duke rrezikuar që këto hatërmbetje të shkaktojnë parregullsia në procesin elektoral. Duke marrë parasysh klimën ashpër dhe mungesën e besimit midis partive politike, probabiliteti që dhuna të shpërthejë është I lartë. Gjithashtu parashikohet që partitë humbëse nuk do ti njohin rezultatet e zgjedhjeve
3. Për më tepër, nuk ekziston asnjë siguri që zgjedhjet e parakohshme do të prodhojnë një rezultat që do të ketë mundësi të mbledhë votat për të formuar një qeveri të qëndrueshme. Kjo do ta fuste Kosovën në një krizë të thellë politikë që do të shkonte në dëm të interesave kombëtare.
4. Ne rekomandojmë që këmbëngulja e komunitetit ndërkombëtar për të mos ndërhyrë në çështjet e brendshme të Kosovës të vazhdojë. Sidoqoftë, kjo nuk duhet të ndalojë institucionet ndërkombëtare të nxisin partitë politike të kenë nja qasje konstruktive që I tejkalon interesat partiake e personale gjatë negociatave për krijimin e qeverisë së ardhshme. /Tema/

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi