Kur do të ndryshojë faktura e skenës politike
Faqja 1 e 1

Kur do të ndryshojë faktura e skenës politike?
Opozita çdo ditë konstaton se Kosova ka arritur qëllimin e saj historik - pavarësinë! - por pastaj zë e ankohet p.sh. se Ministria e Telekomunikacionit po bën rrugë “të shtrenjta” të pavarësisë që kushtojnë “më lirë”. Kushtimisht, në këtë rast, nëse opozita e konstaton pavarësinë de jure të Kosovës, a nuk e di cila proveniencë politike ka dhënë kontribut të madh në këtë arritje (këtu hyn edhe opozita), natyrisht, të gjithë grumbull kemi merita, pos atyre që i kemi harruar, e sidomos opozita. Pavarësia me plebishit demokratik është arritur duke pranuar “kompromise” në bazë të qëndrimit të papajtueshmërisë së “të gjithëve” pa përjashtim (pos një lëvizjeje të të rinjve që ka shprehur mosbesim ndaj ndërkombëtarëve kushtetutë-formulues). Për “kompromisin” pra kanë qenë të gjithë brenda Grupit të Unitetit që ka përfshirë të gjitha opozicionet e proveniencës politike, të gjitha partitë e rëndësishme dhe individët e shoqërisë civile. Nëse paragjykojmë ardhmërinë e lëvizjes për pavarësi, atëherë në bazë të “paragjykimeve strategjike” - kompromisin e kemi konsideruar si një hap prapa në dy hapat e parë të avancimit politik të çështjes së saj. Pra kompromisi si “fazë e parë” e të lëvizurit nga status quoja e okupimit klasik. Po të jetë kjo e vërtetë, do të ishte strategji shumë e qëlluar. Por a mund të ketë “strategji politike” një proveniencë, e cila tashmë e ka harruar çështjen e statusit të arritur kur këtë status e kontestojnë 6 pikat dhe merret me pyetje - a ka kushtuar më lirë a më shtrenjtë rruga 8 kilometra Prishtinë-Aeroport. Para se të defaktorizohet de jure pavarësia e Kosovës, “faza e dytë” hëpërhë duket krejtësisht imagjinare: ndërtimi i statusit të arritur, mbrojtja e tij nga 6 pikat, përkatësisht nga UNMIK-u. Por kjo këtu nuk është qëllim i shqyrtimit të këtij editoriali, kjo që quhet “kualiteti juridik” i pavarësisë. Ajo është këtu, në mënyrë të pakthyeshme, e kanë pranuar shtetet më të fuqishme të botës. Po si nuk na kujtohet njëherë që pikërisht këto shtete që na pranuan duhet t’i përkrahim ne që të dëshmojnë se kanë vepruar në të mirë të lirisë dhe demokracisë dhe kundër aparthejdit? Të binden se e kemi merituar përkrahjen. Por a e ka merituar këtë përkrahje populli, apo edhe lidershipi i tij opozitar? Sa më shumë se edhe ata, ne duhet të gjithë ta pranojmë pavarësinë e Kosovës. Po ne e pranojmë, e festojmë, e kremtojmë! Por si? Deklarativisht, po, u tha kjo në fillim të editorialit. Deklarativisht nuk bëjmë asgjë tjetër pos që shprehim një vetëkënaqësi, e cila nuk motivon për lëvizje në këtë drejtim. Lëvizja në këtë drejtim quhet – sfida që duhet t’u bëjmë 6 pikave, Rikonfigurimit në tërësi. Kjo do të ishte program, detyrë dhe obligim patriotik i të gjithëve, e jo zënkat dhe akuzat provinciale që nuk dalin më larg se do interesa karrieriste. Klasikët mendonin se ndryshimet shoqërore vijnë si produkt i kohës, “pjekje” e kushteve sociale ekonomike që janë indikatori i parë i inercionit drejt “ndryshimeve” që i sjell “rezonimi politik i kohës”. Ka shumë teoricienë që mendojnë se “ndryshimet” paraqitën në skenë ditën që paraqitën individualitetet supreme, gjeneralët ose filozofët (teoricienët) e politikës. Por kjo nuk është fare e mundur, për shkak se gjeneralët paraqitën kur piqen kushtet për luftë që sjell ndryshime, kurse teoricienët e lëvizjeve politike, po ashtu analizojnë aktualitetin e kohës dhe teoritë e tyre mbështetën pikërisht në situatat “e pjekura” për të ndryshuar. Pra kujtoni “kompromisin”! Pra kujtoni “fazën e parë” të pavarësisë! Dhe mos luftoni ndërmjet vete, por luftoni për shtet të pavarur definitivisht! E jo për pushtet.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi