Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nehat Shaqiri:A po mban Shefqet Krasniqi ligjerata ekstremiste, dhe a po bën thirrje për Xhihad?

Shko poshtë

Nehat Shaqiri:A po mban Shefqet Krasniqi ligjerata ekstremiste, dhe a po bën thirrje për Xhihad? Empty Nehat Shaqiri:A po mban Shefqet Krasniqi ligjerata ekstremiste, dhe a po bën thirrje për Xhihad?

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jun 27, 2014 11:44 pm

Nehat Shaqiri:A po mban Shefqet Krasniqi ligjerata ekstremiste, dhe a po bën thirrje për Xhihad?



Nehat Shaqiri:A po mban Shefqet Krasniqi ligjerata ekstremiste, dhe a po bën thirrje për Xhihad? Largea_largea_shefqet-krasniqi13990619461403901129


Hyseni thekson se, imamët të papenguar, si nga Dr. Shefqet Krasniqi në Xhaminë e Madhe, si dhe në xhamitë tjera, mbajnë ligjërata ekstremiste dhe bëjnë thirrje për Xhihad, d.m.th. për Luftën e shenjtë islamike në Siri.


Radikalizmi islamik në Kosovë dhe në viset e tjera të Europës Juglindore të banuara me muslimanë dhe shqiptarë, është duke marrë hov të madh, thotë analisti politik, Nehat Hyseni.
Sipas tij, ky ekspansion i radikalizimit të fesë Islame, e cila kultivohet dhe praktikohet gjatë kohë në trevat shqiptare në Ballkan, mbi pesë shekuj, pas Luftës së vitit 1999, në Kosovë u "importua" nga Lindja e Afërt dhe ajo e Mesme, së bashku me ndihmat për rimëkëmbjen e Kosovës.
“Në fakt, Kosova pas vitit 1999 u bë vend "kolonial", ku depërtuan rryma të ndryshme të religjioneve dhe grupeve ekstremiste fetare, të cilat krahas ndihmës materiale, impononin edhe ideologjitë e tyre fetare. Në këtë ekspansion dhe garë të paskrupulltë të imponimit të ideologjive fetare, garonin fe të ndryshme, e sidomos sekte të ndryshme të Krishterizmit, si p.sh. protestantizmi dhe sekte të tjera, të cilat themeluan zyrat e tyre anekënd Kosovës, e sidomos u koncentruan në Prishtinë, ku numri i tyre është jashtëzakonisht i madh”, thekson ai.
Ai thotë se, nuk ngelën mbrapa as misionet e ndryshme islamike në këtë drejtim. Aktiviteti i dendur i tyre propagandues kishte mbërthyer çdo cep të Kosovës, duke u imponuar gjithandej Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, Luginës së Preshevës, etj.
“Si pasojë e këtij ekspansioni dhe okupimi të paskrupulltë fetarë të Kosovës, filloi ndërtimi i objekteve fetare të përmasave gjigante, madje monumentale, në pikat qendrore të qyteteve të Kosovës. Madje, u rrënuan edhe shkollat, për t'ia lëshuar vendin objekteve fetare, siç ishte rasti me rrënimin e ndërtesës shkollore të Gjimnazit "Xhevdet Doda", për ndërtimin e Kishës Katolike "Nëna Terezë" dhe objekteve të saj administrative, në qendër të Prishtinës”, vlerëson Hyseni.
Ai pohon se, përmasat e kësaj Kishe janë megalomane dhe sikur nxisin frikën tek popullata vendëse e Kosovës dhe Prishtinës, e cila është mbi 95% muslimane, se konvertimi në krishterizëm u imponohet sërish, ashtu si bënte dikur Kisha Otodokse Serbe, gjatë historisë së shumëvuajtur të shqiptarve.
“Këtë ndjenjë të frikës e shton edhe ndërtimi i imponuar i Kishës Ortodokse Serbe në kompleksin universitar të Prishtinës. Sigurisht se koncentrimi i objekteve gjigante kishtare në qendër të Prishtinës krijon përshtypje të gabuar tek vizitorët dhe turistët, tek të cilët krijohet përshtypja se në Prishtinë jeton shumica absolute e krishtere dhe se muslimanët janë pakicë! Ky frystrim rritet edhe më tepër nga fakti se xhamiat aktuale në Prishtinë nuk kanë kapacitete të mjaftueshme për t'i ofruar besimtarëve muslimanë hapsirë të domosdoshme për t'i kryer obligimet e lutjeve fetare në kushte të dinjitetëshme dhe as minimale, meqë pjesa dërmuese, madje mbi 2/3 e tyre falen jashtë, në diellin përcëllues, në shi, borë e acarrin dimëror, sidomos gjatë të premteve dhe festave fetare, meqë nuk kanë vend brenda xhamive”, thotë ai.
Hyseni pohon se, fitohet përshtypja se tek klasa politike shqiptare e Kosovës është krijuar bindja se me "europianizmin", të cilin të gjithë e synojmë, nënkuptohet krishterizmi.
“Në këtë drejtim, prinë shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare, i cili pandërprerë përpiqet ta bindë opinionin shqiptarë për "europianizmin" e tij, madje shpeshë pa e bërë dallimin e qartë dhe eksplicit midis "europianizmit" dhe krishterizmit! Qasja e këtillë e gabuar dhe e dëmshme ndaj kësaj problematike sjellë pasoja të rrezikëshme dhe frustrime që eskalojnë në ekstremizëm islamik në Kosovë dhe në viset tjera shqiptare në Ballkan”, shton më tutje ai, duke theksuar se, garën e ndikimit ideologjik e fetarë në Kosovë nuk e kishin ushqyer vetëm organizatat e ndryshme të krishtera.
“Përkundrazi, organizatat islamike nga Lindja e Afërt dhe e Mesme, krahas ndihmave materiale dhe financiare, ato kujdeseshin edhe për imponimin e mënyrës së tyre të praktikimit të islamit. Kështu, filluan të ndërtohen xhamia me një arkitekturë dhe pamje të re, me të cilat nuk na ishte mësuar syri deri më tani. Minaret e xhamive me formë të çuditëshme, në formë rakete (në Sllatinë), si dhe me formë shumë të përafërtë të minareve me këmbanaret e kishave (në Gjilan etj), pastaj pamja e xhamisë në Skenderaj, etj. Pra, arkitektura e ndërtimit të objekteve fetare islame pas vitit 1999 pësoi ndryshime radikale, duke e thyer dhe zëvendësuar arkitekturën tradicionale islamike, e cila ishte osmane (turke) në trevat tona”, thotë Hyseni.
Ai thekson se, nuk u imponua vetëm ndryshimi i arkitekturës tradicionale islamike nga ajo turke, që ishte me shekuj tek ne, me atë arabe, me të cilën u ballafaquam pas vitit 1999 tek ne.
“Ndikimi i tillë filloi të shfaqej edhe në mënyrën e faljes në xhamia, ku xhemati filloi të diferencohej, meqë filluan të aplikohen forma dhe praktika të ndryshme të faljes. Në vend të faljes tradicionale sunite të shkollës hanefi, filluan të praktikohen mënyra të faljes arabe, me këmbë të hapura, me lidhje specifike të duarve në namaz, me tekbir gjatë rukus, si dhe me mosfaljen e synetëve, por vetëm të farzëve, etj. Kjo dukuri filloi të përjetohej rëndë nga besimtarët tradicionalë. Madje, edhe pamja e tyre ishte e ndryshme: me mjekërra të gjata, pantollona të shkurtuara, me veshje tradicionale arabe, etj.”, shton ai.
Hyseni pohon se, befasisht, filluan të paraqiten femra të mbuluara me ferexhe që nuk ishim mësuar më parë. Ndërkaq, ligjëratat nëpër xhamia filluan të marrin ngjyrë ekstremiste, duke proklamuar gaptas ideologjinë vehabiste në trojet tona.
“Pra, ektremizmi islam në Kosovë, e sidomos në Maqedoni dhe në Luginë të Preshevës filloi të merr terren dhe ta imponoj ideologjinë militante, i papenguar nga askush. Madje, në Serbi ai po ndihmohet nga Qeveria serbe, duke i përkrahur ata materialisht e financiarisht, si dhe duke u mundësuar programe në radio falas. Kuptohet, të financuara nga pushteti serb. Kështu, aktualisht është duke ndodhur një situatë tejet e rrezikëshme e imponimit të Islamit politik dhe të ekstremizmit islamik, që po zhvillohet i papenguar gjithandej në Kosovë dhe viset tjera shqiptare, ku imamët, të papenguar, në qendër të Prishtinës në Xhaminë e Madhe nga Dr. Shefqet Krasniqi, si dhe në xhamitë tjera, mbajnë ligjërata ekstremiste dhe bëjnë thirrje për Xhihad, d.m.th. për Luftën e shenjtë islamike në Siri, etj. dhe askush nuk i thërret në përgjegjësi”, thotë Hyseni.
Ai potencon se, kështu, është duke ndodhur një absurd i papresedencë aktualisht tek ne. Derisa Kuvendi i Kosovës sivjet miratoi Ligjin mbi ndalimin dhe dënimin e rreptë të luftëtarëve kosovarë që shkojnë për të luftuar në Siri, kurse për idelogët dhe nxitësit e tyre nuk është paraparë kurrëfarë denimi!
“Gjithësesi, shoqëria jonë dhe legjislatura e re e Kuvendit të Kosovës duhet urgjentisht ta plotësoj këtë mangësi në Ligjin e përmendur dhe ta luftoj me efikasitet ektremizmin islamik tek ne, si dukuri të rrezikëshme dhe të patolerueshme shoqërore, e cila i sjellë dëme të mëdha dhe të paimagjinueshme Kosovës dhe të ardhmes së shqiptarve, kudo që janë. Këtë rrezik na e dëshmon edhe paraqitja e lajmeve të këqia të elementeve ekstremiste e terroriste islamije të shqiptarve në mediat qendrore botërore, madhe edhe tek miqtë tanë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thotë Hyseni.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi