TARIKATI BEKTASHI, Shkruan: Mexhid YVEJSI, Gjakovë
Faqja 1 e 1

Mexhid YVEJSI, Gjakovë
TARIKATI BEKTASHI
Tarikati Bektashi, sikur shumica e tarikateve të tjera në fenë Islame, e ka marrë emrin prej pasuesve, ndjekësve, nga themeluesi, Haxhi Bektash Veliu.
Kush ishte Haxhi Bektash Veliu?
Haxhi Bektash Veliu ishte i biri i Ibrahimit, të birit të Sejjid Musait, që ishte i biri i Sejjid Hasanit.
Sejjid Hasani ishte i biri i Sejjid Ibrahimit, kurse ky ishte i biri Sejjid Mehdiut, i cili ishte i biri i Sejjid Muhammedit, i biri i Sejjid Hasanit.
Sejjid Hasani ishte i biri i Ibrahim Mukerrem Muxhabit, që ishte djali i Imam Musa Qazimit, i cili rrjedh nga Familja e Bekuar e Muhammedit (a.s.)
Haxhi Bektash Veliu (1248-1341)ishte një burrë i edukuar, ishte i arsimuar, një personalitet i shquar, njeri i ditur, shpirtërisht shumë i ngritur, i udhëzuar, veprat e tij janë më e mira dëshmi…
Një natë, Haxhi Bektash Veliu e kishte parë në ëndërr Pejgamberin (a.s.), i cili i kishte thënë:
"O djalë! Mbaje të pastër rrobën tënde, që t'i përfitosh të mirat".
Haxhi Bektashi tha se e pyeta Pejgamberin (a.s.):
"O Pejgamber i Zotit! Po , cila është rroba ime?"
Pejgamberi (a.s.) ishte përgjigjur:
"Zoti ty të ka mbuluar me pesë lloje rrobash, të cilat janë:
“Rrobet e Islamit, të Imanit, të Njëshmërisë, të Njohurisë dhe të Dashurisë. Këto janë rrobet që duhet t'i mbash pastër, nga ana e jashtme, dhe nga brenda."
Kur e pyetën një ditë Haxhi Bektashin se kush janë besimtarët e vërtetë? Ai kishte thënë:
"Besimtarë të vërtetë janë ata të cilët i zbatojnë detyrimet e Sheri'atit."
Gjatë shekujve, besimtarët muslimanë të tarikatit bektashian vërtet ishin të mbuluar me këto pesë lloje të rrobave: Islamin dhe Imanin e mbanin pastër, Njëshmërinë (Teuhidin) e kishin në zemër, kishin Njohuri të lartë, kurse Dashurinë të zjarrtë…
Dashurinë e zjarrtë për sufizmin Haxhi Bektash Veliu e muarr nga sufiu i njohur, Lukman Perende, kurse frymëzimin shpirtërorë nga Hoxha Ahmed Jeseviu…
Haxhi Bektash Veliu ka udhëtuar shumë, ka takuar shumë dijetarë nëpër vende të ndryshme, ka krye edhe Haxhillëkun, në vendet e shenjta, Mekke e Medine, prandaj edhe sot e kësaj dite e gëzon titullin Haxhi…
Haxhi Bektash Veliu në moshën 34 vjeçare, në vitin 1282, në vendin e quajtur Sulxhe Kara Ujuk, në Anadoll, e themeloi Teqen, ku përgatiti besimtarë, misionarë, të cilët të frymëzuar nga ai filluen të përhapin Bektashizmin nëpër Turqi, Persi, nëpër vendet arabe dhe në Ballkan…
Në vitin 1341, pas një veprimtarie të gjatë e mjaftë të frytshme, Haxhi Bektash Veliu ndrroi jetë në moshën 93 vjeçare…
Përveç Udhës Bektashiane, Haxhi Bektash Veliu na ka lënë edhe disa vepra: librat që janë në qarkullim edhe sot e kësaj dite, si “Mekalat” dhe “Fevaid Fukara”, si edhe shumë poezi, që janë përplotë frymë shpirtërore, që kanë porosi dhe që këndohen me melodi…
Gjatë historisë shumë shekullore, Tarikati Bektashi ka arritur suksese të mëdha, por ka pësuar edhe humbje të rënda… Kjo është një histori në vete…

Mexhid Yvejsi- Numri i postimeve : 37
Registration date : 24/03/2009
Similar topics
» TARIKATI TIXHANI, Shkruan: Mexhid YVEJSI, Gjakovë
» TARIKATI MELAMI, Shkruan: Mexhid YVEJSI, Gjakovë
» RRETH TARIKATIT SHAZILI, Shkruan: Mexhid YVEJSI, Gjakovë
» STOLIA E BESIMIT, ARGUMENT I ISLAMIT, Shkruan: Mexhid YVEJSI, Gjakovë
» PËRSE E PRANOVA FENË ISLAME? Përktheu nga anglishtja: Mexhid YVEJSI, Gjakovë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi