Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Përparim Hysi:Skeçi “armiqësor”

Shko poshtë

Përparim Hysi:Skeçi “armiqësor” Empty Përparim Hysi:Skeçi “armiqësor”

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jun 26, 2014 12:18 pm

Skeçi “armiqësor”-Tregim  i jetuar

Përparim Hysi:Skeçi “armiqësor” Perparim_Hysi-277x300
Përparim Hysi



 Përparim Hysi:Skeçi “armiqësor” 602170_508416279221158_1302416427_n
                                    
Ia kushtoj Mjeshtërit të Madh, Miho   Gjini

 
   Nuk di me kë replikova ( qe një replikë e butë dhe miqësore) me një ish-komunist të kohës së Enverit. E pyeta:- A ka qenë paksa si “drogë” komunizmi dhe idetë e tij?
- Jo,- ma preu pa u menduar fare.
- Po si nuk ka qenë “drogë”,- shtova unë,- kur dëshmori Gjikë Kuqali i thotë të dashurës së tij:- Unë të dua ty, po të duash partinë time.
 
I vënë para vetëm këtij shëmbulli që bënte mu, ai nuk pranoi ta vazhdonim replikën. Por unë (qemë në një mjedis, pothuaj, nga ata që presin “majtas”) nuk e lashë me kaq. Se si vazhdova më tej, mjafton të më ndiqni.
 
                                                    *    *   * 
 Unë me Fatimenë qemë, pothuaj, nga një fshat. Ajo nga shtëpia ime ( unë gjith jetën në fshat kam jetuar) qe vetëm një km larg. Larg aq sa bukën e blinim në të njëjtin dyqan dhe ushqimet, po se po. Se laj- thaj një të gjithë kish fshati. Ajo qe nja dhjetë vjeçe më e re se unë, por kjo nuk e pengonte që të mos kishte mardhënie të mira me mua. Të tilla mardhënie kishin dhe prindërit tanë. Si më i madh, kisha kohë që kisha dalë mësues dhe, pasi kisha bredhur sa në një shkollë tek tjetra, më së fundi, qeshë emëruar në shkollën e fshatit. Nuk kish ku të vinte më mirë. Kur kisha nja dhjetë vjet e ca në fshatin tim, u emërua rishtas si mësuese dhe Fatimeja. Bashkëfshatarë dhe kolegë. Nga natyra, Fatimeja  qe natyrë e mbyllur dhe, sa mbaronte mësimin, frymën e mbante në shtëpi. Me mua Fatimeja: mirëmëngjes, ditën e mirë dhe ku jemi parë. Epo dhe kaq mjaftonte. As të kam dhe as më ke borxh. Sjellje “protokollare”, në se i referohemi të folurës zyrtare. Për të qenë i saktë, kur shkruaj për Fatimenë, duhet të them se të njëjtin qëndrim mbante dhe me kolegët e tjerë. Me kolegët dhe me koleget. Tipi i mbyllur. Nga  ai soj tipi që, qoft dhe një fjalë, t’ia nxjerrësh me çengel. Pra, krahasuar me mua, qemë tipa të largët: unë kisha nevojë për fre, ajo për shtyrje. Epo secili në punë të vetë. Kështu vazhduam me njëri-tjetrin, pothuaj, nja  pesë vjet të mira. Kur…
                                              
                                                   *     *     *
… kur marrim vesh që Fatimeja qe pranuar në parti. Jo vetëm që qe pranuar në parti, po u tjetërsua. Tani dhe mirëëngjesin (të paktën, mua) ma vërviste si me  cfurk. Se, tanimë, nuk ishim më njësoj. U bë serioze e madhe dhe, dalëngadalë, ndryshoi dhe “lukun”. Pra, sa filloi që ta pinte atë “drogën”. E që ma vinte kufinë tek thana mua, kishte hak: unë qeshë nga ai “skalioni” tjetër. Kisha “qere” në kokë dhe komunistja Fatime këtë gjë e dinte mirë, edhe para se të “pinte drogën”, por tani “droga” e kish zënë. Dhe  ndaj e ngriti “murin-ndarës” me mua. Për fat të mirë të saj dhe për fat të keq për mua, pa mbushur mirë viti, Fatimeja u emërua drejtoreshë e shkollës sonë. Hë,- ka thënë me vete,- tani do më shohësh! Dhe ashtu si merimanga që endë atë pëlhurën për të zënë në rrjetë armiqtë, ashtu dhe drejtoresha ime, fshatarja ime po endte “rrjetën” për  t’më zënë mua me të, dhe, pastaj, të më qëronte nga arsimi. Aq naive, gjithësesi, nuk  qe. E filloi atë “endjen” e pëlhurës si larg e larg, por duke e ditur që rruga e gjatë pret shkurtër, mezi priste që të më vinte me shpatulla për muri. Po dhe unë nuk e haja sapunin  për djathë: punës i qëndroja në kokë dhe nuk i jipja rast për të realizuar atë “hakmarjen” prej drogmeneje. Dhe erdh një ditë që gjahu (gjahu qeshë unë!) i erdhi mu në shteg.  Kishin bërë letra në Qëndror për mua dhe nga Qëndrori erdhën dhe më nxorën para fshatit.
Nuk qe herë e parë që ndodhte me mua kështu, por tani Fatimeja qe drejtoreshë dhe fekste nga kënaqësia, kur i dërguari nga lart, shtronte pyetjen:- More, ç’mendim kini ju për këto që shkruhen për të? Të tërë diskutantët më morën në mbrojtje dhe tani, Fatimeja (më falni, drejtoresha), e preu atë feksjen e kënaqësisë dhe u  bë turbull. Plasi. I erdhi gjahu në shteg dhe nuk e vrau dot. Aq më tepër: nuk kish më bukur kur “gjahun” ta vriste me duartë e botës. Kur dolëm nga “këndi i kuq” (ish-salla e kishës së fshatit), sado që qemë, pothuaj, ngjitur as  më tha: natën e mirë! Po si, me të vërtetë mund që ta bënte këtë? Në populli më mbrojti, kjo nuk e pengoi “merimangën” që të endte rrjetën e saj.
 
                                                   *     *    * 
U mblodh këshilli pedagogjik se për vit të ri ( ndryshe nga herët e tjera) duhej që shkolla të kish dezhurn. Se, sipas drejtoreshës, armiku në festa vepron. Do të na prish festat. Kemi menduar (gjithmonë fliste në shumës) qe dezhurn të jetë… dhe citoi emrin tim. Unë e dija si buka që ha, që unë duhet të mos e bëja festën në shtëpi, po aty, pranë shkollës (tani banoja në një fshat nja tri km larg). Kështu që në datën 1 janar të atij viti (viti i drejtoreshës së re!!!), u paraqita në detyrë. Karakoll që ruaja karakollin. Tek rrija fare shpenguar, e dija mirë që do  mbrrinte për kontroll: merimanga! Dhe qe çudi: aty nga ora nëntë e paraditës ajo erdhi. As mirëmëngjes dhe as gëzuar vitin e ri, por drejt e në drejtori. Nuk qëndroi as dhjetë minuta dhe, kur doli për të ikur, më tha:
- Kisha harruar dorashkat!!!
- Nuk të pyeta,- ia preva flakë për flakë.
U nis që nga qyteti,gati 6 km rrugë, vetëm e vetëm për t’më  zënë në rrjetën e saj. Po unë e dija mirë dhe ia lexoja teskeretë nga xhepi.
Armëpushim nuk patëm me të. Haheshim dhëmbë për dhëmbë dhe, kur po hapnim zjarr (me fjalë, sigurisht) në kshillin pedagogjik, u këndell nga fjala ime (gjithmonë ajo analizonte me gjakftohtësi çdo fjalë), se i thashë:
- Drejtoreshë, unë të dëgjoj ty jo se dua të dëgjoj, por se nuk dua të vihem në opozicion me partinë, ndaj dhe të respektoj,se, po të  pyetesha unë, ti kurrë nuk uleshe në atë karrike. Tek dëgjonte, bëhej si ai kungulli i pjekur kur del nga furra. Por… epo ku mbaroheshin përpjekjet e saj, për t’më qëruar njëherë e përgjithmonë nga arsimi. Isha i ndrëgjegjshëm se në organizatë të partisë, dy herë që qeshë propozuar për dekorim me  medaljen “Naim Frashëri”, ajo kish bërë punën e saj prej merimange. E “donim” shumë njëri-tjetrin, dhe, në më shpallte luftë hapur, ndodhte se ajo donte partinë ku aderonte.
 
Erdhi 1 maji. Festa e punëtorëve. Këshilli pedagogjik u mblodh urgjent se do caktohej dezhurni. Kini për të parë  u thashë dy kolegeve të mia, kur drejtoresha do më caktojë përsëri mua. – Nuk është e mundur,- tha njëra nga koleget. – Ke për ta parë,- ngulmova unë. Hymë në mbledhje dhe “merimanga” e endi pëlhurën. Festa e madhe. Armiku vepron. Kemi menduar që dezhurn për 1 majin të jetë…, po kush tjetër,vallë? Dhe unë ( më hante hunda për sherr) bubullova:- Drejtoreshë, nuk do vij dhe nuk ke pse merr mundimin të vish nga Fieri për të kontrolluar. E di pse? Nuk ke për të harruar “dorashkat!!!”. Si  punë e  asaj që tregojnë: me inat më foli, me inat iu përgjigja. Si  dy pushkë që hapin zjarr njëherësh. E pashë që, sado që po i dilte tym nga koka, e korregjoi shënjestrën. E hëngri një tjetër, por këtë nuk mund që të ma falte kollaj. Dhe nuk vonoi “hakmarrja” tjetër. Por kësaj radhe desh i doli për hundësh.
 
                                                                      *    *   *
Kish ardhur një shkresë nga rrethi që çdo shkollë ( patjetër,shkolla jonë ku drejtonte tani një shoqe anëtare plenumi si drejtoresha jonë) do  të konkuronte me një pjesë teatrale në një konkurs jubilar. Zakonisht, këto përgatitije i bëja unë, por  merimanga nuk më shihte dot me sy dhe vendosi: unë përjashtohesha dhe gjithë përgatitjen do ta bënte vet ajo. Se dhe ajo, si unë kish mbaruar për gjuhë e letërsi. KIshte gati një muaj që, mbas orëve të mësimit “trupa artistike” operonte nën drejtimin e drejtoreshës për të konkuruar në shkallë rrethi. Mua ma kish zënë veshi se për cilin autor bëhej fjalë, por as që u ndjeva. Kur nuk më pyesin, e  ndjej veten pasha. Parapërgatitjet vinin mbroth. Entusiazmi i drejtoreshës qe i dukshëm. Dhe, për të vjelë sadopak elozhet e gjithë trupës mësimore, ajo për t’më bërë karshillëk, nuk më la që mos e “shijoja” atë sukses që do arrinte shkolla jonë ( në të vëretë,qoft pjesa dhe qoft nxënësit qenë përfekt), të nesërmen në ballafaqimin me shkollat e tjera. Sado që doja  ta shmangja prezencën time (tentova të merrja një leje prej saj),  por ajo nuk qe aq,sa t’mos bënte të fuqishmen edhe në këtë pjesë teatrale ku qe investuar me mish e me shpirt. Shkova dhe, për të thënë të vërtetën, nxënësit qenë bërë aktorë aq të pëlqyeshëm,sa nuk rreshtnin duartrokitjet. Ndërsa nxënësit i kish rrëmbyer pjesa shkruar me dorë ustai, unë u befasova: pjesa që drejtoresha kish zgjedhur për konkurs, qe shkruar nga Miho Gjini. Në gjithë atë personel prej dyzet vetash, duhet të isha i vetmi që e dija seç kish ndodhur me Miho Gjinin. NJëherë mendova që mos ndjehesha. Por drejtoresha më bëri “pjesëmarrës” në vrasje. Unë drejtoja bibliotekën e shkollës dhe kisha në  arshivën e bibliotekës, shkresën për “ndalimin e gjithë shkrimeve të Miho Gjinit dhe të tjerëve. Unë nga biblioteka e kisha hequr, por drejtoresha as kish dijeni  se ç’kish ndodhur me “armikun” Miho Gjini. Dhe mbasi mbaroi gjithë ai ovacion duartrokitjesh, drejtoresha kumtoi:
- Nesër, në ora 8.oo (bëhej fjalë për ditë të dielë) do grumbulloheni këtu dhe do nisemi për Fier. Ma merr mëndja, – shtoi ajo,- që shkolla jonë do jetë fituese. Nxënësit shpërthyen në duartrokitje dhe, para se shkolla të shpërndahej, dola unë dhe  thashë:
- Jo. Nuk do vini nesër në ora 8.oo, se, për fat  të keq, pjesa që ju e luajtët aq bukur ( dhe meritë kini ju dhe drejtoresha që ka një muaj që merret me prova), është  ndaluar me urdhër nga ministria ka kohë. Drejtoresha nuk e ka ditur ose më mirë e ka harruar. Ky kumt imi qe si një shpatë që i preu atë kokë prej merimange. Nuk e donte veten dhe, ndërsa nxënësit u shpërndanë të  fyer nga ky informacion  pak i zi, ajo për tri ditë me radhë nuk erdhi në shkollë. Dhe, kur erdhi, më shmangej si djalli që ruhet nga temjani.  Unë kisha përgjegjësi penale për listën e librave që duheshin “pastruar” nga biblioteka dhe ndaj veprova kështu, por s’kisha se si mos e sillja këtë ngjarje, kur dy herë jam përballur në mjedise shumë miqësore, me “armikun” Miho Gjini. Kur e shoh aq vital dhe aq të gjendur, them:- Vesa nuk ka seç i bën betonit. Miho Gjini tani është Mjeshtër i Madh dhe, në është vital e i gjendur,  është, para së gjithash, me një karakter të fortë. E pata përballë dhe ndaj shkrova.  I uroj atij jetë të gjatë dhe krijimtari cilësore.
 
                          Tiranë, 25 qershor  2014
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi