Dënimi që mban vulën e 153 mijë “shiptarellave” (TOMAHAWK)
Faqja 1 e 1

Ky vendim përfundimisht u vulos ditën, kur mbi 200 mijë votues shqiptarë ia futën gjumë dhe lejuan që për fatin e tyre të vendosin “shiptarellat”, të cilët për një hamburger dhe Coca-Cola janë në gjendje që votën t’ia shesin edhe djallit, e jo vetëm armiqve të shqiptarëve. Ishte kjo ditë kur ndodhi “fitorja historike” e shiptarellave, e që dihej se do të kurorëzohet me një turp historik gjyqësor, siç ishte vendimi i djeshëm...
Cila është dita kur u soll vendimi për burg të përjetshëm për 6 shqiptarët e akuzuar në rastin “Monstra”? Athua u soll më 12 prill të vitit 2012, menjëherë sapo ndodhi vrasja, apo u soll më 1 maj, të po të njëjtit vit, kur u realizua aksioni policor “Monstra”?
Athua dënimi i përjetshëm u shqiptua ditën kur ende pa filluar procesi gjyqësor, ministrja Jankullovska, shpalli fajtorë shqiptarët e akuzuar, apo ditën kur prokurorja mbajti fjalimin fashist, lidhur me motivet e vrasjes?
Është kjo dilemë, e cila besojmë se nuk preokupon vetëm gazetën “Lajm”, por edhe mbarë opinionin shqiptarë në Maqedoni dhe më gjerë.
Është dilemë e cila nuk ka një përgjigje të vetme, por më shumë përgjigje. Vetëm naivët do të besonin se dënimi për rastin “Monstra”, u soll të hënën më 30 qershor 2014, sepse është e qartë se ky dënim nuk është shpallë në një ditë të vetme. Vetëm naivët do të mendojnë dhe do të thonë se për këtë vendim fajtorë janë maqedonasit. Jo, jo, kjo nuk mban aspak, sepse një pjesë e dënimit është sjellë në zgjedhjet parlamentare të 24 marsit të vitit 2011, kur mbi 100 mijë shqiptarë shpërblyen me votë partnerin e atyre që vranë Harun Aliun me shokë. Një pjesë e dënimit u shpall edhe në zgjedhjet lokale të vitit 2013, kur shqiptarët sërish përkrahën masovikisht partnerët e atyre që inskenuan dhe realizuan rastin “Monstra”.
Një pjesë e dënimit për të akuzuarit e rastit “Monstra”, u shpall edhe ditën ku veprimtari dhe patrioti i madh Adem Demaçi, u bëri apel shqiptarëve që në zgjedhje të votojnë partnerët e Gruevskit dhe Jankullovskës.
Një pjesë u shpall edhe kur humoristi dhe këngëtaristi i njohur Sabri Fejzullahu, u tall me shqiptarët e Maqedonisë në një tubim parazgjedhor, duke lavdëruar deri në qiell partnerët qeveritar të Sasho Mijallkovit.
Një pjesë e dënimit për të akuzuarit në rastin “Monstra” u shpall gjatë tërë kohës deri sa mediat në gjuhën shqipe përkrahën dhe akoma përkrahin argatët e armiqve të shqiptarëve.
Mirëpo, ky vendim përfundimisht u vulos ditën, kur mbi 200 mijë votues shqiptarë ia futën gjumë dhe lejuan që për fatin e tyre të vendosin “shiptarellat”, të cilët për një hamburger dhe Coca-Cola janë në gjendje që votën t’ia shesin edhe djallit, e jo vetëm armiqve të shqiptarëve. Ishte kjo ditë kur ndodhi “fitorja historike” e shiptarellave, e që dihej se do të kurorëzohet me një turp historik gjyqësor, siç ishte vendimi i djeshëm.
Atë ditë, armiqtë e shqiptarëve e kanë vërejtur se mund të dënojnë shqiptarët si të duan dhe sa të duan. Atë ditë e kanë vërejtur se fjalën kryesore te shqiptarët e kanë “shiptarellat” e jo shqiptarët që kanë vetëdije të shëndoshë kombëtare dhe fetare.
Për këtë arsye, 30 qershori duhet të shpallet si ditë kur shqiptarët duhet të fillojnë të mobilizohen kundër “shiptarellave”, sepse pa pastruar nga trupi i vetë këtë kancer analfabet dhe kriminogjen, asnjëherë nuk do të jenë në gjendje të mbrohen nga dëmi i armiqve e tyre. Sepse, në datat që i numëruam më lartë, nuk janë sjellë vendime për dënim vetëm të akuzuarëve në rastin “Monstra”, por edhe për shumë shqiptarë që do të dënohen në të ardhmen në shumë raste tjera të montuara./Lajm
Madhesia e germave:

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi