Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

MARK KRASNIQI: MOS MA PREKNI SKËNDERBEUN!

Shko poshtë

MARK KRASNIQI: MOS MA PREKNI SKËNDERBEUN! Empty MARK KRASNIQI: MOS MA PREKNI SKËNDERBEUN!

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jul 03, 2014 12:59 pm

MARK KRASNIQI: MOS MA PREKNI SKËNDERBEUN!
MARK KRASNIQI: MOS MA PREKNI SKËNDERBEUN! 0957fb525afae96b1eb358fabb0c389a_L

Akademik Mark Krasniqi ka kritikuar edhe klerikët myslimanë, edhe ata katolikë, të cilët, si njerëz të ndershëm, nuk kanë guximin të ngrenë zërin kundër muxhahejdinëve dhe fanatikëve katolikë, të cilët po na shkaktojnë dëm shtetëror dhe kombëtar.

Botapres

Askush nuk e tha asnjë fjalë të vetme, pavarësisht nga “kërcënimet” dhe sjelljet e një grupi  të rinjsh nga Kaçaniku, të cilët dy ditë më parë publikisht u shfaqën duke fyer dhe duke e goditur bustin e heroit kombëtar Gjergj Kastriotit - Skënderbeut. Në filmimin që ata i bënin vetvetes, të rinjtë nga Kaçaniku, të njohur si pjesë e organizatës së muhaxhedinit Lavdrim Muhaxheri, dëgjohen teksa përdorin fjalët më fyese që mund të përdorë një njeri ndaj një figure kombëtare e cila për pjesën më të madhe të shqiptarëve konsiderohet si hero.
 I vetmi reagim ka qenë ai i Policisë, të cilët të dyshuarit i kanë marrë në pyetje dhe u kanë caktuar 48 orë paraburgim.
E me gjithë heshtjen e institucioneve të vendit, një shembull të tillë nuk e kanë ndjekur ata që vazhdimisht janë kritikë ndaj rrymave islame-ekstreme.
Akademik Mark Krasniqi fajin për gjithë këto ndodhi ua hedh institucioneve të vendit të cilat nuk ndërmarrin asnjë veprim. “Nga një aspekt i politikës aktuale të Kosovës unë kisha me thanë se ata djem atje kanë pasur “të drejtë” ta sulmojnë, ta fyejnë, ta poshtërojnë, madje edhe ta grushtojnë Skënderbeun në Kaçanik, sepse Kosova nuk është shtet i mirëfilltë, nuk ka qeveri kombëtare dhe se nëpër partitë politike kemi udhëheqje kriminale të cilat shfrytëzojnë pozitat e veta vetëm për interesin personal dhe atë familjar”, deklaroi akademik Krasniqi për “Botapress”.
I revoltuar me veprimin e të rinjve nga Kaçaniku, ai shpreh shqetësimin se si një grup ekstremistësh  islamikë me pantallona të shkurta, marrin guximin që ta shqelmojnë  heroin tonë kombëtar Gjergj Kastriotin-Skënderbeun, i cili është krenaria dhe frymëzimi patriotik i mbarë kombit shqiptar. “Por siç thashë në fillim ne nuk kemi polici, as qeveri e as parlament, asnjë institucion që do të ishte i përkushtuar për konsolidimin e Republikës së Kosovës shtet sovran dhe demokratik dhe funksional në çdo aspekt”, u shpreh ai. Bota press
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi