KIM MEHMETI - DO TË VIJË DITA KUR DO T'U LOTOJË MAMAJA ATYRE QË RRINË ANASH PROTESUTESVE
Faqja 1 e 1

Analisti dhe shkrimtari Kim Mehmeti ka reaguar pas protestës së nxehtë në Shkup, si shenjë revolte për dënimet ndaj të akuzuarve në rastin “Monstra”. Ai thotë se nga shpërthimi i bombave lotësjellëse të hedhura mbi rininë shkupjane tani lotojnë protestuesit por do të vijë dita kur do të lotojnë nënat e atyre që rrinë anash.
Mehmeti në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se arsyeja pse protestuesit e nisin protestën nga oborret e xhamive e jo nga ndonjë tjetër vend, është për shkak të ngushtimit të hapësirave për rininë shqiptare të Shkupit.
Siç thotë ai, kësaj rinie nuk i takojnë hapësirat përpara institucioneve që i kontrollojnë edhe partitë shqiptare, parti për të cilat, ai thotë se janë bërë pjesë e regjimit që po do ta egërsojë rininë e pa mbrojtur as nga Shqipëria e Kosova.
Lexoni më poshtë shkrimin e plotë që shkroi Kim Mehmeti:
“Gazetarët më pyesin pse rinia shqiptare shkupjane protestat e veta i fillon nga oborret e xhamive! Po pse, u them atyre, mendoni se do u lejonte dikush, për shembull, që ata të grumbulloheshin të papenguar përpara godinës së Universitetit të Tetovës në Shkup, që e kontrollon BDI-ja, apo te sheshi i Skënderbeut që është bërë pronë e kësaj partie shqiptare, si dhe nëpër sheshet tjera me përmendoret e Car Dushanave në to, e që janë vendgrumbullim vetëm për protestuesit maqedonas!?
Andaj mos pyetni, por shkruani se rinisë më progresive të shqiptarëve të Maqedonisë, asaj shkupjane, i është ngushtuar hapësira aq sa i janë lënë vetëm lagjet e ngushta të pjesës së vjetër të Shkupit, ku jetojnë shqiptarët, se atyre qëllimisht u janë lënë vetëm oborret e xhamive, ku ata e ndjejnë se vetëm aty ende nuk është zgjatur gjithaq dora policore!
Shkruani pra se kësaj rinie nuk i takojnë hapësirat përpara institucioneve që i kontrollojnë partitë shqiptare, parti që janë bërë pjesë e këtij regjimi, regjim i cili bënë çmos ta egërsojë këtë rini, ta bëjë atë të ndjehet e pambrojtur nga askush, e pambrojtur edhe nga mëmëdhe Shqipëria e atdhe Kosova, ku njësoj si këtu, kontributi për shqiptarinë matet nëpërmjet butësisë së kolltukut ku je ulur dhe nëpërmjet peshës së monedhave që ta kanë mbushur xhepin!
Pra shkruani se nga shpërthimi i bombave lotsjellëse të hedhura mbi rininë shkupjane, tani lotojnë protestuesit, por herdo- kurdo, do vijë dita kur do u lotojë mamaja gjithë atyre që rrinë anësh e shikojnë si policia maqedonase e mbron shtetin nga rinia të cilën ata shtiren se e mbrojnë dhe e përfaqësojnë!”, shkroi ai.
www.voal-online.ch

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi